Sa pak kontribuojnë shqiptarët për buxhetin e shtetit!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8145_vlcsnap-000091-640x340.png?itok=9eN0u3jm)
Në vitin 2013, u futën në buxhetin e shtetit shqiptar rreth 3.2 miliardë dollarë. Këto të ardhura buxhetore përbënin vetëm 24% të vlerës së krijuar nga ekonomia shqiptare gjatë vitit (të PBB-së vjetore). Sipas CIA World Factbook, në të njëjtin vit, Kosova futi si të ardhura në buxhetin e shtetit 28% të PBB-së, Maqedonia 30.6% të PBB-së, Mali i Zi 37.2% të PBB-së, Serbia 40% të PBB-së dhe Bosnja 40.8% të PBB-së.
Në vitin 2014, pritet që Shqipëria të fusë si të ardhura në buxhetin e shtetit 26% të PBB-së, ndërsa për vitet në vazhdim, parashikohen nivelet 27.5% në 2015-ën, 27.6% në 2016-ën, 27.7% në 2017-ën. Pra edhe për tre vjet, nuk do ta kapim dot nivelin e Kosovës të 2013-ës, i cili ishte niveli më i ulët në rajon…
Të gjitha vendet e ngjashme të rajonit kanë akumuluar borxh publik ndër vite, sepse kanë shpenzuar më shumë se sa kanë patur të ardhura. Por sa të afta janë ato për të shlyer borxhin e akumuluar? Me të ardhurat buxhetore të 2013-ës, Kosova mund ta shlyente borxhin për çerek viti, në qoftë se arkëtimet do t’i përdorte vetëm për shlyerjen e tij; Bosnjës dhe Maqedonisë do t’u duheshin 1.1 vjet; Malit të Zi 1.4 vjet dhe Serbisë 1.5 vjet. Ndërsa Shqipërisë do t’i duheshin plot 2.9 vjet…
Sipas parashikimit afatmesëm të FMN-së, në qoftë se qeveria shqiptare do t’u përmbahet objektivave buxhetore të përcaktuara nga Uashingtoni, me të ardhurat buxhetore të 2017-ës, ne mund ta shlyejmë borxhin publik për 2.4 vjet, në qoftë se të gjitha arkëtimet do t’i përdorim vetëm për shlyerjen e tij. Pra, do të jemi ende shumë larg vendeve të ngjashme të rajonit…
Comments
Konstatimi eshte i sakte por

Konstatimi eshte i sakte por arsyeja pse jemi ne kete nivel edhe pse eshte e thjeshte fare nuk permendet.

ARKEN E SHTETIT E VJEDHIN NE MENYRE TE PAMESHIRESHME VETE PUSHTETARET HAJDUTE.

Pyetja qe duhet ngritur ne

Pyetja qe duhet ngritur ne fakt eshte nje tjeter, pse qenka pozitive sic e nenkupton artikulli, rritja e e perqindjes se ekonomise qe takson shteti?

Se nuk na pëlqenë shteti

Se nuk na pëlqenë shteti prandaj ne duam hamulli prandaj jemi këtu ku jemi

@Albi: Shumica e shqiptareve,

@Albi: Shumica e shqiptareve, ashtu si Albi, duan t'i paguajne sa me pak taksa shtetit dhe duan qe shteti te shpenzoje sa me shume per ta. Por po te vazhdohej si deri dje, kur shteti shpenzonte shume me teper leke se sa grumbullonte nga ekonomia shqiptare, do te vinte nje dite qe te mos ishte ne gjendje te paguante kestet e borxhit publik te akumuluar vit pas viti. Bash si Greqia para tre vjetesh...

Ose Albi do qe shteti te

Ose Albi do qe shteti te merret me me pak gjera, te punesoj me pak nga administrata teresisht joefektive, dhe ti jape zgjidhje problemeve nepermjet mekanizmave te tregut. Sepse eksperienca ne Shqiperi ka treguar qe ku eshte futur pushtetari, zgjidhja rralle ka dale.

Apo je dhe ti nga ata qe beson se do bjere shi ne 2015 dhe do vije Merkeli te na lutet per nje grusht dollaro me shume? Nuk te ve faj ne ate rast.

