20 këshilla nga bujtinari Günther S.

Postuar në 08 Gusht, 2014 13:51
Uk Lushi

Nuk e kam pasur asnjëherë në plan të shkruaj për këshillat e dikujt në gazetë. Por pardje, pasi u ula me tasin e mbushur me kafe te njëra nga tavolinat e hekurta në verandën e Starbucks-it në lagjen ku jetoj në Nju Jork dhe pasi hapa e-mailet që i kisha marrë në iPad, mbeta pa zgjedhje.
E-maili me lajmin për vdekjen e mikut tim 87 vjeçar Gunther S. ishte shkruar nga vajza e tij e vetme Hilda, e cila më dëftonte se babai i saj kishte lënë një listë me këshilla për mua dhe kishte porositur të bijën që ta skanonte dokumentin dhe t’ma niste në rastin e parë posa të kryhej varrimi.
Për arsye privatësie nuk mund t’ju rrëfej shumë për bujtinarin Günther S., përveç faktit që kam punuar në hotelin e tij për disa muaj para shumë vitesh dhe ai ka qenë një ndër njerëzit më të mirë dhe të urtë që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Më kujtohet, në bujtinën e tij ai njëherë mbajti 16 refugjatë për 8 muaj dhe nuk i kërkoi asnjërit asnjë cent për qira. Arsyeja pse po i ndaj me ju këshillat e tij është sepse në krye të listës ai kishte shkruar këtë shënim: “Të lutem i ndan këto mejtime të miat me sa më shumë njerëz!”
1. Duaj të gjithë njerëzit dhe duaje sidomos familjen tënde.
2. Mos e krahaso jetën tënde me të tjerëve sepse çdo njeri i ka gëzimet dhe vuajtjet e veta dhe nëse ti nuk e jeton jetën tënde askush nuk do ta jetojë për ty.
3. Mos u merr me të kaluarën dhe as më të ardhmen më shumë se me të tashmen. Nuk ka njeri që gjithmonë është fitimtar. Fitoret ekzistojnë sepse ekzistojnë dështimet dhe humbjet.
4.  Mos praktiko dredhi dhe mashtrime me femra. Nëse të pëlqen një grua shprehe pëlqimin haptas edhe me çmimin e përtalljes apo dëshpërimit të mosarritjes së zemrës së saj. Dashuria nuk është zaptim, por shkrirje e ndërsjellë e kënaqësisë dhe lumturisë së dy njerëzve.
5. Qesh sa të mundesh më shumë, por mos hezito të qash për vete dhe për të tjerët. Të qeshurit e mban zemrën të re; të qarët e pastron.
6. Bëj shokë dhe miq. Mos e përziej numrin e njerëzve që njeh me numrin e miqve të vërtetë. Një mik apo mike e mirë ka vlerën e 1 miliard eurove. Dy miq 2 miliardë. Një qind miq kanë vlerën e 1 bilion eurove, por mos u shqetëso, askush në botë nuk i ka njëqind miq. As dhjetë bile.
7. Trajtoje njëjtë— si gjeneralin si ushtarin e rangut më të ultë.
8. Kur je në dyshim si duhet të veprosh, vendose vetveten në këpucët e atij apo asaj që mund të përfitojë apo dëmtohet nga sjellja jote.
9. Ka dallim të madh mes shkollimit dhe edukimit. Shkollimi kryhet kur e merr diplomën, edukimi nuk kryhet deri sa të vije vdekja. Prandaj lexo, deri sa nuk të lënë sytë, dhe dëgjo muzikën e njeriut dhe natyrës, derisa nuk të lënë veshët, çdo ditë.
