Irenej pështjellon dynjanë; edhe median
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7692_1395062848-397526_293397470814729_937315728_n.jpg?itok=Jy7hJt1h)
U futa në Youtube.com për të ndjekur intervistën e patriarkut të kishës ortodokse serbe, Irenej, por nuk u kapa në befasi nga qëndrimet e tij. I njihja këto qëndrime. Madje, opinionet e veta, duke qenë se ish në Tiranë, i kish nakatosur edhe me ndonjë frazë korrekte e elegante, si “shqiptarët e serbët kanë jetuar mirë bashkë gjatë qindra vjetëve”, etj. Në Serbi e për serbët, ai ka përdorur e përdor një gjuhë më virulente. Sa për ilustrim, po sjell një qëndrim të tijin në vitin 2011, një vit pasi u ul në fronin e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve serbë: “Ata [të Brukselit] po na ofrojnë sot anëtarësimin në BE, e për këtë na kërkojnë të paguajmë një çmim të tmerrshëm, na kërkojnë të harrojmë Kosovën e Metohinë. Por kush jemi ne që mund ta bëjmë këtë? Me ç’logjikë mund ta bëjmë këtë, xhanëm? A mund të jetojë një njeri, nëse i priten kryet? A mund të jetojë një njeri, nëse i shkulin zemrën nga kraharori? Ja, kështu është edhe Kosova, është zemra, është koka e Serbisë. Unë nuk e di se ç’mendojnë njerëzit e thjeshtë lidhur me këtë gjë, por unë di se ç’mendoj unë. Nëse duhet të hyjmë në BE me këtë kusht, atëherë do të ishte më mirë t’i thoshim Europës: ‘faleminderit për zemërgjerësinë e dashurinë tuaj, por ne Kosovën nuk e lëshojmë’.”
Nuk u kapa në befasi jo vetëm se ia njihja qëndrimet, por edhe sepse qëndrime të tilla dihen edhe pa i dëgjuar të dalin nga goja e shumicës së klerikëve të kishave ortodokse. Kush njeh historinë e krijimit të kishave ortodokse në Ballkan e di shumë mirë se ato kanë kuruar mbi të gjitha interesa të natyrës profane e temporale, sidozot ato kombëtare, e shumë pak e kanë vënë ujin në zjarr për t’i përcjellë grigjës së besimtarëve fjalën e Zotit. E për këtë është mjaft të lexosh fjalën e mësipërme të Irenejt. Është kjo gjuha e atij që ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin mes njerëzve dhe Zotit? Ka lidhje ky me mesazhin e Krishtit? Absolutisht, jo. Kjo është gjuha e një politikani. Dhe Irenej ka lidhje me Krishtin, aq sa kam unë lidhje me Irenejn.
Mirëpo, Irenej nuk është një fenomen i çuditshëm. Ai është një fenomen i zakonshëm brenda një Kishe, si kjo serbe, që ka qenë gjithherë e lidhur me politikën, në mos në shërbim të politikës. Nuk është se Kishat e tjera ortodokse në Ballkan, a në Europë, janë ndryshe. As Kisha shqiptare nuk bën përjashtim. Përkundrazi, është provë tjetër e lidhjes së Kishës me politikën, dhe kjo duket qysh te fakti që ajo është krijuar nga Fan Noli, që nga njëra anë ka qenë njëri prej nacionalistëve më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë, e që nga ana tjetër veç për fe nuk e ka vënë ujin në zjarr; ai ishte ateist n’daçi prej një disponimi shpirtëror, n’daçi prej një formimi kulturor, dhe prandaj krijimi i Kishës sonë ortodokse autoqefale ka qenë një vepër thjesht kombëtare; u ngrit me një motivim thjesht kombëtar e me një funksion thjesht kombëtarist. Me këtë nuk po bëj një denoncim, a një kritikë. Po bëj një konstatim. Të gjithë e dinë, se nuk mund të ishte ndryshe në rrethanat që grekët në Jug, në fund të shekullit XIX e në fillim të shekullit XX, po bënin çmos, dhe jo krejt pa sukses, ta bënin të tyrin “Epirin e veriut” e të shkombëtarizonin shqiptarët ortodoksë.
