Në emër të “kombit”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5574_dako.jpg?itok=bh7ef9fb)
Janis Butaris vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë ku mori pjesë në inagurimin e “Parkut të Selanikut” të ngritur nga Bashkia e Durrësit në kuadër të binjakëzimit të dy qyteteve.
Një lëvizje e integruar në të ashtuquajturin ”sulm të miqësisë ” që kryebashkiaku i Selanikut ka nisur në disa nga vendet fqinje, me qëllim për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit mes dy shoqërive. Në krahun tjetër politika jonë e jashtme po lufton për t‘u kthyer në skakierën ballkanike, me shumë prej çështjeve kombëtare që vijojnë të jenë të hapura dhe me grekët, që në vend të afrohen me popujt e tjerë të ballkanit, largohen më shumë.
Pa u shijuar ende impresionet pozitive të kësaj vizite, disa persona shkuan gjatë natës dhe dëmtuan “Parkun e Selanikut” të ngritur në Durrës. A duhet ne t’i dënojmë se ulën dhe fyen flamurin grek që ishte krah flamurit shqiptar? O burra në sulm dhe pastaj t’i neverisim? Jo, fillimisht duhet të kujtojmë se çfarë u bë me “Parkun e Durrësit” që u inagurua vjet përballë stacionit të trenit në Selanik. Fashistë nga Agimi i Artë por edhe “patriotë të indinjuar”, që mendonin se ekzistenca e një parku të tillë do të ndoste pastërtinë e rracës sonë, tentuan të protestonin dhe të mësynin mbi “veprimtarët antikombëtarë”. Nuk ia arritën qëllimit në ditën e inagurimit dhe shkuan ta shkatërrojnë të nesërmen, por kryebashkiaku i Selanikut e rivendosi pllakatën e parkut të miqësisë shqiptaro-greke ndonëse të njëjtët persona e dëmtuan sërish, duke përsëritur të njëjtin skenar.
Fanatizmi dhe intoleranca ekzistojnë kudo dhe janë ushqim për njëri-tjetrin. Kur një banor i Durrësit u pyet për arsyet pse ishte dëmtuar “Parku i Selanikut” në Durrës, ai dha një përgjigje çarmatosëse. “U kthyem reston. Edhe ata në Selanik shkatërruan parkun tonë”. Por a duhet konsideruar “ lufta e parqeve” mes shqiptarëve dhe grekëve si një rast i veçuar. Fatkeqësisht jo.
Qytetarët e FYROM (Maqedonisë) që vijnë për të blerë në Selanik dhe për të pushuar gjatë verës detyrohen të kthehen në vendet e tyre pa targat e makinave ose në rastin më të mirë me xhama të thyer ose me ndonjë sy të nxirë. Nga ana tjetër ne na vjen keq dhe i frymë situatës kur po ashtu disa “patriotë” sllavomaqedonë dëmtonë autoveturat e grekëve që kalojnë në vendin e tyre.
Butari është sërish në sulm me idenë e tij që mbishkrimet greke të shoqërohen me shpjegime edhe në gjuhën turke në mënyrë që të krijohen më shumë lehtësi për dhjetra mijëra turq që vizitojnë vendet arkeologjike, të cilat ata i shohin si të shenjta , ndërsa ne thjesht si vende turistike.
Atë që po përpiqen të ndërtojnë disa njerëz për fqinjësinë e mirë, si në rastin e Butarit i rrëzojnë me veprimet e tyre ata që shohin kudo armiq. Në emër të kombit kuptohet...
http://www.kathimerini.gr/787481/opinion/epikairothta/politikh/en-onomat...
"Kathimerini"
Add new comment