10. Zgjedhe profesionin të cilin mund ta lësh dhe megjithatë të jesh në gjendje të mbijetosh dhe pa ndier pendim. Puno që të jetosh, por mos jeto që të punosh.
11. Merr para hua vetëm në dy raste: nëse mbetesh pa bukë dhe nëse do t’i investosh paratë.
12. Mos e lër pasurinë të të komandojë ty. Ti mund ta bësh pasurinë, kurse nuk ka pasuri në botë që mund të bëjë ty.
13.  Puno me nder dhe me përkushtim thua se e ardhmja e botës varet nga puna jote dhe i gjithë njerëzimi janë duke të vështruar si po punon ndërsa punon.
14. Mos shko në luftëra që nuk janë për liri.
15. Fetë dhe besimi janë dy gjëra të ndryshme. Hidhërohu në Zot, pavarësisht çfarë të thonë fetë, sepse, nëse Zoti ekziston, ai ose ajo do të të kuptojnë.
16. Shëndetin kije kujdesin më të madh. Shiko çfarë ha, sa lëviz dhe si fle. Shëtit çdo ditë dhe mundësisht gjithmonë me dikë tjetër. Lëre duhanin, nëse je duhanpirës, dhe zvogëloje pirjen, nëse pi.
17. Gjithsesi duhet të tregosh interes për së pakut tri arte, përndryshe ke jetuar pjesërisht. Nëse vdes pa provuar të shkruash një vjershë, apo të kompozosh ose këndosh një këngë, apo të pikturosh një tablo që e dalldis shpirtin, apo të luash në një film apo pjesë teatrore që i shtyn njerëzit të shqepen së qeshuri ose qajnë me dënese, apo nëse vdes pa provuar të bësh një skulpturë, ke humbur shumë.
18. Sa herë që ndihesh që ajo që të ndodh ty apo rreth teje është serioze dhe kulmi i stresit, kujtohu sa i madh është universi dhe sa i vogël dhe, sipas të gjitha gjasave, sa i parëndësishëm planeti ynë në shumësinë e miliarda galaktikave në kozmos. Ne njerëzit nganjëherë e marrim veten tepër seriozisht.
19. Dhuro lule sa më shpesh që mundesh. Ka të tillë që thonë nuk është mirë të këputen lulet. Mos u vij veshin. Lulet ekzistojnë që të këputen dhe dhurohen. Sapo ta lexosh këtë këshillë shko dhe bli një buqetë lulesh dhe dhuroja personit të parë të dashur që e sheh ose do të shohësh.
20. Mos ju frikëso vdekjes. Por respektoje shpatën e saj që na rri mbi krye. Shfrytëzoje çdo çast përpara se ajo të të godasë ashtu që të kesh kujtime sa më shumë dhe sa më të bukura me njerëz, sepse vetëm kujtimet na lejohen t’i marrim me vete— siç po i marr unë tash shumë të tilla edhe nga koha e shkurtër që kemi kaluar bashkë unë dhe ti.
Jam pa fjalë, e as nuk kam çka të shtoj. Ndiej dhimbje për humbjen e njeriut të mirë dhe plakut të shtrenjtë, mirëpo, ndonëse i pikëlluar, jam edhe i lumtur që listën e tij po e ndaj me shumë e shumë njerëz. Shpresoj që edhe ju do t’i shpërndani dhe përhapni këshillat e tij te të gjithë të dashurit tuaj, ndërkaq që, pasi ta keni bërë këtë, do të vendosni të blini një buqetë me lule të freskëta për njeriun e zemrës suaj, kushdo qoftë ai ose ajo. RIP Günther S.!

