Trashëgimia e refuzuar

Postuar në 26 Gusht, 2014 06:56
Maks Velo

Po të duam të studiojmë dinamikën e trashëgimisë, do të thosha se deri më 1945 u krijua fondi i saj. Nga 1945 deri më 1990 u krijua një trashëgimi e re, ajo komuniste, dhe u dëmtua trashëgimia paraardhëse.

Në periudhën 1991 deri në 2014, kemi një tranzicion në luhatje, ku edhe vazhdojnë dëme të rënda ndaj trashëgimisë. Nuk u arrit dot të bëhet rilidhja e plotë me traditën e para 1945-ës. Kemi edhe deformime të rënda, si rasti i aplikimit të Kanunit.

Nuk arrijmë dot të formësojmë as një rrymë të pastër moderne. Ajo që më shqetëson është fenomeni i refuzimit të trashëgimisë. Kjo vjen nga disa faktorë: varfëria materiale dhe intelektuale, imitimi i gabuar nga eksperiencat në vendet e emigracionit, politikat konfliktuale të pushtetit politik apo atij religjioz. Janë me qindra monumente të dëmtuara, së fundi: Kisha e Kozares në Berat. Si qytete më shumë janë prekur Gjirokastra, Berati dhe Korça. Po sjell vëzhgimet e mia nga Korça, qytet që e njoh më mirë dhe e kam monitoruar procesin. Raporti me trashëgiminë ka turbulenca të çuditshme. E kam të pashpjegueshme, me gjithë përpjekjet e mia, të kuptoj përse një komunitet qytetar, siç ishin ata të Ortodoksëve të Korçës, në një periudhë të shkuar 100-vjeçare ishin më të ditur, më të disiplinuar dhe më të kulturuar, në kuptimin e zgjidhjeve dhe vendimmarrjeve urbane sesa ata që janë sot. Ishin racionalë, të thjeshtë, bashkëruajtës së ligjeve të pashkruara që formësonin nga ana urbane qytetin. Në tërë qytetin e vjetër nuk kish asnjë shkelje të kodeve urbane. Qyteti funksiononte si një i tërë, si një orë pa defekt. Dhe atëherë nuk kish asnjë arkitekt. Zgjidhjet planimetrike, volumore dhe pamore (fasadat), përcaktonin jo vetëm një jetesë ekonomike, por po ashtu edhe ekologjike dhe bashkëjetesë komunitare të përsosur. Ato janë një katalog i lakmuar për nga racionalja dhe harmonia. Kjo edhe i jepte qytetit atë kompaktësi, dinjitet, dhe harmoni vlerash urbanistike dhe arkitektonike. Sot, Bashkia e Korçës nuk njeh pjesërisht juridiksionin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ka refuzuar të respektojë ligjet dhe urdhëresat e sanksionuara për tërë territorin e Republikës. Kjo tregon se trashëgimia konsiderohet si pengesë dhe jo si vlerë. Popujt e vonuar si i yni, historinë e kanë jetuar me ndërprerje, çarje dhe shkëputje.

Kur KOHA HISTORIKE nuk jetohet në vazhdimësi, mbeten në kujtesë copa të ngurtësuara kohore të padeshifrueshme. Si hematomat cerebrale. Këto dhe sjellin komën kulturore. Këto HUMBJE KUJTESE bëjnë që të mos jesh me hapin e kohës, me kohët moderne. Ka edhe intelektualë që e dëshirojnë këtë, bile duan edhe kthime mbrapsht. Janë gazetarë, poetë, shkrimtarë, politikanë, historianë, që gjatë këtyre 22 viteve kanë bërë çmos për këtë pengim historik. Sot rezultatet duken haptas. Përplasja e qytetërimeve evidentohet më së miri në analizën se si ka ecur fati i trashëgimisë. Shqipëria dhe veçanërisht Berati është fakt i dukshëm.

Gjithë aftësitë tona duhet të përqendrohen aty që këto dy qytetërime të mos përplasen (sikurse duan disa), por të bashkëjetojnë. Po nuk pati bashkëjetesë të qytetërimeve nuk ka as bashkëjetesë të jetës së jetuar sot. Dëmtimi i rëndë i afreskeve të Onufrit në Valsh, rrëzimi i kryqit në Krrabë, dëmtimi kriminal i 20 portreteve në afresket e Voskopojës më 1996, të gjitha janë një fakt i rëndë. Pale pastaj po të përmendim skulpturën monstër të Skënderbeut që na e sollën peshqesh në Rinas xhihadistët maqedonas dhe kosovarë.

Sigurisht, unë me ta nuk kam asnjë gjë të përbashkët. Ekziston rreziku që kultura të ndryshme, brenda të njëjtit shtet, hakmerren kundër njëra-tjetrës me anën e trashëgimisë. Kjo dhe është fatkeqësia më e madhe e një populli. Të gjithë mundohen të grumbullojnë vlera, por t’i kesh dhe t’i zhdukësh, është një krim kundër njerëzimit. Trashëgimia është ADN-ja e një kombi. Pa të mund të ngatërrohet dhe tjetërsohet vetë kombi. Qytetërimet e mëdha kanë vlerësimin më të lartë për trashëgiminë. Antiqytetërimet e zhdukin trashëgiminë. Kur themi trashëgimi vetvetiu kuptojmë vlerat më të larta. Trashëgimia evidenton, studion, seleksionon, ruan dhe konservon pjesët më të vyera të jetës së kaluar, si materiale ashtu dhe shpirtërore. Më e dukshme dhe prezente është trashëgimia materiale. Moderniteti i popujve europianë bazohet në garancinë që jep trashëgimia. Trashëgimia është siguria historike për kapërcimin e krizave identitare gjatë rrugëtimit historik. Trashëgimia është poli i pagabuar që të shpëton sa herë humb rrugën në udhëkryqet historike.

