A kanë gjermanët një Plan Marshall për Shqipërinë?

Postuar në 01 Shtator, 2014 04:46
Alfred Lela

Një gjerman e ka mbretëruar Shqipërinë në një përkohësi të palumtur, në hyrje të Luftës I Botërore, kur vendi ynë ishte asgjë më shumë se një nocion gjeografik, një frazë që ia atribuojnë kancelarit gjerman Otto von Bismarck, por që në përdorimin e përgjithshëm më shumë ka zbritur si legjendë urbanë pa fusnotë historike.

Wilghelm von Wied megjithatë nuk ka qenë gjemani i vetëm që e ka mëtuar fronin piktoresk e tragjik të Shqipërisë. Otto Witte, një akrobat cirku, pat ngulmuar gjatë në identitetin e tij të shpikur si mbret i Shqipërisë. Ehemaliger König von Albanien (“mbreti i dikurshëm i Shqipërisë’ me ngulmimin e tij u vendos nga policia e Berlinit në kartën e identitetit të Witte. E njëjta gjë u shkrua edhe në gurvarrin e tij.

Ndërkohë që kronika e Princit Wied dhe e Otto Witte është tashmë e historisë, nuk ka dalë ende nga mjegullat e legjendave urbane ajo se çfarë do të ishte bërë Shqipëria nëse kasta komuniste në pushtet do ta kishte pranuar ndihmën apo konceptin gjerman të ndihmës pas një oferte të bërë gjatë vizitës në Tiranë në fund të viteve ‘80 nga Franz Josef Straus, kryeministër i landit të Bavarisë. U tha e thuhet ende se mrekullia do të kish ndodhur nëse Ramiz Alia asokohe shef i komunistëve shqiptarë do t’i hapte rrugë idesë gjermane për Shqipërinë. Apo ndihmës. Apo një lloj komunikimi ekonomik e politik. Por nuk ndodhi kështu dhe Ramiz Alia me të tijtë u bënë njëfarë Esat Pashe komunist. Një pengues i gjermanikes në jetën shqiptare.

Për të ardhur tek e sotmja, e cila ende nuk i ka bërë download historisë dhe as keqkuptimeve me të. Aq më pak pritjes folklorike te porta për fuqinë e madhe ekonomike që do ta shpëtojë Shqipërinë. Me një Plan Marshall, dashtë Zoti! Do të qe e udhës sidomos me të. Aq më shumë kur këtë plan e zbaton një dikur-përfituese e tij. Vetë Gjermania.

Në një terren më konkret e më të sheshtë gjithsesi, kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ka qenë, edhe njëherë mesa duket, një iniciativë gjermane për Ballkanin perëndimor, e cila në raundin e parë të saj, në katër vite e po kaq raunde të parashikuara, ka parë në krye të vendit Shqipërinë. Ballkanas të tjerë kanë qenë në tryezë, por më i gjati i kryeministrave të një grushti vendesh të siujdhesës ka qenë edhe më i privilegjuari.

Arsyet e këtij kuptimi gjerman pas një moskuptimi të gjatë europiano-ballkanik, nuk mund të kërkohen te ndonjë feeling personal apo veprim akut. Në Ballkan, historikisht, tri palët e mëdha në bërryla të hapur për influencë, kanë qenë turqit, rusët dhe euro-perëndimorët (këtu sipas rastit e jo radhës gjermanët, italianët, francezët apo anglezët). Me anglezët gjithnjë e më shumë të ishulluar e të mbyllur në vetvete; francezët me një hegjemoni të rrudhur te kultura, dhe italianët që mund t’i sjellin Europës si kontribut vetëm gelato-n e tyre të famshme (sipas kopertinës më të fundit të The Economist), duket se Gjermania ose mitteleuropa është kujdestare e kësaj pjese të Südeuropa.

Një zgjerim i Turqisë është sidomos i padëshiruar ndër gjermanë. Edhe më shumë kur ata janë të partisë së qendrës së djathtë Kristiandemokrate. Rrezik ky që bëhet më akut kur president i Turqisë bëhet Recep Taip Erdogan, ndërsa kryeministër Ahmet Davutoglu, ish-ministër i Jashtëm gjithashtu përpunues i teorisë së neo-otomanizmit, pra ripërhapjes së Turqisë në territoret dikur pjesë e Perandorisë osmane.

