Një Vrasje dhe një Vetëvrasje
Luiza Xhuvanin e njoh prej shumë e shumë vitesh. Që kur mbante mbiemrin Papathanasi dhe studionte për aktore në Akademinë e Arteve.
E talentuar, ambicioze dhe serioze. Nuk e kuptova asnjëherë përse ajo, i hyri politikës, ndërkohë që, e martuar me Gjergj Xhuvanin, regjisor i talentuar edhe ai, krijonin, sëpaku gjykuar së jashtmi, një familje të suksesshme.
Tragjedia e tyre është një tragjedi familjare. Tepër e rëndë dhe tronditëse. Për familjet e viktimave dhe padyshim për Gjergjin dhe Luizën. Edhe për Kostandinin. I ngatërruar, në mënyrë dramatike dhe fatale, ndoshta ndërmjet filmit dhe realitetit, ndërmjet reales dhe imagjinares, në rrjetën e një jete aventuroze dhe plot adrenalinë. Dëgjova shumëkënd që u ngut ta përshkruajë si një vrasës të pamëshirshëm, andaj dhe hetova gjatë çfarë shkruhej dhe komentohej në këto orë frenetike. Nga vrasja e parë, te disa akte të tjera rebelimi, te Lazarati dhe kjo më e fundmja. Pa hyrë në dinamikën e krimit dhe detaje të tjera, “personazhi” i Kostandinit, për shkak të origjinës dhe prejardhjes, tërheq veçanërisht vëmendjen.
Duket qartë që Kostandini është përpjekur ndoshta të përjetojë jetën e një tjetri. E një personazhi trim, sfidues, antisocial, rebel, seksi. Tipikja e antiheronjve që kinemaja e sotme, apo diktatura e sotme mendore, i paraqet si Heronj, si një Lloj i veçantë, ku arbitrariteti i Unit, i kundërvihet këtij servilizmi masiv, këtij nënshtrimi poshtërues që shumica e turmave gri, gëlltisin në mënyrë të përditshme. Gangsterët në Amerikën e dikurshme, apo mafiozët sot, të mishëruar nga legjenda e Al Pacinos apo Robert Deniros, janë pothuajse idhuj të shumë brezave që kanë genet rebele si dominanten e tyre. Ndoshta në këtë grackë ka rënë edhe Kostandini, rritur në një familje ku metafora e artit dhe realitetit është shumë më e ngjeshur se sa në familjet e tjera. Sepse personalitetet e forta dhe karizmatike të prindërve, e vënë fëmijën nën një trysni të fortë për të gjetur rrugën e pavarur dhe kryeneçe të formimit.
Në një shoqëri si kjo e jona, pistoleta, droga, çlirimi i Unit nga prangat e një shoqërie të përdhosur dhe në të shumtën e vet hipokrite dhe të burgosur nga imoraliteti institucional, duket një film mrekullues dhe roli i protagonistit antikonformist është një ëndërr e fshehtë për shumë të rinj të ditëve tona dhe jo vetëm.
Sepse të ulurasësh dhe të veprosh si ujk, në një shoqëri që ujqërve u bën nder dhe respekt dhe u jep padrejtësisht pushtete e biznese dhe pasuri kombëtare, është krejtësisht normale. Edhe teatri primitiv që konsumoi sot politika, për ta cilësuar si anormale këtë që ndodhi, vërteton faktin që nevoja për të gënjyer të tjerët edhe veten se ne qenkemi një shoqëri normale, është një spektakël që nuk ka më spektatorë.
Sepse janë me qindra e mijëra vrasjet e heshtura dhe të pabujshme nëpër spitale, shtetërore apo private. Nëpër rrugë apo nga helmet që serviren si ilaçe. Apo ngaqë ende nuk dimë se çfarë hamë dhe se çfarë pimë. Dhe pse kjo kasaphanë dhe epidemi tumoresh, që ndoshta e ka burimin edhe te rrezatimet e pakontrolluara nga askush të antenave të kudondodhura të telefonave celularë, apo te ndotja e karburanteve të pakontrolluara dhe që kalbëzojnë mushkëritë tona dhe të familjeve shqiptare, dyndur qyteteve për një jetë më të jetueshme.
Sigurisht dikush, hipokrit mbi të gjitha, do të thotë se ky është një shkrim tjetër, tjetër temë pra! Mendoj krejt ndryshe. Kjo vrasje është një kronikë e paralajmëruar e një shoqërie që nuk po heq dot qafe zhulin e një antikulture që bën fole në çdo qelizë.
Antikulturë politike, antimoralitet, kapitalizëm primitiv dhe shpesh banditesk dhe vrasje. Vrasje të të gjitha llojeve!
Lërini sa më shpejt vetëm dhe të pashqetësuar në pikëllimin e tyre Xhuvanët, pra. Kanë sot e mot dhe për gjithë jetën e mbetur boll vrer për të tretur. Sepse, nëse në një familje intelektualësh dhe artistësh të rafinuar ndodh një keqkuptim kaq fatal dhe kaq dramatik në psikën e një djaloshi, çfarë po ndodh ndërkohë në mijëra familje dhe në dhjetëra mijëra adoleshenca të çoroditura, që po formohen në këtë moçalin tonë?
Ja pra që kolonat morale të një shoqërie nuk qenkan një shpikje e vjetëruar e njerëzimit, apo një shpikje e kapërcyer nga zgjuarsia virtuoze e të gënjyerit dhe nga ligësia diabolike që është tashmë Bibla dhe Kurani, i shumicës së shqiptarëve. Në të vërtetë, Gënjeshtra, Mashtrimi dhe Dhuna, janë bërë kodi më i suksesshëm që përdoret në mënyrë dërmuese dhe triumfuese nga palo shoqëria moderne që po ndërtojmë.
Sepse, në këtë ferr që po ndërtojmë dhe vetëgënjehemi se jemi dikushi, rrezikojmë të përcëllojmë fëmijët tanë. Herët a vonë. Duke mbjellë kësisoj në mënyrë fatale, përmes mëkatit dhe egoizmit tonë të sotshëm, tragjedinë e nesërme.
Edhe kjo pra, ishte një vrasje si të gjitha të tjerat. E zymtë. E dhimbshme. Tipike. Banale. Një gur i zi në mozaikun e së djeshmes dhe së nesërmes sonë, frymëzuar nga urrejtja, smira, etja për para dhe pushtet pa kufi, frymëzuar nga legjenda se Zoti ka vdekur apo është thjesht një profkë prapanike.
Ky pra është humusi ku lindet dhe rritet Antiheroi apo Heroi i kohëve tona. Këtë keqkuptim që Kostandini e ka përjetuar si një film të vërtetë. Pafajësisht fajtor, përderisa nuk janë dënuar proporcionalisht me qindra e qindra kriminelë ordinerë. Kapardisur gjithkund. Siç edhe e dimë.
Tipike për një shoqëri që nuk po çlirohet dot as këtë shekull, nga sindroma shumëformëshe e vetëvrasjes së vet të përditshme.
"Mapo"
Comments
" Gënjeshtra, Mashtrimi dhe

