Të fitosh në Lazarat e të humbasësh në Bllok

Postuar në 28 Qershor, 2014 11:58
Mustafa Nano

Lidhur me krimin që u krye pardje në Bllok, ku gjeti vdekjen Artan Santo, ka shumë pikëpyetje. Por ka dy sosh që si zor t’mos i ketë bërë njeri qysh në momentin që është informuar mbi atë që ndodhi: 1. Pse u është dashur ta vrisnin Artan Santon në qendër të Tiranës, madje në qendër të Bllokut? Dhe 2. Si është e mundur që vrasësit kanë bërë “të qetë” 30 km rrugë, deri sa kanë mbërritur në rrethinat e Fushë-Krujës, ku kanë humbur gjurmët?

Pyetja e parë ka të bëjë, me siguri, me motivet e vrasjes e me motivimin e vrasësve. Për ata që e kanë njohur nga larg, Artan Santo dukej se ishte nga ata njerëz të këtij vendi, të cilëve mund t’u parashikohej çdo lloj vdekjeje, por jo një vdekje e tillë, e shkaktuar nga dy vrasës me pagesë. E për këtë arsye, një nga kureshtjet që do ta shoqërojë të gjithë procesin e hetimit të ngjarjes ka të bëjë me arsyet që kanë pasur të tjerë për ta vrarë Santon, që ka qenë një nga pak biznesmenët e këtij vendi që nuk janë përfytyruar kurrë si pjesë e biznesit të kriminalizuar. Ka qenë edhe pasioni i tij për artin, librat e kulturën në përgjithësi që bindte këdo se Santo ishte biznesmen tjetërsoji. Në do raste që kam biseduar me të, kemi folur dhe për librat. Madje, më ka folur edhe për një libër të tijin me poezi a tregime; një libër që e kish bërë apo që e kish në plan ta bënte. Në fund, ka qenë dhe natyra e tij e butë, delikate, e brishtë. Ai, më shumë se kushdo tjetër, të jepte idenë e një gjëje të pambrojtur e të thyeshme. E për të gjitha këto arsye, ai skenar vrasjeje nuk do duhej të kish lidhje me të.

Unë e di se në këtë botë, gjërat shpesh nuk janë ashtu si duken, por këtu po flas pikërisht për gjërat ashtu si dukeshin. E me ç’kam vënë re, kështu e kanë parë Santon që të gjithë, e në këtë kuptim që të gjithë kemi nevojë të marrim vesh së pari pse e vranë Artan Santon, së dyti pse është dashur që ta vrasin atje, te dera e zyrës së tij, në qendër të kryeqytetit, në një kohë që mund ta vrisnin kudo ashtu siç mund të vrasin çdo njeri tjetër që bën një jetë normale, që rri pa roje trupi, që nuk ruhet nga askush. E këtu vijmë te pyetja? Ç’motiv kanë pasur që këtë vrasje ta bëjnë kështu si e bënë, duke rrezikuar që të shihen nga shumëkush, që të lënë në një mënyrë a në një tjetër gjurmë, e që të bëhen gjah i kollajtë për Policinë e Tiranës?

