Nuk ka as Europë kristiane dhe as Shqipëri myslimane
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6825_u2_andrest.jpg?itok=852Hdmr2)
Më bëri përshtypje fakti që në një artikull të para disa ditëve të Financial Times (FT) mbi marrjen e rekomandimit për statusin kandidat, Republika e Shqipërisë cilësohej si “shtet i varfër kryesisht mysliman”. Që jemi shtet i varfër i dimë po “kryesisht mysliman” është një kualifikim absurd. E dimë që, sipas Censusit të vitit 2011, rreth 56% e shtetasve i përkasin besimit mysliman, ndërsa pjesa tjetër besimit bektashi si dhe atij të krishterë të ndarë në katolikë dhe ortodoksë. Por kjo shumicë myslimane nuk e bën shtetin “kryesisht mysliman”. Sepse shteti (Republika e Shqipërisë në rastin konkret) është shekullar, asnjanës në çështjet e fesë. Kështu shkruhet në Kushtetutë ku shtohet edhe se shteti njeh barazinë e besimeve fetare. Atëherë si, edhe barazi edhe “kryesisht”?! Është naivitet dhe injorancë të mendosh se natyra e shtetit ndikohet nga feja e shumicës së shtetasve të tij ashtu si ngjyra politike e pushtetit nga shumica e votave të zgjedhësve. Një shtet laik mund të jetë i përbërë nga një shumicë dërrmuese besimtarësh të një feje dhe të mos e reflektojë fare një fakt të tillë. Dhe nuk duhet ta reflektojë. Sepse shteti shekullar e transhendon besimin. Mbron lirinë e besimeve po është edhe i lirë prej tyre.

Po pranuam që shteti është kryesisht kështu apo ashtu, duhet të pranojmë që është edhe jo kryesisht kështu e ashtu. Pra “FT” mund të shkruante edhe që Republika e Shqipërisë është një shtet “jo kryesisht i krishterë”. A nuk tingëllon absurde?! Por, po aq absurd është edhe cilësimi “kryesisht mysliman”! Sepse shteti nuk është centaur apo minotaur. Kokën mysliman dhe turpin e krishterë. Apo anasjellas. Pra, Republika e Shqipërisë, si organizim politik, nuk është as myslimane, as e krishterë. Nuk ka natyrë fetare. Është një shtet shekullar. Shtetasit e kësaj Republike i përkasin disa besimeve fetare prandaj ajo promovon bashkëjetesën mes tyre dhe harmoninë! Asnjëri nga besimet, pavarësisht përqindjes, nuk e dominon apo i jep tonin politikës së shtetit. Politika dhe feja, qeverisja dhe besimi janë të ndara nga njëra-tjetra. Politika dhe qeverisja nuk ndërhyjnë në punët e fesë duke i çmuar atë si përmasë të lirisë së njeriut dhe çështje private të tij, ndërkohë që as feja nuk ndërhyn në punët e politikës apo të qeverisjes. Ndërsa kualifikime të tilla, si ky i fundit në artikullin e FT, ushqejnë jashtë Shqipërisë paragjykime ndërsa brenda saj, diferencimin dhe divizionizmin.

Ca kohë më parë, Kryeministri britanik, David Kameron, u kritikua nga 50 emra të shquar, përfshirë nobelistë, se po promovonte përçarjen në Britani ngaqë në fjalime publike e kish keqpërkufizuar Britaninë si “vend kristian”. Dhe i kujtonin Kameronit se Britania është formësuar edhe nga forca para-kristiane, jo-kristiane dhe pas-kristiane. Dhe mendoj se kishin plotësisht të drejtë. Britania është shtet i shoqërisë së hapur prej dekadash e ndikuar dhe formësuar nga flukse të fuqishme të globalizmit dhe lëvizjeve migratore. Madje jo vetëm Britania, por as edhe vetë Europa e Bashkuar nuk mund të cilësohet kristiane, si dikur në Mesjetë. Ajo nuk është më e tillë sepse në filozofinë, në Kushtetutën e saj dhe të të gjithë shteteve anëtare, sanksionohet pluralizmi dhe bashkëjetesa fetare. Pavarësisht kontributit që feja e krishterë dhe morali i saj kanë dhënë në formësimin e qytetërimit perëndimor, nuk ka më një Europë të krishterë. Ka vetëm një Europë shekullare, të shoqërisë së hapur, të lirisë së besimeve dhe të respektit për to si shprehje e shenjtërimit të lirisë së njeriut.

