Nga Fan Noli te Anastasios Janullatosi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9376_hqdefault_29.jpg?itok=NejbvNx6)
Vura re se shumë vetëve u ka tingëlluar mjaft provokativ shkrimi im i fundit mbi tollovinë që shkaktoi patriarku i kishës ortodokse serbe, Irinej, në Tiranë. U ka tingëlluar provokativ në mënyrë të veçantë një lloj paraleleje mes kishës ortodokse shqiptare e kishave të tjera në Ballkan për sa i takon orientimit nacionalist të tyre. Mirëpo, janë provokuar për shkak të padijes së tyre.
E vërteta kjo është. Të tilla kanë qenë kishat ortodokse në Ballkan, duke filluar me kishën “mëmë” greke e duke përfunduar me kishën autoqefale shqiptare, e cila nacionalizmin e vet të themeleve e pati edhe për frymëzim, edhe për vetëmbrojtje, në një rrethanë që kisha greke, e bërë njësh me shtetin grek, po synonte shkombëtarizimin e shqiptarëve ortodoksë.
Kisha autoqefale shqiptare pra ka lindur më së pari e më shumti si një institucion nacionalist. Madje, motivimi më i parë i këtij aksioni ka qenë antigrek. Kisha ortodokse shqiptare ka lindur si antigreke. Dikush mund të mendojë se ka lindur me hir, por gjasat janë që të ketë lindur me pahir si e tillë. Dhe, me hir qoftë, me pahir qoftë, ky fakt nuk është se e turpëron apo komprometon këtë kishë. Ajo lindi siç kishin lindur të tjerat para saj, në ndonjë rast qindra vjet më përpara, dhe zuri të funksiononte nën shembullin e tyre. Kjo është historia. Atëbotë nuk kish rrugë tjetër në funksion të mbrojtjes e të rianimimit të kombit shqiptar (kuptohet, nëse biem dakord se mbrojtja e rianimimi i këtij kombi ishte një gjë që s’ka të sharë).
Dhe kur flasim për Fan Nolin si kreun e themeluesin e kishës ortodokse shqiptare (autoqefaliteti i kësaj kishe u njoh vonë, më 1937-n, nga Patriarkana e Stambollit) nuk është vetëm motivimi nacionalist që bie në sy. Fan Noli, që është një nga shqiptarët më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, nuk është se ish thjesht nacionalist, gjë jo e qortueshme ato kohë. Ai nuk ishte as fetar. Ai ka qenë ateist, sidomos deri në momentin që iu fut aventurës së kishës ortodokse shqiptare. Në bindjen time ai ka mbetur ateist edhe më vonë, deri në fund, por këtë gjë nuk mund ta provoj. Pak kohë pasi u bë prift (përsëris, “prift nga halli”), ai nuk dëgjohej më të ngrinte zërin kundër feve në përgjithësi e fesë ortodokse në veçanti. Deri në vitin 1908 ama ka dëshmuar se ka qenë një ateist i thekur. Filozofi më i dashur për të ka qenë një ateist “ku thërret qameti”, me emrin Friedrich Nietzsche.
Noli nuk ka lënë qesëndi pa bërë në adresë të feve. “Perëndisë nuk i besonj; i ardhtë keq!”, i shkruante Thanas Tashkos në vitin 1906. Dhe ca më vonë, në një letër tjetër, po Tashkos, i thosh se kish takuar në Nju Jork ca të rinj që dinin shqip e frëngjisht, dhe që e kishin mendjen te kisha. “Njëri prej tyre, ai më i squari, na ishte dhe pakëz ateist, dhe zumë miqësi të paqme; pa humbur kohë, hapa valixhen dhe i dhashë Zarathustrën e Nietzsche-s”, shkruan.
Ka edhe më. Noli, kur vinte puna te feja e krishterë, ish i tëri i përpirë nga feja katolike, dhe nuk linte argument pa përmendur në mënyrë që ta nxirrte periudhën e hershme të kristianizimit në Shqipëri si të dominuar nga elementi romak latin e jo nga ai bizantin grek. Madje, këto përpjekje i bënte edhe pasi u shugurua prift. Ai donte papët e urrente patriarkun e Stambollit. Ai kish shtënë sevda me liturgjinë e kishës romake, ngaqë mendonte se termat kishtarë të gjuhës shqipe e kanë prejardhjen nga latinishtja (meshë, shenjt, altar, kreshmë, kërshëndella, rrëshajat, kryqi etj.). Në ndonjë rast, kur i dukej se nuk i mjaftonin argumentet në të mirë të tezës se kanë qenë latinët e jo grekët ata që i kanë kristianizuar viset shqiptare, këput dhe ndonjë mufkë, siç është rasti kur nuk e përjashton idenë që Shën Pali të ketë folur shqip në përpjekjet ungjillizuese në Iliri (Noli, ashtu si dhe të tjerë, i mbahen mendimit se Shën Pali ka shkelur në Durrës, por kjo është krejt e paprovuar). Dhe të gjitha këto i bën nga pozitat e nacionalizmit, e një nacionalizmi që si përmasën më të dukshme kish antigreqizmin. Ndër nacionalistët shqiptarë, Noli është më antigreku. Antigreqizmi atij i dilte nga rropullitë. Dhe kush e njeh mirë historinë, këtë gjë e kupton fare kollaj.
Në këtë kuptim, emërimi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale i Anastasios Janullatosit ka qenë qysh në krye të herës një karshillëk që i është bërë kësaj tradite të kishës sonë autoqefale. Sikur Noli të ringjallej tani, ai do të vinte duart në kokë me këtë që kanë bërë në vitin 1991, Ramiz Alia e Sali Berisha. Në një moment të parë do t’i kish rënë e gjitha bota përmbys, dhe ndoshta, pak më pas, me t’u informuar mbi rrethanat, mund ta kuptonte përgjysmë atë që ka ndodhur. Mund ta kuptonte si një vendim të marrë në një kontekst të caktuar, mund ta pranonte pra grekun Anastasios Janullatos si kreun e asaj kishe autoqefale që ka lindur si antigreke, por një gjë, të paktën një gjë, do t’ia ndizte kacabunjtë. Dhe kjo do të ndodhte kur do të merrte vesh se patriarku Anastasios Janullatos, edhe pse ka njëzet e kusur vjet në krye të kishës ortodokse shqiptare, nuk e ka mësuar ende gjuhën shqipe, nuk e ka mësuar as sa për të bërë një meshë në këtë gjuhë. Mesha e fundit e bërë në gjuhën greke në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në qendër të Tiranës, do ta kish bërë të shkallonte.
Të kuptohemi, nuk është hiç e thënë që një institucion të ketë pas një qind vjetësh të njëjtën frymë të themeluesit apo të themeluesve (Thomas Jefferson, tok me të tjerë, ka themeluar kombin amerikan, dhe Kushtetutën amerikane, dhe një pjesë e mirë syresh, edhe pse në gojë u kishin mbirë termat ‘freedom’ e ‘liberty’, kishin dhjetëra skllevër në pronësi; po të ringjalleshin në këto kohë nuk do ta njihnin dot krijesën e tyre), por shock-u që do pësonte Noli sot me rastin e një meshe në gjuhë të huaj në një katedrale të kishës së krijuar prej atij vetë, do të ish i kuptueshëm. E duhet thënë se mesha në gjuhën greke në katedralen “Ngjallja e Krishtit” ka qenë gjëja më e pakuptueshme, madje më e rënda, që ka bërë Anastasios Janullatosi gjatë 23 viteve të tij në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Është gjëja më e rëndë jo ngaqë mesha është bërë në gjuhën greke (një meshë në gjuhën greke mund të dëgjohej me qejf të madh në një katedrale në Greqi; greqishtja është gjuha e kishës par excellence), por ngaqë nuk është bërë në gjuhën shqipe. Do të duhej të ish bërë në gjuhën shqipe. Kisha ortodokse e Shqipërisë është autoqefale dhe kjo do të thotë, përveç të tjerash, që në të gjitha shërbesat fetare të përdoret gjuha shqipe. Kjo është tradita e kishës shqiptare. Kjo është, gjithashtu, tradita e kishave ortodokse autoqefale.
shqip
Comments
I nderuar autor, Ke dashur te