Tani po vij te rrethana e dytë. Me t’ia arritur qëllimit që kishin, dy autorët e krimit kanë bërë të largohen. Në vendin e vrasjes ka pasur një polic, të cilit dy vrasësit me pagesë i kanë vënë koburen te kryet dhe i kanë thënë të mos bëjë asnjë lëvizje; përndryshe… Dhe polici nuk ka bërë asnjë lëvizje, deri sa ata i kanë kthyer shpinën. Por pas disa sekondash, me të marrë veten, ai me siguri ka marrë dikë në telefon dhe kjo është arsyeja që dikush tjetër, një koleg i tij, i ka ndjekur vrasësit për kilometra të tëra. Dhe një copë herë ndjekja është bërë edhe nëpër rrugët e Tiranës, ku ka policë në çdo hap. Nga Libri Universitar e deri sa kanë dalë te dogana, në fund të Unazës së Re, atyre u është dashur të bien në sy të shumë njerëzve, pasi kanë qenë me shpejtësi, e nuk besohet se kanë ndaluar para ngjyrës së kuqe të semaforëve. Përveç kësaj, ata kanë kaluar në disa kryqëzime, në të cilat rëndom ka policë të trafikut, dhe këta të fundit nuk e kanë pasur të vështirë të kuptojnë se diçka nuk shkonte me atë motoçikletë. Por edhe sikur të mos kenë kuptuar gjë ata, të bëhet të besosh se lajmi që dy vetë kanë kryer një vrasje në qendër të Bllokut e që një polic është duke ndjekur vrasësit e hipur mbi një motoçikletë ka shkuar në qendrën e informacionit të Policisë së Shtetit dhe kjo e fundit është vënë në lëvizje. Dhe një nga gjërat e para që bëhet në këtë rast është të porositen e të urdhërohen policët në kryqëzime që të ndalojnë një motoçikletë që ecën me shpejtësi. Se si të duket që autorët e një krimi të vijnë vërdallë nëpër Tiranë për minuta të tëra, ndërkohë që neve vdekatarëve të zakonshëm e qyqarë, me të bërë një kundërvajtje banale, na fanepsen disa policë njëherësh përpara syve, dhe na ndalojnë, na gjobisin, e në ndonjë rast na bllokojnë dhe makinën. Dhe bëjnë shumë mirë, të kuptohemi. Madje, meritojnë përgëzim për këtë gjë. Do duhet të vijojnë ta bëjnë. Por puna është se krahas qyqarëve që kapen gafil, teksa janë duke shkuar në punë a në hallet e tyre, duhet të kapen edhe këta që janë duke u kthyer me shpejtësi 200 km/orë nga një vrasje në mes të Bllokut. Mund të kish kuptim pra që ata ta kishin kryer vrasjen e të kishin humbur nga sytë në harkun e pak sekondave, mund të ishin futur në një garazh, në një servis, në një oborr shtëpie, apo ku di unë dhe e gjithë situata do të na sillej me pak kuptim, por të duket shumë hollywood-iane që ata ta bëjnë rrugën të pangacmuar nga Blloku deri në Fushë-Krujë (“hollywood-iane”, në kuptimin “trillane”; pasi vetë cliché-ja e filmave hollywood-ianë është krejt tjetër: makina të policisë që ndjekin gjithë bujë e potere keqbërësit).

Nuk e përjashtoj që këto arsyetime që unë bëj të jenë naive. Nuk e përjashtoj që një ekspert mund të jetë në gjendje të më bindë për të kundërtën, d.m.th. të më bindë që pavarësisht se krimi bëhet në qendër të kryeqytetit, madje pikërisht ngaqë bëhet në qendër, autorët e tij nuk është e lehtë t’i kapësh qysh në momentin e parë. Por deri sa të dalë ky ekspert, ose deri sa të dalë dikush tjetër që të na japë në dorë gjithë dinamikën e zhdukjes së autorëve të këtij krimi nga vendi i ngjarjes, kjo pikëpyetje do të rrijë në kokën e të gjithë naivëve si puna ime.

Me sa më sipër, kam përshtypjen se nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam shprehur publikisht një shqetësim të shumë vetëve. Mirëpo është e qartë se shqetësimi më i madh, shqetësimi numër një, është një tjetër: Kush, e pse, e vrau Artan Santon? Policia e Shtetit sapo ka dalë dhe ka dalë për bukuri, nga përballja me një situatë kriminale të një lloji tjetër (ndërhyrja e saj në Lazarat ishte në shumë drejtime një kryevepër në historinë e policisë shqiptare), por zbardhja e vrasjes së Artan Santos shfaqet si një sfidë më e madhe përpara saj. Dhe vetë policia ka për të qenë e vetëdijshme për këtë në momentin që dikush do të dalë në emër të saj para shtypit e do të thotë: “Po, ngjarja u zbardh, urdhëruesit e saj janë x-i e y-i”. E nëse kjo nuk ndodh, askush nuk do të kujtohet për suksese të tjera të saj. Do të kujtohen veç për këtë krim të frikshëm të bërë në Bllok. Dhe “në Bllok” me fjalë të tjera jo dhe aq metaforike do të thotë “para syve të policisë”.

Shqip

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Blloku ka qene vend krimi, i nderuar gazetar.

Perderisa nuk u verfikua krimi i meparshem, eshte zor te shpresohet se do zbardhen krimet e rinj.

Eshte vend e popull i vjedhur, Mustafa, eshte shoqeri e padrejte, ku ka fituar vesi, jo virtyti.

Nuk eshte respektuar PRONA, mik i nderuar, dhe ka per te vijuar krimi...

