7 shenja se komunizmin duan ta rikthejnë

Postuar në 08 Nëntor, 2014 06:57
Alfred Lela

Mehmet Shehu, burrë shteti?

Bashkim Shehu nuk beson se i ati, ish-kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu, si pasardhës i Enver Hoxhës do t’i ndryshonte gjërat. Dhe, duhet thënë, jo vetëm me njohjen që i jep afërsia e lidhjeve at-bir, por edhe me instinktin e shkrimtarit, Bashkim Shehu ka të drejtë. Pavarësisht kësaj ka në Shqipëri nga ata që mendojnë se Mehmet Shehu është ‘burrë shteti’. E kanë thënë publikisht në kujtim të 110-vjetorit të lindjes së ish-kryeministrit me gjasë të vetëvrarë. Nëse e marrim si aksiomatik pozicionim e të birit, Bashkimit, logjika të shtyn drejt mendimit se idhtarët e Mehmet Shehut e përlëvdojnë shefin komunist të luftës, jo për një iluzion të tyre për një hapje apo liberalizim të Shqipërisë, por për të kundërtën. Për instinktin e komunistit të vijës së ashpër të mishëruar te Shehu, i cili ndryshe nga Alia, nuk do e kish dorëzuar Shqipërinë te rrjedha e kohës pa gjak. Ndër ata që ‘e duan’ Mehmet Shehun më shumë se i biri, ka historianë të certifikuar apo ish-shefa shërbimesh sekrete të rënë në krahinarizëm. A thua të jetë historike axhenda e tyre apo komuniste?

Busti i Zogut rrëzohet nga komunistët

Një grup nostalgjikësh të Enver Hoxhës dhe anëtarë të disa fraksioneve të ekstremit të majtë që njihen si parti komuniste ndjekur me prapashtesa të larmishme, kanë provuar të rrëzojnë shtatoren e mbretit Zog në bulevardin që mban emrin e tij. Mjeti i përdorur ka qenë një kavo çeliku, por nisma ka dështuar, me sa duket për shkak të ‘seriozitetit’ me të cilin është ngulitur shtatorja e Zogut. Komunistët, para se të ndërmerrnin këtë aksion, pak pas ardhjes së të majtës në pushtet, i kishin shpallur qëllimet e tyre që para 23 qershorit kur deklaruan se pas fitores së zgjedhjeve do ta hiqnin përmendoren e atij që në ligjërimin e komunistëve njihet si ‘satrapi Ahmet Zogu’. ‘Alergjia’ e shtuar e të majtëve ndaj mbretit Zog u shfaq demonstrativisht edhe pas një ‘aksioni konservator’ të shefit të së djathtës, Berisha kur ai qe kryeministër. Figura e Ahmet Zogut u bë mjet qendror i narrativës së ‘dekomunistëzimit’ në një shoqëri si shqiptarja, e cila, si në verb ashtu dhe në aksion, për shumë arsye shprehet majtas. Në çelikun e asaj kavoje të hedhur mbi supet e shtatores së Zogut kishte pra edhe një shpagim anti-Berishë.

Bunkeri postBllok i Fatos Lubonjës

Fatos Lubonja është një prej atyre intelektualëve të majtë, sa tipik aq dhe kontroversial. Trashëgimia e tij intelektuale shtrihet mes shkrimeve, burgosjes nga regjimi komunist dhe një aksioni postburg që identifikohet me të majtën, edhe pse pësimet i pati prej saj. Megjithatë, Lubonja nuk mënoi që një simbol të trashëgimisë komuniste në Shqipëri, bunkerin, ta përdorte si antitezë dhe antimjet. Mu në bulevardin kryesor të Tiranës, pak metra prej ish-selisë së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe Bllokut të elitës komuniste, ai shndërroi në art dhe memorie një objekt të përzishëm e pa kujtesë si Bunkeri. Asgjë më shumë se ajo kupolë e stilizuar nuk mundohet t’i ndërtojë kryeqytetit shqiptar një histori të afërt në të shkuarën dhe në të ardhmen njëherësh. Gjetja e simbolikës, por ndoshta më shumë e vendit, i çarti krejt shumë prej komunistëve të vijës së ashpër. Nuk ka asnjë të akuzuar nominal për këtë bëmë ‘guerrilasish’, por pandehmat dhe shenjat bëhen pjesë e një neokulture të mbërritur me 23 qershorin. Lubonja e mitizoi bunkerin jo në funksionin e tij të parë, por në të kundërtën. Duke e quajtur bashkë me dy pjesë të tjera të ansamblit memorial, PostBllok.