" Gënjeshtra, Mashtrimi dhe Dhuna, janë bërë kodi më i suksesshëm që përdoret në mënyrë dërmuese dhe triumfuese nga palo shoqëria moderne që po ndërtojmë" ....thene shume bukur ...! Kjo eshte quintesenca e shoqerise tone , te cilen ka mbi njezet vjet qe e kultivojne politikanet, te personifikuar mirefilli tek Berisha dhe Nano ...ne heshtjen ndihmuese te intelektualeve , te personifikuar keta te fundit, te shpura e gazetareve , analisteve , apo e punetorve te mendjes , si i famshmi A. Fuga , qe flet e per cfare nuk flet , njelloj si i ngjashmi i tij F.Lubonja , por ne fakt derdellisin pa fre e pa turp , per gjithcka por jo pikerisht per kolonat morale te shoqerise , nga nje ekran ne tjetrin e deri te katedra e antimoralistit A. Cani ... Shoqerise qe po ndertojme prej njezet vitesh, duhet ti vij turp te stigmatizoj njeriun e ri te epokes socialiste.....i cili, te pakten predikonte nje moral te kundert me " Genjeshtren , Dhunen, Mashtrimin " ....vertete perpiqej ta ndertonte me dhune .... ok... me mire ashtu se keshtu ....

ti paske hallin e xhuvaneve?,

ti paske hallin e xhuvaneve?, shkrim i turpshem-biri i tyre eshte monster, vrau kater vete!!!