Moderniteti nuk është veçse vazhdimi i kohëve të kaluara. Europianët mundohen të jetojnë brenda trashëgimisë për t’i zgjidhur lehtësisht problemet e komplikuara bashkëkohore. Ai dhe është moderniteti i vërtetë sepse nuk gabon. Nëse Kanuni do të konsiderohej trashëgimi, do të ish një Opus madhor. Kur mundohet të aplikohet në kohët moderne, nuk është veçse një gabim fatal. Kjo ndodh sepse njeriu i sotëm tek ne nuk e përballon dot modernitetin. Dëshiron të djegë etapat duke djegur trashëgiminë. Le të ecim ngadalë duke mbajtur të ndezur pishtarin e TRASHEGIMISE.

"Mapo"

Comments

Submitted by Partizan Velo (not verified) on

JA CFARE THOTE TRASHEGIMIA  (HISTORIKE) O MAKSUT

Nuçi Naçi

Historia e qytetit të serenatave, i ngritur mbi gërmadhat e fshatrave Gjorixhë e Peskëpi

Deri më sot askush nuk ka një ide të qartë se nga vjen emri i qytetit të Korçës. Historia e saj nis me kthimin e Iliaz bej Mirahorit nga Stambolli në vitin 1484. Disa thonë se ky njeri me shtat mjaft të lartë e me flokë të zinj që i mbinin mbi supe, i veshur me një anteri të bardhë e të mëndafshtë, kishte qëndruar buzë lumit të Mborjes, aty ku rrjedha e ujit ndante dy fshatra të vegjël dhe vështronte vëmendshëm gjithçka ndodhte në të dy krahët e tij.

Pikërisht aty kishte vendosur të ngrinte Korçën.

Në njërën anë të lumit shtrihej një fshat i vogël që quhej Peskëpi, ndërsa në anën tjetër një fshat edhe me i vogël, që quhej Gjorixhë.

Fshati i parë (Peskëpia) ka patur fatin të mbetet i shkruar në defterët e kohës dhe për këtë arsye vazhdon të përmendet edhe sot e kësaj dite, sa herë që flitet për historinë e Korçës, kurse Gjorixha gjendet e shkruar shumë rrallë, aq sa mund të thuhet se janë të pakët ata që kanë njohuri mbi ekzistencën e dikurshme të këtij fshati.

Peskëpia, që gjendej në anën perëndimore të lumit kishte marrë këtë emër, sepse fillimisht aty ishin ngulur pesë familje, pra, pesë shtëpi, të cilat në kohën kur ishte ndalur aty Ilaz bej Mirahori, ishte shtuar në 15 familje, ndërsa fshati Gjorixhë, që shtrihej në pjesën lindore, gjendet e shkruar në gjuhën turke, që në shqip do të thotë "shiko e shko", ose e thënë edhe më shkurt do të shqiptohej "shih-shko".

Çifçinjtë

Njeriu me shtat të lartë, i quajtur Iliaz Bej Mirahori, që atë çast kishte qëndruar buzë lumit të Mborjes, i cili mblidhte ujërat e maleve të Moravës, pasi hodhi vështrimin mbi fshatin Gjorixhë kishte folur me zë të lartë, madje pa e kuptuar as vetë.

"Këtu do të ngrihet Korça".

Thonë se kjo fjalë ishte dëgjuar edhe nga banorët e Gjorixhës dhe të Peksëpisë, që atë çast kishin kaluar aty pranë tij.

Në të vërtetë banorët e dy fshatrave nuk ishin gjë tjetër veçse një grup çifçinjsh që jetonin mes një varfërie të lodhshme.

Mes habisë dhe kureshtjes kishin pyetur përsëri për të mësuar se çfarë kishte ndërmend të bënte ai njeri, në atë vend që kishte vetëm baltë dhe gjithnjë bënte ftohtë, ndërsa në dimër, askush nuk guxonte të dilte nga dera, sepse mund të ngrije, ashtu si qirinjtë e akullt nën strehët e shtëpive.

"Të jetë i çmendur ky njeri?!", kishin menduar së pari çifçinjtë e lodhur, por pamja e tij nuk ta jepte këtë përshtypje.

Iliaz bej Mirahori ishte i gjatë nga shtati dhe flokët e zinj i zbrisnin deri poshtë mbi supe, ndërsa kishte një pamje të butë si prej engjëlli.

Kishte zbritur në Gjorixhë me një kalë të bardhë, ndërsa pak më tej kishte lënë disa njerëz, të cilët qëndronin në pritje të çdo urdhri që mund të jepej prej tij.

Pikërisht për shkak të pamjes dhe të veshjes me mëndafsh e gajtanë, çifçinjtë që kishin qëndruar përballë me Iliaz bej Mirahorin rrinin në heshtje dhe vështronin gjithë habi njeriun që kishte zbritur papritur në dy fshatrat e tyre.

Iliaz bej Mirahori kishte përsëritur sërish se pikërisht aty do të ngrinte një qytet të madh dhe të bukur.

Nuk dihet nëse e besuan çifçinjtë, por Mirahori u tha se, "çdo ditë do t'u jepte bukë falas, ndërsa çdo të enjte në mbrëmje do të kishte diçka të veçantë. Çifçinjtë vështruan përsëri të habitur. Si ishte e mundur!?, dukej sikur pyesnin njëri-tjetrin. "Po, tha Mirahori, do të jap urdhër që të gatuhet dy herë në ditë, në drekë e në darkë. Do të gatuhet çorbë gruri dhe orizi, por edhe gjellë të tjera, dhe do të hajë kushdo që do të jetë i pranishëm në kohën e bukës, i vobektë, pasanik, i varfër, i huaj, udhëtar apo banues, fëmijët e studentëve e të tjerë. Kushdo qoftë, përsëriti Mirahori, ç'ka do që të hanë, e kanë hallall e t'u bëjë mirë".

