Thirret Nexhmia të na tregojë historinë! O turp!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1608_pellumb_kulla_1_2.jpg?itok=ScbaBSmG)
Ja, ka njerëz që dëshirojnë ta dëgjojnë! Për të kënaqur dëshirat e tyre ka gazetarë që e ftojnë fantazmën të flasë. Unë nuk e pëlqej këtë shërbim, por herë Rudina dhe herë Qafoku e thërresin vejushën e zezë dhe ia shtrojnë muhabetit në ato fusha e livadhe ku ka qejf të endet ajo.
Shumë e drejtë. Në Shqipëri koha e Enverit nuk ka perënduar. Dhe nuk do të perëndonte përderisa unë dhe ata që mendojnë si unë nuk bënë asgjë që ajo të perëndonte. Duhet ta pranojmë humbjen. Por ajo që më bën të pyes pa rreshtur gjithëherë kur Nexhmia dhe soji i saj dalin e mbushin ekranet e panumërta të këtij vendi është: mos kanë harruar shqiptarët tanë të lexojnë? Dhe nëse nuk kanë harruar, a nuk ju mjafton atyre libri i Historisë së Partisë së Punës, ai libri me kapakë të kuq?! Vejusha nuk thotë asgjë që të jetë ndryshe nga libri. Në vend të saj le të dalë një nga bukuroshet, nga misset e shumta të konkurseve të bukurisë dhe le tua lexojë njerëzve. Estetikisht përfitimi do të ishte më i madh. Dhe audienca do të ishte më e madhe. Por zoti Qafoku nuk do të pajtohej me këtë formë. Ai ka mall për Nexhmien! Ose nuk ka mall fare, por ka dëshirën e ligë që t’u thotë shqiptarëve që kanë iluzione të shpifura: koha e Enver Hoxhës nuk ka ndërmend të perëndojë! Dhe unë ia pëlqej këtë synim Qafokut. Unë? Unë le t’ia shoh hajrin pafuqisë time! Përderi sa ai që thërret Nexhmien të dëshmojë nuk është gazetar, por thjesht një enverist shkurtabiq….
Se një gazetar i vërtetë do t’i kërkonte asaj egërsire të plakur të fliste për krimet dhe rrënimet ekonomike, për terrorin dyzetepesë vjeçar! Ai do ta pyeste nëse ajo vazhdon të besojë se Shehu, Balluku dhe Azbiu ishin vërtet armiq dhe spiunë? Dua ta shtyj në pozitën e saj më skandaloze me të vetët. Me të vetët! Se e di që për martirët e ndritur të klerit ajo, pa iu marrë goja, do të thotë me dërdëlli, se ata ishin armiq. Mijërat e të vrarëve, të varurve, të burgosurve dhe të shfarosurve pa arsye, ajo do t’i kalojë me një “janë bërë dhe gabime”. Jo, temat djegëse ne nuk i presim që tia venë para syve këta enveristët e ekraneve! Ata do ta lenë të tregojë historinë e Pezës, kur ajo mori pushkën të qëllojë një gur dhe goditi në shenjë, edhe kur major Abaz Kupi atë gur nuk e goditi dot! Do të tregojë se si të gjithë ata që më vonë dolën armiq të Enverit të saj, nuk e qëlluan dot gurin, të cilin çuditërisht e goditën vetëm Nexhmia njëzetvjecare dhe Haxhi Lleshi me një sy!
Pastaj ata e lenë të shijë dhe të tregojë lavdinë e Luftës Nacional Çlirimtare, e vetmja vegjë ku kapen komunistët që të ndihen tamam të nderuar. Dhe këtë refren do ta dëgjojmë deri në fund të këtij viti, përderisa largimit të autokolonave gjermane drejt Gjermanisë, ne do të vazhdojmë t'i themi çlirim. Dhe rendjen pas tymit të makinave duke përzënë nga kjo ndjekje tërë ata që nuk i deshim në sofër me ne, do ta quajmë Luftë Nacional Çlirimtare! Jo, jo, asnjë intervistues enverist nuk do ta pyesë plakën nëntëdhjetë vjeçare çfarë lufte patën bërë Enveri dhe Mehmeti deri në gusht të 1943?! Luftë që deri atëherë as Balli nuk e pat bërë! Ajo nuk do ta thotë kurrë që dy forcat rivale, Balli dhe komunistët e ndjenë erën e gostisë që përgatitej pas Stalingradit dhe El Alamejnit! E ndjenë që humbja e Boshtit nazifashist kish filluar. Pyetësi servil as që mund ta verë në dyshim që goditjet e trembura që u bëheshin gjermanëve në Shqipëri nuk ishin për çlirim, por për të regjistruar merita. Hileqarët shqiptarë u mblodhën në Mukje thuajse pa hedhur fare pushkë "çlirimtare" deri atëherë. Nexhi nuk do ta pranojë se ishte një moment kyç i luftës botërore ky, kur vezullimi i pushtetit do të prodhonte pa tjetër luftë civile. Dhe lufta civile nuk pushon kurrë në Shqipëri. As sot! Por idhtarët enveristë nuk do t’ia kërkojnë që ajo ta pranojë këtë. As që do ta shtrëngojnë të pranojë se e vetmja luftë që fituan ishte ajo me kundërshtarët nacionalistë dhe se kontributi në disfatën e bllokut fashist ishte ultraminimal. Ata nuk e pengojnë
dot byroisten e pashpallur që të mos ndotë kujtimin e shokëve të rënë, abuzimin me gjakun e tyre të pastër dhe të ndershëm, dhe t’i venë në dukje se ajo me të shoqin vranë shokë dhe shoqe lufte më shumë se sa patën vrarë gjermanët dhe italianët bashkë.
Ata shërbëtorë mediatikë nuk do t’ia rrëzojnë kurrë Enverit tezën se “ne ishim në krahun e aleatëve të mëdhenj!” Është një përrallë që gjithnjë e me zë më të lartë përalliset sot, kur dihet se si u sollën komunistët e ardhur nga malet me aleatët e mëdhenj. As mos presim të pyetet kjo mbetje e harruar nga Zoti, si shpjegohet që tërë fitimtarët e Luftës u thirrën më 1945 në San Francisko dhe themeluan OKB-në. Si shpjegohet pra, që na u deshën dhjetë vjet të mendohemi që “ishim me fitimtarët” dhe kërkuam të jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vetëm më 1955!..
Na lexoni Historinë e Partisë, vëllezër enveristë, por vereni të na e lexojnë miss Albaniat dhe mundësisht të veshura me bikini! Jo Nexhmia, burra! Jo ajo! Kujdesuni për spektaklin, për formën! Pavarësisht se përmbajtja kundërmon! Mos na neverisni!
Comments
Po mire oz. Pellumb. Vete e