Po ashtu nuk ka as një shtet shqiptar kryesisht mysliman, apo kryesisht të krishterë. Ka vetëm Republikë të Shqipërisë ku edhe për traditë historike të kombit, por edhe për shkak të praktikës shekullare, mbizotëron klima e barazisë dhe harmonisë mes besimeve fetare. Askush në shtet nuk privilegjohet, por as diskriminohet për shkak të besimit. Shumica e shqiptarëve vazhdojnë ta trajtojnë besimin si çështje private, të shtëpisë, por jo të shtetit. Kuptueshëm, përforcimi i konotacioneve fetare në përplasjen globale politike pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka nxitur gjakimet për injektimin e esencave fetare në politikë, qeverisje dhe institucionet e shtetit edhe në Shqipëri. Gjakimeve të tilla i kontribuojnë edhe artikuj si ai i gazetës Financial Times me përkufizimet e tyre vërtet “ekzotike” për lexues perëndimorë, por të pasakta në raport me të vërtetën dhe të dëmshme në raport me mirinformimin publik. Sot po dëgjohen gjithnjë e më fort zëra për krijimin e partive politike fetare. Tendenca që, për kombe me pluralitet fetar si Shqipëria, bartin rreziqe të mëdha si për natyrën shekullare të shtetit, ashtu edhe për pluralitetin harmonik mes feve. Pas tendencave të tilla përgjon me hanxhar në dorë përçarja e tmerrshme fetare që shqiptarët historikisht kanë ditur ta shmangin më së shumti me sukses! Duket se po afrohemi me shpejtësi drejt momentit kur qëndrueshmëria e harmonisë mes feve, kjo traditë dominuese mes shqiptarëve, do të vihet në provë. Shqiptarët duhet të tregojnë se edhe pse janë të lirë të shkojnë në kisha apo xhamia, të lirë të besojnë a mos besojnë fetë internacionale, në fund të ditës, “feja” e tyre kombëtare dhe përbashkuese do të mbetet, si nëpër shekuj, shqiptaria!
gazeta Shqip
Comments
Nuk ka rendesi se si je me

Nuk ka rendesi se si je me kushtetute, por si je ne realitet. Per mua ai censusi me shume ngaterroi pune sesa zgjidhi. Sepse une mendoj se po te organizohej nje regjistrim i vertete dhe i rregullt i popullsise, dhe jo alla berishian, shumica e popullsise do te konsiderohej si laike. Pra qe beson ne Zot, por nuk i takon asnje feje te veçante. Martesat e perziera, 40 vjet ateizem dhe moskokeçarja e pergjithshme e shqiptareve karshi fese, me ben qe te arrij ne kete perfundim. Sepse shqiptaret jane te tille. Ndersa ata qe e konsiderojne veten si sunite, bektashinj, ortodokse apo katolike mund te jene rreth 40 per qind.

Amerikanet kurre nuk jane

Amerikanet kurre nuk jane shquar per njohuri te sakte te historive te popujve te tjere, te perberjes se tyre, etj. Kete e deshmon edhe fakti qe Amerikanet gjithmone kane deshtuar ne politikat e tyre te jashteme, dhe si rrjedhoje jane kthyer ne nje femi te keq, duke hapur luftera kudo ne bote.

Persa i perket ceshtjes ne fjale, per mua me shume shqetesues eshte perpjekja per te perhapur islamin me thirrje te cilat prishin ekuilibrat dhe per me teper rreziku qe vjen nga Kosova.