Kisha serbe, për shkak të historisë së saj, është shumë më e helmuar me politikë e me nacionalizëm se sa shumë Kisha të tjera. Është historia e kombit serb që e ka bërë të tillë. Dikujt, gjetkë, Irenej mund t’i ngjajë me një njeri të çmendur, por në Serbi ai është një normalitet. E duket se soji i tij edhe në Shqipëri është një normalitet. Shqiptarët i kanë dhënë munxët Irenejt gjatë 48 orëve të fundit, jo se kanë ndonjë gjë me patriarkun politikan a me priftin që veç te Kisha nuk e ka mendjen. Jo, shqiptarët i kanë dhënë munxët thjesht një nacionalisti serb, që nuk pajtohet dot me idenë se Kosova nuk është më e serbëve. E sikur Irenej, me të njëjtin disponim shovinist apo fashist, të ish i yni, ne shqiptarët do ta trajtonim si një ikonë kombëtare. E duke qenë se nuk e kemi një Irenej tonin, e kemi shpikur atë. Kemi shpikur Nikolla Markun, që është i të njëjtit brumë, s’ka gjë se më pak i ardhur. Nikolla Marku pra në thelb nuk ka asnjë ndryshim prej Irenejt, dhe kush i jep munxët një prifti nacionalist si Irenej duhet t’i japë munxët edhe një prifti nacionalist si Nikolla Marku. Përndryshe, i bie që ai vetë s’ka asnjë ndryshim nga fenomeni që kritikon, i bie që të vetmin kriter të vlerësimit të gjërave në këtë botë ka nacionalizmin. E nëse e pranojmë nacionalizmin si kut të vetëm të matjes së gjërave në këtë botë, atëherë nuk kemi të drejtë të qortojmë as Irenejn. Kaq e thjeshtë është.
Po rikthehem në krye, dhe po përsëris: Nuk ishte Irenej që më befasoi. E nuk është Irenej që më intereson. Janë gjërat e këtushme që më interesojnë, e në këtë mes më ra në sy (po e lë mënjanë fushatën nacionaliste që u ngrit sa hap e mbyll sytë; po mbetem tek intervista TV) ndërhyrja furacake e gazetarit gjatë raportimit të këtij lajmi. I gjendur nën trysninë e idesë se kjo intervistë do të provokonte shumë diskutime e mllefosje, i bindur se intervista marrë patriarkut të kishës serbe të njohur për nacionalizmin e vet të shpërpjestimuar do të pickonte shumëkënd, e për të mos e lënë veten të bëhej tabelë qitjeje e histerisë nacionaliste që do të shpërthente se s’bën, siç shpërtheu, reporteri bëri dhe komentatorin. Ndërhyrja e parë e reporterit ishte në fund të gjysmës së parë të intervistës së patriarkut serb, ai tha: “Irenej harron të përmendë dhunën serbe në Kosovë, apo varrezën masive të Rashkës”. Dhe në fund të intervistës: “Patriarku Irenej ka shmangur me këmbëngulje komentet mbi gjenocidin serb në Kosovë”.
Siç shihet, vëzhgimet e reporterit janë të sakta, dhe të drejta, por puna është se kjo nuk është punë e tij. Nuk është se reporteri e ka të ndaluar të komentojë. Ai edhe mund të komentojë, nëse do, e nëse dikush ka nevojë për komentet e tij, por nuk është mirë që këtë ta bëjë gjatë raportimit të lajmit në TV. Gjatë lajmeve në TV ai duhet të raportojë e të informojë, e jo të mbajë qëndrime, të denoncojë e të bëjë gazetarinë militante. Me fjalë të tjera, ai duhet të bëjë Teutën e ndrojtur të ‘Nëntorit të një kryeqyteti’, e jo arrogantin Mete Aliu, të cilit, kur iu duk se kish ardhur koha e tij, kur iu duk se kish ardhur koha që ai t’i dinte të tëra e të vendoste për gjithçka, ia futi një klithme para mikrofonit: Ju flet Tirana!
Shqip
Comments
PJATA KUSHTETUESE PJATA