Po mire oz. Pellumb. Vete e thua. Perderisa ka njerez qe duan ta degjojne, perse ketye t'u mohohet nja gje e tille. Puna eshte se duhet dicka shume me e mire qe keta njerez te ndryshojne mendjen. Dicka te tille ata nuk po e shohin dhe bejne krahasimet e tyre. Dhe e keqjq eshte se ketu askujt nuk ja mban te propozoje nje referendum mbi denimin e atij regjimi. Sepse kane frike se denohen vete.

Ja ke fut kot o Pellumb. Edhe

Ja ke fut kot o Pellumb. Edhe Hitleri po te ishte gjalle do ta merrnin ne interviste. Keshtu eshte gazetaria. CNN dhe shume tjetere kan mare intervista nga te gjithe diktatoret e kriminelet. Problemi eshte se demokratet e ty kur e filluat “demokracine” nuk ishit te zotet ta fusnit ne burg Nexhmijen per krimet por e futet per filxhanat e kafes. Ai miku jot, doktor rrumpalla, te cilit i ke kthyer krahet, nuk eshte me i mire se Nexhmija. Te pakten ajo flet me edukate ndersa ai serbi jot nuk la njeri pa share. Uroj qe ta fusin brenda jo vetem per filxhanet e kafes.

Ja ke fut kot o Pellumb. Edhe

Ja ke fut kot o Pellumb. Edhe Hitleri po te ishte gjalle do ta merrnin ne interviste. Keshtu eshte gazetaria. CNN dhe shume tjetere kan mare intervista nga te gjithe diktatoret e kriminelet. Problemi eshte se demokratet e ty kur e filluat “demokracine” nuk ishit te zotet ta fusnit ne burg Nexhmijen per krimet por e futet per filxhanat e kafes. Ai miku jot, doktor rrumpalla, te cilit i ke kthyer krahet, nuk eshte me i mire se Nexhmija. Te pakten ajo flet me edukate ndersa ai serbi jot nuk la njeri pa share. Uroj qe ta fusin brenda jo vetem per filxhanet e kafes.

Ja ke fut kot o Pellumb. Edhe

Ja ke fut kot o Pellumb. Edhe Hitleri po te ishte gjalle do ta merrnin ne interviste. Keshtu eshte gazetaria. CNN dhe shume tjetere kan mare intervista nga te gjithe diktatoret e kriminelet. Problemi eshte se demokratet e ty kur e filluat “demokracine” nuk ishit te zotet ta fusnit ne burg Nexhmijen per krimet por e futet per filxhanat e kafes. Ai miku jot, doktor rrumpalla, te cilit i ke kthyer krahet, nuk eshte me i mire se Nexhmija. Te pakten ajo flet me edukate ndersa ai serbi jot nuk la njeri pa share. Uroj qe ta fusin brenda jo vetem per filxhanet e kafes.

Z. Kulla pergjithesisht eshte

Z. Kulla pergjithesisht eshte nje njeri qe ka treguar ekuiliber ne opinionet e tij. Kjo eshte arsyeja qe une nuk ja kuptoj dot kete shkrim. Sepse per mendinim tim historia nuk duhet te shkruhet me prej fitimtareve. Ajo duhet te shkruhet prej historianeve qe kane patur rastin te peshojne evidencen qe vjen prej kraheve te ndryshem, te degjojne dhe ri-degjojne mbrojtjen dhe opinionin e protagonisteve, te ndjekin evoluimin e opinioneve te tyre ne kohe, pavaresisht nese keto opinione jane te drejta apo te gabuara, pavaresisht a na pelqejne ne keto opinione apo jo.