Gjithçka që u kishte thënë atë ditë u bë e vërtetë, madje gjendet e shkruar fjalë për fjalë në vakëfnamenë e Mirahorit. Thuhet se banorët e Peskëpisë shkuan dhe ndezën qirinj në kishën e tyre të vogël të Shën e Premtes, duke u lutur që njeriu që u kishte premtuar bukën e përditshme falas dhe një misur të zier me oriz, të kthehej sërish në fshatrat e tyre.

Haberet

Lajmi për njeriun shtatlartë, me flokë të zinj që i zbrisnin deri poshtë mbi supe, i veshur i tëri në mëndafsh, me një palë tespi të zeza, të shkuara edhe ato në fill mëndafshi, i shoqëruar nga njerëz të tjerë me kuaj, kishte marrë dhenë, madje kishte kapërcyer edhe dy fshatrat, Gjorixhën dhe Peskëpinë.

Ishte marrë vesh nga të gjithë se ai njeri kishte qenë mjaft i rëndësishëm dhe se quhej Iliaz bej Mirahori, i cili nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Stambolli.

Çifçinjtë kërkonin të dinin gjithçka mbi atë njeri.

Kishin mësuar se Iliaz bej Mirahori ishte shumë i kamur. Pasuritë e tij shtriheshin jo vetëm në Kolonjë, në Korçë dhe në Përmet, por edhe në Janinë, ku kishte punuar si Sanxhakbej, madje, edhe Kostandinopojë, ku dyqanet dhe shtëpitë e tij nuk kishin të numëruar, veçanërisht në lagjen "Ivlanka".

Thuhej se Iliaz bej Mirahori ishte martuar me të bijën e Sulltan Bajazitit II, pra ishte dhëndër Sulltani dhe kjo nuk ishte pak. Tashmë dinin gjithashtu se Mirahori kishte patur tre djem, Muhamedin, që ishte vrarë në një nga luftërat në afërsi të Bagdadit, Mehmetin që do të merrte në dorë qeverisjen e Korçës pas vdekjes së Mirahorit dhe djalin e vogël, Sefer Shahun, i cili quhej kështu, sepse do të merrte përkujdesej për ecurinë e Imaretit. Por ndërkohë kishte dhe një sërë vajzash, Fatimen, Shoh-Hatun, Aishen, Hondin dhe Hatixhen. Dy vajzat e fundit i kishte patur me gruan e dytë, që siç arritën të mësonin çifçinjtë në ato ditë të mbushura me habere, gruaja e dytë e tij ishte mulate.

Flitej që Iliaz bej Mirahori kishte dhe një shërbëtore mjaft të bukur, turkeshë që të rrëqethte me vështrimin e saj, por edhe një skllave të quajtur Hurshide Abdullah, që mund të thuhet se ishte magjia vetë.

Iliaz bej Mirahorit nuk do t'i mungonin as skllevërit, por që më pas do t'u jepte lirinë.

Për çifçinjtë kishte rëndësi çdo lajm i përhapur për Iliaz bej Mirahorin, por mbi të gjitha flitej në mënyrë të veçantë për Fermanin (Urdhrin Mbretëror), me anë të të cilit Sulltan Bajaziti II e shndërronte Iliaz bej Mirahorin përmes një mylknameje në pronar tokash, në fshatrat Panarit, Treskë, Trebickë, Vithkuq, Leshnjë, Peskëpi, Gjorixhë, Katund, Stratobërdë, Grabockë dhe Boboshticë.

Të qenit kaq i pasur ngjallte kërshëri dhe besim te bujqit dhe çifçinjtë, ndërsa prisnin nga çasti në çast shfaqjen sërish të njeriut me shtat jashtëzakonisht të lartë.

Xhamia

Ashtu siç kishte premtuar, Iliaz bej Mirahori nisi të hidhte themelet e një qyteti të madh dhe të bukur.

U mblodhën aty çifçinjtë dhe bujqit e të dy fshatrave, Gjorixhës dhe Peskëpisë, por edhe banorë të fshatrave Treskë, Trebickë, Orgockë, Katund dhe nga fshatra të tjerë.

Punonin jo vetëm myslimanë, por edhe ortodoksë, ustallarë dhe zanatçinj të mbledhur nga të gjitha anët.

Për Iliaz bej Mirahorin nuk kishte asnjë dallim, i trajtonte të gjithë njëlloj.

Gjithkush që punonte aty paguhej mirë me derhem në dorë, çdo ditë. Të gjitha vaktet e bukës jepeshin falas, kurse të enjteve në mbrëmje përgatitej diçka e veçantë.

Ishte viti 1484.

Po ndërtohej Xhamia e Iliaz bej Mirahorit. Do të kishte një sallë qendrore për lutje, piktura muzeale, por nuk do t'i mungonte as mafili mbi portën e hyrjes. Mbulesa e sallës kryesore do të ishte një kupolë e veshur me plumb, ndërsa në hyrje do të kishte ajatin, edhe ai me mbulesë plumbi. Minareja e saj do të ishte e gurtë dhe mjaft e lartë. Ndërkohë xhamia do të lidhej me Imaretin.

Vetëm kur përfundoi së ndërtuari, ustallarët mbetën të habitur me bukurinë e saj.

Ishte një ndërtim i bukur klasik.

Shumë më vonë në hyrje të saj do të vendosej një mbishkrim në gjuhën turke, ku thuhet: "Themeluesi i kësaj vepre të mirë dhe të dobishme, Iliaz bej Mirahori, e ndërtoi këtë xhami në vitin nëntëqind e një (sipas kalendarit të vjetër)”.

Krahas xhamisë vazhdohej me ndërtime të tjera, përfund saj po ndërtohej Pazari i Korçës, një Pazar ky që nuk ishte parë kurrë në ato anë.

Njerëzit për herë të parë po shihnin se mund të fitoje para me punë, ndërsa nuk kishte asnjë lypsar në rrugë për të kërkuar bukë. Ndërtimet e Iliaz bej Mirahorit nuk kishin të mbaruar.

