Arkiv-Opinion
“Rusia”, polemikë e ashpër Britani-Francë
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, e ka udhëhequr sulmin kundër Francës: “Do të ishte e paimagjinueshme për britanikët që t’i shiten luftanije Rusisë”, deklaroi ai. Pothuajse menjëherë, Presidenti francez, François Hollande, e konfirmoi synimin e tij që saktësisht ta bëjë këtë. Ai tha se do t’ia dërgojë luftanijen sulmuese Mistral, Marinës Ruse, ashtu siç parashihet me kontratë dhe pastaj goditi fuqishëm.
Një përkthim i së të vërtetës mbi vjedhjen e Bankës
Disa ditë më parë analiza ime për të vërtetën e ndriçuar deri më tani mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë mori komente kundërthënëse. Disa më thanë se e kisha tepruar me mbrojtjen e Guvernatorit, dhe në këtë logjikë e kisha quajtur të vogël vjedhjen e Bankës (?!), ndërsa disa të tjerë më vlerësonin për të kundërtën. Akoma: disa më kishin dhënë të drejtë, në ftesën time për të zgjeruar spektrin e verifikimit mediatik mbi fushën e veprimit të Bankës. Pse?
20 këshilla nga bujtinari Günther S.
Nuk e kam pasur asnjëherë në plan të shkruaj për këshillat e dikujt në gazetë. Por pardje, pasi u ula me tasin e mbushur me kafe te njëra nga tavolinat e hekurta në verandën e Starbucks-it në lagjen ku jetoj në Nju Jork dhe pasi hapa e-mailet që i kisha marrë në iPad, mbeta pa zgjedhje.
E-maili me lajmin për vdekjen e mikut tim 87 vjeçar Gunther S. ishte shkruar nga vajza e tij e vetme Hilda, e cila më dëftonte se babai i saj kishte lënë një listë me këshilla për mua dhe kishte porositur të bijën që ta skanonte dokumentin dhe t’ma niste në rastin e parë posa të kryhej varrimi.
Mbroni të krishterët! Mos heshtni!
Të krishterët e Mosulit (provincë irakiane e Ninivës), të tmerruar kanë braktisur qytetin vetëm me rrobat që kishin në trup… Kryqe të djegura, dorëshkrime të shkatërruara. Dhe nuk ekziston as një ushtri e vërtetë. Po shkohet drejt katastrofës”. Kështu shkruan patriarku i Kaldenjëve, Fortlumturia e Tij Louis Sako, për situatën që po kalojnë të krishterët në Irak. Po ashtu edhe Papa Françesku, që po ndjek me shqetësim këto ngjarje, ka bërë apel për mosheshtjen ndaj kësaj situate të papranueshme.
Karta e munguar e shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë
M’u duk një ndër lajmet më të rëndësishëm për konfliktin shqiptaro-maqedonas ai i botuar ditët e fundit në faqen e internetit The Albanian mbi praninë e një komuniteti prej 300 mijë shqiptarësh ortodoksë me identitet të mohuar në Maqedoni. Përpos dhembjes për asimilimin e dhunshëm dhe harresën historike të këtij komuniteti, më duket mua kjo ishte karta e munguar që përcakton dorën fituese në përpjekjet dypalëshe për portretizimin e konfliktit dhe trajtimin e tij.
Heshtja nuk është më flori
“Mbreti vodhi floririn dhe paret e shqiptarëve” është ky refreni që republikat në radhë (dikatoriale, socialdemokrate dhe kriptokomuniste) kumbonin herë me zë “në skuta” e herë me zë belbacak, për 70 vite më radhë. "Historianët", "politologët", "politikanët", "filozofët", "intelektualët" dhe shumica e krijesave të komunizmit alla-shqiptar të formuar në "shkollat" dhe "universitetet" enveriste, kanë mbajtur iso. Kori i mjeranëve. Sot duhet kthyer shikimi pas...
Një akt i guximshëm i Bashës
Për shumëkënd që ndjek politikën, asocimi i emrit të Lulzim Bashës me epitetin i guximshëm, do të shkaktonte humor. Por ja që lideri i PD-së ka kryer një akt nga ato që rrallë i ndeshim tek politikanët tanë, një nga ato që marrin krahun e qytetarëve, kundrejt pushteteve të paprekshme, qofshin edhe ato ekonomike. Basha ka dalë dje përpara shqiptarëve për t’u bërë atyre thirrje që të bojkotojnë masivisht vendimin e qeverisë që detyron çdo qytetar të dorëzojë që nga data 6 gusht, numrin IMEI të celularit të tij. Dihen tashmë efektet shkatërruese të këtij vendim mbi privacinë e qytetarëve.
Dëshpërimisht Fullani
Kur italianët projektuan godinën e bankës sonë qendrore, kishin planifikuar brenda saj një apartament ku duhej të jetonte guvernatori. Kishte lidhje me autonominë, diskrecionin, sovranitetin që gëzonte në raport me shoqërinë dhe godinën ku mbretëronte. Kjo është simbolika. Në konceptin e shtetit modern, guvernatori është mbret i financave.
E mira, e keqja reformë territoriale…
Opozita duhet të kishte marrë pjesë në hartimin e reformës territoriale. Mungesa e saj sigurisht nuk mund të sfumohet nga pjesëmarrja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit. Reforma ka ‘kaluar’ tashmë edhe me kontributin e kësaj force politike të ardhur nga opozita, por kjo nuk e ndryshon thelbin e paktit, një shkëmbim qokash me PS e LSI, të formës: unë të jap praninë, ti ca komuna e bashki “çame”.
Standardet e skandaleve
Ditët e fundit e gjithë vëmendja është përqendruar tek skandali më i ri kriminal, vjedhjen disavjeçare në Bankën e Shqipërisë. Në dosjet e gjykatave tona ndodhen mbi 15200 procese mbi shpërdorime financiare që së bashku nuk arrijnë shumën, e cila është vjedhur nga brenda Bankës Qendrore. Me siguri të gjithë ata qytetarë të thjeshtë, që akuzohen në 15200 dosjet e korrupsionit, do të dënohen. Për ata të Bankës askush nuk jep garanci. Ka një rregull në sistemet oligarkike: sa më shumë të abuzosh aq më i paprekshëm bëhesh, mjafton të kesh nën kontroll politikën dhe median.