I nderuar autor,

Ke dashur te rregullosh pune, por me shume ke prishur. Shkurt pa lidhje. Te me ndjesh, por auteqefalia nuk lindi si "antigreke". Lindi per te qene e pavarur nga Patriarkana, jo per te qene kundra, jo anti- ....

Kaq besoj nuk eshte e veshtire. Ne jemi kaq te zgjuar per te kuptuar se manovrat shqiptare, nuk ishin kundra, por ishin perpjekje per mevetesi. Edhe njehere ndaji mire keto gjera i dashur autor. Kjo nevoje per armiqesi, per te pare vecse armiq, nuk eshte inteligjente.

Te tjerat dihen, ramizi, saliu, nanoja, filani fisteku jane akte driteshkurtera, te vobekta, qe ne thelb permblidhen me nje fjale, tradheti - ndaj dickaje te themeluar me kohe, nje domosdoshmeri ne thelb politike nen emrin e ortodoksise. Po te perdorin fjalet qe duhen, ne fund te fundit kur vepron kundra interesave te vendit tend, quhet vecse me nje emer, tradheti kombetare. S'ke nga te luash, nuk mund ta dredhish, nuk mund te hedhesh peshtymen lart se te kthehet ne fytyre.

Paragrafi i fundit fillon me nje analogji qe nuk kopsitet gjekundi per te ilustruar idete qe pertypen sa andej kendej per te mbushur gojen dhe trupin e shkrimit. Me nje fjale, coroditje.

Dua ta them qe ne fillim fare

Dua ta them qe ne fillim fare qe shkrimi nuk me pelqen, kendveshtrimi nuk me pelqen, modelimi e kompozimi i personazheve nuk me pelqen. Nuk me pelqeu shkrimi i pare dhe, nuk me pelqen dhe shkrimi i dyte. Nuk do te mirrem per ti bere recension shkrimit duke te perifrazuar e analizuar po do ta shtroj problemin nga nje prespektive tjeter. Ne gjithe kete histori nuk mund te shkruash e te modelosh detaje pa rendesi dhe te harrosh ne menyre te qellimte profilin e mprehte plot karakter te modelit duke nxjerrur ne plan te pare sfondin e duke lene te mjegulluara personazhet e simboliken e fakteve e duke i manipuluar ato vetem e vetem qe ti e din, e duke bere lexuesin te paditur, pse nuk eshte dakord me shkrimin. Ne kete kompozim social – emocional kemi te bejme me indititetin, me krenarine, me turpin dhe me borxhin. Po i marr si te vijne per mare tani ne mendje: kjo eshte perspektiva shpirterore dhe akitektura sociale e indititetit tone si komb: Turpi – Borxhi – Krenaria. Kete nuk e kemi vetem ne si komb e kane dhe te tjere po ne ballkan ne pergjithsi eshte me e lexueshme. Jetojme ne mijvjecarin e trete dhe per boten keto nocione si turpi – borxhi dhe krenaria jane gjera qe i perceptojne komplet ndryshe nga ne dhe indititetin dhe krenarine, ne dac patriotike ne dac nacionaliste. Po ne te gjithe trinom turpi – borxhi – krenaria ka dhe plot gjera pozitive ashtu si dhe negative. Ne ballkan qe nga Eposi Homerit turpi – borxhi dhe krenaria jane kalcifikuar dhe ora ka ngelur dhe cdo gje matet me kete meter. Ngjarje e vertete kjo e viteve ‘90: Hysein e ka emrin, nga Kosova.63 vjec. punon akoma ne ndertim dhe me tha ne ate kohe: Shpine e pare ja marova vllaut t‘par, te dyten vllaut te mesem dhe tani ne pleqeni po maroj temen. Ishte krenar dhe skishte asnje borxh. Nuk ka shqiptar qe doli jashte shtetit dhe me mish e me shpirt te gjitha energjite i vuri per te ndihmuar familjen. Eshte i padiskutueshem ky fakt. Ishte ndjenja e borxhit dhe e turpit qe i kishin familjve dhe kodi me te cilen jemi rritur e trasheguar. Turp i pa pare dhe i pa imagjinueshem qe te haje e pije si mbret dhe