Arkiv-Opinion
Fashizmi dhe terrorizmi si dështim i (neo)liberalizmit
Do të ishte e padrejtë po të thoshim se Italia njihet në botë për mafien dhe për politikanët e korruptuar pa shtyllë kurrizore. Por në kohët kur si Komedia Hyjnore ashtu edhe Shkretëtira e Tartarëve shërbejnë më shumë për të zbukuruar mobiliet e kur edukimi më gjerësisht se kurrë është mision i marrë përsipër nga mediat-tabloid dhe nga filmatblockbusters – kjo mund të bëjë vaki.
Numri IMEI dhe qimja në tra
Lexova para disa ditësh, nëpërmjet rrjetit, një përgjigje shpjeguese që ka dhënë zëdhënësja e ministres Harito, pas kërkesës së gazetarit Gjergj Erebara, lidhur me projektvendimin për t’i detyruar qytetarët që të japin numrin IMEI të celularit. Ishte një shpjegim që nuk më bindi aspak ta jap numrin IMEI të celularit im. Po jap këtu disa nga argumentet që më lindën aty për aty.
Triptik veror
Shqiptarët janë turrur drejt plazheve. Të paktën ata që ia lejojnë vetes të bëjnë pushime. Parlamenti ka mbyllur qepenat dhe jeta politike ka kaluar në gjendje “hibernimi”. Megjithatë ka disa tema që vazhdojnë të mbajnë gjallë interesin publik dhe që sigurojnë daljen e gazetave dhe emisionet jo të pakta mëngjesore, të cilat ushqehen me titujt e shtypit të shkruar. Ndër to, telenovela “Fullani”, sherri veror Nishani-Rama dhe, ana tjetër, e medaljes së turizmit shqiptar, duket se janë gjella intriguese e të pasionuarve të lajmit.
Nga autorët e ‘Zanit të Naltë’ tek elita e sotme myslimane
Para ca kohësh kam pasur në duar një koleksion të viteve ’20 të shekullit të shkuar të ‘Zanit të Naltë’, një e përmuajshme e myslimanëve të Shqipërisë që pa dritën e botimit për më shumë se 15 vjet me radhë (1923-1939), dhe ngasja më e parë gjatë leximit ka qenë një kuturisje për të bërë një ballafaqim të elitës myslimane të atyre moteve me elitën myslimane të ditëve të sotme.
Të ka pëlqyer të jesh absolut? Mbaj përgjegjësi
Tani që vjedhja e stokut të Bankës së Shqipërisë është një çështje mbarëshoqërore, duhet analizuar edhe vetë “Ligji për Bankën e Shqipërisë”.
Pyetja që duhet ngritur është kjo: a e ka ndihmuar ligji aktual vjedhjen e 713 milionë lekëve në BSH?
Ligji e ka ndihmuar, dhe ai duhet ndryshuar urgjentisht.
Ligji ka mangësi në lidhje me administrimin e brendshëm të Bankës.
Sipas ligjit aktual, Këshilli Mbikëqyrës i Bankë së Shqipëisë duhet të ketë 9 anëtarë, nga të cilët, vetëm tre ka në detyrë, të tjerët janë part time (me kohë të pjesëshmë).
Prokuroria mes sprovash të pavarësimit
Pas plasjes së skandalit të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash nga arkat e Thesarit të Shtetit, vëmendja e publikut shqiptar, madje edhe e një pjesë të atij jashtë vendit tonë, më së shumti është përqendruar te veprimtaria e Prokurorisë për zbardhjen e së vërtetës së këtij akti dhe për shkaqet e lidhura me përgjegjësi konkrete të drejtuesve, që krijuan teren të mjaftueshëm drejt një grabitjeje të pashembullt në asnjë bankë qendrore të botës.
Të zhytesh në kaos apo të vuash në demokraci
Ngjarjet e ditëve të fundit kanë qenë një sistem shenjash, gati një kod që është përplasur mbi ne për të na kumtuar një shenjueshmëri të veçantë, për të na kujtuar edhe njëherë se ne, shqiptarët, jemi të dënuar që, në mënyrë ciklike, të përsëritim dilemën: të zhytemi në kaos apo të vuajmë në demokraci? Në këta njëzetë e ca vjet pas rënies së komunizmit, ne jemi ballafaquar disa herë me këtë dilemë, por sidomos në vitin 1997, vendi ynë provoi traumën më të rëndë që mund të shkaktojë kaosi i zhvillimit politik, ekonomik, social e psikologjik.
Burgu i Ri
Si shenjë dashurie, ajo i kërkoi një dhuratë krejt të veçantë: “Diçka që nuk i është ofruar asnjë femre tjetër në këto vise...!“
Duke ditur natyrën e tij dhe shpirtin e saj, ai i premtoi një burg.
Vendimi i parë i kabinetit të ri qeveritar: miratimi i fondeve për ndërtimin e një burgu.
Prokurorët nuk kanë pse të bëjnë publike hetimet e tyre
Vjedhja e shumave të mëdha të parave në Bankën e Shqipërisë është ngjarja që ka shuar urinë për lajme gjatë stinës së thatë mediatike të verës. Titujt kryesorë të faqeve të para të gazetave e të edicioneve të lajmeve në TV kanë pasur të bëjnë pikërisht me këtë ngjarje. Por çfarë ka ndodhur saktësisht? Po bëj një përmbledhje:
Optipesimizëm
Për hir të së vërtetës, më duhet të pranoj se nisma e qeverisë shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për të reformuar në thellësi Arsimin e Lartë, është e lavdërueshme; rezultatet e para janë premtuese: një numër universitetesh shtetërore e private janë kaluar në sitë dhe janë bërë objekt i një sërë masash serioze (këshillim, pezullim i përkohshëm apo heqje licence) dhe pritet që një strukturë e huaj (pra, kompetente dhe e pandikueshme nga faktorë politikë, socialë apo kulturorë vendas) të vijë për të realizuar renditjen e tyre sipas aftësive administruese, cilësive të m