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ne rregull, a thua se 10 porosite nuk jane mjaft, na jep edhe Uku tani porosite e Ali Senjefit.

Me kujtohet, andej nga fillimet e demokriacise, gjeta poshte deres se shtepise nje zarf me nje leter prej nje anonimi. Tek ajo leter kishte nja 20 keshilla te kesaj natyre, ne mos pacin qene keto te njezeta, qe po na servir Uku tani. Ne fund letra thoshte, kopjoje njezet here kete leter dhe shperndaja 20 miqve, keshtu nje e mire e madhe do te ndodhi ne jeten tende, ama po nuk i shperndave keto porosi nje vdekje a nje semundje e rende do te ndodhe ne familjen tende. Me rrofsh o Uk, se ti e zgjidhe problemin, ua cove letren me nje te shtypme butoni gjithe lexuesve te nderuar te ResPublica-s.

O Uk, ne ke gje te hajrit per te thene shkruaj se po te lexojme, po te lutem mos na e harxho kohen kot me keto cilimilleqet e bujtinareve hipotetike. Te lutem! Zero nivel!

PS. Kot per kuriozitet e di njeri cfare arsimi ka ky Uku?

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky na tregoi qe rri ne New York, e pi kafen me tas tek Starbucksi dhe paska edhe ipad. Na plasi su.ma.........

Submitted by Shoku i Uk-ut (not verified) on

Unë propozoj ta dënojmë me vdekje Uk Lushin. Si ka guxuar të shkruaj një rrëfim të vërtetë që ua ka prishur "standardet" Plak Xhuxhumakut dhe këtij zotëri Anonimit. E palejueshme është sidomos që nuk u ka treguar lexuesve gjeni si Plaku Xhuxhumaku dhe zotëri Anonimi edhe lagjen, adresën dhe sidmos sa i kushton apartamenti ku jeton. Si shok i Uk Lushit dhe i shokuar nga "krimi" që ka bërë duke "hidhëruar" autoritete si xhuxhmaxhuxhi dhe anonimusi ju informoj se Uk-u është edhe i pashkollë dhe nuk di as shkrim e as lexim. Shkrimete  tij i bën Mustafa Nano. Propozoj që edhe Mustafa Nano të ekzekutohet sepse boton gjëra që ua ngrijnë nervat njerëzve me shije si xhuxhmaxhuxhi dhe anonimusi. Muç- ti meriton ekzekutimin me varje sepse nuk i ke treguar Plakut se cila është shkalla e arsimimit të Uk-ut dhe nuk më ke pyetur mua që t 'u tregonja edhe madhësinë e haletit të tij. Muç- tregoju njerëzve që po ua mori mendja guxojnë të shkruajnë dhe vetë dhe ti do t'ua botosh perlat e tyre. Muçi duhet të ekzekutohet tri herë sepse Muçi nuk u ka treguar këtyre mendjendriturve se në askush nuk mund të të shtyjë me zot ta lexosh dikë, veçanërisht kur e di se ti je më i miri në botë-- kërkoj falje dy më të mirët në botë. Të fshehesh pas anonimitetit të komentuesve në iNternet është  gjithsesi e ulët, por Uk-u- si e thërret Plaku xhuxhmaxhuxh ka kaluar gjëra më të vështira në jetë dhe e kam parë me sytë e mi. Nuk ja kam dronë atij. Ne e quajmë Uk dhe kur e shquajmë emrin e tij themi Uki. Ikni Uki! :)

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O shoku i Ukut, ti se pari ke nje gje te lakmueshme, e ke shpallur identitetin tend hapur, pra tani kushdo e di kush je. Po nejse. Ketu te gjithe jane anonime keshtuqe kjo nuk ka pse komentohet me kot.

Askush nuk kerkoi Uku te denohet me vdekje, ironia jote eshte fare nga ato 2 lekshet. Po qe Uku me keto veprat qe shkruan na i sjell zorret te barku, ky eshte fakt. Po te jete per edukator kopshti kjo ben, per ketu eshte si me tall bythen me shkrim.

Sa per Mucin, duket qarte qe eshte ne krize per autore, e per shkrime me nivel, prandaj dhe ka katandisur me Ukun. Ate punen e arsimit nuk ia kerkoi njeri Mucit, por ndonje shoku te tij, si puna jote per shembull, por ti prape nuk e ke thene se cfare arsimi ka, ke treguar vetem qe ka kaluar neper alamete te llahtarshme dhe ti nuk ia ke drone atij. E kujt i plasi?

Uku ato gjera qe ia ka pas enda me ia tregue lexuesve si New Yorkun, Starbucksin dhe ah, po ate ipadin ia ka tregue vet. Per aletin e te tjera ma mir me ia lan shokvet.

Une, xhuxhmaxhuxhi, sic thua ti, nuk e ofendova Ukun, vetem vura ne dukje faktin qe cfare kishte shkruar ishte fare pa nivel, ah dhe po deshe po veme nje bast, me sa te duash ti. Une them qe Gunther-i i Ukut eshte personazh imagjinar.

Ne gjuhen shqipe emrat mashkullore qe mbarojne me "k" zakonisht shquhen me "u", keshtu themi plak-u, shok-u, malok-u, bajrak-u etj. etj, pra pse jo Uk-u?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.