PJATA KUSHTETUESE

PJATA ANTIKUSHTETUESE

me pjate po merremi vesh po quajme nivelin e mireqenies se siguruar nga kualiteti i ligjeve qe ka miratuar shteti shqiptar ne cdo kohe.

ndersa rama eshte mjaft i ekzaltuar per statusin e shqiperise une jam i pezmatuar sepse jam ne prag te miratimit te statusit ARMIK I SHTETIT SHQIPTAR DHE I SHQIPTAREVE.eshte bere nje pune e madhe per miratimin e statusit tim.aktualisht jam duke jetuar ne tre pengmarrje te cilat jane akoma aktive per mua dhe ju reagoni sapo une ju them qe korigjohuni se une nuk ju kam asnje faj.edhe pse i marre peng nga ju po ju premtoj se jam duke menduar se kush i jepte urdhera pupelmuskulit per te me bredhur ne 26 qytetet e shqiperise duke me paraqitur ndryshe nga sa une ndjeja se isha i denje pra ai mund te thoje per mire por une mendoj per keq.une ne fillim nuk e prisja qe dobici nje dite me vone pasi kisha pire nje duhan me te dredhur me ustan tim te me thoshte ne prani te njeriut per te cilin vajton rama se :UNE TE DIJA AGJENT TY(MUA)

nje psikopat qe kishte marre nje cope dipllome dhe i fshinte nje lopitikani copat e gurit nga balta ishte mjaft i interesuar ne raportin NJERI/PARA si qendrojne keto ne keto kohra por nuk e kishte njohur veten fare se tek livadhet e kujt kulloste dhe cfare statusi kerkonte te fitonte duke qene mjaft aktiv ne drejtim mohimit te vlerave minimale te njeriut.pas bredhjes dhe pritjes se fjaleve ne 26 qytete si dhe pas akuzave te hapura ne linjen spiun i lagjes dyqanxhi nuk munguan as reagimet e njerezve te mije qe kishin lexuar fletet me citimin jevgjit(SEPSE KISHTEARDHUR PERGJIGJA POR NUK KISHTE ARDHUR PYETJA) nuk mungoi as psalidha te na mbante referate lidhur me pamundesine e zbardhjes se shpirtit te jevgjiteve(TE PJATES ANTIKUSHTETUESE) diten e te tretave te babait i cili sipas pergjuesve te lagjes te raportuar tek psalidha i paragjykonte jevgjitet(PIKERISHT PER SHKAK TE PJATES ANTIKUSHTETUESE KU HANIN)dhe duke e shitur veten se hanin tek pjata kushtetuese dhe se me kete qendrim vetem se u hapnin pune te tjereve.nuk mungoi as ngulja e shtylles diten e varrimit te babait kur ikem neper varreza ne oborrin e shtepise,nuk mungoi me vone as rrezimi i murit tim dhe gllaberimi i tokes time si hakmarrje per refuzimin e ngritjes se nje permendore ne oborrin tim pasi e para u vendos e u prish(SEPSE U TRADHETUA NGA PJATA ANTIKUSHTETUESE)por edhe se ishte ngritur ne pronen time dhe kjo kerkohej te rivihej ne kohen mjafte te papershtateshme duke patur parasysh kush jetonte ne lagje ne ate kohe dhe cila ishte struktura e lagjes .nuk munguan as ballafaqimi me fytyrat akuzuese te biznesmeneve rivendikues te shume historive te vjetra si dhe hakmarrja per historine e krahines se heroit zaho rama i cili ishte aq i fuqishem saqe nuk me ndau bodigardin qe prej 1989 deri sa u shpall pd nga frika se mos prishej biografia e edit per te ardhmen.agresioni mediatik,kunder meje pengmarrjet ne seri shume prej te cilave jane aktive denigrimi sidomos neper rruget e fierit me kane shqetesuar aq shume sa qe deri kur ju te angazhuar ne denigrimin dhe asgjesimin tim nuk do te prononcoheni une kurre nuk do te pushoje se dheni fakte se kush ishte pupel muskuli dhe kush e drejtonte ate ndersa zeqo bedeli te mos dale me lopate ne dore te me tregoje mua se perse perdoret lopata vetem pak ore pas takimit me kompanine PAGUANI PER MAKINAT QE LINI RRUGES te cilat sollen letrat e grisura dhe na ishte bere nami BANORET E PJATES ANTIKUSHTETUESE NA JANE AKUZUAR.mbaroi koha e djegjes se voskopojes shpejt nga hordhite e dembelit te topelenes dhe poturexhinjve te krahines se tij qe zbriten poshte se u mbaroi buka dhe u angazhuan ne PPSH duke u munduar te hane ne pjaten antikushtetuese duke e shitur veten si pjese e pjates kushtetuese.ishte merite e ENVERHOXHES qe ketyre gaxhoreve ja u tundte mire nenet e kushtetutes dhe shume nga kjo kategori perbejne pjesen koncerogjene te ish SIGURIMIT.