Por këmbëngulja shqiptare për një Plan Marshall, për një shpëtim, të ngjashëm me atë që pritej prej Straus-it në fund të viteve ‘80, mosrealizimi i të cilit iu mvesh Alisë, është një iluzion dhe grotesk i ri. Më siguri, shuma prej 12 miliardë eurosh shpallur nga Barroso si paketë e BE-së për Ballkanin, nën mbikqyrjen gjermane, ka filluar të ndahet në kokat e shumë shqiptarëve. Sa i takojnë Shqipërisë? Më shumë se të gjithëve, thonë ëndërrimtarët nëpër limontinë e fundgushtit.

Te Gjermania megjithatë nuk duhet kërkuar një padron, por një partner. Jo një shumë shpëtimtare, por një mentalitet. Jo një prijës, por një udhërrëfyes. Sidomos duhet kërkuar një gjë serioze, siç janë gjermanët vetë. Por, në këmbim, edhe ne duhet të ofrojmë seriozitet.

Mapo

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

Si gjithmone i shkurter dhe lakonik, Lela e ka kornizuar problemin ne menyre perfekte, por duke u fokusuar me shume tek ekonomia. Ne horizont qendrojne prespektiva akoma me te medha dhe deri diku m ekercenuese. E para nga te gjitha ceshtja ukrainase me Rusine qe shfaqet ne horizontin e harruar te Lindjes.

Submitted by Ushtari MARSHALL (not verified) on

Si gjithmone i shkurter dhe ne trup shkrim dhe mendje

Ky Lela ka dy vecori :

1. Lexon shume

2.Nuk kupton asgje nga ato qe lexon

“Arsyeja kryesore e Planit Marshall ishte frika e kaosit në Evropën perëndimore.

Gratë dhe fëmijët që gati po vdisnin nga uria prekën zemrat amerikane. Pra nga njëra anë ishin gratë dhe fëmijët në Evropën perëndimore.

Nga ana tjetër ishte fuqia e partisë komuniste në vende si Franca dhe Italia, gjë që ishte shqetësuese.”

Partitë komuniste ishin të fuqishme në Francë dhe Itali. Evropa lindore ishte pushtuar nga ushtria sovjetike. Kishte papunësi masive. Industria evropiane kishte ngecur në vend.

Menjëherë pas furnizimeve emergjente me ushqime dhe veshje, Plani amerikan Marshall u përqendrua në pikat më delikate të ekonomisë.

Minierat e qymyrgurit ishin të parat që përfituan. Pa qymyrgurin për të vënë në punë fabrikat, ekonomia evropiane nuk do të mund ta merrte veten.

“Problemi ishte se në Evropën perëndimore shumica e qymyrgurit vjen nga minierat gjermane, të cilat ishin përmbytur pas bombardimeve të rënda. Gjermanët nuk mund t’i hapnin ato miniera, dhe Shtetet e Bashkuara do të siguronin pajisjet e duhura.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulën që evropianët të bashkëpunonin për shpërndarjen e qymyrgurit në vendet e tjera të kontinentit për të ngrohur shtëpitë dhe për të vënë në punë përsëri fabrikat.

Shtetet e Bashkuara dhanë 13 miliard dollarë për katër vjet, ekuivalenti i 100 miliard dollarëve sot të shpërndara në 16 vende.

Por ndoshta, pjesa më e rëndësishme e Planit Marshall ishte ndikimi në moralin e evropiano-perëndimorëve. Edhe ish vendet armike si Italia dhe Gjermania ishin të përfshirë në plan.

E Ke te qarte o Lela kush ka qene plani Marshall dhe ne c'kushte u aplikua ?

Shikon ndonje gje te ngjashme ?

Te ben pershtypje fakti qe Dollari Amerikan eshte zhvleftesuar 7.7 here qe nga viti 1947, pra per 67 vite.

Na jep ndonje spjegim per kete pune  ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.