Arkiv-Opinion
Sindroma e Münchhausenit në rrëfimin e Stefan Çipës!
Shumë keq! Ndihem edhe më keq pas përgjigjes së kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Ndihem keq që reagimi i kryebashkiakut i jep të drejtë artikullit tim dhe vlerësimeve të mia. Që ky qytet është në duar të fodullëkut dhe arbitraritetit. Që ky qytet, paralelisht me thurjen e vargjeve gati poetike, patetike e sentimentale për të, dhunohet çdo ditë nga ata që e drejtojnë. Teza kryesore e shkrimit tim për Sarandën ishte: vlerësimet për Sarandën duhet të rrisin përgjegjësinë e qeverisë lokale dhe asaj qendrore për këtë qytet dhe për turizmin në përgjithësi.
Guvernator, përgjegjësia të urdhëron: Ik!
Më kot përpiqen ta mbrojnë me heshtje ose me deklarime, si ato të Ilir Metës, që rreken ta degdisin fajin për vjedhjen e milionave sa më larg guvernatorit. Qoftë edhe moralisht, Ardian Fullani nuk i shpëton dot përgjegjësisë për krimin më të rëndë që mund t’i ndodhë një banke qendrore, grabitjen e thesarit publik, ruajtja dhe miradministrimi i të cilit është misioni, shkaku i themelimit dhe funksionimit të Bankës. Thënë shqeto, guvernatori dhe gjithë punonjësit e Bankës paguhen nga taksat e shqiptarëve që as edhe një lek të mos humbasë a shpërdorohet. E jo më të vidhet.
Fullani si simbol i babëzisë së pushtetit
Nëse drejtësia do të ishte me votë popullore, guvernatori i Bankës së Shtetit, Ardian Fullani, do të ishte të paktën në burg. Prej disa ditësh, kur doli në skenë vjedhja e paprecedent në historinë e bankës së një shteti, një valë zemërimi ka shpërthyer tek qytetarët. Në kafene, në rrugë, në shtëpi dhe mbi të gjitha në rrjetet sociale ku bëhet sot kuvendimi më i madh popullor, flitet me mllef, sarkazëm dhe urrejtje kundër guvernatorit- sheik dhe krejt politikës që ka qepur gojën për këtë skandal.
A mund të ketë bazë terrorizmi urban tek ne?!
Vitet ‘70 dhe ‘80, koha kur një komunitet i rrezikshëm terrorist bënte historinë e vet në Itali dhe Gjermani, Shqipëria
Nacionalizmi i blogjeve e ka bishtin mbrapa
Me kalimin e reformës territoriale dhe veçanërisht të hartës së Himarës, ashtu sikurse e kishte skicuar në kokën e tij, pa dëgjuar mirë pjesëtarët e këtij komuniteti, shqiptarë apo grekë qofshin, pa u përkulur përpara apeleve të vazhdueshme të liderëve politikë të minoritetit, indiferent ndaj shqetësimeve jo vetëm të Athinës, i verbër ndaj konventave ndërkombëtare për minoritetet, moskokëçarës edhe ndaj shqetësimeve të LSI-së për këtë çështje, Kryeministri Rama hapi një epokë të re pas 300 ditësh qeverisjeje. Hapi epokën e nacionalizmit.
Nasho
Pickimi i Ismail Kadaresë nga kolegu i tij, shkrimtari Nasho Jorgaqi, sjell për të pafundmen herë në vëmendjen e mediave shqiptare debatin klasik të përkatësive identitare. Edhe kësaj here u shfrytëzua reagimi i radhës për ta devijuar thelbin e problemit në disa llogore të konsoliduara.
Këtu flitet rusisht
Do t’ju sugjeroja që ta çonit deri në fund këtë tregim të Vladimir Nabokovit, të përkthyer nga Atena Bishka. Ka një fillim të shtruar që ndoshta nuk të ngroh shumë e nuk të krijon pritmëri kushedi se çfarë, por më pas autori i jep fabulës një kthesë shumë interesante. M. Nano.
Stepja ndaj Reformave, si dëm publik dhe si vetëvrasje politike
Shqiptarët votuan, më 23 qershor të vitit të kaluar, për një ekip të ri drejtues në krye të tyre. Ekipi erdhi, me lule, foto dhe fanfara dhe u vendos demokratikisht në krye të sipërmarrjes drejtuese. Ndreqi dhe krruajti zyrat e lëna nga paraardhësit, mbolli bar dekorativ me shumicë dhe, si e ka adet Rama, Kryeministria ndërroi faqe. Dhe mirë bëri. Syrit dhe penelit të Piktorit-Kryeministër, ja kanë me të drejtë frikën. Se këtej nga ne, ka ca që piktorët i dinë për një gjë dosido.
Shqiptarët që nuk besojnë tek liria
Historiani izraelit Ilan Pape tha në një intervistë këto ditë se Izraeli ka zgjedhur të jetë një ‘vend racist aparteidi’ me ndihmën e ShBA-së. Të gjitha arsyet e deklaruara nga qeveria izraelite për këtë sulm më të fundit mbi Gazën janë demaskuar nga vetë qeveritarët izraelitë. Kryeministri izraelit Netanyahu deklaroi se Hamasi rrëmbeu dhe vrau tre adoleshentë izraelitë dhe për këtë duhej të paguante. Zyrtarët e policisë izraelite kanë deklaruar së fundmi se – sic dinin prej kohësh – tre adoleshentët izraelitë, në fakt, nuk ishin rrëmbyer e vrarë nga Hamasi.
Civiliteti i shqiptarëve
Jeta në demokraci është një debat dhe cikël interaktiv që nuk përfundon kurrë. Në shoqëri, politikë dhe medie njerëz nga spektri i djathtë, majtë dhe i qendrës rrahin çështje të ndryshme dhe kështu ndihmojnë evoluimin dhe përparimin e një populli. Personat që vendosin të angazhohen dhe jenë të zëshëm në jetën publike duhet të jenë të ndershëm, të kenë mendime të pavarura dhe nuk duhet t’i bëjnë favore askujt apo kenë frikë nga askush.