Enver Hoxha rikthehet për festat

Ashtu siç djalli që merr shumë forma, edhe ish-diktatori komunist është kthyer disa herë nëpërmjet portreteve të veta apo deklaratash eksponentësh të ndryshëm publikë. Është shfaqur në duart e veteranëve të luftës dhe nostalgjikëve, dikur të grumbulluar në Shoqatën e Vullnetarëve të Enverit, të cilët pas ardhjes në pushtet të së majtës kanë marrë zemër. “Komandanti’ është dhënë, i ri dhe i pashëm, në pankarta, sa te varrezat e Dëshmorëve të Kombit e sa ato të Tufinës. Më pas në Përmet, në formën e nderimit me grusht ndanë varreve të të rënëve të luftës nga fëmijë shkolle të klasave të ulëta. E ndodhur në Përmet mund të konsiderohet si njëfarë Kongresi i Përmetit 2. Më i certifikuar Enveri erdhi në ligjërimin e historianit dhe politikanit Paskal Milo, i cili ka folur për një rivlerësim të figurës së tij duke u fokusuar te lufta. Kjo narrativë hileqare është mbërthyer te fjalia ‘Enveri ka bërë edhe gjëra të mira’. I njëjti arsyetim mund të përdoret edhe për Hitlerin: edhe ai mund të lëvdohet për rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë për shembull. Pse jo?

Nexhmije Hoxha: gjithmonë këtu, gjithmonë gati

Prania më e fortë e komunizmit në trajtën e tij të rilindur është e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha. Iluzioni që shpërndan heshtja dhe përvujtnia e saj tradhtohet vetëm nga thikat e holla të fjalive lëshuar me një kujdes makiavelik, të cilin e kanë vetëm ata që e shohin veten të mbijetuar pasi e kanë çuar popullin e tyre në mizerjen e egër të mbijetesës. Nexhmija Hoxha në këtë rrafsh është njëfarë dr. Mengele nazist, që i fabrikon viktimat e veta dhe më pas e artikulon krimin si kauzë të progresit e idealit. E veja e diktatorit i ka gabuar edhe gazetarët që nuk i janë ndarë për intervista: në vend të kujtimeve që ata kanë pritur prej saj, ajo u ka shërbyer atyre dhe publikut përligjien e trashëgimisë komuniste. Ndjesë nuk është kërkuar prej saj, e madje ravgimi për ndjesën ka humbur në ngashnjimin e një artefakti të komunizmit, që është vetë ajo. Ajo na shëtitet para syve si një panda e plakur dhe e patëkeq e një komunizmi të keqkuptuar. Të gjithë janë në rol: ajo, që na ishte e largët dhe e paprekshme, por dhe që vendoste fatet tona, e kemi më në fund kaq pranë. Çfarë rrengu u punon popujve ironia e historisë!

Rishkrimi i historisë së re nga skribët e vjetër

Paradigma ‘rishkrim historie’ të çon menjëherë te pyetja ‘historisë së kujt?’ Sa histori ka Shqipëria? Nëse flasim për historinë e shkruar deri në vitin 1991, tekstin e saj e dimë. Përpjekjet, nganjëherë kretine, të rishkrimit të historisë pas viteve ’90 kanë qenë, më shumë se historiografi, një zulmë për të futur në peizazh personazhe të lëna jashtë. Bardh-e-zisë së historiografisë komuniste iu shtuan zbardhës të së zezës së fashave përbërëse të saj: nacionalistë, ballistë, zogistë e të tjerë. Rishkrimi i historisë tani, me komisione të përbëra nga shkrues të saj të para ’90-ës ngjan me një shaka të trashë. Edhe kur thirret ndonjë ‘ndërkombëtar’ për të ‘certifikuar’ një paanësi të rrejshme, merret në punë një ish-anëtar i grupeve marksiste-leniniste, apo të Shoqatave të Miqësisë që vizitonin dikur Shqipërinë me dietat e Enver Hoxhës. I tillë është rasti i gjermanit Michael Schmidt-Neke, një protégé i Aleks Budës dhe autor i një libri për ‘diktaturën mbretërore të Zogut’.

