Arkiv-Opinion
Nënë Tereza në Republika Srpska
“Të gjithë sa ishim të ulur në karriget e teatrit të Banja Llukës— boshnjakë, kroatë, serbë, maqedonë dhe shqiptarë— brofëm në këmbë dhe filluam të duartrokasim të ngazëllyer. Sikur të kishe qenë me ne, do ta kishe provuar atmosferën e mrekullueshme vetë miku im i dashur. Një sukses i madh i Nënë Terezës!”— po më thoshte ambasadori shqiptar në Bosnjë e Hercegovinë, Flamur Gashi, përmes Viber-it; unë në New York, e, ai në Sarajevë.
Po të kish burrni, Berisha do thoshte: Hetomëni dhe mua!
Tashmë të gjithë e dinë se ish-kryeministri Sali Berisha është koka e tragjedisë së 21 janarit ku u vranë 4 protestues të pafajshëm. Të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë krim kanë zbatuar, edhe pse kundërligjshëm, urdhrat e Berishës, duke iu nënshtruar arrogancës dhe tërbimit të tij autokratik. Por për asnjë çudi, sepse ka vite që ndodh rëndom në Shqipëri, kryefajtori mbetet i pandëshkuar, ndërsa ata që janë thjesht vegla apo arma e krimit të frymëzuar prej tij, detyrohen të japin llogari para drejtësisë.
KLD-ja që ishte, KLD-ja që është, dhe sistemi që mbetet
Kanë qenë të shumtë ata që kanë besuar se KLD-ja e mëparshme ka qenë frikshmërisht e korruptuar. Nuk di nëse kish ndonjë të vërtetë në ato që thuheshin, por di që ato që thuheshin ishin gjëra që ta hiqnin trurin. Dhe nuk kam gjetur asnjë njeri që të mos ishte në dijeni të këtyre thashethemeve. Madje, kish sa të duash që ishin të sigurt se kjo nuk ishte një punë thashethemesh. Thuhej, për shembull, se çdo emërim bëhej në këmbim të disa dhjetëra mijë eurove, e në ndonjë rast – kur vendi që kërkohej ish “me shumë lekë” – të disa qindra mijë eurove. Doni që të jem më konkret?
Rrotacioni politik dhe Thesari i Shtetit
Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në Thesarin e Shtetit u futën mbi 2 herë më shumë lekë sesa në të njëjtin 6-mujor të para një dekade. Në 2014-ën, të ardhurat e 6-mujorit të parë ishin 175 miliardë lekë, krahasuar me 86 miliardë të 2004-ës. Ky dyfishim i të ardhurave është i kuptueshëm, sepse gjatë kësaj dekade, është rritur ndjeshëm vlera nominale e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Por sidoqoftë, nuk është i shpjegueshëm vetëm me PBB-në. Sepse rritja 10-vjeçare e vlerës nominale të PBB-së (rritje që përmbledh si rritjen reale edhe inflacionin) ka qenë vetëm 70%.
Marrëzia e Forumit të të Rinjve Muslimanë
Ngjarjet e kohëve të fundit në Maqedoni kanë ngjallur reagimet e myslimanëve në gjithë Ballkanin, përfshi të një farë Forumi i të Rinjve Muslimanë në Pejë të Kosovës. Teksa shumica e këtyre reagimeve kanë shprehur indinjatën xhenuine të myslimanëve me politikat e Shkupit si dhe me reagimet e Tiranës dhe Prishtinës, reagime si këto të këtij Forumi, në të kundërt, reflektojnë idiosinkrocinë shqetësuese që dëgjohet nganjëherë në bashkësinë tonë.
Kalifi i shekullit të XXI-të
Abu Bakr al Baghdadi është shfaqur dhe gjithçka ka ndryshuar. Deri të premten, përpara se al Baghdadi të fliste në xhaminë e Mosulit dhe të ravijëzonte projektin e tij politik me saktësi prej studiuesi, siç është, figura e tij ishte e mbështjellë në mister.
Unë përfaqësues i të gjithë “udbashëve”, “mjekroshëve” e “tradhtarëve” të tjerë të popullit!
Në Maqedoni vazhdojnë protestat e rinisë shqiptare. Njësoj siç vazhdojnë orvatjet e partive të këtushme shqiptare që, o t’i vënë nën kontroll protestat, o t’i shpallin tradhtarë të gjithë ata që i përkrahin ato. Dhe përderisa të rinjtë protestojnë, thuajse përnjëherë të gjithë e kuptuan se kanë kaluar 13 vite nga konflikti i 2001 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila u desh të realizohej deri në vitin 2004.
T'u hapësh rrugë të tjerëve është shenjë force e inteligjence
E përjavshmja informative gjermane Der Spiegel, duke iu referuar disa burimeve të veta, bënte me dije se Kancelarja Angela Merkel është duke menduar tërheqjen nga posti i Kancelares e nga jeta politike. Dikush nga të vetët doli për të bërë një përgënjeshtrim, por lajmi i DerSpiegel-it nuk duket nga ata që bien era spekulim.
Akademizmi kapitalist dhe totalitarizmi akademik
Iniciativa e një reforme të mundshme të arsimit të lartë ka nxitur të gjithë ata të cilët janë pjesë përbërëse e institucioneve akademike të gjithë ata të cilët dëshirojnë më të mirën për arsimin, të gjithë ata të cilët mendojnë dhe dëshirojnë të veprojnë mbi interesat politike dhe personale. Dhe në ketë kontekst janë mëse normale mendimet dhe opinionet të cilat edhe pse mund të jenë diametralisht të kundërta, duhet të pranohen, të shqyrtohen, të analizohen dhe të administrohen me kujdes.
A do të ketë “Fillimi i ri” i Lulit, fundin e projektit të tramit?
Ka disa paralele të çuditshme mes projektit për “Tramin e Tiranës” dhe projektit “Fillimi i Ri” për ringritjen e PD.
Paralelja e parë është në rëndësinë që duhet të kishin të dy këto projekte. Duhet pranuar që të dy projektet përbëjnë qartazi interes publik për të gjithë. Fatkeqësisht, me sa duket, ky interes publik mposhtet nga interesi individual i Lulit.