RESPEKT per pjesen me integritet TE SIGURIMIT e cila ishte mbrojtese e shqiptareve.

VDEKJE pjeses kancerogjene te sigurimit E CILA EDHE SOT MBAHET NE KEMBE NGA AFERAT ME NJEREZIT QE KONTESTOJNE VENDIMET E GJYKATAVE BOTERORE PAS L2BOTERORE.

per kete pjese te sigurimit e kisha fjalen.

statusi armik i shtetit shqiptar nuk me takon mua.kam qen jam dhe do te vdes banor i pjates kushtetuese dhe nuk me interesojne sec thote pjata antikushtetuese e shqiptareve por me intereson sec thote per mua pjata kushtetuese e shqiperise.

une boll plage kam marre nga pjata antikushtetuese por nuk do te besoja kurre se ne keto plage ka dore edhe pjata tjeter.metodat e imponimit vlejne per ata qe nuk korrigjohen.une nuk kam cte korigjoj se nuk jam fajtor.

mos u mundoni te krijoni viktima si puna ime.mjafte me.kerkoni falje ose heshtni.

si banor i paautorizuar te

si banor i paautorizuar te ndryshoj pjatat mbetem banor i pjates kushtetuese.

ato qe na keni punuar mua dhe familjes sime ju banoret e pjates antikushtetuese nuk harrohen.

ne nje rast ka qene nderhyrja e ENVER HOXHES qe me shpetoje mamane nga ndeshkimi i pamerituar

dhe ne ngjarje mund te kene qene kryesore njerez te tije per te fshehur parate qe dilnin mangut.

PALACOLLEQET E MBETURINAVE TE HALE PASHE DEMBELIT(FIKJA E MADHE E DRITAVE) NGA FJALIMI I ZJARRTE I NIPIT TE DOLFES ..........,ne zonat e buta nuk kane fund.nuk ju premtojne se do tju djegim poturet por do te kujdesemi qe nese kundershtoni pjaten kushtetuese te sugjerojme edhe heqjen e saj.

ne fakt kush e urdheronte perdite ne telefon pupel muskulin?

juve nuk ju pelqen fare reagimi im por une po ju tregoj thjeshte sec me keni bere mua.

pjata antikushtetuese-PJESA KANCEROGJENE do te kete avaze ne te ardhmen.

librat e ENVER HOXHES ME KANE TREGUAR SHPEJT SE SI DUHET TE SHKOJE NE DYQAN E TE NJOHE KANDARIN E SHITESIT.TY PUPELMUSKUL te drejtohem me ke trajtuar personalisht sic trajtonte sigurimi(ANTIKUSHTETUSJA) armiqte e popullit ne publik sipas teje me merite sipa meje me merite.

nuk kam nevoje te njohe arabine duke patur hurmat ne bahce.je thjesht hakmarres si per ceshtjen e studentit shehu dhe per ce3shtjen nnn dhe keto i shfrytezove per te marre hak.i ftoj ata qe e kane ne dore gjithe aktivitetin tim te regjistruar te bejne legal gje qe ti per veten tende nuk e pranon.ENVERI AI TE RREGULLONTE SAMARIN TY BYTHEC.