te mos coje gje ne shqiperi/shtepi. Makinen e pare e mirte vellaj. E leme europen dhe emigrantet e kthehemi ne atdhe. Ka plas gjakmarrja, vrasja e vetvrasja vetem se ndjehen te turperuar dhe ne borxh. Akoma vazhdon krenaria kur marrin gjak e kur kryejne vrasje. Po kjo nuk eshte krenaria e te gjithe ballkanit po vetem e jona nga qe na ka ngelur ora: turpi – borxhi – krenaria. Ky eshte kodi i jetes dhe ne kete orbite rrotullohet cdo gje ne ballkan. Dalim te prifti serb Erinej: Turpi – borxhi – krenaria. Ai eshte ballkanas, Ai eshte Serb dhe kodi i tij me pare se te jete hyjnor eshte toksor dhe, Ai, ndjehet i turperuar dhe borxhli ndaj te gjithe atyre figurave dhe i asaj ideologjie serbe dhe ai nuk del nga binaret e turpit borxhit dhe krenarise. Per te krenaria eshte se ai eshte i teri ne kodeksin e borxhit dhe turperohet po te flase keq per serbine deri aty sa perligj dhe krimet. Marrim Priftin janollatus dhe ky po ashtu i kamufluar me nje energji agresive qe nuk e fsheh, udhehiqet nga turpi, borxhi dhe krenaria dhe zoti e religioni del ne plan te dyte e ideologjia e kodeksi i trashguar dominon e udheheq cdo gje. Fakte per kete ka plot. Pra prifterinjte bejne politike dhe jane manipulatore, jane vegla te politikes se cilen i perkasin. Interesant po ne momentin qe po shkruaj po jep nje rreklame per revisten “Der spiegel“ ne numrin qe do te dale nga ku thote: Die zukunft der Religion: glauben ohne religion.(E ardhmja e fese: me besu pa fe.) Ne nuk jemi provokuar per shkak te padijes sone po ne jemi provokuar per shkak se intelektuali yne: hipoteken, dijen, pasurine e shpirtit, nuk e ve ne sherbim te nje morali -do te perifrazoj Nietzschen ne kete rast - der Herrenmoral, por der Sklavenmoral. Dhe shkrimi i yt eshte qe ne ta ndjeme veten ne sklaven moral. Dhe ne jemi te skllaveruar dhe nuk po njohim borxhin e vertet te atyre qe bene shqiperine. Ne perbaltim Skenderbeun, ne perbaltim rilindasit dhe ne rrjeshtohemi e i kemi borxh militantizmit gjakatar te partive. Le te tingelloje so te duash provokative e plakative komenti i im po religioni apo feja e fqinjeve eshte kthyer ne nje organizate fashiste dhe ato kane te tjere profete dhe shenjtore qe ne si popull na poshterojne dhe nuk jemi te barabarte para zotit: ne nuk jemi me grekun dhe ne nuk jemi me maqedonasin, dhe ne nuk jemi Serbin. Po para syve te tyre ne jemi krijesa inferiore dhe jo te denje e te barabarte dhe ne jemi dhe jetojme me moralin e stusin e sklavit. Dhune idelogji e projekte vetem per te asimiluar shqiptaret ne cdo kohe te ekzistences sone me fqinjet qe na rrethojne. Poshterim duke i ndryshuar indititetin dhe emrat dhe hajde te mos thuash fashizem. Une mund te rri e te zgjatem sa te duash se cfar eshte shqiptare ne kishen tone dhe cfar indititeti shqiptar kane ikonostaset tona dhe per borxhin qe i kemi te pareve tane qe duhet ti veme dhe ti ngreme ne altarin e kujteses, borxhit, turpit e krenarise. Qe ta mbyll po vjen 70 vjetori i clirimit dhe borxh i kemi atyre idealisteve qe dhane jeten per shqiperine, po borxh i kemi te gjithe patrioteve dhe jo gjakatareve dhe mos na beni te turprohemi por te ndjehemi krenar dhe te jemi ne sinkron se ngelem duke u poshteruar me polaritetin e zapberjes te partive politike. Rrespekt per ikonat tona te indititetit shqiptar dhe borxh per jete.