Shkulja e një monumenti me dy gishta lart

I programuar në dy ‘pulte komandimi’ të ndryshme, si në stil ashtu dhe background, rrëzimi i monumentit të demokracisë në Kavajë i mbërriti kronikës së lajmeve me habinë e gjestit të panevojshëm. Edi Rama dhe Elvis Roshi, njëri piktor e basketbollist i ngjitur në majë të politikës, e tjetri emigrant e biznesmen i shndërruar në politikan, prodhuan far west-in e një shpagimi që u marketua si masterplan urbanizimi. Pavarësisht pabukurisë së supozuar nga kryeministri, jo monumenti por simbolika dhe vendi ku ngrihej, bënin thirrje për respekt. U zgjodh përbuzja për arsye që protagonistët i dinë më mirë, por edhe të tjerët munden, të paktën t’i marrin me mend. Kryeministri foli për realizëm demokratik duke futur në një thes dy gishtat e gjatë sa minarja të monumentit të Kavajës dhe muranat përkujtimore të të aksidentuarve nëpër zgëqet e pluhurta të rrugëve të Shqipërisë! Asnjë metaforë apo përpjekje për të, megjithatë nuk e shmang dot përshtypjen se e majta ka (ri)hapur një luftë kulturore me të djathtën që mbështetet në stilema dhe klishe të vjetra të marinuara në 45 vite pushtet pa shtet. E majta e ka Hollivudin e saj: te filmat e Kinostudios Shqipëria e re!

"Mapo"

Comments

Submitted by Danimarka (not verified) on

Ke harruar te shkruash per trazirat ne Belgjike. C'duan belget, nje nga shtetet me te pasur te Europes? Dhe per rrezikun e kthimit ne komunizem duhet te shkruaj dikush qe e njeh komunizmin. Ajo periudhe ku sundoi Enver Hoxha, nuk ishte komunizem. Ishte monarki absolute ne nje rend  feudal.

Komunizmi eshte ndryshe. Vete teoricioni i komunizmit Karl Marx ka thene. Komunizmi do te vendoset ne bote kur kapitalizmi te kete arritur shkallen me te larte te zhvillimit, ne te gjithe boten, jo ne nje pjese te bote. Komunizmi do te vendoset ne te gjithe boten njekohesisht. Jo ne nje pjese te saj sic thoshte Lenini. As ne nje shtet te vetem sic e degradoi teresisht teorine e Marksit , Enveri.

A ka shembuj sot ne bote si mund te jete komunzmi. Tre jane shtetet me sinjifikative. Danimarka, Suedia dhe Noregjia. Shembulli i fundit komunist nga Norvegjia. U zbulua para nje viti nje burim i fuqishem nafte. Te ardhurat nga shitja e naftes me vendim te parlamentit do t'u shperndahen familjeve ne proporcion te zhdrejte me pasurine qe ato disponojne aktualisht.

Keshtu Lela, mos shkruaj per nje gje qe nuk e njeh dhe nuk e ke studjuar. Fol per diktaturen e feudalit Enver Hoxha.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo or Lela i denjë për organizatën Shqipëria e shqipëtarëve vdekje trallëtarëve dhe si një qztetar i denjë të Salistanit ska si të ndodhë ndryshe

Submitted by Anonim (not verified) on

1. Mehmet Shehu, burrë shteti? Sigurisht, 27 vjet kryeminister (1/4 e egzistences se shtetit shqiptar...). Saliu burre shteti???

2. Busti i Zogut rrëzohet nga komunistët. Gabim, por nese Zogu meriton nje bust edhe Envi duhet ta kete nje te tille (jo ne Tirane, sic e ka Zogu dhe qe per "fat" i shpetoi litarit, por se paku ne Gjirokaster, si ai qe ka Zogu ne Burrel)...

3. Bunkeri postBllok i Fatos Lubonjës. Lubonja? Ai krahas postBllokut duhet te kishte paraqitur edhe maketin e viles qe ka patur para se te shkonte ne burg...

4. Enver Hoxha rikthehet për festat. Ne varrezat e Sharres dhe te Tufines le te kthehet sa here te doje...

5. Nexhmije Hoxha: gjithmonë këtu, gjithmonë gati. Pse "PRINC" Leka duhet te jete ketu, po gjithmone gati???

6. Rishkrimi i historisë së re nga skribët e vjetër. Me mire te shkruhet nga ata dhe disa te huaj se sa nga URANI (jo per gje, por ka edhe konflikt interesi)...

7. Shkulja e një monumenti me dy gishta lart. Ai qe ju e quani monument ishte thjesht nje karikature, shume me i shemtuar dhe pa vlere se monumenti i Heronjve te Vigut...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Shenja e tete, qe Lela s'kish si ta dinte, megjithese fare e parendesishme, tre komentet e mesiperme nga Danimarka (?!?), Leonardo (da Vinci?) dhe Anonimi (Bold). Na rrofshi per vere, se komunizmi i la pendet.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Marrëveshja midis Nikolla Pashiç dhe Ahmet Zogut (Gusht 1924).