LAVDI ENVER HOXHES.

me kete shkrim, edhe ti or

me kete shkrim, edhe ti or Muç do te nggresh furtune.... megjithate, mua me pelqeu shume si shtjellim dhe si kendveshtrim.... Po keshtu me kete nerv, e kemi shtjelluar edhe ne biseda mesh shokesh....

e kush tha qe shqiptaret e

e kush tha qe shqiptaret e kishin inatin inatin me serbin?

problemi yne klasa politike e shkombetarizuar dhe shtypi medioker e antishqiptar. problemi yne dhe shkaku i prapambetjes sone eshte pikerisht mendesia e artikullshkruesit,eshte mungesa e kombetarizmit. sepse te jesh kombetarist do te thote te duash vendin tend me shume se serbine,do te thote te duash zhvillimin e tij,pastertine e tij dhe ne pergjithesi te miren e tij. po te kishte politikane kombetariste nuk do te ishte nje shovinist grek ne krye te kishes shqiptare,nuk do te kishte ndodhur kjo katrahure 23vjecare,dhe nuk do te prisnim te dera e evropes duke u lutur per statusin. serbia,maqedonia ,kroacia , te gjitha me qeveri kombetariste ,jane perpara nesh qe jemi bere vend eksperimental per teorite e sorrosit,qe qellim perfundimtar kane ndalimin me cdo kusht te bashkimit kombetar,d.m.th ate qe do serbia e greqia.

se mos vetem per kete

se mos vetem per kete problem! media shqiptare ka filluar te behet konservatore, duke mbetur prapa opinionit shoqeror. media shqiptare ka mbetur ne nje status shume te polarizuar dhe shume te politizuar. a thua se paguhet per te mbajtur gjalle demonet e percarjes dhe te konfliktit, tendenciozitetin dhe ngjyrat partiake, a thua se nuk e kemi kritikuar periudhen komuniste pikerisht per keto te keqia qe atehere quheshin merita me larte dhe permblidheshin me termin PARTISHMERI. Partishmeria heret a vone te con tek lufta e klasave, aq me keq tek ne te con te ringjallja e luftes "se vjeter" te klasave, te klasave qe nuk ekzistojne me, sepse klasat e vjetra jane zevendesuar me klasa te reja dhe i vetmi indikator identifikues eshte serisht, si dikur ne kohen e Enverit, e famshmja "biografi".

Muç, jam plotësisht dakord me

Muç, jam plotësisht dakord me komenet tuaja.

Sakaq, shtoj se nuk i keni shkuar deri ne fund argumentit.

Po zgjeroj fare pak idenë time: A nuk eshte politkë e pastër mesha në gjuhen greke? A nuk është palo-politike prania e Janullatosit si kreu i kishes tonë ortodokse? etj.

Shpresoj te na ndriçoni më tej!

Z. Nano, Cuditem se si, me

Z. Nano,

Cuditem se si, me nje te rene te lapsit, barazoni qendrimet e Kishes Serbe dhe Kishes Greke me themeluesin e Kishes Autoqefale Shqiptare, Fan Noli. Eshte sajim i nje "argumenti", nuk e di se ne emer te kujt, dhe nuk po tentoj ti ve asnje emer.

Ajo qe thoni ju nuk qendron, sepse:

Kisha serbe ka qene dhe eshte ideatorja, hartuesja dhe frymezuesja e genocidit kunder shqiptarve. Ndersa Kisha Shqiptare asnjehere nuk ka frymezuar dhune, urrejtje as genocid, thjesht Fan Noli me shoke jane perpjekur te meshojne shqip, dhe te mos e lene fene e ketyre ortodokve krimnel qe te keqperdoret kunder nesh.

At Nikolla Marku thjesht kerkon qe meshat te behen ne gjuhen shqipe, te kthehemi tek traditat e Fan Nolit dhe Autoqefalise se vertete. Ai dhe patriot te tjeter asnjehere ne nuk kane thene se Serbia eshte Shqiperi, ose Greqia eshte Shqiperi. Keto gjithmone i kane thene dhe i thone Kishat Serbe dhe Greke, rrjedhimisht Kisha e Tiranes me Janullatosin ne krye pervec puneve te "perendise" ben edhe pune te zeza qe jane kunder interesave tona kombetare. Ka prova qe kjo Kisha Ortodokse ne Tirane ben pune te mirefillte diversive, sekrete, armiqsore, antikushtetuese, kunder interesave esenciale te Shqiperise dhe shqiptareve ne pergjithesi. Ne mes te dites, ne mes te Tiranes, ne zemer te Shqiperise.