indititeti ?!? Zapbone, me

indititeti ?!?

Zapbone, me fal por nuk mund te rri pa te vene ne dukje qe ajo fjala me siper shkruhet "identiteti". Ne fillim mendova se qe thjesht gabim pa dashje, por e shof qe ti e ke shkruar keshtu nja kater a pese here. Ti bej si te duash, por po bere keshtu gabimesh komenti jot qe perndryshe eshte interesant, nuk mund te merret seriozisht. FLM, Plaku.

Bobi komenti eshte shkrujt ne

Bobi komenti eshte shkrujt ne kater te mengjezit dhe nuk ka vetem ate gabim po ka plot 100. FLM plaku

Zapi, po ti puno roje nate

Zapi, po ti puno roje nate kshu apo si o puna?!?

z. Nano nuk keni dhënë asnjë

z. Nano nuk keni dhënë asnjë shembull mbi pohimin tuaj të guximshëm se "Noli ishte antigrek". Të gjithë kemi lexuar githashtu diçka mbi Nolin dhe nuk di për vete të ketë bërë ndonjë veprim kundr grekëve. S'dimë që Noli të jetë përpjekur ndonjëherë të kthejë ndonjë grek në shqiptar. A mos vallë Noli ka shkuar në Greqi dhe ka marrë drejtimin e Kishës Ortodokse atje duke gënjyer e mashtruar? Ndoshta ka detyruar grekë të dëgjojë shërbesat në shqip në vendbanimin e tij në Shqipëri apo Greqi? Ndoshta i ka kthyer kishat ortodokse në shkolla shqipe për fëmijë grekë? Apo mos i ka përdorur eshtrat e të vdekurve shqiptarë dhe grekë si piramida kufitare brenda Greqisë? Apo mos keni ndonjë shembull tjetër të ktyre llojeve që tregon se Noli u ka rënë në qafë grekëve?

Shume litare ka lene jashte

Shume litare ka lene jashte Sali Berisha. Thenia e tij, ne vitin 1997, "pas meje u befte qameti", tregon plotesisht karakterin unik te tij, qe per pushtetin e castit, eshte me keq se jevgu.

Edhe pse Anastasi eshte ne moshe te thyer, askush nuk ka siguri te flase, se cfare mund te ndodhe kur ai te shkoje ne boten tjeter. Ai ka krijuar kushtet qe pasardhes i tij, te jete perseri nje grek. Nderhyrja e shtetit, e qeverise te radhes, do te jete nje perplasje e ashper diplomatike por edhe me keq, me Greqine.