Mbrojtja e Z. Hoxha eshte e vlefshme per tu degjuar per dy arsye: se pari sepse edhe nese ajo nuk ka fare te drejte dhe eshte duke mbrojtur nje krim, per historine eshte shume interesante te ndiqet predispozimi i protagonisteve te historise, menyra e te menduarit dhe fakti nese shfaqin pendim apo jo deri ne fund. Keshtu mund te kuptohet me mire logjika e veprimeve te tyre gjate historise. Se dyti, ne antikomunistet nuk kemi lindur te pagabuar; duke u vene veshin mbrojtjes se komunisteve, ne qofte nevoja duke degjuar apo kundershtuar me logjike argumentat e tyre, ne do te evitojme gabimin qe bene komunistet shqiptare qe filluan tu zene bese edhe vete dogmave te tyre sikur te ishin e vertete prej Zotit dhe tu ofrojme brezave te ardhshem jo emocione subjektive, por te verteta objektive per kete periudhe te erret te historise tone.

Vetem mendjengushtet nuk kane kohe te degjijne argumentin e kundershtarit. Ne shqiptaret nuk duhet te leme kete temparamentin tone gjithe ere barut te na erresoje trurin.

Astrit, i lexon apo e kupton

Astrit,

i lexon apo e kupton llogjiken konfuze qe shkruan ti apo futja kot duke u hequr si Mediator apo Turist i Historise? Ti edhe thua se Historine nuk duhet ta shkruajne vetem fitimtaret... edhe nuk veren se kjo Nexhmija me keto gazetare Enveriste akoma i bejne propagande Historise se shkruajtur me Terror e Diktature gjate 50 vjeteve te tyre si Historia e vertete dhe me e drejta per tu besuar(!). Nuk te vete mendja se me ardhjen e bijve te komunisteve ne pushtet e kane spostuar topin e Historise ne fushen e tyre dhe hajde luaj me to tani ku edhe sikur te kesh te drejte po gabim do te jesh sepse mjafton fakti se po luan lojen e tyre, ne territorin e tyre dhe me rregullat e tyre!!! Flas per ate fushe ku luhet me ideollogji, propagande e ndjenja Komuniste dhe po na provokojne me perrallat "jo cdo gje ishte keq..; kishte rregull..; kishte arsye per ate apo kete..; ...degjo se sa bukur e te kulturuar flasin edhe ne moshe te thyer..; he mo se fajin e kane katunaret qe ankohen se te ankohesh per njerezit e kulturuar duhet te jesh vete injorant e per rrjedhoje je "demokrat" malok hale! ...shyqyr desh Zoti dhe kemi prap njerez te kulturuar sepse shiko si kendon Edi Rama ne tribunen e popullit... mire tja beje! - Mbylle gojen ...Salist(!)???!!!

Astrit,

eshte e drejte mendimi se duhet te degjosh edhe "kundershtarin" ne bisede, biles edhe duhet ta respektosh dhe ti japesh po te njejten komoditet ne perqasje sa edhe vetes. Por! Kjo vlen ne rrethana shoqerore, mardhenie pune apo si berthame e punes se Moderatoreve e Mediatoreve (ke lexuar librin e famshem per Konceptin Harvart e? Titulli English "Getting to Yes") dhe jo per nje Kryekriminele qe jeton e qete fale sistemit qe ajo vete ju a mohoi nje Shqiperie te tere duke i vrare e rrasur ne burg vetem e vetem se mund te kishin pikpamje tjeter nga kupola partiake bolshevike e staliniste! Keta plehra kane hallin e gjygjeve historike apo gjygjeve popullore ne heshtje sepse kane frike te humbin prestigjin qe gezonin ne regjim, ku te gjithe ne, duhet ti duanim dhe lartesonim si perendi! Keta kane mungesa ne dekorata sepse e ndjejne veten si gjithe te tjeret tani... Nexhmija dhe keta Enveristet e rilindur me huqe Oligarshesh, nuk eshte se jane ne ndonje gjygj ligjor sepse kete nuk e kane dashur kurre prandaj bejne potere edhe per ca vite qe u denuan duke share Berishen se gjoja i denoi per kafe, a thua se edhe Amerika ka bere gabim qe denoi Al Caponen per gjobat e taksave dhe jo per krimet e verteta(!) Nje pyetje na lind vetvetiu kur lexon e degjon nga Enveristet e sotem: kur keta nuk jane pjese e nje gjygji aktiv atehere perse ky debat mbi vlerat apo historirat personale te ketyre? Pergjigja me e thjeshte qe me vjen mua eshte se, jane pikerisht keta te rilindurit qe hapin debate Mediatike per gjygje morale sepse duan te shfaqesohen njehere, pastaj te na behen te barabarte dhe rrjedhimisht si une e ti te besueshem, e akoma pastaj, te na imponohen si vlere e barabarte me gjithe te drejtat qe u a rezervon "demokracia" ku edhe u dashkan degjuar, repektuar dhe mundesisht te na behen partnere ne biseda, diskutime, te jene krejt normale e te bukur! Aty, aty ju djeg me shume, qe te na behen histori e bukur neper libra e fjalime, neper podiume e parlamente, neper kafenete e mendjet tona, sigurisht, po po! qe ata te na duken shpetimtaret e cdo kundravatje e dobesie qe karakterizon vete sistemin e demokracise perendimore, a nuk eshte edhe Propaganda ramiste e tille?- qe te na behen oligarsh ne majat e kapitalizmit!!! Kjo qasje vlen me se miri ne keto kohe kur pushtetin e kane rimarre komunistet qe sigurisht te ndjehen me komode, te falur, te justifikuar ...ne PRAPSIRAT e tyre politike te perditshme dhe ....neveritshme!!!