Kete e dine te gjithe, e di qeveria, Shish, Presidenti, Kryeministri, Opozita, Partite politike, i madh e i vogel. Nuk flasin, i bishtnojne se vertetes, ashtu sic kane bere dhe bejne me shume te verteta te tjera, te verteta te cilat jane shkaqet madhore dhe reale pse akoma jemi ne kete gjendje te mjere dhe skandaloze, si popull, si shtet dhe si komb.

Z. Nano, ju keni nje pozicion te admirueshem, keni nje media dhe nje status ne opinionin shqiptar. Thuaje te gjithe te verteten, ose hesht. Jo vetem per sot, jo vetem per pak probleme, por per te gjitha. Eshte gjeja me e dhimbshme kur ne vend te doktorit kemi disa gjysem doktor, ne vend te ekonomistit kemi nje gjysem ekonomist, ne vend te gezetarit kemi gjysem gazetar, qe asnjehere nuk thone ato qe e dine, por ato qe jane "politikisht korrekte" dhe qe "mos te prek njeri (te fortet) ne kallo".

Irenej nuk ka asnje ndryshim

Irenej nuk ka asnje ndryshim nga turmat e shqiptareve "patriotike" qe cirren ne ndonje tubim tek tuk per pretendime teritoriale madje disa here duke mbajtur edhe flamuj turk neper duar.

Sa per Janullatosin, askush ne Shqiperi ska goje, moral, e fakte te flasi kunder tij. Nese Mesha behet ne greqisht ska problem, kjo nuk tregon qe eshte greqizuar kisha. Madje Janullatos ka mesuar edhe shqip dhe eshte ne gjendje te beje meshe edhe ne shqip. Janullatosi ne Shqiperi perfaqeson jo vetem rilindjen e besimi ortodoks por edhe nyjen apo nderthurjen e harmonise. Vepra e tij e ka deshmuar. Ata qe unk duan ta pranojne nuk jane vecse ca palo "patriotike" apo nacionaliste te semure.

Jam dakort me shkrimin e

Jam dakort me shkrimin e Mucit dhe komentin e Dritanit.

Gazetari qe i ka marre

Gazetari qe i ka marre intervisten priftit serb, ka bere cmos te tregoje qendrimin e vet ndaj Irenejt dhe jo te duket se po percjell komentet e serbit ne menyre indiferente. Gazetari ka pasur frike se do e quanin se pajtohej (me heshtejn e tij) me Irenejn.Gazetari gjendet nen trysnine nacionaliste te bashkeatdhetareve te vet shqiptare, po aq sa serbet jane nen Irenejn.

Te mos harrojme se c'konsiderata dhe komente bene per Artur Zhejin, qe pasi mori intervisten nga Papa i Agimit te Arte, i thane :

Po ti mor c'me rrije ashtu kur ai vervitte si lecke flamurin shqitar dhe nuk ja fute me nje lape surratit?

z. Gazetar, Nuk është se ju

z. Gazetar,

Nuk është se ju ndjek sistematikisht se çfarë flisni dhe shkruani,sepse më dhimbset koha për tu angazhuar në profile më të kualifikuara.Por në disa raste për kërshëri lexoj edhe ndonjë shkrim të natyrës tuaj.Në to,midis rreshtave dhe pozicionimit tuaj shpesh vrej një mospërputhje idesh që më kujton humorin e dikurshëm të një kolegu dhe mikut tim ndaj një kolegu tuaj,shkrimet e të cilit shpesh ishin kontraverse siç edhe ndodh rëndom me gazetarët tanë. “Ysh këtu e ysh atje,u vërvish e puthësh këtje” ishte konkljuzioni i mikut tim pas leximit të një shkrimi gazetaresk të kolegut tuaj.

Add new comment