Submitted by frika ruan vreshtin (not verified) on

pardje ndodhi nje vrasje dhe autori nuk u kap. Dje ndodhen 2 te tilla dhe ekzekutoret serisht ja hodhen paq. Sot pritet qe nr i vrasjeve te jete 4 dhe nese edhe kesaj here askush nuk kapet neser nuk eshte per tu cuditur nese do te kemi 8, 16, 32 vrasje. Morali i fabules vlen per 5 vjecaret qe shkojne ne kopesht. Vrasje ka patur ka dhe do te kete por nese killerat do te lihet qe te ikin qesim ato nuk do te mund te parandalohen kurre. Gjithesesi eshte bindja ime personale se dikush nga kokat e policise ndoshta dhe atij qe i vrari i ka telefonuar 10 min para ngjarjes ka pasur dijeni te plote e ndoshta ka (ç)mobilizuar enkas strukturat e veta.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Eksperti psikolog do te thoshte:

Pyetjes tuaj, i dashur Mustafa se, si ka mundesi qe vrasesit kalojne neper Tirane, midis policise, do t,i pergjigjesha shkurt keshtu:

Policet tane e kane mare vesh krimin, vetem pak minuta pasi ai ndodhi. Secili prej tyre mendonte, inshallah nuk kalojne ketej ku jam une. Qe te ishin larg pergjegjesise. Po ata qe e pane motorin e vrasesve, pse nuk perdoren armen? Sepse polici mendon:-C'me duhet mua t'i hyj nje belaje te tille. Neser kriminelet ose shoket e tyre do te me gjejne dhe une jam i pambrojtur perballe tyre. Kam familje, kam femije.

Ndersa sot, per mosvleresim te situates ata do te marin ndonje verejtje, ose me e keqja do t'i pushojne nga puna, por nuk rrezikojne jeten. Shko tako policet dhe do te bindesh per keto qe po ju them. Policet nuk i mbron kush.

Submitted by martin (not verified) on

..ja sa te veme ca police te mbrojne policet..., ama c'muhabet ...

Submitted by gent (not verified) on

Te largohen policet nga rruget, atehere, dhe te rrine ne gatishmeri me ndonje qender.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Zoti Mustafa, pa qene ekspert ne keto pune madje duke qene edhe me naiv se ju, pyetjes tuaj te dyte mund t'i jepet pergjigje fare lehte megjithese me dy pergjigje alternative qe edhe pse perjashtojne njera tjetren jane njelloj te mundshme dhe qe te dyja fare "te keqia":

1. Policia shqiptare eshte nje turme njerezish me uniforma, krejtesisht te paafte per te kryer punet e tyre (ajo puna e Lazaratit eshte pak per te qeshur, se nuk eshte pune policie, ajo eshte pune ushtrie, qe ne kete rast u krye nga policia dhe shume me e thjeshte per t'u perfunduar me helikoptere e autoblinda kunder nje tufe katunaresh), ose

2. Segmente te policise jane vete brenda deri ne fyt ne kete vrasje.

Pranohen alternativa te tjera, por po t'i kullosh mire e t'i zhveshesh nga fjalet e medha, te keto te dyja do te dalesh.

Per sa i takon pyetjes se pare dhe nenpyetjeve te tjera te lidhura me te eshte e zorshme te japesh pergjigje specifike, por edhe pse me naiv se ju dhe aspak ekspert ne keto pune mund te them pa dyshim se:

1. Artan Santon nuk e vrane nga qe ishte delikat, pelqente librat dhe muziken, apo sepse kur kishte qene pionier pat luajtur nje nga ato filmat e socrealizmit, e vrane thjesht per shkak te bizneseve qe zoteronte (sic jane vrare shume biznesmene e politikane te tjere gjate ketyre 20 viteve te fundit ne Shqiperi) dhe

2. A thua kaq e rendesishme eshte te zgjidhet superenigma perse e vrane te dera e zyres dhe jo kur psh sapo doli nga shtepia, apo psh te themi kur po dilte dy dite me pare nga restoranti ku kishte ngrene dreke. Sido qe te kish ndodhur, gjithmone mund te shtrohej pyetja perse pikerisht ne ate vend?!? Pergjigja me e drejtperdrejte do te ishte, thjesht atje ju erdhi per mbare dhe e paten me kollaj per ta bere.....

