Rikthim tek ndarja e vjetër territoriale apo modifikim i së resë?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5424_fjgdfgdhfgahd.jpg?itok=WM1alqVB)
Rreth 9 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 2015-ës, Demokratët janë të bindur se kanë kohë për organizmin e referendumeve lokale, për të rrëzuar ndarjen e re territoriale. Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, ka deklaruar se “Demokratët do të jenë në krye të procesit të mbledhjes së firmave të qytetarëve, të cilët do t’i thonë jo hartës së re”. Sipas tij, nëse banorët e disa komunave apo qyteteve votojnë kundër ndarjes së re territoriale, ajo bie poshtë. Por meqënëse nuk mund të bëhen ndryshime të hartës administrative 6 muaj para zgjedhjeve lokale, i bie që zgjedhjet të zhvillohen sipas ndarjes së vjetër, në qoftë se ky aksion i Demokratëve rezulton i sukseshëm qoftë edhe në një bashki apo komunë të vetme.
Por a e favorizon elektoralisht PD-në rikthimi tek ndarja e vjetër territoriale? Siç kam demonstruar në një artikull të mëparshëm (http://respublica.al/opinion/2014/08/15/a-ndikon-harta-e-re-territoriale-ne-llogarite-elektorale ), llogaritë e votave të 23 qershorit 2013 i japin përgjigje negative kësaj pyetje. Kështu, në njësitë e vjetra vendore ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave, jeton aktualisht 87% e popullsisë, ose vetëm 2% më pak se sa sipas ndarjes së re – pra statistikisht, e njëjta gjë.
Për më tepër, kandidatët e mazhorancës në 374 njësitë e vjetra vendore, do të përdornin gjatë fushatës kartën e favorizimit financiar nga qeveria qendrore. Dhe në shumicën dërrmuese të këtyre 374 njësive, financimi nga qeveria qendrore është i vetmi burim financimi i tyre. Si rezultat, epërsia e majtë e 2013-ës mund të thellohet në 2015-ën, duke përbërë një trampolinë për epërsi edhe në 2017-ën.
Në fakt, historia elektorale e 14 vjetëve të fundit (kur zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar në kushte pak a shumë normale) ka treguar se mazhoranca e re krijon epërsi në garat lokale për kryesimin e bashkive dhe komunave – epërsi kjo që përkthehet në epërsi edhe në garën parlamentare të radhës.
Kështu ndodhi në vitin 2000 e 2001 me mazhorancën e majtë dhe kështu ndodhi në vitin 2007 e 2009 me mazhorancën e djathtë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, mazhoranca e majtë fitoi rreth 2/3 e njësive vendore dhe pati epërsi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 në ato njësi ku kishte fituar. Kjo epërsi iu zvogëlua në 2005-ën, pasi e djathta fitoi në 2003-shin disa bashki e komuna që nuk i kontrollonte më parë.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, mazhoranca e djathtë fitoi rreth 2/3 e njësive vendore dhe pati epërsi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në ato njësi ku kishte fituar. Kjo epërsi iu zvogëlua në 2013-ën, pasi e majta fitoi në 2011-ën në disa bashki e komuna që nuk i kontrollonte më parë.
Po te mbahen parasysh këto fakte historike, inisiativa Demokrate e referendumeve lokale për rrëzimin e ndarjes së re elektorale duket më tepër një lëvizje taktike se sa një qëllim strategjik në vetvete. Duke e rrezikuar suksesin parlametar të mazhorancës për ndarjen e re, me referendumet në disa bashki/komuna të djathta (të cilat mund të miratohen me shpejtësi nga KQZ-ja dhe Gjykata Kushtetuese), PD-ja duket se synon ta detyrojë mazhorancën te ulet në tryezën e kompromisit, për të bërë një ndarje më të favorshme territoriale. Në fakt, një version i ndarjes që dëshiron PD-ja është publikuar nga Shoqata e Komunave, e cila dominohet nga kryekomunarët e PD-së të zgjedhur në 2011-ën. Kjo ndarje parashikon 89 njësi vendore, e jo 61 njësi që përmban harta administrative e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në 31 korrik.
Dhe në qoftë se arrihet konsensusi për hartën e Demokratëve, këta të fundit do t’i harrojnë argumentet kushtetuese rreth marrjes së mendimit të banorëve apo të dallimit ligjor mes komunave e bashkive…
Comments
Duhet para se

Duhet para se gjithash qe PS-LSI ta kene te qarte se eshte tjeter gje qeverisja vendore ne demokraci dhe pushteti vendor ne autoritarizem ku vendoret uk kane me autonomi por varen nga qeveria (lexo: Edvini).

Duhen parashtruar njeheresh ligji per autonomine dhe qeverisjen vendore dhe ndarja e re. Kjo behet dhe me opoziten por jo me disa "salirexhepra" qe si thonin dikur ne Tiron "hane buken e turkut e bojn duan e kaurit.

Rreth 90 bashki dhe 8 Qarqe e prefektura jane normale : ska pune prapa Dajti meTiranen metropol as Shnjini me Lezhen as shpiragu me qytetin Muzet Beratit. Nuk behen bashkimekomunash e bashkish nga rioshaqe ti lesh ne mes te Tiranesnuk e gjejneshtepine jo me ne mes te Shqiperise.

Z. Zaloshnja! Kushtetuta

Z. Zaloshnja! Kushtetuta thote:- Per zhvillimin e nje referendumi duhen firmat e te pakten 50 mije shtetasve me te drejte vote.