Përballë me xhaminë ndërtoi një shkollë ku të mësonin djemtë e vajzat. Nuk la pa ngritur edhe një Imaret, ku gatuhej bukë, gjellë, ëmbëlsira, që të gjitha për të varfrit. Iliaz bej Mirahori që interesohej për gjithçka, solli enë të reja dhe të kallajisura. Imareti u kompletua me ndërtimin e kuzhinës, furrës, depos dhe hanit, ku gjithnjë do të kishte një vend për udhëtarët dhe njerëzit që vinin në qytetin më të ri të asaj kohe.

U ngritën disa dyqane njëri pas tjetrit, ndërsa u rregulluan rrugët dhe u ndërtuan ura mbi lumin e Mborjes që sillte në qytet ujërat e malit të Moravës.

Njerëzit kishin nisur të pasuroheshin.

Gjithkush mendonte për të filluar një zanat që nga punimet e leshit, sixhadet e qilimat dhe deri te përpunimi i lëkurave, ndërsa zanatçinjtë e vërtetë vinin nga ana e anës për të filluar punë aty.

Mirahori u kujdes edhe për ngritjen e një spitali. Thuhet se ky ka qenë spitali i parë në vendin tonë.

Prejardhja e emërtimit të qytetit të Korçës

Nuçi Naçi thotë se fjala "Gjorixhë" e shkruar në gjuhën turke, në shqip lexohet krejt natyrshëm "Korçë", duke kthyer shkronjën "g" në "k", ndërsa për shkronjën "j", Nuçi Naçi, duke u bazuar në ligjet gramatikore të shqipes, sqaron se shkronja "j" e zëshme e shqipes në këtë rast është e destinuar të humbasë.

Pra, fjala "Gjorixhë" na jep krejt pastër fjalën "Korçë".

Ndryshe nga Nuçi Naçi, studiuesi Nedai Thëllimi ka mendimin se fjala "Gjorixhë" vjen nga bullgarishtja e vjetër, që do të thotë "dardhë e egër" (goricë), e cila mund të ketë mbetur nga pushtimi bullgar, i cili zgjati në këto anë deri në vitin 1018.

Ky mendim ka qenë i shprehur edhe nga studiues të tjerë, ndërsa A.Selishçev te "Sllavianskoe Nnaselenie v Albanii", botim i vitit 1931, (faqe 214), thotë se emri i Korçës nga pikëpamja etimologjike shpjegohet nga fjala "Gorica", që ka të bëjë me vende të vogla malore.

Pavarësisht nga interpretimet që jepen, duket se fjala "Gjorixhë" mban të fshehur emrin e Korçës.

Në një dekret perandorak të vitit 1494, fjala "Gjorixhë" gjendet e shkruar "Koriçë", çka do të thotë se emri i Korçës qëndron i lidhur me emrin e këtij fshati.

Gjorixha nisi të humbasë dhe të mos përmendet më, sepse pikërisht aty nisi, së pari, ndërtimi i Korçës, ndërsa do të përmendej edhe për pak kohë më shumë fshati Peskëpi, sepse edhe ai më pas do të shkrihej gradualisht me fshatin Gjorixhë, ku po lulëzonte Korça.

Banorët, krenarë për "shfaqjen" e tij

Ilia bej Mirahori, i preferuari i vlerësuar nga Sulltan Bajaziti II

Çifçinjtë dhe të ardhurit, ndërsa merreshin me punë, interesoheshin gjithnjë e më shumë për jetën e Iliaz bej Mirahorit. Tashmë gjithkush e dinin se Mirahori kishte lindur në fshatin Panarit, por ishte marrë peng nga Sulltan Murati II, kur ishte 10 vjeç, sepse babai i tij kishte patur influencë të padiskutueshme në Kolonjë. Vetëm me marrjen peng të të birit, Sulltan Murati II kishte nënshtruar jo vetëm babanë e Iliazit, por gjithë Kolonjën.

Këto i tregonin njëri-tjetrit, çifçinjtë, bujqit dhe ustallarët, teksa ishin duke hapur themele të reja e duke ngritur mure apo duke sjellë gurë e lëndë druri dhe gëlqere.

Më të informuarit, por edhe njerëz të afërt me Mirahorin tregonin se si Iliaz bej Mirahori ishte shquar për trimëri të rrallë gjatë rrethimit të Kostandinopojës në 29 maj të vitit 1453.

Ai kishte qenë i pari që kishte shtënë në dorë një nga portat e mureve të këtij qyteti, që do ta çonte në brendësi te katedralja e Shën Sofisë. Beteja e tij në lagjen "Samatia" do të përmendej shpesh në divanin e Sulltanit.

Shërbëtorët gjenin rastin për të treguar se pas asaj lufte, Sulltan Mehmeti II Fatihu do të ishte fitimtari, ndërsa Iliazi i Panaritit, rrëmbyes i gradave të merituara. Ishte kjo arsyeja që nga Iliaz u quajt Iliaz Bej, më pas Iliaz bej Mirahor, pastaj Mirahor Evel që do të thotë Mirahor i parë, ndërsa nuk do të ngurohej për t'i dhënë titullin Khoxha Mirahor, një titull ky që jepej vetëm nga sulltanët, por që ka kuptimin "i madh" dhe "i nderuar".

Shpërblimet për Mirahorin nuk kishin të mbaruar, ndërhynin të tjerët që pretendonin se kishin mësuar diçka më shumë për jetën e njeriut nga Panariti. Ka disa ndërtime në Stamboll që mbajnë emrin e tij, madje ekziston edhe një xhami me emrin e tij në lagjen "Jedikule", thoshte një tjetër. Është e vërtetë, shtonin njerëzit e Mirahorit dhe jo pa kënaqësi vinin në dukje se ajo xhami numërohej si një nga më të mëdhatë e qytetit të Stambollit. "Perëndia na solli një njeri të shenjtë", i thoshin njëri-tjetrit banorët e Gjorixhës dhe të ardhurit nga zonat përqark, teksa takoheshin mëngjeseve.