I nderuar anal-ist, se keshtu

I nderuar anal-ist, se keshtu keni qejf t´ju quajne, pavaresisht se ke marre pozen e nje filozofi, se keshtu te duket vetja. Edhe ti je nje nga ata te ashtuquajtur intelektuale, qe justifikoni ulurimat tuaja sepse ashtu eshte ambienti. I mbushur me ujq. Vetem se ju nuk jeni vetem se nje kopje e keqe e ujkut alfa. Sali Berishes. Ai ju edukoje ju se pari, pastaj femijet tuaj dhe gjithe brezin e ri keto 23 vjet. Thone qe nga bima e trendafilit del edhe lulja edhe gjembi. Nje justifikim i bukur. Por te dy komplementojne njeri tjetrin dhe i kane rrenjet e perbashketa. Keshtu eshte edhe me Antiheroin e hartimit moralist qe ke shkruar. Asnje prind ne bote edhe ai me krimineli nuk deshiron qe femija e tij te dale jashte rregullave qe ka pranuar shoqeria. Por cdo prind ka pergjegjesine dhe duhet t´i kushtoje cdo minute te mundur edukimit me shembuj edhe nga vetja. Ne rastin konkret, prinderit aq te suksesshem ne regjizure dhe aktrim, i kishin te gjitha mundesite qe femija i tyre te mos mbante arme. Ndoshta nuk e pengonin dot te frekuentonte skutat e malavites, por kishin aq miq edhe ne organet e policise qe ta mbanin larg mundesive per t´u perfshire ne nje krim te tille. Ne rast se ky personazh paska pare kaq shume filma me antiheronj, sipas kesaj teorie gjysma e shoqerise do te ishte shuar dhe ne cdo qoshe do te kishte vetem konflikte vdekjeprurese nga antiheronje plot me testosteron. Shkurt. Faji ne kete rast nuk eshte jetim. Nje pjese te mire kane edhe ato prinder qe ti i njeh qe nga koha e Institutit te Larte ku i jati i kriminelit nuk kishte me pak tendenca te luante antiheroin, por i fshehur pas emrit te familjes. Edhe t´i ishe nje pjese e asaj lukunie te privilegjuar ujqish te kuq.

Luizes nuk ia kane vrare

Luizes nuk ia kane vrare djalin... po c'te ta themi ty kete, se si c'e e thua dhe vete, per ty kjo eshte nje ngjarje banale. Ti ke hallin e miqve te tu qe i ka ndodhur gjema, sic e thua "lërini sa më shpejt vetëm dhe të pashqetësuar në pikëllimin e tyre Xhuvanët, pra..." pra hallin e se do i fusin cunin ne burg (kesaj rradhe pa mundesi shpetimi), zotRrote as te shkon ne mend fare se femijet e ketyre rrezikojn jeten e qytetareve c'do dite me papergjegjsherine e tyre, me shpatllat e ngrohta te babit e te mamit! Edhe shoku yt, Bushati, i paska bere dacibaon e rradhes kryeministrit te sotem (qe dikur e mbronte), se ky, medemeke, i paskerka dhene rolin me te shpifur Luizes duke e detyruar te mbaj ate fjalim kerruses, kur ne fakt - po e paska detyruar - thjesht e paska detyruar te zbardhka faqen e vete para nje shoqerie te fyer nga njerez ordinere dhe me pushtet.

Shkurt shok, ke kolltuqet e ngrohta ku beni opinionet, sic e thote dhe aktori Kadri roshi ne nje film, ju jane ngrohur te pasmet (te poshtmet dmthn.), dhe kur te ngrohen ato ftohesh nga siper. Ju, te priveligjuar si ne at' kohe edhe ne kete kohe... shkurt ta shpifni!

I nderuar anal-ist, se keshtu

I nderuar anal-ist, se keshtu keni qef t´ju quajne, pavaresisht se ke marre pozen e nje filozofi, se keshtu te duket vetja. Edhe ti je nje nga ata te ashtuquajtur intelektuale, qe justifikoni ulurimat tuaja sepse ashtu eshte ambienti. I mbushur me ujq. Vetem se ju nuk jeni vetem se nje kopje e keqe e ujkut alfa. Sali Berishes. Ai ju edukoje ju se pari, pastaj femijet tuaj. Thone qe nga bima e trendafilit del edhe lulja edhe gjembi. Nje justifikim i bukur. Por te dy komplementojne njeri tjetrin dhe i kane rrenjet e perbashketa. Keshtu eshte edhe me Antiheroin e hartimit moralist qe ke shkruar. Asnje prind ne bote edhe ai me krimineli nuk deshiron qe femija e tij te dale jashte rregullave qe ka pranuar shoqeria. Por cdo prind ka pergjegjesine dhe duhet t´i kushtoje cdo minute te mundur edukimit me shembuj edhe nga vetja. Ne rastin konkret, prinderit aq te suksesshem ne regjizure dhe aktrim, i kishin te gjitha mundesite qe femija i tyre te mos mbante arme. Ndoshta nuk e pengonin dot te frekuentonte skutat e malavites, por kishin aq miq edhe ne organet e policise qe ta mbanin larg mundesive per t´u perfshire ne nje krim te tille. Ne rast se ky personazh paska pare kaq shume filma me antiheronj, sipas kesaj teorie gjysma e shoqerise do te ishte shuar dhe ne cdo qoshe do te kishte vetem konflikte vdekjeprurese nga antiheronje plot me testosteron. Shkurt. Faji ne kete rast nuk eshte jetim. Nje pjese te mire kane edhe ato prinder qe ti i njeh qe nga koha e Institutit te Larte ku i jati i kriminelit nuk kishte me pak tendenca te luante antiheroin, por i fshehur pas emrit te familjes. Edhe t´i ishe nje pjese e asaj lukunie te privilegjuar ujqish te kuq.