Turp e faqe e zeze per cdo shqiptar qe merret me keto mbeturina qe me ideollogjine e tyre i bene krim e terror ketij kombi per 50 vjet. 50 vjet burgim kolektiv, internim kolektiv, tjetersim identitar, varferim psikollogjik, skamje kulturore, fizike e shkaterrim materialist te cdo individi dhe me breza te tere!!!

Kev

Po pse or Pellumb shqetsohesh

Po pse or Pellumb shqetsohesh ti? Kane kaluar me shume se 20 vjet qe rregjimi humanitar i shoqes se mrekullueshme dhe te mencur, te dashur e zemermire Nexhmije, per budallallek te kombit shqiptar u rrezua. Ka plot nga ata qe i ka marre malli ta degjojne e ta shohin, pa le pastaj ata te rinjte, te gjoret ata qe nuk paten fatin e madh te jetojne te lumtur nen rregjimin e shoqes Nexhmije. Te gjithe keta, sic ta kane thene edhe te paret tane ILIRET duan ta degjojne e ta shohin kete mrekulli qe eshte akoma gjalle, shoqen Nexhmije dhe perrallat e saj.

A mund ta shash pulen ti se i pelqen muti? A mund ta shash derrin ti se i pelqen balta? A mund ti shash ti minjte e haleve qe u pelqen te bredhin tubave te felliqesise? Ja pra i dashur Pellumb, injoroje shoqen Nexhmije, leri simpatizantet e saj, po edhe ata qe duan te mesojne nga shoqja Nexhmije zanatin e justifikimit te krimeve ta degjojne e ta shohin e le te kenaqen. Po qe se pulat, derrat dhe minjte e haleve do te shtohen aq sa ta kthejne balten dhe mutin e kohes se Nexhmijes perseri, durim, kjo do te tregoje edhe nje here mencurine e thelle e sidomos mencurine e nje populli qe e ka qire (me fal çare) rrugen e historise me shpate ne dore.

Oh edhe nje gje, fakti qe Saliu e beri edhe më mut (sipas disave) nuk tregon hic qe muti i me parshem ishte me i mire, a me i embel, tregon edhe njehere se ai mut ishte aq i thelle qe sado notuam neper mut per 25 vjet, prape nuk qeme te zot te dalim.

Ti Plak i gjorë je aq i
Ti Plak i gjorë je aq i mbushur me urrejtje per shqiptarët sa sinqerisht me vjen keq që ekziston njeri kam urrejtes si ty. Po si mund ta krahasosh popullit shqiptar me një pullë që i pelqen muti or edepsëz?!
Ti nuk ke kuptuar kurgje nga

Ti nuk ke kuptuar kurgje nga ajo qe kam shkruar. Ku e shef ti qe une e kam krahasuar popullin shqiptar me pulen qe i pelqen muti?!? Po eshte po kaq e vertete qe midis popullit shqiptar ka pula qe u pelqen muti sa te duash, dhe nje nga provat e pakundershtueshme je ti or Apollon. Nuk po te quaj edepsez, se pule qe i pelqen muti eshte mjaft....

Ti vërtetë je njeri i

Ti vërtetë je njeri i pakulturë dhe i poshtër o Plak i keq!

Ja edhe nje i kulturuar

Ja edhe nje i kulturuar tjeter qe ha inat me tastieren e kompjuterit dhe per argumentin me te forte ka sharjet dhe ofendimet. Per Zotin kesaj i them kulture une dhe sidomos njeri i kulturuar dhe i larte.

1. Eshte gabim i madh te

1. Eshte gabim i madh te meresh me gazetarin. Profesioni i tij eshte te mare ne interviste kedo, edhe ty o Pellumb edhe Nexhmijen edhe sic thote me te drejte nje komentues me siper se gazetari do te merte ne interviste dhe Hitlerin po te ishte se do te jetonte akoma.

Besoj se e ke pare gazetaren e shquar te CNN, zonjen Christiane Amanpour. Shikoji intervistat e saj dhe pastaj gjyko ne punen e gazetarit qe intervistoi Nexhmijen.

2. Po ti vete shoku Pellumb, a nuk ke ndihmuar, me atoa palacolleqet qe shkruanje dhe qe i vinje ne skene qe regjimi i Nexhmijes te popullarizohej sa me shume dhe te dukej se ishte nje regjim per popullin? Sa skece vure ne skene per te na mbushur mendjen se ne kohen e socializmit ne jetonim ne parajse?

Ne e mbajme mend shume mire , kur ne estraden tende, pas tregimit te gjyshit se ne kohen e Zogut femijet nuk kishin bukete hanin, nipi pyeti "Po gjalpin ku e shtronin?" Dhe ti e benje kete kur ne dyqanet tona nuk gjenje vecse vazo me komposto kumbulle dhe asgje tjeter!

Ne nuk i harojme skecet e tua me partizane e gjermane e balliste, ku ti lavderonje dhe nderonje partizanet qe luftonin per clirimin e Shqiperise dhe poshteronje dhe talleshe me ballistet dhe gjermanet.

Si thua tani qe Clirimi i Shqiperise nuk ishte clirim kur nje jete te tere u perpoqe te na mbushnje mendjen se partizanet cliruan Shqiperine?