Me 1991, por edhe me 1992, Berisha e kishte zgjidhur shume shpejt dhe thjeshte kete problem. E kishte zgjidhur, nese Berishe do te ishte i pavarur. I pavarur nga sherbimet e fshehta. Ato qe e vune ne krye te shtetit shqiptar dhe qe e urdheronin se cfare duhej te bente. Ai edhe mund te dilte nga varesia e tyre, por duhej te largohej nga pushteti. Po a mund te largohet Berisha, per nje prift nga kreu i shtetit?

Genjeshtra, te verteta te
Genjeshtra, te verteta te pjeshme. Shkrim skandaloz.
Fan Nolit I hedh driten tek ateizmi me handikap te madh, te padenje per te qene prift. Duke baltosur Indirekt Shqiperine (per mungese figurash)dhe autoqefaline.
Ateistet dhe myslymanet kane marre flamurin e patriotizmit duke ofenduar komunitetin orthodhoks. E kush jane nje tufe me batakcinj, hajdute, kriminele, te pamoralshem. Bejne zhurme qe te vazhdojne te vjedhin e bastisin kete vend te qete.
Nafta shqiptare vazhdon vidhet nga kanadezet muci pse nuk shkruan ndonje fjale?
Përshendetje zoti Nano. nuk

Përshendetje zoti Nano.

nuk jam dakort aspak me shkrimin tuaj sepse për mendimin tim është një shkrim konfuz ku ideja është se meqë kisha shqiptare u krijuaj si antigreke këtu e 100 vjet më parë tani ajo është progreke (ose po helenizohet) se u bë mesha në gjuhën greke dhe se drejtuesi i sotëm i saj nuk di shqipen. I gjithë ky shkrim sigurisht shkruhet në idenë që u krijua si u krijua kisha shqiptare, nacionaliste apo anti greke ska rëndësi, sot ne nuk jemi si ata të parët tanë që ishin antigrek por sot duke qene europian, kërkojmë që kisha të zbatojë traditat e kishës shqiptare që të bëjnë meshat në gjuhën shqipe siç e ka të shkruar edhe në statusin e saj.

Gjuha vret më shumë nga shpata dhe ju për mendimin tim bëni një gabim të madh historik kur quani lindjen e kishës shqiptare në Amerikë si një fenomen antigrek duke i bërë shërbimin më të madh pikërisht asaj politike që e dëshiron këtë gjë.

Medalja ka gjithmonë dy anë i nderuar zoti Nano varet se si i lexon ato dhe ca më tepër se si i interpreton. Se jo për gjë por pas disa vjetësh kur Saliu të mos jetë më në këtë botë do të dalë dikush, në mos ka dalë që tani, që të thotë se nuk është e vërtetë që ka bërë kontrabandë nafte, përkundrazi u ka shitur naftë të skaduar që tu prisheshin tanket serbëve apo që nuk ka shitur detin, aktin me të urryer që ka bërë ai njeri, por bëri marrveshjen sa për të marrë rekomandimin e grekëve dhe pastaj me ndihmën e presidentit dhe socialistëve e hodhi poshtë duke i lenë grekët me gisht në gojë, por këto gjëra nuk i thoshte dot sa ishte në jetë tani që ka ikur mund të thuhen.

Por le të vijmë tek fillesat e kishës shqiptare në Amerikë. Sipas historisë në gazetën "Liria" të 25 Nëntorit 1977 fq.4 shkruhet se "që nga 1901-1907 ishin disa vdekje te patriotëve shqiptarë në amerikë që priftërinjtë e kishës greke nuk pranonin tu bënin shërbesat e fundit fetare dhe shqiptarët ishin të detyruar te spostonin vendin e varrimit dhe varrimi të bëhej me ritet siriane ortodokse. Arsyeja ishte se ata ishin me nacionalitet turk. Ngjarja me të cilën ka lidhje Noli është ngjarja në vdekjen e patriotit Kristaq Dishnica për të cilin prifti grek jo vetëm që nuk shërbeu meshë por ndërhyri edhe në kishat e tjera ortodokse të Masaçusetit për të mos i bërë ato, duke bërë që Dishnica të varrosej jo në Hudson por në Uorçester pa ritet fetare. Këtë radhë arsyeja ishte se Dishnica ishte çkrishtëruar dhe rrjedhimisht nuk mund ti bëheshin shërbesat fetare. Kjo ngjarje që njihet ndryshe si "incidenti i Hudsonit" zemëroi të gjithë shqiptarët e Amerikës që u njohën nëpërmjet shtypit të kohës dhe bëri që ata të kërkonin një kishe shqiptare.