kur une shkruaj o mik qe te

kur une shkruaj o mik qe te kam ngarkuar kupolat kujdes me delenxhiun se eshte percares une e kam te provuar.gjithashtu ka nje kategori te caktuar percaresish zyrtare qe mezi presin te gjejne gjahun e tyre tek komentet e njerezve te shkujdesur apo edhe te kujdesur.por kesaj kategorie po i kujtojme se behet fjale per kupolat qe viheshin ne fortifikime dhe jo te gjejne ne google se sa kombinime me fjalen kupole nxjerr ajo.perdorimi i shkrimeve te medias qeveritare si ajo e thekura albanezja.com duke perdorur komentet dhe duke keqperdoruar komentuesin e ekspozuar se bashku me kupolen kryesore te shqiperise se behet fjale per viziten e nje njeriu te thjeshte tek dhoma ku mbahej pengu-monument dhe vizitore si ky miku im tek kjo dhome ku ndodhesha une ishin te pazakonta sepse behej fjale per perdorimin tim si monument qe vizitohesha nga vizitore qe ndoshta me njihnin qe nga koha e fortifikimit dhe kur shume gjera kishin ndryshuar mua me shqetesonte statusi peng-monument qe kisha fituar.pronari shpesh e nxirte monumentin shetitje pa qene nevoja te leviznin vizitoret.por shume here vizitoret vinin e vizitonin monumentin ne dhome.prania e lypsave te varfer vizitore ne dhome me nje basorelief ekskluziv ne gjithe ballkanin e benin shume akuzuese situaten keta lypesa te varfer pasi nuk u ishte miratuar aplikimi per strehim vinin kerkonin ndihme tek nje lypes-peng monument dhe mbasi u jepej ndihma fillonin te tregonin historine si i humben parate ..........e u bene lypsa.deri ketu nuk ka ndonje gje qe nuk shkon.por e keqja ishte se nje dite perfaqesuesit e lypsave ishin mbledhur para hyrjes ku ishte ajo pika e vetme me boje te parendesishme dhe e kuptova qe kishte dicka shume serioze.brumbulli prodhim i viteve 1939 ashtu zvarre u shfaq dhe erdhi miku kur gjeti bosin duke folur me me nje te njojtur ...........por kur kujtova turmen e paradisa diteve i them bukedhenesit tim a me ndihmon dot te shkruash nje tabele ti ve nje spango me tekst FOR SALE BY OWNER TELEFONO ........dhe numuri i tij i telefonit.mos u shqeteso i thashe pranoj edhe me cmim te ulet si ai 96 lekeshi i para1990 por jo tek keto lloj kompanish jo per gje i thashe por do te me keqtrajtojne i thashe sepse nuk kane kuptuar akoma se te shoqerohesh me ty i thashe (ME BOSIN TIM) eshte njelloj sikur gjate nje vizite qe mund te besh ti tek ata diku........ti tu sugjerosh atyre a nuk degjojme ca muzike polifonike se bashku nga ajo qe te paret tane jau kenduan para 1945 matane kufirit bash ne trojet tuaja.kur manipulimi i tyre ka arritur ne kete far feje imagjinoje sec dokument i shkruar mund te jete dorezuar per lypesin -peng monument i mbushur dokumenti plot me akuza .prandaj une nuk gabohem kur them se une nuk jam mish per BARBEQUE more zoteni se une jam i paster si kristali dhe gjithe balten e dokumentuar ne KOMANDEN SUPREME per mua e kane ideuar prej kohesh ata tek te cilet vije ti ngarkoheshe me elemente mbrojtjeje ku jo shume larg teje ne ate kohe para1990 ndodhi dhe nje histori me nje zhgarravine per te ndihmuar punetorin te aplikonte nje element ne forme qivuri dhene kjo ndihme nga nje i panjohur element qe mund ta njohe mire ndonje fortifikuesetjera.por lista e atyre qe formuluan dokumentin plot balte per mua mbetet e paqarte per mua se sa kontribues ka.........kete merite monumenti ja njeh bosit sepse e beri te njojtur tek shume vizitore lypsa e te varfer te cilet i kishin harruar kenget e kenduara ne trevat e tyre me rastin ...........e .................shitje dhe akuze me te madhe nuk ka. mund te gjeni ndonje vend te qete neper bote sidomos ne ndonje krahine ku perplasen fort duart nen muzikeboterore merreni me vete dhe bosin dhe dokumentin me balte te komandes supreme.mos harroni basoreliefin sepse perbeni nje kombinacion te shkelqyer.po pastaj pse duhet shtypi i varur nga agjentura shqiptare te spekulloje me fjalen kupole.

behet fjale per kupolat e fortifikimit jo ato nikname kupola se po te jete per akuza per kupola ne krye te listes qe te hetohen nga ata te ashtuquajturit italian duhet te jete KUPOLA_ELITE E KRYEQYTETIT

prandaj mos luani me fjalen kupole.kupola e vetme jeni ju ELITA E KRYEQYTETIT.

ne fakt shqiptaret nje dite do te vendosin qe ta mbushin bregdetin me buste TE SELAM MUSAIT

NGA JUGU NE VERI ne menyre qe ata qe ndodhen matane detit dhe na kane krijuar nje shqiperi diktatoriale nen thundren e kesaj kategorie njerezish te kujtohen se shqiptaret kane edhe nje OPSION PER TA ATE TE 1920.dhe nje dite nese ata vazhdojne te na mbajne peng ne kete fare feje edhe ajo do te behet

fjalet qe jane perdorur kane vetem nje kuptim.mbeshtetja tek fjalet e ketij shkrimi per te bere shkrime akuzuese qe mund te sherbejne si akuze per te tjere perben nje krim te tyre qe e bejne ate.kjo eshte histori e nje pengu nga politika e se kaluares te cilit i eshte hedhur aq balte sa nuk i eshte hedhur as krimineleve me te medhenj te botes.prezantues te akuzave kam patur pune dhenesin tim.akuzat jane ideuar nga nje komande mjaft gjakatare ku jane te pleksur legenat me te medhenj qe mund te kete patur ndonjehere shqiperia.

qe prej vitit 1912.shqiperia dhe shqiptaret kontroll te plote.elita nuk do te ndeshkohet kurre.mileti do te paguaje.ti zotni me shpalle monument por une te shpall anetar te shoqatave konspirative.

Add new comment