Arkiv-Opinion
Për çfarë harxhohet Lëvizja Vetëvendosje?
Lëvizja Vetëvendosje do të duhej t’i mblidhte fuqitë e shëndosha të këtij populli rreth vetes, pra të harxhonte fuqitë e saj duke i mbledhur këto fuqi, për të bërë ndryshimet për mirë në këtë shoqëri, e jo të harxhonte fuqinë e saj duke i sjellë në pushtet bartësit më të mëdhenj të së keqes të kësaj shoqërie, siç janë ish-komunistët jugosllavë dhe variantin më të keq të ish-bashibozukëve të Luftës
Varfëria dhe zhvillimi ndër shqiptarë
Në asnjë libër të profesorëve dhe ekonomistëve më të njohur të planetit nuk kam mundur të gjej përkufizim më të ngjeshur të varfërisë se sa nga një plak nga Malisheva në Republikën e Kosovës dhe nga një grua e ve nga Kruma në Republikën e Shqipërisë. Definicioni i plakut: “Varfërinë e sheh cullak këtu. Shikoje shtëpinë time dhe numëroj vrimat në të. Hajde futu brenda dhe shihi enët e vjetra dhe mobiliet e rrëzbitura. K' qyri rrobat që i kemi veshë.
Gjykatës të korruptuar të një drejtësie mizore?
Për sa kohë ndërgjegjja është një arenë ku përplasen dy fuqitë e mëdha të njeriut, që janë arsyeja dhe egoizmi, askush nuk mund të jetë “i drejtë” spontanisht, rastësisht. Ne jemi gjallesa me sens të paqartë drejtësie; kjo është një çështje komplekse, e për pasojë dhe e vështirë, e projektuar herët, qysh në ligjet e krijimit: e tillë ka qenë, është dhe me sa duket do jetë në thelb natyra e njeriut. “Drejtësia” filloi të ngrihet si institucion vetëm kur nevoja për të filloi të ngrihej si institucion.
Futbolli që na bën të harrojmë shumë gjëra
Sapo mbarova së lexuari një libër të një mikut tim, italian. Quhet Darwin Pastorin, dhe është gazetar sportiv. Titulli i librit është ‘Adesso, abbracciami Brazile!’. Ngjarjet në të, afërmendsh, nuk kanë të bëjnë me Brazilin e këtyre ditëve. Po, kanë të bëjnë me Brazilin, dhe me futbollin, por jo me spektaklin e Botërorit, sipari i të cilit ulet sonte në mbrëmje vonë, në skenën e Maracana-së.
Nuk është e lehtë të jesh shkuptar
Qeveritarët maqedonas bënë çmos që protestat e rinisë shqiptare në Maqedoni t’i ngjyrosin me radikalizëm fetar, që ato të duken se nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarinë. Sado që tingëllon perverse, kjo tendencë u shkonte për shtat edhe partive të këtushme shqiptare, ngaqë vetëm kështu ato mundeshin t’i bindnin diplomatët e huaj, si dhe Tiranën e Prishtinën zyrtare, se nuk kanë mosmarrëveshje me popullin e vet, po me rrymat radikale fetare.
Koha që drejtësia të çlirohet nga tentakulat berishiste
Nuk do të vononte dhe do të shfaqej ai konflikt që buron nga paradoksi i dorëzimit prej Sali Berishës të pushtetit, por jo të shtetit të kapur prej tij në tetë vitet kur ushtroi plot zell zejen e autokratit. Dhe meqenëse pushteti i tij ishte tejet i korruptuar, nevoja urdhërore e luftës kundër korrupsionit nuk mund të mos bëjë që konflikti të plasë në një nga bastionet e Berishës në pushtetin e drejtësisë që është Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD). Ngushëllimi i palëve është i pamundur. Konflikti i pashmangshëm.
Gjithçka sillet rreth besimit
Besimin ne e kërkojmë, si pa e ditur, gjatë të gjithë jetës tonë. Mbase pikërisht andaj mund të jemi ndër popujt më të pakët në botë që këtë term e përdorim edhe si emër njeriu. Në jetën e përditshme ne ia vemë pak veshin, ndërkohë që e dimë fort mirë se fjala “besim” do të thotë shumë gjëra. Ndër kohë të para besimi për ne ishte vetë feja, qëndrimi ndaj Zotit, mënyra se si ne kishim vendosur të përballeshim me Universin e pashpjegueshëm. Që nga ajo kohë besimi fetar dhe përkatësia fetare në gjuhën shqipe janë pak a shumë e njejta gjë.
Një aleat i padobishëm
Lindja e Mesme është në flakë. Sipas saj, marshimi i shpejtë i shtetit islamik të Irakut dhe Levantit nga Siria në Irak ka tronditur Uashingtonin dhe Brukselin. Konflikti paleztinezo-izraelit është po ashtu duke u nxehur, derisa Izraeli kërkon çmendurisht tre adoleshentë të rrëmbyer në Bregun Perëndimor. Dhe, fuqitë botërore vazhdojnë të grinden me Iranin për programin e tij bërthamor.
Në Brazil, atje ku shteti i bën “gol” kombit
Në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil rrjedhojat e globalizmit po shfaqen si triumf i shtetit që sfidon kombin! Kush po luan atje, skuadrat kombëtare apo përfaqësueset e shteteve? Një pyetje që lind vetiu kur shikon se në ekipet rivale kontribuojnë lojtarë të kombësive të ndryshme dhe puna ka arritur deri aty sa dy vëllezër të luajnë në “kombëtare” të ndryshme! E pra, si mund të luajnë me ekipin e një kombi lojtarë që u përkasin kombësive të tjera, që kanë të tjerë himne, që valëvisin të tjerë flamuj?
***
Asimetria e padurueshme
Të premten, më 4 korrik 2014, në rrugët e Shkupit protestuan mijëra qytetarë shqiptarë duke ushtruar dy nga të drejtat themelore të njeriut: të tubimit dhe lirisë së shprehjes së mospajtimit me institucionet shtetërore. Policia dhe forcat e sigurisë së Republikës së Maqedonisë reaguan ashpër me lotsjellës, granata shushatëse, topa uji dhe arrestime pa dallim. Dhjetëra protestues dhe policë përfunduan të lënduar dhe plagosur.