I ktheve krahet Sali Berishes sepse nuk te la akoma ne detyre ne ambasaden shqiptare, dhe tani , dhe jo vetem tani, por dhe kohe me pare po i kthen krahet dhe po demaskon regjimin, per te cilin ti benje sherbetorin e zellshem, qe Nexhmija dhe regjinmi i ngirtu prej komunisteve te qendronin sa me shume ne fuqi.

Ke sy e faqe tani ti te kritikosh Nexhmijen (qe duhet kritikuar), per regjimin dhe per ecurine e sistemit qe ajo ngriti dhe mbrojti, kur ti vete ishte nje nga propaganduesit me te medhenj te atij sistemi?

3. Ne se ne kohen e Nexhmijes, me ta padrejte te mohoej fjala e lire, pse tani ne kete kohe, ti kerkon qe t'i mohoet fjala dikujt, qofte ai dhe Nexhmija ose dikush tjeter?

Ndaj sot qytetaret duhet te degjojme te dy palet, edhe ata qe u larguan edhe keta qe po i shohim cdo dite se si po na qeverisin, se si populli po varferohet dhe se ata qe meren me politke po pasurohen.....dhe kesisoj te bejne dallimin

Dhe ne fund, po kopjoj mendimin e nje komentuesi me siper qe une i vlersoj si fjale te arta:

"Vetem mendjengushtet nuk kane kohe te degjojne argumentin e kundershtarit. Ne shqiptaret, nuk duhet te leme kete temparamentin tone gjithe ere barut, te na erresoje trurin."

I kam ndjekur me repekt te

I kam ndjekur me repekt te vecante komentet e 'Plaku Xhuxhumaku'. Eshte i pashembullt ne skrupulozitetin e tij dhe kurre nuk i lejon vehtes kompromise pa moral. Por ky koment eshte brilant. Kurre nuk mund te mendoja, se fjalori i perdorur prej tij, ne dukje fyes, te pershtatej aq persosmerisht me temen dhe aktoret qe rreket te marre aq shkurtimisht ne analize. Te flasesh per ate epoke dhe te mos perdoresh fjalorin qe ka perdorur zoteria, kjo duket si nje perpjekje per te ndare padrejtesisht dicka qe s'mund te konceptohet e ndare.

Flm!

Flm!

Edhe Plaku është nga ajo botë
Edhe Plaku është nga ajo botë Aron! Ç' paska bërë Plaku me shumë se në të gjithë mjeranët? Cinizmi i tij është i pështirë. Aq.
Flm!

Flm!

z. Kulla, Me ka rastisur te

z. Kulla, Me ka rastisur te lexoj disa shkrime te tua ne shtypin periodik. Ato te lene pershtypjen se autori flet me nje sens qortues per gjithçka ka ndodhur gjate 75 vjeteve te fundit ne kete vend.Sikur ju e keni jetuar praktikisht kete periudhe ne nje moshe dhe pjekuri intelektuale maksi- male. Pozicionohen ne anen e kritizerit, pa u bere merak edhe per ndonje ane pozitive te jetes dhe veprimtarise se nje populli te tere per gjate 75 vjeteve.Mendoj se duke share e shfryre ndaj nje klike banditeske te tipit Enver Hoxha,Fatos Nano apo Sali Berisha nuk mund te flakesh edhe sakrificat e nje populli te tere per anet pozitive te shoqerise.Sepse po te hedhesh peshtymen larte mund te te bjere mbi fytyre.Nuk besoj te harroni se edhe ju vet u bete dikushi gjate sistemit te kaluar,i nxitur dhe entuziasmuar nga vet populli per angazhimin tuaj artistik.

z. Kulla,jam ne nje mendje me ju lidhur me perkedheljet qe i behen nje prostitute qe duhej te kalbej burgjeve,per krimet qe i ka shkaktuar ketij vendi.Por nuk mund te jem i nje mendje me ju qe mundoheni ta reduktoni luften Nacional Çlirimtare te gjithe popullit ne nje eveniment qesharak.Kjo paraqitje eshte e ndenje per ata qe ishin kolaboracionist apo qe u fshehen neper biruca per te shpetuar lekuren gjate asaj epopeje per çlirim e pavaresi kombetare,per te cilen u sakrifikuar mijra luftetare partizane,te cilet surrati yt i ndyre i gjykon aq paturpesisht.

z. Kulla,duhet tju theksoj edhe diçka tjeter,kur ti beje tralala ne Shtepine e Kultures ne Fier ne rregjimin e Hoxhes,une punoja me kazem ne kantjerin e Ballshit i denuar si pedagog universiteti per mendime kunder partise se Enver Hoxhes. Pas viteve 90-te,ndonese i perndjekur nuk u angazhova ne partite e reja politike sepse kuptova qyshe ne fillim krijimin e tyre nga Ramizi me Nexhmijen.Ndersa ti u bere i flaket me PD dhe perfitove edhe nje status anbasadori ne SHBA prej saj,qe pasi ta hoqen po ata u bere xhind dhe qendrove ne Amerike.