@Albi: ti qenke per te shkuar

@Albi: ti qenke per te shkuar ne Zanzibar, ku qeveria fut ne buxhet 10% te GDP... Sepse ne Gjermani, Merkeli fut ne buxhet pothuaj 50% te GDP

Albi, po perse mor bir meresh

Albi,

po perse mor bir meresh me probleme te veshtira?! Shiko se Kardashian ka nxjere nje seri me foto teper iteresante.

@Anonim dhe Rrushit, lerini

@Anonim dhe Rrushit, lerini keto pune se do bjere shi vitin tjeter e do i zgjidhe te gjitha hallet. E ka thene Zalo Nobelisti.

E fut Merkeli 50% te GDP-se, ne buxhet po aman ta kthen ne sherbime e te mira. Keta tanet fusin 20% po te kthejne 10%. Prandaj nuk i rekomandohet asnje vendi ne zhvillim te aplikoj taksa te larta, se nuk kane asnje lloj besueshmerie qe dine ta menaxhojne kete fond. Por nese Merkeli fut 50% te GDP-se, Obama as 40% nuk fut ne buxhet e prap te ardhurat per fryme i ka me te larta USA se Deutschlandi. Si i behet qe korrelacioni juaj nuk funksionon tani.

Prandaj presim te bjere shi ne 2015 me mire qe te mos vuajme fare nga keto halle.

@Anonim dhe Rrushit, mos u

@Anonim dhe Rrushit, mos u merrni kot me albin. lejeni te shkoje ne zanzibar e t'knoqet me sherbimet qe ofron qeveria e zanzibarit, qe mbledh 10% te GDP ne buxhet. ose po t'shkoj ilegalisht ne usa, le t'knoqet me foodstampat qe marrin te varferit, sepse te ardhurat jane te larta vetem per te pasurit. 1% e amerikaneve kane 40% te te ardhurave vjetore, kurse albi do te kenoqet me krundet e foodstampave....

@tironc, rushit & anonim: me

@tironc, rushit & anonim: me duket se albi eshte nje nga ata protestuesit profesioniste qe dalin cdo jave para kryeministrise me pagese. dine shume gjera cektesisht, por asgje thellesisht. lereni te shkoje te jetoje ne zanzibar, ky qeveria mbledh pak te ardhura dhe ofron sherbime te shekullit xix. perndryshe, lereni te enderroje se do jete pjese e 1-perqindeshit te te pasurve ne amerike, sepse 80% e amerikaneve marrin vetem 20% te te ardhurave atje. ndersa gjermanine nuk e sheh dot as ne enderr, sepse ka GINI index nga me te lartet ne bote

mos u merrni as me

mos u merrni as me zanzibarin, shba-ne apo gjermanine. shihni se sa vjet duhet te punojne shqiptaret vetem per te lare borxhin qe na la kopil ne dere qeveria paraardhese. po te vazhdonim me moton "mblidh pak te ardhura, shpenzo shume" do te perfundonim si greqi zeza...

Sqarim per gjithe komentuesit
Sqarim per gjithe komentuesit e mesiperm: Zanzibari nuk eshte shtet, thjesht eshte nje krahine ishullore e Tanzanise
@respublica et al. Zanzibari

@respublica et al.

Zanzibari eshte krahine autonome e Tanzanise, me te drejte autonome per mbledhjen e taksave dhe te ardhurave te tjera per buxhetin krahinor. Aktualisht mbledh 10% te GDP rajonale...

Po cte kontribuojne

Po cte kontribuojne Shqiptaret ne Buxhetin e Shteti kur nuk ka pune? Bujqesia nuk funksionon (Vijne Hudhrat nga Maqedoania) Industria eshte kthyer ne Inerte (Vijen Produktet Industriale nga Kina) 3. Turizmi eshte bere si Kasolle Lope (Ku ka turist qe te vij ne Golem). Po nga Mariauna apo Kanabis "Por edhe ato Parcela i Dogji " Tahiri" ".

Harrova nga Mielli "Heroina " , Femrat "Prostitucioni" apo nga Veglat e Punes sic jane "Kallashi" po ti Legalizosh keto Kontribuojne Shqiptaret.......De buxheti behet me i Madh se Italise dhe Greqise Bashke.

Add new comment