Kjo është historia që tregon gazeta "Liria". Ju thoni që Noli e bëri kishën sepse qe anti grek, unë në bazë të asaj që lexoj them që kisha shqiptare u themelua jo si anti greke por si një kishë për të mbrojtur të drejtat fetare të shqiptarëve. Mbrojtja e kësaj të drejte zoti Nano, për mendimin tim duhet shikuar edhe në kuadrin e asaj pavarsie që shqiptarët kërkonin edhe politikisht. Pikërisht për këtë arsye por edhe për faktin që kisha shqiptare e amerikës e themeluar në vitin 1908, nuk kishte në statusin e saj asnjë element anti grek, bie poshtë arsyetimi që kisha lindi si një kishë anti greke.

A ka qene vetë Noli si person antigrek apo jo këtë nuk e di n.q.s ju keni fakte historike për këtë jeni i lutur ti publikoni por me aq sa kam lexuar prej tij nuk kam përshtypjen e një Noli kundër këtij apo atij por përshtypjen e një Noli pro pavarsisë së Shqipërisë.

A ishte Noli nacionalist, përgjigja është po. Nacionalizmi i Nolit ishte 100% i pastër kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe përveç të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve nuk rezultojnë të paktën deri më sot, materiale historike në të cilat ky nacionalizëm të ishte i tipit shovinist duke u hequr të drejtat popujve apo feve të tjera, n.q.s ju i dispononi jeni i lutur ti botoni.

Përsa i përket mbylljes së shkrimit tuaj ku flisni për traditën e kishës shqiptare dhe për gjuhën shqipe në meshat e shenjta keni të drejtë por si gazetar që jeni keni edhe detyrimin që ti kërkoni kreut të kishës, apo një personi të ngarkuar nga ai, psetë e largimit të kishës së sotme nga tradita.

Me respekt

Emigranti

Komentuesit kryesore kunder

Komentuesit kryesore kunder kryepeshkopit(vetem sot) Mustafai,Bedriu,Sabiti nuk i pekasin fese ortodokse.Natyrisht eshte e drejta e tyre te komentojne qe nga skemat ushtarake te Aleksandrit te madh,per tre ligjet e Njutonit,per romanet e Hygoit apo per politikat e Churchill.Nuk mund te besh rolin e patriotit dhe njeriut te mire edhe ne qofsh analist. Aq me teper kur vjen fjala te nje si Anastas Janullatosit. Degjojme lloj-lloj shpifjesh,ofendimeshdhe sulmesh te tjera verbale, si antishqiptar,spiun i asfalias greke,puntor i fshehte i ndarjes se V.Epirit,etj,por si perfundindim del qe 'krimi'me imadh eshte mesha e mbajtur ne greqisht,dhe per kete jam i sigurt qe asnje nga koentuesit nuk e ka degjuar. Por te pakten duhet ta dime qe libri themeltar i fese ortodokse (bibla) eshte i shkruar ne greqisht dhe kur vjen puna per nje gje kaq madhore si shenjterimi i nje kishe pjeset kryesore te ketij libri lexohe ne ne ate gjuhe. Ne Shqiperi kemi raste dhe me fete e tjer ku lexohet apo kendohet ne arabisht(por kjo nu ju ja vret veshin komentuesve te mesiperm) apo vendosen njerez me kombesi te tjera si ne rastin e kishes katolike. Mendoj se cdo njeri duhet te beje punen qe duhet ,nje ushtaraku te flasi per luften,apo nje regjizori te flasi per teatrin.Per sa i perket kryepeshkopit mendoj qe fjalen duhet ta thone ordodoksit(nuk ma merr mendja qe kjo pune te shkoje me votim,por n.q.s. shkon jami sigurt qe Anastasi do te fitonte me mbi 90% te votave). Ne radhe te dyte eshte puna qe ben ai dhe cdo njeri e sheh apo e ka prekur,qofshin keta dhe jo ortodokse me ane te veprave te ndryshme bamirse. Ne radhe te trete eshte njeriu dhe dimensioni i tij intelektual,gje per te cilen bien te gjithe ne nje mendje,qofshin keta dhe kundershtaret e tij me eger. Nuk duhet te biem ne batkun e nje nacionalizmi te verber apo te shajme dike qe ti pelqejme shumices. Per tu mos u bere siF.klosi qe na e nxorri K.A.Sh me te rezikshme se xhamite ilegale qe rekutonin njerez me kufizime itelekti apo matriale per jihad ne Siri,dhe fap doli qe 70-80% e lexuesve ishi dakort me kete idiotesi.Dhe se fundi nje fjale per M.Nanon: Te thuash qe Noli eshte anti-ortodoks(hajde se ateist po ta pranojme) eshte siku te thuash qe R.Reagan eshte anti-kapitalist.

A mundt na e shpjegosh si

A mundt na e shpjegosh si mund të jetë shkruar Bibla në greqisht (fillimisht), kur as patriarkët hebrenj, as Krishti, as katër dishepujt e tij nuk e dinin këtë gjuhë por flisnin hebraisht ose aramean?

