Çmimi progresiv dhe taksa progresive

Postuar në 02 Nëntor, 2014 11:00
Eduard Zaloshnja

Çmimi dyshkallësh i energjisë elektrike (deri në 300 KW dhe mbi 300 KW në muaj), i zbatuar nga qeveria Berisha qysh në vitin 2007, është një çmim progresiv, sepse familjet me të ardhura të ulta e paguajnë energjinë me çmim mesatar më të ulët (këto familje mundohen të konsumojnë sa më pak energji mbi kufirin 300 KW në muaj) dhe familjet me te ardhura të larta e paguajnë me çmim mesatar më të lartë (këto familje harxhojnë zakonisht shumë më tepër energji se 300 KW në muaj). Por siç historia botërore ka treguar, në vende me nivel të lartë korrupsioni, çmimet progresive (si edhe taksat progresive), pavarësisht qëllimit të tyre të mirë human, u hapin shtegun abuzimeve.

Kështu, nga çmimi dyshkallësh i energjisë, kanë përfituar shumë familje që harxhojnë 600 KW apo 900 KW në muaj, duke vënë 2-3 sahatë elektrikë në një shtëpi, me pretendimin se janë disa kurora nën të njëjtën çati. Në këtë mënyrë, ato e paguajnë të gjithë energjinë e konsumuar me çmimin e ulët të 300 KW të para.

Duke u nisur nga kjo eksperiencë, Banka Botërore, kur i akordoi qeverisë Rama një kredi të butë 150 milion dollarëshe për ristrukturimin e sektorit të energjisë, i kërkoi asaj që të kalojë nga çmimi dyshkallësh në një çmim të sheshtë, duke e shoqëruar këtë ndryshim me subvencione për shtresat në nevojë, të cilat do të preken nga heqja e fashës mbrojtëse prej 300 KW. Dhe qeveria Rama duket e vendosur për të kaluar në një çmim të sheshtë të energjisë, duke ofruar rritje pensionesh dhe ndihmash ekonomike për shtresat në nevojë, të cilat, sipas Ministrit Veliaj, prekin 1 milion shqiptarë.

Ndërkohë që qeveria Rama e ka kuptuar nevojën për mbylljen e shtegut të abuzimeve që krijon çmimi progresiv në një vend me nivel të lartë korrupsioni, ende i qëndron ndryshimit që i bëri tatimit mbi pagat (nga i sheshtë në progresiv), duke pretenduar se Drejtoria e Tatimeve nuk do të lejojë abuzime.  Por të dhënat fiskale të 9-mujorit tregojnë se kjo e fundit nuk ia ka dalë mbanë…

Kështu, tatimi progresiv mbi pagat ka bërë që bizneset të derdhin në buxhet një tatim më të vogël se më parë për shumicën dërrmuese të punonjsve, duke shfrytëzuar edhe faktin se sa më të ulta t’i raportojnë pagat, aq më pak tatim do të derdhin në buxhet. Konkretisht, arkëtimi nga tatimi mbi të ardhurat personale është ulur 6% (12 milion dollarë) në krahasim me 9-mujorin e 2013-ës. Ndërkohë, duhej që fitimi i raportuar nga bizneset të ishte më të madh. Por po të raportohet fitimi i saktë, bizneset do duhet të paguajnë më shumë tani, sepse tatimi mbi fitimin është rritur nga 10% në 15%. Dhe në fakt, e kundërta ka ndodhur – fitimi i raportuar është ulur 7% (nga 1.16 miliardë dollarë në 1.07).

Në qoftë se nuk do të kishte evazion fiskal, me paketën e re fiskale, qeveria kishte planifikuar që në 9-mujorin e parë të arkëtonte 385 milionë dollarë nga tatimet mbi të ardhurat personale dhe fitimet e bizneseve. Në fakt ka arkëtuar vetëm 365 milionë dollarë nga këto tatime.

Meqë qeveria Rama po kalon nga çmimi progresiv i energjisë që vendosi qeveria Berisha, tek çmimi i sheshtë, ndoshta bën mirë që të kalojë edhe nga taksa progresive që vendosi vetë, në atë të sheshtë që vendosi qeveria Berisha. Dhe për të mbushur gropën fiskale të lënë nga qeveria e mëparshme, ndoshta mund të vendosë një taksë të sheshtë 12.5% për të gjitha llojet e të ardhurave dhe fitimeve. Ndërsa për shtresat në nevojë të bëjë kompensimin që deklaroi ministri Veliaj.