Ja gjete alibine o Sheji, fet
Ja gjete alibine o Sheji, fet e fet... Artist je dhe ti?
Zheji, Artur,

Zheji, Artur, shkruan:

"...Sepse të ulurasësh dhe të veprosh si ujk, në një shoqëri që ujqërve u bën nder dhe respekt dhe u jep padrejtësisht pushtete e biznese dhe pasuri kombëtare, është krejtësisht normale. Edhe teatri primitiv që konsumoi sot politika, për ta cilësuar si anormale këtë që ndodhi, vërteton faktin që nevoja për të gënjyer të tjerët edhe veten se ne qenkemi një shoqëri normale, është një spektakël që nuk ka më spektatorë..."

Fjalia e dyte, zoti Zheji, eshte absolutisht e vertete, por ju lutem, mos prisni qe per kete shkak, te tjeret te bjene dakord me fjaline e pare. Jo dhe jo.

Perkundrazi: Besoj se ju e dini mire se nuk eshte kjo porosia, sugjerimi, madje as fjala intime qo do duhet te percjellim si gazetari publike.

E kunderta eshte e vertete: edhe nese ai prane tej, ai perballe teje, ai prapa teje, ulerin si ujk apo si cakall, te lutem bir, mos bej si ata. Bej te pamunduren per te shliruar njeriun prej instinkteve te ujkut e te cakejve, qe hera heres ngjallen e shfaqen, bej sa me shume qe te vogelohet numri i njerezve-ujq, bej sa me shume qe te vogelohet numri i atyre qe duan te fitojne me cdo kush pushtet e para, dhe qe jabe gati te vrasin per kete...

Po, Zheji ka pervojen e vete ne kete kahje, dhe kjo ia ka ngjizur e kultivuar bje fjala qendresen e tij ne pohimin e vlerave e pasurive kombetare, dhe ne besojme se kjo ka ndodhur prej prinderve te tij, prej fjales e vepres se tyre...

A muk eshte me mire te rrefehemi si te tille, perpara gjeneratave te kercenuara nga modeli televiziv i jeteve te lehta ne shpinen e te tjereve?

Emrat e politikaneve ne kete mes jane vetem se deshire per t'i bere te diskutueshme vlerat e detyrimet morale.

Politikanet jane lumturisht shume sezonale. Ne po flasim per njerezimin si jete individi.

Sa bukur flet per

Sa bukur flet per genjeshtren, mashtrimin dhe dhunen, njelloj si Hygo-i per burgjet. Vertet i madh si Viktori..... vecse Hygoi kurre nuk kishte qene ne burg!

Biri i tyre rezulton ne
Biri i tyre rezulton ne barabanin e rremujshem te turmes nje monster. Askush nuk pretendon qe nuk eshte. Por Zheji ka bere nje shkrim-kendveshtrim i cili tenton te hape kendin e gjykimit popullor qe ai te mos behet bardhe e zi dhe lincues pra edhe selektiv dhe pak hipokrit ne ke rast kur shoqeria jone po kriminalizohet pandalshem. Zheji ka thene mendimin e tij-kjo nuk do te thote qe duhet te vrapoje turma te jape tani verdiktin dhe per shkrimin.
Ky shkrim më kujton ca filma

Ky shkrim më kujton ca filma kur vritet heroi kryesor që është një kriminel dhe pranë tij një vajzë që thërret "mos, mos" se gjoja ajo e njohi çfarë shpirti ka. Dhe se rrethanat e bënë kriminel. Eshtë çun Tirone. Ndjej neveri për Zhejin.

Ky shkrim nuk eshtee nje
Ky shkrim nuk eshtee nje analize mbi mardhenit e semura shoqerore, eshte relativizimi, banalizimi i nje krimi absolut. Ne rastin me te mir autori esht nje idiot qe nuk di rendesine e fjaleve qe Thot. Ne rastin me te keq esht po AQ kriminel sa shoku i tij vrases.
Add new comment