Pastaj pyesnin: "Si është e mundur që e la Stambollin?!". Pyesnin edhe pse përgjigjen e dinin prej kohësh, "Iliaz bej Mirahori i ishte lutur Sulltan Bajazitit II që ta linte të kthehej në atdhe, sepse donte që atje të ndërtonte një qytet të madh dhe të bukur".

"Shko", i kishte thënë Sulltani dhe bashkë me lejen i kishte falur edhe një sërë territoresh në formë mylku (prona).

Por, ndërsa e kishte përcjellë, thonë se Sulltani kishte rënë në dëshpërim. Po ndahej nga miku i tij më i mirë.

"Mirahori, siç shpjegon Sami Frashëri te 'Kamus-ul alam', (fq 1028), kishte qenë pedagogu i preferuar i Sulltan Bajazitit II".

Korça zhvillohet mbi gërmadhat e Gjorixhas dhe Peskëpisë

Dy lagjet e para "Varosh" e "Kasaba" me 8 mëhallat

Askush nuk kujtohej më që pak kohë më parë, aty ku kalonte lumi i Moravës kishin ekzistuar dy fshatra, njëri me emrin Peskëpi dhe tjetri Gjorixhë. Dy katundet po shkriheshin me njëri-tjetrin, ndërsa gjithnjë e më shumë po dëgjohej emri i qytetit më të ri të Korçës.

Vetëm Iliaz bej Mirahori kishte punësuar me dhjetëra njerëz, mësues, doktorë, ndezës të kandilave, meremetçinj, muratorë, karrocierë, thurës shportash dhe hasrash, prodhues qirinjsh, bukëpjekës dhe kuzhinierë, magazinierë, barinj, nallbanë, rojtarë, kallajxhinj, druvarë, mullixhinj, mbikëqyrës, kujdestarë kuajsh etj. Çdo ditë nga fshatrat përreth vinte grurë, misë, gjalë, verë dhe uthull, mish dhe prodhime të tjera.

Në qytetin e Korçës kishin nisur të dilnin në skenë esnafët e tabakëve, të bakajve, bakërxhinjve, argjendarisë. Nuk mungonin prodhimet e leshit dhe shajakut, levenxat dhe qilimat, veshjet e burrave. Po hapeshin lokale të reja. Kërkoheshin gjithnjë ustallarë të mirë për ndërtime. Ishte harruar krejt Gjorixha dhe Peskëpia. Flitej vetëm për Korçën, e cila po merrte pamjen e një qyteti të vërtetë.

Pak më vonë, siç shpjegon Nuçi Naçi, Korça do të konfigurohej në dy lagje të mëdha, Varoshi dhe Kasabaja. Te lagjja e parë banonin të krishterët, ndërsa te Kasabaja jetonin myslimanët. Lagjja e Varoshit ndahej sërish në dy pjesë, në Varoshin e Sipërm, i cili kishte 8 mëhalla, të Panços, Manos, Mantos, Qiros, Barçit, mëhallën e re dhe të Kalasë, ndërsa Varoshi i Poshtëm kishte vetëm një mëhallë, atë të Shën Mërisë. Kasabaja përbëhej nga katër mëhalla, e Tregut, Ratakut, Qoshkut dhe mëhalla e Deresë.

Megjithatë, shton Naçi, tregu ishte i përbashkët si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët.

Jeta kishte filluar të rridhte ndryshe.

Data të ndryshme për vdekjen

Grekët shkatërruan tyrben ku ishte varrosur Iliaz bej Mirahori

Për vdekjen e Iliaz bej Mirahorit jepen data të ndryshme të vdekjes.

Nedai Thëllimi shkruan se Mirahori vdiq në vitin 1512, kur ishte 92 vjeç.

Sipas Sami Frashërit, Mirahori ka vdekur në vitin 1501.

Nuçi Naçi jep vitin 1500 të vdekjes së Iliaz bej Mirahorit. Kronika të kohës thonë se Mirahori jetoi më shumë se 100 vjeç. Nga ajo derë doli dhe një stërmbesë e Iliaz bej Mirahorit, Emineja, e cila do të ishte nënë e vëllezërve Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri. Gjithsesi ai gjendet i varrosur në tyrben e tij, e cila gjendet në pjesën e pasme të xhamisë. Në këtë tyrbe ndodhen katër varre, varri me shtrat i Iljaz bej Mirahorit, varri i djalit të tij, Mehmetit, dhe i djalit të vogël, Sefer Shah.

Në këtë tyrbe gjendet e varrosur edhe gruaja e tij, për të cilën thonë se ishte bijë e Sulltan Bajazitit II. Në hajatin e tyrbes kanë qenë të varrosura gruaja e dytë e Mirahorit (mulatja) dhe shërbyesja. Këtë pozicion kanë patur gjatë kohës kur kanë ndodhur këto ngjarje, por tashmë në këtë tyrbe nuk gjen më asnjë shenjë. Lufta e Parë Botërore shkatërroi edhe varrin e Iliaz bej Mirahorit.

Plaçkitës të tyrbes u bënë ushtritë greke.

