Rekrutimi i errësirës – ISIS dhe realiteti social shqiptar

Postuar në 13 Tetor, 2014 12:19
Dorian Koçi

Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin publik. ISIS dhe etniteti shtetëror i kalifatit islamik, një emër i nxjerrë nga arkivat e fillimit të shekullit të kaluar kur po jepte shpirt pas rënies së Sulltanit të fundit në Stamboll, ka ngërthyer botën mbarë me monstruozitetet dhe intolerancën, duke na kujtuar se vërtet kemi kohë që po mundohemi dhe themi që bota është bërë më e mirë, por në të, ka ende xhepa dhe skuta ku urrejtja ndaj Tjetrit dhe dhuna shihen si të vetmet mjete për të promovuar idetë dhe dogmat e ndryshme. Po çlidhje mund të ketë mes një Shqipërie të shpallur prej kohësh që prej themelimit të saj si shtet i pavarur kombëtar si sekularist dhe një xhihadi fondamentalist shumë km larg nesh? Çështja është serioze, por jo për të dhënë alarmin në kufijtë e frikës. Në luftën në Siri dhe në krijimin e ISIS ka dhe shqiptarë, dhe ky fakt nuk është se mund të anashkalohet. Prej më se një viti po dëgjojmë dhe për të vrarë në Siri ndër shqiptarë këndej e andej kufirit, derisa pamë pamjet ngjethëse të Lavdrim Muhaxherit që na shokuan të gjithëve. Përgjatë një zhvillimi të vrullshëm dhe kaotik të tranzicionit, ngrehina shtetërore dhe shtetformuese nuk ka funksionuar si duhet. Kjo gjë është e vërtetë si për mirëqenien sociale, edukimin, kulturën e deri te feja. Personalisht nuk jam partizan i ndërhyrjes shtetërore në gjithçka dhe kudo, madje njerëz që shfaqin prirje të tilla janë të destinuar të dështojnë, por nuk besoj se po bëj ndonjë sakrilegj nëse them se mungesa totale e shtetit në periferitë është zëvendësuar dalëngadalë nga institucione të tjera që kanë afruar kinse një kujdes social për të përfituar dhe përgatitur ushtarë që t’i bashkëngjiten dhunës.

Nuk është ndonjë filozofi e madhe për ta kuptuar këtë devijim social që ka ndodhur në periferitë tona, pasi modele të tilla të ngjashme janë shfaqur kudo ku vendin e një tendence sekulariste të shoqërisë e ka zënë agresiviteti i shpallur i një besimi fetar. Egjipti, Algjeria janë shembuj tipikë, ku ndryshimet sociale të nisura drejt sekularizmit në vitet 60’, me korruptimin e elitave të tyre dhe ndërtimin e jo demokracive funksionale, periferitë e tyre e panë veten shumë shpejt nën ndikimin e vehabizmit e të ngërthyer nga ethet e fanatizmit fetar. Shqipëria padyshim që është një rast tjetër, kjo gjë jo vetëm se jemi larg gjeografikisht me vendet e Afrikës Veriore, por edhe pse nuk kemi shumë gjëra të përbashkëta me to, në perceptimin rreth Perëndimit e Europës. Mirëpo, pavarësisht kësaj, për fat të keq një aradhë të rinjsh shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë ikur “nizamë” si në kohën e qëmotit për t’u rreshtuar në forcat e ISIS-it. Të kuptohemi, nuk po kërkojmë armiq imagjinar, as po shprehim mentalitet bunkerësh, por nuk ka ndryshe sesi shpjegohet kjo ikje e re “nizamësh” aty ku “piqet buka në diell” për të rënë në një luftë që nuk i intereson aspak Shqipërisë dhe shoqërisë sonë. Duket qartë se formula e vjetër kombformuese është tkurrur përkundrejt identitetit fetar, por kjo është një betejë e vjetër po aq sa ekziston dhe shteti shqiptar. Për të mos rënë në kurthin e përditshëm të kësaj kundërvënie, kultura, arti, vetëdija nacionale, historia, shteti, mirëqenia sociale duhet të gjenden pranë individit jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në skajet më të largëta e periferitë shqiptare. A kemi arritur të kemi një realitet të tillë? Pa dyshim që jo. Gjithçka në Shqipëri është e përqendruar në qendër dhe qyteza të vogla e të humbura shqiptare, përveçse janë të humbura në mjerim po kridhen dhe në terrin e injorancës të prodhuar nga qytetërimi ynë modern i individualizmit dhe mospërfshirjes në punë që nuk sjellin fitim. Qytezat tona janë pa kinema, pa biblioteka, pa teatër amator, pa muze ku të rinjtë mund të sendërtojnë kulturën e tyre dhe të mësojnë për universalizmin dhe modelet e suksesshme të integrimit social. Për fat të keq i vetmi institucion funksional si shkolla, nuk mund ta përmbushë boshllëkun, pasi në këto 24 vjet më së shumti kemi ndërtuar një model në arsim, ku kemi shkolla që luftojnë analfabetizmin, por rrisin analfabetizmin funksional. Kryeqyteti nuk afron asgjë se resurset e veta e për më tepër kolonia e artistëve të diplomuar në të janë gati të vërviten për ndonjë fond rrugëve të kryeqytetit, por jo të kontribuojnë në qytezat e origjinës.