Marrëveshja theksonte

"1.Shipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve".

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Marrëveshja midis Josif Broz Titos dhe Enver Hoxhes (Gusht 1945).

Marrëveshja theksonte

"1.Shipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë si Republika e Shtate.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Enver Hoxha, që më vonë do të njohi Titon si Kryetar i federates Jugosllavo - Shqiptare.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Enver Hoxhen si kryetar shteti ...dhe kerkon menjehere unifikimin e monedhes dhe doganave.

4. Ministria e Mbrojtjes Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare. Kete rol do ta luaje Ushtria Jugosllave.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Enver Hoxhest dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera jugosllave. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat shqiptare dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. (Perseritet qe te jete me e sigurte)

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat nuk është sekret dhe mund të zbulohet e të shtypet se neve (Josif Broz Tito dhe Enver Hoxha) nuk na rruhet fare.

Ajo qe ne kete kohe nuk dihej ishte qe kete traktat do ta griste shoku i paharruar Stalin.

Rrofte Komunizmi qe hë për hë ka vajtur ne hale, por qe po mundohen t'i bejne transfuzion gjaku dhe transplant te te gjitha organeve.

Submitted by i (not verified) on

ti po thua qe enveri ka punuar me titon per te ardhur ne fuqi, dhe qe diten e pare i fali kosoven serbise??? jooooo ska mundesi, pyet njehere keta idotet tane ketu qe e kane idhull, dhe ata idotet e kosoves qe e kane idhull. enveri eshte burre me i mire i shqiperise, beri bunkere dhe tarraca neper kodra... vrau cdo kundershtar sic ts kerkon detyra, dhe vrau cdo shok nga frika e marrjes se pushtetit, keto jane gjerat e duhura per tu bere, je injorant po mendove ndryshe ;)

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

@Plaku Xhuxhumaku.Traktati midis Enver Hoxhes dhe Titos nuk ekziston.Ai midis "Zogut te Tunes" dhe Pashicit ekziston dhe e gjen kollaj ne arkivat e shtetit Italian.Per me teper qe je kopjac.Pikat e marrveshjes se turpit te "Zogut te Tunes",ardhur ne pushtet me me ndihmen e bajonetave Serbe nuk i modifikon dot dhe te ja atribuosh Enver Hoxhes.Nuk e mbuloni dot tradhetine e "Zogut te Tunes"me gjethe fiku.Si thote Hymni jone Kombetar??"Prej lufte vec ai largohet,qe eshte lindur tradhetar,kush eshte burre nuk frikesohet,por vdes,por vdes si nje deshmor".Kete varg ja kenduart Zogollit kur i ngritet bustin ne Tirane??

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Labo, mos u dhjas kaq shume mor burre:

1. Kush te tha ty qe une them se Zogu ishte burre i mire.

2. Po kjo nuk dmth se Enveri ishte burre i mire. Qe te dy te dhjere ishin po me menyra te ndryshme.

3. Traktati midis EH dhe Titos nuk egziston thua ti? Po kerkove e gjen. Po pate gjalle gjyshin shko e pyete u krye unifikimi i doganave dhe i monedhes midis 1945 dhe 1948. Zogu mbase e shkroi ne traktat, po Enveri yne i lavdishem e beri realitet. Dhe sic te thashe mos kish qene Baba Stalini, sic u pelqen ta quani ju komunistet, Shqiperia ishte gati te behej Republika e 7-te e Jugosllavise.

Edhe nje here shko lexo gazetat shqiptare te kohes, futu ne biblioteken kombetare (s'ka nevoje per arkiva te huaja) kerko koleksionin e gazetes "Bashkimi" 45 - 48 (Zeri i Popullit atehere nuk egzistonte se Partia Komuniste ishte ne ilegalitet qe te mos trembej populli, dhe kjo sipas keshilles se Titos) shfletoje me vemendje dhe atje do ta gjesh traktatin midis Enverit dhe Titos.