Comments

Submitted by adi (not verified) on

Nje teori shume siperfaqesore e propozuar nga Zaloshnja. Pse ?? E para, shprehja cmim progresiv nuk ka fare kuptim. Kjo per nje arsye te thjeshte. Cmimi i paguar nuk varet nga te ardhruat, sic raporton autori, por nga numri i pjestareve te familjes. Me fjale te tjera, nuk ka nje korrelacion midis te ardhurave dhe kalimit te pragut te 300 Kw. Nese ekziston nje korrelacion , ky eshte ndermjet numrit te pjestareve te familjes  dhe konsumit, pavaresisht te ardhurave. Per ilustrim, nje familje prej 4 personash i kalon domosdoshmerisht fashen e mbrojtur, sado e varfer te jete. Sepse rrobat e femijve duhen lare, frigoriferi do hapet me shpesh se do permbaje me shume ushqime, po keshtu furra e dushi. Ja pra pse e quaj te gabuar komplet parashtrimin mbi te cilin mbeshtetet artikulli.
Ne te njejten menyre, parashtrimi i dyte se gjoja te gjithe ate qe e kalojne fashen paskam 2-3 sahate, nuk eshte i faktuar. Thjesht hidhet si i vertete pa na treguar se si dhe ku. Nese ka nje sqarim nga ana e autorit nuk do ishte keq.

Submitted by Albi (not verified) on

Brisejda eshte icik e zene me kutite e ndihmes se shpejte keto kohe ...

Submitted by kevinjon (not verified) on

O Zaloshnja, je tipik per te nxjerr ne treg nje lloj arsyetimi qe iniciohet tek zyrat e PS-se per te hermetizuar nje aksion te qeverise si domosdoshmeri e nevojshme. Por keto lloj arsyetimesh jane aq te cekta dhe aq bajate sa edhe fshatari me i lidhur me token do te ngrinte disa pikepyetje te thjeshta:

Nuk na thua se: kur qenka kaq e lehte te abuzosh me cmimin e energjise duke porositur sahate te tjere per te ruajtur harxhimin per cdo sahat nen kuoten 300 kw/ore atehere perse nuk na thua se vete shperndaresi qenka problemi qe paska lejuar keto manovra? A nuk vijme perseri tek menaxhimi i keq? a nuk do te ishte e udhes qe shperndaresi te kontrollonte e reagonte pa u ndjere ne publik, dhe nuk ishte nevoja te shkaktoheshe kjo situate qesharake te frikesimit te popullit qe nga parolet fashiste e deri tek burgimet e tipit komunist?

Nuk na thua se me cfare statistike bazohesh kur thua se njerezit kane parcelizuar shtepine me sahate? Per sa shtepi e sahate te ketyre llojeve behet fjale? 3; 13; apo 1 milion?

Dhe ne fund, sa i paafte duhet te jesh kur e trajton taksen "progresive" si kanatjere qe mund ta nderrosh disa here brenda dites kur fillon e djersitesh? Perse nuk shkruan kurre per pergjegjesite qe ka kjo qeveri per ate cfare ka bere ne lidhje me heqjen e taxes porgresiste por e trajton si dicka qe korrigjohet me nje te rene lapsist?

P.S. Tipa si ju o Zaloshnja jane e keqja me e madhe e kesaj shoqeri sepse mbartni e transmetoni lloj lloj semundjesh propagandistike ne shoqeri dhe askush nuk po ngrihet e tju disefiktoje njehere e mire.

Submitted by Rrushit Bilbil ... (not verified) on

O kevinjon,

ke disa arsyetime shume te thella dhe te pjekura, dhe mbi te gjitha njeh shume mire psikologjine e fshatareve te lidhur me token. Gjithashtu je shume i pergatitur ne organizimin e energjitikes, lavanderive, mediko-sanitare, statistikore, agjitacion- propagande......etj.etj.

Nje tip si ty do te ishte shume i vlefshem per zedhenes partie si p.sh.,..... asaj demokratike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.