Rekrutimi i fundit osman në territoret shqiptare ka qenë i vitit 1911, ku u dërguan trupa për të shtypur kryengritjen në Jemen, rekrutimi më i fundit i errësirës në Shqipëri po ndodh në qytezat tona duke marrë sërish “nizamë” e nisur mish për top në Siri. Na duhet ta fitojmë luftën me errësirën në qytezat tona para se të merremi me politikë të madhe globale, për të shpjeguar si arriti bota arabe në fenomenin e ISIS e duke harruar farët e fenomenit ISIS brenda nesh.

Dorian Koçi

“Shqip”

Comments

Submitted by a (not verified) on

Ky shkrim ka nje problem te madh logjik sepse nuk e trajton problemin kronologjikisht dhe me thellesine e duhur.

Ata vullnetare shqiptare qe kane shkuar ne Siri, nuk jane te gjithe nga periferia, bile disa nga te vraret e pare qe degjuam ne media ishin nga Tirana e Vlora.Kur keta vullnetare u nisen per Siri para 1 apo 2 a me shume vitesh, ata vajten atje me qellimin a admirueshem per ti ardhur ne ndihme popullit sirian i cili po masakrohej nga regjimi barbar i Asadit (mos harrojme se Asadi e filloi kete marrezi dhe nuk hezitoi as te perdore arme kimike ndaj popullates civile). Ne ate kohe opozita siriane ishte ne pjesen me te madhe te saj e moderuar dhe qellimi i atyre qe luftonin e atyre qe vajten qe ketej ishte te clironin vendin nga Asadi e te kishin nje Siri te lire e demokratike. Opozita e armatosur siriane kishte mbeshtetjen e Perendimit (dhe akoma e ka ne pjesen e saj te moderuar), dhe nje delegacion i saj erdhi edhe ne Kosove. ISIS u shfaq me vone, dhe po ashtu qellimi i themelimit te kalifatit.

Pra me duket e padrejte qe te shihet vajtja ne Siri e shqiptareve si vajtje me qellim bashkangjitje ndaj ISIS apo vajtje ne lufte per kalifat.

Me duket me vend pyetja ama se si dhe kur ndodhi kapercimi logjik nga keta vullnetare shqiptare ku nga lufta ne mbeshtetje te nje populli te shtypur (atij sirian) disa kaluan ne lufte fetare (shprsoj se jo te gjithe jane rreshtuar me ISIS) apo ne lufte kunder nje tjeter populli te shtypur (atij kurd). Besoj se kjo eshte pyetja qe duhet investiguar dhe se pergjigja gjendet tek ajo cka ndodhur ne Siri keto dy vjet, e jo cka ndodhur ne fshatrat e qytezat shqiptare, megithese jam shume dakort se qytetet e fshatrat tona kane vertet shume nevoje per me teper kulture te gjithanshme e dije te mirefillta fetare.

Submitted by Anonim (not verified) on

Deri ne vitin 2008 pjese e erresires ishte edhe Dorian Koci, kur vete bente master ne Egjipt dhe mesonte arabisht ne Kajro. Tani qe qeveria Rama e ka punesuar ne muzeumin kombetar, Doriani si duket ka harruar dite kur vete ishte student ne vendet arabe dhe ka nisur te shaje qyteterimin qe e shkolloi ate me pare.

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

per te ardh keq qe ky njeri eshte nendrejtor i Muzeut Kombetar. Nje injorance e skajshme ne historine e perandorise osmane dhe nje mentalitet i frikshem per vendin ku jeton. nderkohe qe as per lindjen e mesme nuk ia ka fare haberin: katedrat me te medha te botes islame thone se ISIS nuk eshte kurresesi kalifat pavaresisht pretendimit (ky s'ia ka aspak haberin qe kalifati ka ardhur ne histori si autoritet i pranuar nderkohe bizanti dhe perset ishin ne tatepjete ne lindjen e mesme, fillimisht, dhe mandej si plotesim i autoritetit sulltanor te Osmaneve, dhe jo si autoritet i imponuar), nga ana tjeter, ne Egjipt vehabistet jane pale me ushtaraket e Sisit qe jane aleate me "boten e qysteteruar", ndersa islamistet qe moren ne dore shtetin s'jane aspak vehabi, perkundrazi jane Vellazeria Muslimane, dhe kane medhheb te percaktuar qarte dhe nuk jane jo-medhhebiste. Ne algjeri jane islamiste te nje lloji tjeter, por prape jo vehabi.

Nejse, Zhgjender jo Rilindje

Ne fakt ka te drejte, se jane keto qytete provinciale qe kane prodhuar nje zyrtar dhe studiues si puna e ketij qe ketu i kemi me thase, por qe jane per t'u hedhe ne lume.

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

koment i marre nga e-zani

"Nje trajtim i dobet plot me klishe qe jo se kerkon ndonje vemendje te vecante. Autori ngre paralele me rekrutimin ushtarak ksuh shqiptaret ishin pjese e Perandorise Osmane me vajtjen per te lufutar sot ne Siri. Retorike dy lekeshe. Por eshte interesante se autori e quan - dhe me te drejte - bashkangjitjen ne formacionet e ISIS si nje lufte pa-ideal per shqiptaret, Kujtoj ketu ata shqiptare qe ju bashkangjiten qofte ushtrise amerikane qe te mernin green-card apo qofte shqiptare per te mare nje cope rroge e shkuan te luftojne ne Irak. Cfare ideali ishte ai qe i shtyu keta te tjeret?"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.