O anonim i mencur dhe i

O anonim i mencur dhe i ndricuar mire! Ne cilin vend te artikullit ky Kulla thote te mos degjohet kundershtari, se na bere te kerkojme e te qerrojme syte e nuk po e gjejme dot? Ay e hap dhe e mbyll artikullin duke shkruar se Nexhi na i ka thene dhe sterthene ato qe ka shkruar ne Historine e PPSH-se. Se ajo ka qene drejtoreshe e botimit te veprave. Ay edhe i pranon t'i degjoje prape ato rrena dhe marrezi, por i do nga femra te zhveshura e me kerthiza jashte. Jo nga Nexhmia! Po qe t'i lexohet prape Historia (se Historia eshte kundershtari) ai eshte dakord. Keshtu pra, lepiji ato peshtymera!. Lepi edhe ca peshtymera te tjera: une ato skecet e bukura te Fierit i kam ndjekur me qejf por nuk di kur ka thene ky regjisori qe jeta eshte e lumtur? Mire ballistet i ka tallur (dhe po t'i tall edhe ketu ne kete shkrim) , por kur ka shkruar ndonjehere pas 90 duke i quajtur ballistat burra te mire? Ka tallur gjermanet, thua ti. Po pse tani po na i mbur e po na i hymnizon? Cfare drame ka bere me partizane? Dhe nese ka bere se mbase une nuk i di te gjitha, ai as tani nuk i shan partizanet. "Partizanin" demagog Enver Hoxha po. Dhe Nexhmien po. Mos shau Ramizene? Zaho Koken? Tutulanet? Shko more letyre, se ti nuk ke hall te degjosh te dyja palet, por do qe kete palen qe beri artikullin, e do qe te mos flase dhe te mos e degjojne. Dhe kete po e ben duke e share aty ku nuk shahet. Oh sa iu dhemb juve ajo parajse e humbur! Jeni ca veterane e ca bij veteranesh, ca trima ne leter qe cdo 5 maj merrnit nga 5 kile molle e ne na leshonte goja leng. Shko more demagog e hipokrit. Dil more me emer te vertete, more anonim! Dil o lepur, dil te te peshtyjne!

Mos rri Anonim, dil! Profesor

Mos rri Anonim, dil! Profesor universiteti me kazme ne Ballsh... Pellumb Kulla kemba mbi kembe ne Shtepi te Kultures, duke menduar si e si ta lavderoje Nexhmien. Piktura eshte bukur, por nga keta dy emra vetem njeri kla dale te duroje mutrat qe i hedhin sklleverit e 45 vjeteve. Dil, o profesor, se andej nga Fieri do te te njohe donjeri! Po ta mbajti!

Se me shpetoi, or Anonim...

Se me shpetoi, or Anonim... Ti ke qene "me mendime kunder partise dhe Enver Hoxhes?" Shaj veten qysh me shpetoi! Te kesh mendime kunder partise dhe Enverit dhe te te denojne thjesht vetem me kazme?! Ti me kazme mund të kesh qene , mor Profesor Anonim, por me kazme per te hapur varret e te pushkatuarve te Ballshit, po jo si ndeshkim personal! Thuaj nje burre tjeter ne Shqiperi qe te kete bere fajet e tua! O Zot, po na dhembin brinjet nga te qeshurat...

1. Shoku Pellumb,gjithcka qe
1. Shoku Pellumb,gjithcka qe ariti dhe u be I njohur ne vitet e komunizmit,e ariti vetem duke share,duke shtremberuar te vertetat e luftes. Po ashtu ne qender te veprimtarise te tij ne shkrime e ne skene ishte heroi pozitiv I mbrujtur me idealet e partise dhe mesimet e shokut Enver,bashkeshorti I Nexhmije Hoxhes.
Ai ngrinte lart socializmin qe vallaha e kishte bere Shqiperine fener ndricues ne bote dhe donte te na bente te besonim ne pabuksit se ishim populli me I lumtur ne bote.
Ne saje te ketyre brockullave lavderuese per partine e socializmin u sistemua ne pune dhe u vleresua sepse ai ishte nje nga " inxhinieret e shpirtrave" qe punonte per propaganden e partise.
2. Ka mohuar luften Nacional Clirimtare dhe gjakun e partizaneve dhe arin te thote se Shqiperia nuk u vendos ne anen e vendeve qe fituan Luften, gje qe eshte plotesisht ne kundershtim me te verteten.A nuk ishte misioni angles ne Shqiperi; a nuk ishin infermieret dhe doktoret partizane qe mjekuan te plagosurit amerikane?
Dhe edhe nje fakt tjeter: Shqiperia mori pjese,si vend krah perkrah fitimtareve,ne Konferencen e Paqes ne Paris me delegacion si gjith vendet e tjera. Po ashtu,Shqiperise I u dhane dhe demshperblime te Luftes.
Perfundimi,ketij shoku me emer shpendi, nuk I takon dhe nuk mundet kurre te kete te drejte morale te shprehet kunder kohes te socializmit. Sepse ate kohe ai e moli sa s'ka ku te veje me shume.Dhe kete e ariti duke perbaltur imperializmin e borgjezine dhe duke lavderuar me pa te drejte socializmin dhe aritjet e tij.
Ti Rezi(l) do te jesh vete Pellumb Kulla nga Fshati Zemblak I Korces.
Aq me mire qe qenkam Pellumb

Aq me mire qe qenkam Pellumb Kulla. Ti o profesor universiteti me kazme ne dore ne Ballsh, ngase ke share partine dhe Enverin, kush je?