Nuçi Naçi në librin e tij "Korça dhe katundet përqark", thotë se, "për shumë kohë kanë qenë të ruajtura në këtë xhami një këmishë prej teli hekuri të rrahur, e cila mund të rëndonte gjer në 10 okë, që mesa duket Mirahori e kishte përdorur gjatë luftimeve në Turqi, një shkop i gjatë e me dobec në fund, sepse siç thonë ia kish ënda shumë bujqësinë, një anteri e bardhë e linjtë e me gajtanë të mëndafshtë, shumë e gjerë dhe e gjatë, gjë që na tregon se ka qenë shtatmadh, dy riza, me të cilat fshihej, të qëndisura me mëndafsh dhe një krehër i brinjtë, me të cilin krihej. Krehri, meqë i ka dhëmbët të rrallë e të trashë, na tregon se do ta ketë patur perçen të gjatë, ka shkruar Naçi, ndërsa shton se ka patur edhe një palë tespi të zeza, të shkuara në një gjalmë të mëndafshtë, tri lugë, që një nga këto është e brinjtë, ndërsa dy të tjerat të drunjta e të qëndisura me tel shumë të gjerë. Ka qenë njeri me shtat të madh sikundër na tregojnë rrobat e tij, por edhe shkopi, i cili ishte i gjatë afro tre kute të sotme", përfundon Naçi, me inventarin e dikurshëm të Mirahorit, i cili nuk ekziston më, por që në të vërtetë ai ka lënë pas një qytet me emrin Korça. Është njeriu që gjithë pronat e tij i ktheu në vakëfe..."

E KUPTON TASHTI "përse një komunitet qytetar, siç ishin ata të Ortodoksëve të Korçës, në një periudhë të shkuar 100-vjeçare ishin më të ditur, më të disiplinuar dhe më të kulturuar, në kuptimin e zgjidhjeve dhe vendimmarrjeve urbane sesa ata që janë sot"?

ME C'KUPTOHET NGA HISTORIA (TRASHEGIMIA) ATO PASKAN SHKATERRUAR NJE TRASHEGIMI TJETER OSE NUCI JA FUT KOT

Submitted by Gj (not verified) on

Domethene kur Skenderbeu luftonte kunder turqve, ku Iliazi ulej ne gjunje, i zberthente panatallonat Mehmetit II rregullonte floket e bukur dhe te zinj qe e pengonin dhe fillonte punen.

Korca njihet si qytet qe ne shekullin e 13, nuk ka pasur ndonje vend te quajtur Gjorixh ne shekullin XV ne Shqiperi, pasi nuk ka pasur germe xh atekohe, germen xh e sollen osmanet, o Nuci Naci

Submitted by Gj (not verified) on

Po pse mor ca kujtove ti! Mos duhet te beja ndonje hartim per te gjithe zymbylet e Babe Sulltanit?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti me duket se nuk ia ke idene se kush eshte Nuçi Naçi.....

Submitted by Gj (not verified) on

Ne fakt e kam nje ide, ne pergjithesi shume pozive dhe negative apo komike ne disa raste.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Do te besh mire t'i pish me rregull ilaçet. Pjesmarrja ne forume nuk i zevendson ato. Tata...

Submitted by Gj (not verified) on

Ti flet duke u nisur nga eksperienca personale me siguri. Por duhet te kuptosh qe jo te gjithe kemi te njejtat halle, dikush si ti ka probleme shendetesore nje tjeter thjesht ka mall per Shqiperine dikush ka kohe te lire dikush paguhet per kete pune e keshtu me rradhe. Ne pergjithesi nuk duhet pare Nuci Nacin apo ceshtje te tjera nga kendveshtrimi bardhezi, kur to jane me komplekse.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Bravo, o mjeshter i kompleksit. Me pelqen si i quan halle keto gjera o hallemadh. Meqe te duket se gjithecka buron nga eksperienca personale, une mund te kem probleme shendetsore, po ti qenke hallexhi i madh, madje hallexhi kompleks.

Submitted by Gj (not verified) on

Ashtu eshte sic e pranon vete, ke probleme shendetsore mendore. Prandaj shiko hallin tend kurohu sherohu dhe mos u caj cilin te tjereve.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Hallexhinjte komplekse ose me komplekse inferioriteti si simptome kryesore kane pikerisht kete, e projektojne realitetin e tyre, ne kete rast semundjen mendore, tek te tjeret. E dyta, ty cilin ta kane bere cope shume kohe me pare, qysh ne lindje, keshtuqe s'ka mbetur me gje per te care, prandaj edhe ti vjen rrotull me krenari neper forume, ore monogerme. Tata'....

Submitted by Nje rob zoti i ... (not verified) on

Mire o Gj

Lexo kete tjetren :

Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi
ekzistencën e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe
gjenealogjinë e familjes së madhe feudale shqiptare të Muzakajve,
shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e
Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe
u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë
Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që
përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin, Devollin,
Kosturin, përmend dhe Korçën, të cilën e cilëson qytet.

Nga
regjistri i Korçës e i Përmetit i kryer në vitin 1431-1432 fill mbas
pushtimit osman del se krahina e Korçës u përfshi në një vilajet me
qendër në Korçë, të cilën turqit e quajtën Gjorixhe. Vetë Korça figuron
si kështjellë e banuar me 26 shtëpi.
Vendosja nga turqit e qendrës
së krahinës në Korçë nuk është e rastësishme. Këtu ata gjetën një
qendër tashmë të formuar e të rëndësishme ekonomike, në një pozitë të
favorshme, me kala e pazar dhe me ekonomi të fuqishme.

Fundi i
shek. XV shënon një moment të rëndësishëm në historinë e Korçës. Në
këtë kohë sulltan Bajaziti II i dhuron Mirahor Iliaz beut, për merita
shërbimi, fshatin Peshkopi për ta përdorur si pronë vetjake – mylyk.

Në
mylukun e tij, ai ndërtoi një xhami të madhe në vitin 1496, e cila
ruhet edhe sot, një imaret me të gjitha lokalet e nevojshme si kuzhinë,
depo, furrë të cilat së bashku me fshatin Peshkopi dhe me pronat e
tjera të tij nga fundi i jetës, më 1505, i ktheu në vakëfe.