Ose përndryshe, stop shpifjeve!

Kerko ne google
Kerko ne google
Kam lexuar në vepra

Kam lexuar në vepra akademike qe eshte shkruar fillimisht ne gjuhen arameane, pasi kur eshte perkthyer në greqisht kane mbetur te paperkthyera rreth 40 fjalë të kësaj gjuhe. Keshtu qe merre Gugllin dhe fute atje ku kane qef greket

gjergjo bibla e parë,në

gjergjo

bibla e parë,në gjuhët europiane, është shkruar në greqisht e më as e përkëthyer në latinisht!nga një prej shën-ve të parë(që smë kujtohet emri)!!

me këtë nuk dua të mbëstes janullën dhe aspak punëne e tij!!

aerosmithi,si dishepull i janullës,harron se hirësia e tij e hap gojën vetëm kur e pëson ndonjë grek,aksidentalisht nga shqiptarët,se sa për të kundërtën asqë e hap gojën!!

hirësia e tij shpresojmë që të lajë lesh sa më parë për të patur mundësinë që ta heqim qafe duke e varrosur atje ku ka lerë!!ta bëjnë shënjt po deshën,por në shtëpi të tij!!shpresojmë që atë gafë,tradhëti që bëri grupi i veriut,të mos ta bëjnë shqiptarët që mund të jenë në qeveri në atë kohë!!me vdekjen e tij nuk duhet të pranohet prift grek në drejtimin e kishës së pavarur shqiptare!sado që të kushtojë në mardhënjet me gërkun e ndyrë!!

ps:grek e gërk i ndyrë janë dy gjëra të ndryshme!!grekë janë grekërit,gërk të ndyrë janë të gjithë janullat venizellosit e ata të agimit kallp!!

Shen Jeronimi i Stridonit e

Shen Jeronimi i Stridonit e ka perkthyer nga greqishtja ne latinisht. Ndersa ne greqisht eshte perkthyer prej librave ne aramean. Ekzistojne punime qe e kane vetetuar kete qe them, sidomos punime te autoreve franceze siç eshte akademiku C. Tresmontant

Bibla nuk eshte si kurani yt
Bibla nuk eshte si kurani yt gje. Dhiata e re eshte shkruar greqisht. Ungjilli qe degjohet ne kishe eshte shkruar greqisht sepse gjithe lindja ne ato kohe, dhe ne shkruanim greqisht. Keshtu kur ne themi bibla e altarit eshte dhiata e re. Keshtu leximet tende akademike, ... beju nje pompe sepse je specialist ne kete fushe aktivist me lgbt...
Ky eshe i vetmi medium qe

Ky eshe i vetmi medium qe megjithese merr persiper te pasqyroje edhe lajmin, nuk tha asnje flaje per gjithcka ndodhi mes prifterinjve ortodokse. Asnje lajm per tre dit me rradhe. Gjithe Tirana merrej me c'tha Irinej, Respublica merrej me Di Caprio e motrat Kardashian. Pse keshtu more besnik? A i thuhet mikut ik

Sipas Nanos i bie qe kisha

Sipas Nanos i bie qe kisha autoqefale eshte themeluar nga nje ateist, kjo dmth se hiresia e tij, kryepeshkopi Anastas eshte te pakten nje hap perpara, sepse ai eshte besimtar. Ne pergjithesi gjithe ateistet dhe musilmanet e cdo katigorie i jane sulur kryepeshkopit Anastas dhe nuk lene rast pa pergojuar ate, duke mbyllur syte per vepren e tij madheshtore ne favor te orthodhoksise. Nqs do te ishte ashtu si thone sulmuesit ateiste e musilmane, ai do te ishte kritikuar nga kishat orthodhokse ne bote, te pakten nga nje prej tyre. Por jo vetem qe kjo nuk ka ndodhur, por perkundrazi ka marre levdatat e tyre deri tek kreu ikumenik i orthodhoksise Vartholemeu, duke perfshire dhe krypeshkopin e kishes orthodhokse shqiptare ne Amerike, dmth pasardhesin e Fan Nolit. Pra bota orthodhokse shqiptare dhe jo shqiptare, ka fjalet me te mira per kryepeshkopin Aanastas

Gjithe te verberit dhe ata qe nderhyjne gjithmone me vend e pavend ne autoqefaline e kishes shqiptare kujtojne se katedralja madheshtore ne Tirane apo qindra kishae rindertura apo ndertur flasin per varesi nga kisha greke, kurse eshte krejt e kunderta. Kryepeshkopi ka krijuar nje sistem te plote klerik shqiptar duke mbajtur vendi e pare midis entiteteve fetare ne Shqiperi per personelin shqiptar, qe cuditerisht nuk i shqeteson keta diskutante. Kryepeshkopi Anastas i ardhur faktikisht nga misioni i tij ne Afrike eshte shembull i modelit te njeriut te perkushtuar krishterimit, qe synon paqe dhe vellazeri ne bote dhe jo urrejtje midis kombeve.