Me tere keto merita dhe trimeri dhe nuk ke turp qe thua akoma Anonim vetes?! Ti duhet te ishe Nderi i Kombit!

Degjo dhe ti "Plaku

Degjo dhe ti "Plaku Xhuxhumaku", qe s'te pelqejne te paret e tu,"ILIRET". As une dhe as 95 % e shqiptareve as qe e pane dhe as degjuan se gazetari Qafoku, ne nje televizion, qe perseri nuk e di, paska mare ne interviste zonjen shoqe Nexhmije Hoxha. Por publiciteti ju be me vone nga te tjeret. Nga ata gjoja kundershtare te atij regjimi, te cilet ne ate kohe kishin te gjitha privilegjet e botes. Une dhe shqiptaret e tjere, nuk do t'a kishim degjuar , ne se Nexhmija kishte dhene inerviste, sepse ne e dinim te vdekur. Po ku te lini rehat te vdesesh juve! Ju ja bete aq mire propoganden intervistes se Nexhmijes sa nuk behet. Zoti Qafoku, nuk arriti te kishte aq audience ne emisionin e tij, sa ç'ka tani. Pra ai ja arriti qellimit te emisionit, jo gjate transmetimit te tij, por me pas. Sepse zonjen Nexhmije e paskan ndjekur dhe paskan lexuar "kundershtaret" e saj dhe burrit te saj. Ata te cilet rriteshin ne oborrin e shtepise se saj. Ata te cilet pushimet verore i benin bashke me djemte e saj. Ata qe studimet e larta i benin ne France. Ata qe shteti ju jepte edhe stepi me studio per krijimtari artistike. Dhe tani shkruajne se gjoja e kritikojne, duke jua kujtuar edhe atyre qe nuk e kishin mendjen te merreshin me Nexhmijen dhe t'u zgjoje atyre sentimente te ndryshme, pozitive dhe negative, te cilet as une as ti dhe askush tjeter nuk eshte i zoti t'i ndryshoje dhe te ndikoje mbi to. Pula mut do te haje, ashtu sic thua ti. Por pulen kush do t'a haje?

Ndersa te paret e tu "ILIRET", nuk i kane njohur privilegjet e mesiperme. Ishin edhe atehere te shkelqyer, por nuk i vleresonte kush. Tani pa ndihmen e politikes, por me zotesine e trurit, e perseris, TRURIT, MENDJES se tyre, jo krahut dhe forces fizike, po shkelqejne dhe jua ka nevojen edhe Nano, edhe Berisha, edhe Rama, bile edhe Merkel dhe Obama.

Prandaj Plaku Xhuxhumaku, shijo te mirat qe te ka dhene demokracia. Dhe nje e mire e saj eshte: Dhjetra stacione televizive. Ti ke vetem nje gje ne dore. Telekomanden. Thjesht nderro kanal. Secili eshte i lire te zgjedhe.

Meqenese juve zoterinj ILIRE

Meqenese juve zoterinj ILIRE u pelqen shume menyra urdherore e foljeve (karakteristike e theksuar kjo e oficereve ne lirim), po te drejtohem edhe une HAPINI VESHET MIRE DHE DEGJONI JU O ILIRE:

1. Shume komentues ketu, kur duan te te shajne, se pari te vene ne goje gjera qe ti nuk I ke thene, psh Zotrote thua: “Degjo dhe ti "Plaku Xhuxhumaku", qe s'te pelqejne te paret e tu,"ILIRET". Ku dreqin kam shkruar une qe nuk me pelqejne te paret e mi ILIRET. Eshte e vertete qe une kam bere ironi me ty qe perdor kete nick ekstremisht patriotik, si per te na mbushur mendjen se zotrote na qenke patriot I kulluar, por ama nuk kam thene ne ndonje vend qe mua nuk me pelqejne te paret e mi iliret. Fakti qe ti, si individ qe perdor kete nick, me dukesh pak…..(nuk po e shkruaj cfare, se nuk kam zakon te ofendoj njeri), nuk dmth aspak se une nuk I dua te paret e mi ILIRET, do te thote vetem qe ti qe perdor kete nick nuk me pelqen. Eshte edhe nje tjeter komentues ketu, Apolloni (ky me shume duket si patriot grek nga nicku, po s’prish pune) qe me quan edepsez (fjale turke) sepse sipas tij une paskam krahasuar popullin shqiptar me pulat qe u pelqen muti. Ky zoteria ose nuk di te lexoje, ose hyn ne blog me qefin per te gjetur sebep per te share ndonjerin ketu. Zoterine e kam sqaruar direct keshtuqe ketu nuk po zgjatem.

2. Me nje pjese te mire te komentit tend une jam krejt neutral. Mbase edhe eshte ashtu si thua ti, qe populli shqiptar nuk e ndoqi emisionin dhe keta qe e komentuan ne fakt cuan uje ne mulli te shoqes Nexhmije. Une kete s’mund ta di, sepse nuk jetoj prej shume e shume vitesh ne Shqiperi. Madje une mund te them se me komentin tim, ne nje menyre tjeter kam shprehur pikerisht kete, I kam thene Pellumb Kulles, Injoroje cfare thote Nexhmija se nuk ia vlen te merresh me te. Po ta kishe lexuar komentin tim me pak me shume gjakftohtesi do ta kishe vene re kete gje, por mesa duket te ka hutuar shumica e mutit ne ate koment qe pa dashjen time behet fjale e rendesishme kur duam te flasim per rregjimin e mrekullueshem te shoqes Nexhmije.