Pyetje: -Ku do t'i gjeje keta shtetas nje komune qe ka nje mije, dy mije banore, apo edhe 50 mije banore? Nuk te duket se demokratet i kane bere llogarite gabim? Ne kete kuptim edhe analiza juaj, e bazuar ne hedhjen poshte te ligjit te ndarjes teritoriale, qofte edhe ne nje komune, duhet rishikuar.

per referendume lokale duhen
per referendume lokale duhen vetem 20 mije firma
Ku e keni lexuar? Kushtetuta

Ku e keni lexuar? Kushtetuta permend vetem shifren 50 mije firma. Por po mare te sakte edhe shifren, 20 mije firma. Me thoni ne cilen komune PD arrin te mare 20 mije firma? Pra qe ketu nisma e PD eshte e deshtuar. Me duket energji e shpenzuar me kot.

Mbase nuk eshte mire te

Mbase nuk eshte mire te merren parasysh vetem rezultatet e 2013 per nje reforme qe synon te jete afatgjate. Nese elektorati voton perhere si ne 2013, PD-ja eshte e djegur perfundimisht. Por nese me shume gjasa do kete ribalancime te elektoratit ne te ardhmen, a do ishte kjo harte elektorale gjithsesi favorizuese per te majten? Kjo besoj do ishte pyetja per tu pergjigjur.

Z. zaloshnja, ju lutem

Z. zaloshnja, ju lutem merruni me dicka tjeter, se je bere nje servil i ndyre i qeverise.

Zaloshnja 'servil i ndyre i

Zaloshnja 'servil i ndyre i qeverise', zoti Anonim? Gabon rende, nuk e ka ne rrace. Nese nuk ke ndonje argument, pro ose kunder, rreth problemit qe Zaloshnja paraqet, te pakten mos fyej. Dhe per t'ua konkretizuar sadopak qe nuk eshte aspak race servili, po ju paraqes me nje perafersi mbi 95% kete ndodhi:

Ishim ne nje mbledhje te perbashket te grupit parlamentar dhe keshillit kombetar te PD ne muajt e para te vitit 1995. Mbledhja duhej te drejtohej nga Kryetari Eduard Selami, por ne fakt drejtues real i saj ishte Presidenti i vendit Sali Berisha, i cili realisht nuk duhej te merrte pjese ne asnje parti politike duke qene President. Mbledhja zhvillohej per te kryqezuar Eduard Selamin dhe per ta bere ate fajtor per pikpamjet e tij, per perputhjen e detyres se Kryetarit te Partise me ate te Kryeministrit.Zonja Merita Zaloshnja, motra e Eduardit, shkruesit te ketij artikulli, ngrihet dhe i drejtohet Presidentit Berisha duke i thene perafersisht:..Mendoj se Eduard Selami eshte nje djale i ri, pa eksperiencen e duhur. Pikpamja e tij nuk eshte nje armiqesi me vijen tone politike, por thjesht nje ide. Ndaj, per kete arsye, gjykoj se do te ishte e dobishme ti jepej nje shans per reflektim..

.Ne kete moment nderhyne zoti Berisha duke i thene brutalisht:"Ulu aty ti "Koha Jone". Zonja Zaloshnja i drejtohet Berishes, duke e pyetur: C'doni te thoni me kete "Koha Jone", zoti President? Atehere Berisha vazhdon: Ulu aty po te them, rrugace.

Salla ngriu. Por nuk ngriu zonja Zaloshnje, e cila i drejtohet burrerisht Berishes: 'Kujt i thua rrugace, ti mor? Po nuk ke pak turp ti perfjalet qe nxjerr nga goja? Si nuk te vjen pak zor, je dhe i pari i vendit? I thua rrugace ne mes te 200 burrave dhe grave nje zonje, e cila nuk ka lene cep te Shqiperise pa shkelur per te ardhur kjo dite qe ti te beheshe President? Po nuk ke turp ti qe me thua mua rrugace? E di ti se nga cila familje vije une? Po si ta nxe goja dhe me thua mua rruagace, qe ne gjak den babaden jam fisnike dhe nuk kam fytyren tende? Po cfare thashe une, mor i paturpshem, qe ti ne syte e te gjitheve te me thuash rrugace?... Dhe kur zonja Zaloshnje i tha per te katerten here "po nuk ke turp", atehere, i nderi Safet Zhulali, nuk duroi dot me, cohet dhe i thote me ze te larte, (aspak karakteristike per te ne kondita normale) : " Mjafte te degjuam moj zonje, ulu aty. A nuk e sheh se cfare po nxjerr nga goja?" Atehere nderhyn perfundimisht Berisha duke thene: 'Lere Safet, ska gajle. Jam mesue une me te tilla provokime."

Pas kesaj pllakosi nje heshtje varri. U desh perseri nderhyrja e Berishes per vijimin e metejshem te mbledhjes....

Nuk di, i nderuari Anonim, nese shembulli im mund t'u sherbente sadopak, per ta rimodeluar opinionin per zotin Zaloshnja, te pakten mbi bazen e tradites se tij familjare....

Dita ne te cilen shqiptaret

Dita ne te cilen shqiptaret do te kujtoheshin se idete kane me shume rendesi sesa biografia e personit qe i shpreh idete, ka per te qene dite e shenuar ne historin e Shqiperise. Biografizimi i logjikes eshte e keqja me e madhe qe na la komunizmi.

Z. Zaloshnja, sa ndikon harta

Z. Zaloshnja, sa ndikon harta e Demokrateve me 89 njesi ne keto llogari elektoale?

Nga 89 njesi qe propozohen ne
Nga 89 njesi qe propozohen ne harten e Demokrateve, partite e mazhoranes + PDIU kishin epersi ne 72 prej tyre. Ne keto 72 njesi jeton 84% e popullsise se vendit. E.zaloshnja
me pake fjale, edhe me

me pake fjale, edhe me ndarjen 89-njesish te demokratve, i bie qe opozita te jete 84% nen uje...

Add new comment