Submitted by Lavdosh (not verified) on

Shume i "impresionuar" nga ky gazetar

Niveli intelektual zero, llogjika zero. Thjsht kjo Shqiperia ime eshte bere vend ku gazetare me shkrime si ky, bejne emer

Mos e ulni nivelin e gazetarise kaq poshte

Submitted by Zapbone (not verified) on

Shkrimi me pelqen nga tingulli orgjinal i kohes per nga forma e permbajtja. Nje kendveshtrim interesant per abuzimin destruktiv trushplares komunist per polisin e majte duke e skllaveruar ne ideologji e simbole e duke thelluar humneren e polaritetit. Nomin jane duke bo e shurren po hudhin ku i do palla duke marku: fuqi, pushtet, kapital, korrupsion, mafje, klane e klube mafjoze. Ashtu sic i pat kapur kryeministri para ketij ashtu kerkon ti kape dhe ky. dhe litarin e retorikes e lidhin te kunji i komunizmit. Ai tjetri me jargezime ku me vepra dhe pse jane 100% kapitaliste dhe nuk kane asgje me socialen e majte. Komunizmi eshte si nje ulcer kanceroze qe pik pik leshon metastazat e te ben verem.Komunizmi eshte si nje majasill qe te ve perfund pa zhurme dhe, kur kane me te fillu dhimbjet, aty e ke honger; nuk ka mo dermon. Eshte po e njejta gje: sa jane komuniste, aq jane dhe klika e kartele mafjoze. Eshte kalbur cdo gje, eshte shkaterruar cdo gje nga puna e tyre dhe populli jane thermia qe centrifugohemi sipas gravitetit te polit te partive. Nuk bejne asgje - vecse fasade. Ne bashkite e tyre ku jane, (lexo te PS apo PD) shkaterrojne e abuzojne dhunshem, boll te shohesh vetem katastrofen ne bregdet ku kryetare bashkie kane qene socialistet apo ne Tirane ku kryetar bashkie ka qene vete dhe vetem ka shkaterruar. Eshte po ai parlament me nje tradite trushplarje e nenshtrimi ndaj njeshit, ndaj kultit. Eshte po ai komunizem me nje grim e makjazh te kohes qe vete rrenon e vete nderton dhe faturen e mban ky popull qe medemek nuk njeh ligjin apo respekton shtetin. Jane po ato deputet frenetike te nenshtruar nga vertikalja e njeshit. Eshte nje elite politike legene, eshte nje kaste politike mafjoze, destruktive e paskrupllt me nje profil shantazhues te mberthyer nen morseten e njeshit si PD dhe PS. 25 vjet dhe nuk jane hapur dosjet nga partia e Pd. Njezet e pese vjet dhe ky qe eshte nuk ka kerkuar falje dhe nuk i hap dosjet e diktatures.

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

Me vjen me qeshe sa here lexoj kete gazetar. Individ publik tipik qe perfaqson kulturen ordinere dhe moralin e gjymtuar.Nga ana tjeter, ndiej keqardhje qe ky individ nuk fle rehat asnje nate pasi shikon enderra sikur komunizmi eshte pas dere. Gjynah mor jahu.Zoti e shpetofte.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Përshëndetje Plaku Xhuxhumaku nga Danimarka të urojë që të roshe edhe ti se mëndë të tidha na duhen por unë nuk i bëra lëvdata komunizmit por kur dalin të tillë njërzë dhe e heqin veten për intelektualë nëpër gazeta dhe TV të vjenë pështirë dhe ske se si të mos reagoshë sa do pake me qënse i kemi parë të dyja anët e monedhës

Submitted by prizem (not verified) on

Sa me shume shkruan Z. Lela aq me shume te bind qe ta lexosh eshte humbje kohe dhe fyerje intelekti per cilindo qe e ka nje minimum te tille.

Submitted by s.h. (not verified) on

E kam thene dhe here tjeter ....Lela eshte aq i shemtuar sa Volteri por edhe i zgjuar dhe perfid si ai ; po te merrej me politike do ishte me i hidhur se  Strazimiri !

Submitted by Bard (not verified) on

Perralla me kuçedra e me perbindesha komuniste, kjo eshte mjerisht narrativa e vetme e se djathtes shqiptare me te cilen mund te synojne pushtetin. Kane njezetekatervjet me kete kenge ne buze, e nuk merziten. E megjithate, duhet te fillojne e te merziten, ne daçin te kthehen ne pushtet, qofte edhe pas dymbedhjete vitesh: Nuk vine dot ne pushtet me perralla rreziku komunist, vihet me moral, ide, e vendosmeri. E djathta e ketyre koheve nuk i ka asnjeren, fatkeqesisht. Eshte e trishte qe kete vend do e qeverisin per nje kohe te gjate nje koalicion qelbesirash, por ne mungese te opozites, s'ke ç'ben, duhet ta pranosh e te mesohesh, ose te hedhesh llotarine per ne Amerike.

Submitted by Anonim (not verified) on

Lela eshte nje njeri i mjere me formim "kunder" dhe "pro" a priori, por di te shkruaj shqip.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.