3. Per merakun qe ke ti se kush do ta haje pulen qe ha mut, kjo nuk me shqetson fare, edhe ti, edhe une mund ta hame pulen qe ka ngrene mut, por nuk me duket se kjo ka ndonje rendesi. Gjithmone keshtu ka qene derisa pulat filluan t'i rrisin ne pulari e t'i ushqejne me koncentrat e jo me ushqimin e tyre natyral.

4. Tani te vijme te mburrja jote, lidhur me shkelqimin e ILIREVE andej ketej ne saje te TRURIT e MENDJES se tyre. Me lejo nje korrigjim te vockel, ata qe po shkelqejne (cfaredo qe ti mund te quash shkelqim) nuk jane ILIRET, por jane SHQIPTARET. Ndryshimi nuk eshte I vogel, eshte njesoj sikur une te them psh qe STERGJYSHI im po shkelqen, ne nje kohe kur jam UNE qe po shkelqej.

5. Se fundi, nje perdorim tjeter I urdherores prej zoterise sate kur thua: “Prandaj Plaku Xhuxhumaku, shijo te mirat qe te ka dhene demokracia…” . Po falemnderit shume mor bir qe po me ndricon rrugen e po me tregon se cfare te bej e si ta shijoj demokracine. A nuk te duket vehtja pak pordhac tani?!? Nese ti e shijon demokracine si ILIRET para televizorit, nuk do te thote qe te gjithe te bejne si ti apo jo? Se fundja jemi ne demokraci dhe cilido I bie fyellit ne ate vrime qe do, qofte ilire, qofte jo-ilire.

Pasi lexova edhe shkrimin

Pasi lexova edhe shkrimin edhe komentet (nje prej tyre ne reagim te nje komentit tim), nuk e kuptoj akoma perse shume prej nesh, ne vend te flasin per mesazhin e fillojne fjalen duke i rene kokes personit qe shpreh mesazhin (nje njeri me siper me drejtohet personalisht dhe me thote "i lexon apo nuk i kupton...?" Tani jam duke sqaruar se di edhe te lexoj edhe te kuptoj me mire se shume te tjere!).

Une nuk pretendoj qe te tere ne, me Nexhmie, me Pellumb, gazetar intervistues e tere mijerat e komentuesve te jemi ne te njejten mendje me njeri tjetrin. Por inspirimi asgjesues i shume deklaratave te tilla me duket se cenon ballafaqimin e mendimve. Ky inspirim eshte produkt i shkolles enveriste ku jane gatuar nocionet polemizuese te shumices se shqiptareve. Dhe keshtu ne te tere, bashkarisht dhe pa ndihmen e Nexhmies, po perpetuojme ciklin e njohur ku shumica inkuizitive duke mos pranuar te degjoje mendimin e atyre qe i cileson te padenje e kriminele, i mbush mendjen vetes se ka 100% te drejte dhe vazhdon rrugen pa dyshuar kurre ne vete, me kryenecesine qe te jep emocioni i verber.

Po mor miq, ka njerez prej nesh qe duan qe Nexhmijes ti degjohet zeri. Kjo sepse kemi aq tru sa te mos kemi frike se po ti degjojme do te fillojme e te na pelqejne. Kjo sepse kemi maturine te dallojne te miren nga e keqja. Dhe duam ti degjojme per nje arsye madhore: e drejta e fjales dhe respektimi i argumentit alterntiv nuk ka te beje fare me ate se kush eshte Nexhmija apo Enveri. Ka te beje me cfare vleresimi kemi per veten dhe cfare standardesh kemi ne per sjelljen tone.

Kulla s'mund te flase kunder

Kulla s'mund te flase kunder Nexhmijes ne kete menyre se do te ishte hipokrizi.

Kulla ka qene ne brigaden kulturore te shoqes Nexhmije per te edukuar popullin me mesimet e Partise.

Dhe ka punuar shume mire, Partia e ka vleresuar me cmime e dekorata.

Kulla i varte ballistat me kembe perpjete ( neper skece doemos se aq bythe kishte). Fundja gaztor pallati ishte.

Me 1989 Kulla ka botuar dramen "Sa gjethe te vyshkura ate vjeshte" ku tallet me sarkazem me nacionalistet e ballit kombetar.

Me 1989 , kur muri Berlinit ishte duke rene.

I ka sherbyer pra Nexhmijes deri naten e fundit.

Prandaj s'ka goje te flase . Eshte hipokrizi ( edhe ca pleqeri prostatike per ta justifikuar pakez)

Edhe Saliut i sherbeu dhe ky deri ne OKB e gradoi sipas parimit merr nga dhite e bej zabit.

Kulla i ka sherbyer cdo rregjimi ne Shqiperi dhe kur keta kane rene ka vrapuar i pari t'ju heqe patkojte.

Sic po ben edhe tani duke nderruar qimen por jo zanatin.

Me mire te heshte se nuk e beson njeri kur hakerrehet e perbetohet si patriot i kulluar me qese ne dore.

Mjaft o Kulla , mjaft se s'te ka njeri ne defter. Tani nuk duartrokasim me urdher...

Add new comment