Submitted by Andonimi (not verified) on

Lazarati kishte nje Gate qe e quan te birin Vandam! Ky ishte Lazarati qe kishte arme per te mbajtur rrethimin 3 muaj. Shkuan aq police qe nese qendronin 3 metra larg njeri tjetrit, rrethonin edhe Gjirokastren i dashur Mustafa! Sot po arrestohet xhaxha Takja e nenen Mamudeja, por se ku shkoi "GRUPI I ZJARRIT" ka nje pikpyetje te madhe.

Vijme ne Tirane
Naten e vrasjes u rraportua nje pengmarrje dhe policia shkoi per verifikim, pas 45 min u konfirmua se na paskesh qene nje arrestim i policise.
Kjo tregon qarte per nje ç'organizim te policise se Tiranes.  Shefat e komisariateve shohin si rivale njeri tjetrin, nje drejtor qe nuk ka si i kerkon hesap se as nuk i njeh si temperament e as nuk i ka emeruar ai qe ti kerkoje  llogari! Minimumi nese telefonohej 129 ose vihej ne dijeni nga polici, zyra e operacioneve  do kishte vene ne levizje rrepartin "Shqiponja" !!!  Kam bindjen e plote qe keto shefa as nuk e dine strukturen se si funksiononte apo duhet te funksionoje policia. Sot del Drejtori Çipa dhe thote qe po krehim zonen ne fushkruje dhe fshatrat perreth, nderkohe qe nuk mund te flase edhe per drejtorin e Durresit nga ku varet Fushe-Kruja!!! Dhe dashur pa dashur te kujtohet ajo tallja e Ristanit ne komisionin per policine qe as nuk i linte te uleshin por i pyeste ne kembe:
- cfare grade ke?
- nenkomisar
- cfare grade duhet per pozicionin e shefit te komisariatit?
- komisar
- tjetri...
Pyetja eshte,  a eshte e afte kjo polici dallkauke te arrestoje nje hajdut ordiner qe vjedh nje çante e i jep gaz???

Submitted by Andonimi (not verified) on

Sa per te mos lene te mendohesh z.Mustafa po te kujtoj vjedhjen te TEG-u

Submitted by Albi (not verified) on

Akoma beson ne idene e "fitores" ne Lazarat Muc? Edhe pas kesaj qe ndodhi?

Nejse, ti ne fakt e ke thene tenden me kohe. Qeveri e qelbesirave e cilesove.

Submitted by Ilir (not verified) on

Mustafa nuk e di ne do e lexosh kete  koment por eshte e thjeshte ne prag te statusit (Nuk ishte firmosur) ne mes te Tiranes pas Lazartit, prishja e Armo-s konfiskimi nga Shteti dhe Rishitja.....(......) dhe largimi me pretekst per seminar ne Parlamentin Evropian ( Medemek une nuk kam dore).......bej ne lidhje te thjeshte te fakteve.......dhe do e kuptosh se kush eshte Porositesi dhe Nxitesi......Sa per ate balten e Droges

Mafia kur vret hedh Balte mbi viktimat e saj per te perligjur vrasjen ne sy te Opinionit Publik (Medemek mire ia bene...) dhe Se fundi eshte thjeshte, eshte nje mesazh per Ramen dhe Kompani...qe kush me Prek do digjet..... N.q.s Saliu & Company nje dite do shkoje ne Gjyq fati i Santos do presi edhe Ramen......

Submitted by Dritan (not verified) on

Jane te gjitha te lidhura. Vrasja e Santos tashme eshte harruar, ashtu sic jane harruar edhe dhjetra vrasje te bujeshme (Trebicka, Olldashi, Tani i Topit etj etj etj). Pse e kishin kollaj vrasesit te arratiseshin? Sepse nuk duhet te kapeshin. Po te kapeshin do tregonin dhe nese do tregonin ata do vriteshin (mund edhe ti vrasin ata qe i kane porositur per te vrare).

Kjo eshte Shqiperia jone e statuseve, e Natos. Me vjen keq per naivet qe besojne tek perrallat me statuse.

Submitted by Ilir (not verified) on

Per ty Dritan.... Te lexosh Libra nuk do te thote qe je delikat, psh Enver Hoxha qe kishte lexuar shume Libra ishte DELIKAT...........Apo Hitleri po ashtu apo Napoleoni po ashtu qe kishin lexuar shume apo edhe Sali Berisha qe ka lexuar aq shume dhe qe i vrau me duar ne xhepa para zyres se vet si thua....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.