Njoftimi i dytë vjen nga Kodiku i
Mitropolisë së Korçës i cili bën fjalë për datën e themelimit të
Kodikut në vitin 1676 nga kryepeshkopi i Justinianës së parë të Ohrit,
Parthenit nga Korça, i cili le të kuptohet se Korça në këtë kohë ishte
qendër peshkopate dhe kishte mitropolinë e saj. Mesi i shek.XIX e gjeti
Korçën një qytet në lulëzim e sipër, që tërhiqte gjithnjë e më tepër
banorë të ardhur nga fshatrat përreth.

Në vitin 1859 Korça
numëronte 10.000 banorë, ritmet e shtimit të popullsisë mbas kësaj
periudhe bëhen të përshpejtuara. Në vitin 1923 arriti të ketë 25.598
banorë e të jetë qyteti më i madh i Shqipërisë, ky numër ka përfshirë
dhe shtesën e popullsisë së fshatrave të djegur gjatë luftërave
ballkanike e botërore që gjeti strehë në Korçë.

Submitted by Gj (not verified) on

Interesante, faleminderit. Une do te kisha shtuar edhe faktin qe shume prej banoreve te Voskopojes u vendosen aty pas tre djegieve dhe shkaterrimeve duke e bere Korcen qytezen me te rendesishme te juglindjes. Eh po, atekohe nuk ka pasur vetem zhvillime qytetesh. Apo do ta kisha krahasur zhvillimin  e Korces dhe Shqiperise me ate te vendeve te tjera qe nuk paten fatin e  madh te pushtoheshin nga osmanet. Por pastaj them, cfare rendesie ka kjo, e rendesishme eshte qe Korca ka pasur fat me turqit. 26 shtepi pas pushtimit nuk jane pak. Krutanet u vrane nga i pari tek i fundit. Shkodranet u vrane njesoj ose emigruan ne Itali. Keshtu qe Iljazi e ka hak nje momnument ne Korce si ate te Tiranes, por them se duhet te jete pa feste mbi koke, por me floke te zinj te leshuara qe i perkedhel era, rroba te bukura te  mendafsheta dhe duke luftuar me palle kunder nje palikari grek, hipur kaluc mbi ndonje minare te larte dhe te gjere qe te perkujtoje minaret e sotme te Stambollit.

Submitted by Nje rob zoti i ... (not verified) on

Sakte o Gj.

Por ne nuk po debatojme per histori por per trashegimi, pasi per kete ka shkruar komandant Arkitekti

Voskopoja edhte themeluar ne v 1330 dhe eshte djegur nga osmanet me 1770 , dhe eshte pranuar boterisht qe eshte kryesisht qytet vlleh

Pas djegjes se Voskopojes, logjikisht "merr jete Gorica"

Nese ju flisni per kulturen vllehe te Voskopojes, ke te drejte, por ne nderhyrjen e pare shkruani qeKorca eshte themeluar ne shek 13.

Dmth pyetja eshte per cilen trashegimi flisni  ?

Submitted by Gj (not verified) on

Jo, une po flas per histori per rehabilitimin e te vertetes hitorike. Nuk me interesojne perrallat me Iliaze, erdhi Iljazi dhendrri i Imam Bajalldiut ndertoi nje banjo turke dhe nje xhami e u be Korca. Jane interesante, por sa per te bere shaka sa per te kaluar kohen. Pastaj trashegima eshte edhe zgjedhje edhe teme pak e gjere. Fillon qe ne kohen e Skenderbeut dhe Iljazit e nuk mbaron asnjehere.

Submitted by haloefect (not verified) on

Korca eshte banuar shume me heret se koha e Osmaneve.Eshte cilesuar perle e kohes prehistorike.Permendim ketu tumen e Kamenices, vendbanimet e lashta te Maliqit. Nuk ka qartesi per periudhen e antikitetit apo studime me te hollesishme per kete.

Iljaz Bej Mirahori nuk eshte turk po shqiptar nga fshati panarit i korces ,I ati i tij ka qene prift dhe kjo dihet .Eshte rrembyer nga turqit dhe u be nje Jenicer mjaft i zoti ,ka qene nder te paret qe eshte ngjitur ne murete  Kostandinopojes kur ajo ra (si shuem te tjere Ballban pasha etj).

Per merita luftarake Sulltani i dha zoterimin qe permendin komentatoret.    Ne vendim e xhamise se Iljaz Bej Mirahorit ka qene nje kishtye qe te gjithe Korcaret e njohin ,kisha e Shen e Premtes.   Se fudndmi rastesisht ka dale nje kodik( ungjill),ku sipas te tehnave pas rendies se Ohrit ,ne duart e turqve, Kodiku eshte transferuar ne Korce , ne nje nga faqet e tij  pararendese ,permendet Korca si qytet paraosman .Shqiperia ka pasur kater kodike ku me i famshmi ka qene Kodiku i Beratit. Nuk ka shume te te dhena te ditura ne lidhje me te.

Submitted by HAZNE DARI (not verified) on

Pjese nga Intervista e Shen Maxit dhene Mulla Hafiz  Blendi Fevziut per emisionin OPINION :

"Është e vërtetë që edhe bashkëshortja ka denoncuar për ju?

- Është e vërtetë. Është denoncimi aty. Janë fotografitë.

Ju ishit i divorcuar në atë kohë?

- Jo. Sepse ajo e thotë aty, që “unë kërkova në librat e të atit”. Pra, ajo kishte kërkuar edhe në dhomën e babait.

Ishte e detyruar t’ju denonconte. Mund të ma shpjegoni, ju ishit i martuar dhe gruaja ju denoncoi te Sigurimi dhe është madje në dosje hetimore?

