Për çfarë harxhohet Lëvizja Vetëvendosje?
Lëvizja Vetëvendosje do të duhej t’i mblidhte fuqitë e shëndosha të këtij populli rreth vetes, pra të harxhonte fuqitë e saj duke i mbledhur këto fuqi, për të bërë ndryshimet për mirë në këtë shoqëri, e jo të harxhonte fuqinë e saj duke i sjellë në pushtet bartësit më të mëdhenj të së keqes të kësaj shoqërie, siç janë ish-komunistët jugosllavë dhe variantin më të keq të ish-bashibozukëve të Luftës
Në Kosovë është një shtresë e njerëzve idealistë: të atyre që me vite, e disa edhe me dekada, kanë lënë rininë e vet nëpër burgjet jugosllave, për një ideal të vetëm: Shqipërinë e bashkuar, të cilët nuk janë pak. Këtu nuk e kam fjalën për atë pjesë të këtyre idealistëve të cilët e konvertuan idealizmin e tyre në kapital politik duke u bërë vegla të partive të ndryshme, emrat e të cilëve dihen dhe nuk po i përmendi, por për ata të heshturit që gjenden anekënd Kosovës.
Nëse ideal i këtyre idealistëve të viteve ’80, dje ishte çështja e pazgjidhur kombëtare, sot është krijimi i shtetit të së drejtës.
Pas Luftës këta idealistë u gjenden në mes dy zjarresh: në njërën anë kishte ish-komunistët jugosllavë, të cilët kanë një urrejtje patologjike për ta dhe, në tjetrën, ish-bashibozukët e luftës, të cilët kishin muskuj, por nuk e kishin as moralin, as urtinë e tyre. Nga të dyja anët u luftuan këta, por a ishte lodhja e tyre, pasi kishin qëndruar gjatë nëpër burgjet jugosllave, që bëri që këta të jenë më shumë objekt se subjekt, këtë nuk e di.
Albin Kurti ishte një shpresë e këtyre heronjve të heshtur... Zëvendësimi i një ish-komunisti të kohës më të keqe për shqiptarët (Isa Mustafa) në Komunën e Prishtinës, nga një i ri, siç është Shpend Ahmeti, ishte një gëzim i madh dhe një shpresë se Vetëvendosja fuqishëm po hynte në politikë dhe premtonte ndërrime për mirë në jetën tonë, në çdo sferë.
Por sot, me veprimet e Vetëvendosjes, kjo shtresë ndihet tejet e dëshpëruar: Të shkrijë krejt kapitalin politik kjo Lëvizja për të sjellë në pushtet ish-komunistët dhe variantin më ekstrem të ish-bashibozukëve të Luftës?! Të kthehet Albin Kurti në hero të gazetave më të ndyra të Kosovës, siç janë “Bota sot” dhe “Bota press”?! Kjo është ajo për të cilën është krijuar Lëvizjen Vetëvendosje?!
Si përfundim: Lëvizja Vetëvendosje do të duhej t’i mblidhte fuqitë e shëndosha të këtij populli rreth vetes, pra të harxhonte fuqitë e saj duke i mbledhur këto fuqi, për të bërë ndryshimet për mirë në këtë shoqëri, e jo të harxhonte fuqinë e saj duke i sjellë në pushtet bartësit më të mëdhenj të së keqes të kësaj shoqërie, siç janë ish-komunistët jugosllavë dhe variantin më të keq të ish-bashibozukëve të Luftës!!!
Gazeta Express
Comments
Jo negociata! Nqs VV hyn ne
<p>Jo negociata!</p><p>Nqs VV hyn ne koalicion me AAK-LDK-NS dhe perkrah negociatat, ky do jete fundi i pashmangshem per te. Mos bejne gabim te bejne kompromise me pseudo -politikane qe premtojne vec korrupsion-autoritarizem-negociata.</p>
Respekte Bytycit per kete
<p>Respekte Bytycit per kete opinion. Jam kurioz te lexoj shpjegimin e Kurtit per hyrjen ne koalicion sepse jam i sigurt shume veta e kane kete ankth. </p>
Add new comment