Tek e fundit, duan te dine sesi mendojne orthodhokset shqiptare ? Le te bejne nje referendum dhe do marrin pergjigjen e tyre. Nuk kane asnje te drejte politikanet e cdo ngjyre dhe feje dhe asnje person i nje komuniteti tjeter fetar apo ateist te cenojne autoqefaline e kishes orthodhokse, termi autoqefali dmth pavaresi nga cdo nderhyrje e brendeshme dhe e jashtme. Ceshtja e kryepeshkopit eshte ceshtje e kishes orthodhokse dhe jo e diskutanteve ne blogje, dhe ajo eshte zgjidhur perfundimisht. Mitropolitet e kishave jane me shtetesi shqiptare (shtetesi te cilen Shqiperia ja ka mohuar Kryepeshkopit meqe sundohet pergjithesisht nga shumica musilmane qeveritare jo dashamirese ndaj fese orthodhokse, sepse dhenia e shtetesise mbyll dhe nga pikepamja formale ligjore sulmet e paprecedenta kunder hiresise se tij Anastasios). Dhe me personelin e ri te krijuar , mitropolitet do zgjedhin njerin prej tyre kryepeshkop, kur natyre te beje te sajen me Kryepeshkopin mjaft te mplakur Anastas, i cili erdhi ne kondita specifike kur kleri orthodhoks ishte shfarosur ne shqiperi. Atehere cdo bejne keta sulmues te kishes orthodhokse? Me siguri skenare te tjere do dalin ne skene kunder tyre.

Përshendetje. Nëse Dikush
Përshendetje. Nëse Dikush do te thoshte që ky na qënka nje shkrim konfuz, do ti përgjigjesha se ka një mungesë informacioni per çka shkruhet. Nano na thotë një te vërtet që dihet: Feja nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një pikë referimi për shqiptarët. Feja është një krijesë e imagjinates kundrejt frikës dhe dobësise. Ne shqiptarët nuk dallohemi për frikë, prandaj dhe nuk e kemi marrë seriozisht fenë. Feja është një metodë sundimi në masë, prandaj edhe egziston. Të gjithe politikanët rendin pas saj,jo se janë besimtarë por të mund të përfitojnë. Pra Feja e shqiptarit është shqiptaria. Noli përdori fenë për të ngritur lart patriotizmin shqiptar dhe mëvetesimin e shqiptarëve. Sot në kryeqytetin shqiptar ne fenë që themeloi ATI i shtetit shqiptar, nuk flitet shqip.
Faleminderit për mirë dhe moskuptimin.
edhe mua ma kane treguar

edhe mua ma kane treguar shpejt noqen .noqe more noqe e quanin.qe me 1987. pasi mbarova mundjen me drejtorin tim qe na paska qene mundes dikur dhe pasi vendosa bashke me te te benim nje fare rrjete te palosur qe dukej si kosh per pune natyrisht te mira mora rrugen te kthehesha nga kisha ardhur dhe duke bere muhabet me" ATE" po tregonte se kishte patur nevoje per ndihme.nje person kishte qene aty e kishte ndihmuar sepse ky "ATE" nuk dinte ta bente.ndihma qe i ishte dhene ishte noqja nje zhgarravine

qe tregonte nje paralelopiped afersisht si varrosh thuhet andej nga nje vend tutje ......i shkreti "ATE" dhe ndihmesi i tij kishin dashur ne fakt te me tregonin banesen e fundit nqs beja ndonje zarar ose nqs kisha mendje te tille.keshtu qe mund te themi se nga koha e nolit

deri tek koha e janullatosit asgje nuk ka ndryshuar ne shqiperi.

kjo pune eshte ne shqiperi.ne shqiperi nuk ke nga tja nisesh e ku ta bitisesh. prandaj keta te pangopurit

me cdo gje ne shqiperi ne ate kohe e kishin si batute kete punen e noqes.ja zhgarravite noqen (e kercenove).ndodhur rreth vitit 1987-1988.mua ma kane deftyer shpejt noqen.natyrisht ish "partia" ta deftente noqen ashtu si dhe me vone ma defteu te njejten histori bosi im per te mbrojtur njerezit e ish partise qe i deftenin po njerezve te ish partise noqen.

cte thuash me shume.donin te benin para dhe nuk donin per asgje.pune paraje.as pune partije e as pune atdheu.pune paraje.

sepse mbajme keto qendrime me njeri tjetrin mbajne keto qendrime te tjeret me ne.

Add new comment