- Nuk e di. Po është edhe në dosje. U botua ajo. Ajo i ka dorëzuar fotot që unë nderoja ushtarët italianë kur isha i vogël. Atje në Korçë, kur erdhën italianët në 1939, u bë festë e madhe, me valle, me gajde. Unë e kisha shtëpinë karshi. Kam bërë foto me ushtarët italianë. Isha fëmijë në atë kohë. Ajo kishte miqësi me vajzën e Nevzat Haznedarit dhe unë i kërkova me insistim që ta ndërpriste këtë miqësi, sepse Nevzati e kishte ndjekur babain në Korçë dhe donte ta fuste në burg. Ajo nuk e bëri këtë, bile i shkonte Nevzatit në shtëpi me torta. Këtu fillova të dyshoj, edhe që kur e ëma e Luzhianës kishte denoncuar një këpucar. Ishte arrestuar ai.

KJO PO QUHET TRASHEGIMI BOTERORE

Submitted by Dardan (not verified) on

Ke qene njeri shume i bezdisur dhe kontravers o Uriq ferrash prandaj te ka denoncuar gruaja. Dukesh qe je fytyre e urrejtur dhe vanitoze. Me gjithe keqardhjen qe ndjej per ty si hameno qe je, prape them me vete se skota juaj perben  nje trumbe insektesh te demshem per kulturen kombetare  si tradicionalen po e po, por edhe per ate modernen.  Ja pse ishte e tmerrshme prapambetja peseshekullore e Shqiperise per disa njerez qe i cmorriti socializmi dhe tani na hiqen sikur kane rrjedhur nga krahet e bardhe te engjejve te parajses. Turp!

Submitted by Mah (not verified) on

Gjorixhe nuk eshte gje tjeter vetem deformim alla turka i fjales Korçe. Vete Korça ka pasur dhe ka afersisht kuptimin e fjale korica ne greqisht ku i thuhet vajzes dhe ka nje interpretim tjeter qe e lidh me Gorricen apo dardhen e eger. Kjo e fundit shpjegohet edhe vendin qe prodhonte shume  dardha  sot molle...

Submitted by Nje rob zoti i ... (not verified) on

O gJ

Artikulli flet qe ne titull "Trashegimia e refuzuar"

Inxhinieri i ndertimit qe i pelqen ta quajne "Arkitekt"  keshtu te pakten e ka titulluar.

Ti  po flet per historine dhe per rehabilitimin e saj.Perrallat nuk te pelqenkan, por ama vdiske per grimcat humoristike.Pa teklif deklaron se trashegimia fillon qe nga Skenderbeu duke e ngaterruar Heroin Kombetar me ekipin e futbollit KAMPION.

Trashegimia kampione e futbollit korcar fillon me Skenderbeun, ndersa trashegimia e ketij populli  nese jeni pjese e tij fillon nje cicke me heret (pune 2500 vite).Kjo e fundit qendron edhe nese ju nuk jeni pjese e tij.

Mire eshte edhe qe te mos ngaterrosh themelimin e Korces me ate te Voskopojes.

Perfundimisht ja futni "kodra mbas bregu" , por une nuk e di ku e ke bregun se kodrat i shoh.

Besoj se plaku xhuxhumaku nuk ta pat keshiollen me te keq.Ilacet per njerezit jane, duhen pire me rregull dhe ne asnje rast te shoqeruara nga pije alkoolike

Submitted by Gj. (not verified) on

Po perse jo perpara 5200 viteve, apo 5 milione viteve? Perse jo me majmunin?  Ne fund te fundit keshtu po silleni si majmune qe gjuajne me jashteqitje nga pema. Ca halli keni qe s'po ju rri b*tha rehat. U shqetesuat per Iljazin dhe Imam Bajalldine, apo keni edhe ju nevoje per ndonje minare nga prapa se po ju kruhet? Trashegimia ime fillon me Skenderbeun, pasi ai eshte krijuesi i Lidhjes se Lezhes dhe i bashkimit te pare te te gjithe shqiptareve. I te gjithe atyre qe nuk po i benin sherbesat e deshiruara homoseksuale Mehmetit II. Se qe thoni ju Mehmeti ishte i  njohur per keto lloj deshirash dhe per harremet me djem te rinj.  Skenderbeu eshte njekohesisht pjesa me e mire e te gjithe cfare na kane lene trashegim, ndaj trashegimia nis se pari me te.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po qe per b.the edhe ty or monogerme te haka qe c'ke me te, madje te haka kaq shume sa edhe minareja nuk ta krruan dot. Do te jepja keshilla si doktor qe jam, por ti i keqkupton dhe te duken sikur vine nga ekpserienca personale. Une kam pare shume si ty qe u krruhej vazhdimisht dhe i kam sheruar. Ti po deshe duku....

Submitted by Gj (not verified) on

Plako po thuaje edhe ku e ke kliniken athere. Nuk jemi ne nje moshe mesa shoh kshtu qe mos ki frike se nuk merrem me sumeshpuar pleq. Respublica e di qe u be bajat ky muhabet por publikojini te githa mesazhet mos ia lejoni njerit dhe fshini tjetrit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une ne fillim bera shaka, po tani e shoh qe paske nevoje per ilace me te vertete.......Une per hesapin tim po e le me kaq, ti po deshe vazhdo te mos i pish ilacet, ndonje dite ke per ta pare edhe ti hundeleshin......

Submitted by Gj (not verified) on

Vete fyeve i pari.  ti dhe une mund te jemi ne ane te kunderta te botes e nuk do paguaj 1000 dollar bilet per te perfunduar duke pire nje birre bashke e duke folur per Respubliken a Temen. Thjesht po  te provokoj. Me i qete or burre, bejme shaka me Iljaz Beun se ashtu jemi mesuar ti shohim Mehmentin II dhe Mehmetet e tjere qe i shkoin pas, si sherbetore te pushtuesit. Kto pikpamje nuk i ndryshon dot duke fyer rrobt.

Submitted by Gj (not verified) on

P.S. Cfare po ngaterroj? Shekulli i 13 jane vitet 1200-1299 ndersa shekulli i 14 jane vitet 1300-1399. Korca deshmohet si qytet ne vitin 1281 dmth qe ne shekullin e 13. Ja e mesove edhe nje gje sot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.