Dhjerës folèsh aspak rebelë!

Postuar në 15 Qershor, 2014 12:05
Gilman Bakalli

Përgjithësisht fuqia e një reforme matet me aftësinë e saj për të kapërcyer rezistencën që i kundërvihet. Në këtë kuptim, forca e draft-reformës për arsimin e lartë në Shqipëri i bie të matet me rezistencën që po i bëhet asaj nga një grup pedagogësh të universitetit shtetëror, të cilët, pavarësisht botëkuptimeve të ndryshme (të kundërta) ideologjike, i bashkon eksperienca akademike që kanë patur nëpër universitetet private të Shqipërisë. Në këtë pikë, reforma shoqërohet me një krrak  të fortë që e ndan komunitetin akademik qartazi në grupime të kundërvëna armiqësisht njëra-tjetrës. Është një nga ato kërcitje çliruese që i bëjnë mirë shoqërisë, sepse jo vetëm e shfryjnë energjinë negative të akumuluar ndër vite, por edhe i shpupurisin shpirtrat tinzarë dhe u japin zë mendjeve të heshtura e të fjetura, mendjeve, të cilat në fakt, s’e dinim se ekzistonin. Fakti që draft-reforma u ka trazuar leshrat njëlloj, si të rinjve akademikë me nuhatje të fortë komuniste, ashtu edhe mesoburrave me prirje të shpallura neoliberale, është njëkohësisht sfidë për draft-reformën dhe indikator premtues për ndryshim me themel të sistemit arsimor.

Po ashtu, reformat kanë fizionominë e saj, të cilën e përcakton prirja e tyre për të prodhuar histori margjinale teksa rreket të përmbushë objektivin kryesor të riformatimit të sistemit. Dhe një nga historitë më pikante margjinale, të paktën deri tani, që ka prodhuar draft-reforma për Arsimin e Lartë në Shqipëri është edhe reduktimi i debatit publik rreth saj në një debat midis dy kampesh armiqësore: kampi i (disa) pedagogëve të universitetit shtetëror dhe atyre të universiteteve private. Duke qenë se komisioni drejtues e hartues i draft-reformës, në përbërjen e tij dërrmuese ka pedagogë të universitetit shtetëror, arsyeja ta donte që duhej të ishin këto të fundit qendra e kritikave për formën dhe përmbajtjen e draftit. Por jo! Sulmet u drejtuan fillimisht kundër universiteteve private, por më vonë kur kritikët u kujtuan se disa prej tyre vazhdonin të paguheshin nga mësimdhënia në këto universitete, ato kthyen në tabelë qitjeje të sulmeve të tyre ekskluzivisht Universitetin Europian të Tiranës. Dhe këtu historia margjinale që prodhon kjo draft-reformë transformohet në një histori tipike dhjerësish folèsh, prej nga janë larguar (me apo pa dëshirën e tyre) pa mundur asnjëherë të jenë rebelë! Kundërshtarët më fanatikë të draft-reformës (lexo: të Universitetit Europian të Tiranës) i kemi patur këtu, mes nesh, kanë punuar me ne, kanë heshtur në mënyrë shembullore në çdo mbledhje, kanë marrë rrogën me ngazëllimin e atij/asaj që e di se po merr një rrogë, e cila do t’i kryejë shumë punë. Shkurt: kanë qenë mes nesh, kanë punuar pa e vrarë fort mendjen për parregullsitë apo shkeljet e konstatuara aty-këtu. Pa patur asnjëherë mirëkuptimin për vështirësitë e një sistemi në rritje në një kontekst tejet kompleks, ata zgjodhën të rrinë nën sipërfaqe, për aq kohë sa rroga e lavdërueshme i mbante mbi sipërfaqe. Thjesht kanë qenë aty pra, pa u ndjerë. Qenie pa ekzistencë, të padukshme asokohe kur ishin prezente, dhe tani, të dukshme e të zhurmshme kur janë zhdukur e s’i sheh kush më. Qenie që ekzistencën e lidhin pazgjidhshmërisht me sigurinë. Kanë punuar këtu e ndërkohë kanë aspiruar në heshtje atë vendin e sigurt atje, atë skutën e rehatshme të “shtetërorit”, atë terrenin e sigurtë, nga ku nuk të largon dot askush, as po të bësh gjëmën e as po të mos bësh asgjë. Tek draft-reforma ata shohin momentin ideal për të filluar spërkatjen me feçet e tyre akademike institucionin ku kanë punuar më parë, institucionin ku nuk kanë tentuar të bëjnë as kritikën më të vogël për mënyrën e funksionimit të gjërave. Në publik vetja u duket se janë “whistleblowers” që paralajmërojnë shoqërinë për rrezikun që u kanoset. Por këta të rinj që në vend të “bilbilit” u fryjnë mikrofonave nëpër sheshe publike, janë thjesht dhjerës folèsh, të cilët diarrenë e tyre kritike e kanë mbajtur gjatë, derisa kanë gjetur banjon e duhur publike, nga ku luajnë lojën e dikurshme të fëmijërisë “kush e hedh më larg”.

Mapo

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Inderuar z. Bakalli,

prej jush kam lexuar edhe nje shkrim tjeter per reformen ne arsimin e larte dhe kerkimin shkencor.

I bera vetes pyetjen: C'kerkime a botime shkencore ka zhvilluar ky djale? Ne internet nuk gjeta jo vetem asnje monografi shkencore, por as edhe nje artikull shkencor ne ndonje reviste dinjitoze.

Meqenese ndoshta eshte faji im qe nuk di te kerkoj, a mund te me jepni ndonje link me botimet tuaja shkencore?

Submitted by Samir (not verified) on

Studimet shkencore nuk botohen ne internet, i nderuar. Ato botohet ne libra, revista shkencore, etj. Keshtu qe ne se do te marresh vesh diçka per akademine duhet te shkosh ne librari ose biblioteke perpara se te pergojosh ose te perbuzesh dike. Argument pa uje, i nderuar Anonim!

Submitted by Anonim (not verified) on

Pikerisht ate kerkova edhe une, ndonje titull libri ose artikulli qe te shkoj ta kerkoj ne biblioteke ose ne librari. Ne biblioteken kombetare kerkova edhe nuk gjeta asgje titull.

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Une, per veten time, nuk kuptova se ku e ka gjetur ate titull dhe se cfare do te thote ai.

Submitted by VL (not verified) on

Shume bukur zoti Bakalli.  Ju kerkoj ndjese vetem per disa pyetje. Keta individe qe paskan heshtur ne menyre shembullore ne mbledhjet e stafit te UET per cfare duhet te rebeloheshin? Per parashikimin e reformave te qeverise? Nese po, jam plotesisht dakort me ju, jane dhjeres, dhe te degjeneruar, nuk jane rebeluar kurre per motin, as  per rezultatet e boterorit madje turp tu vije askush nga keta te "dhjeret" ska shkuar kurre nje rresht per horoskopin. Meqe ra fjala zoti Bakalli cili ishte mendimi juaj per reformat ne arsimin e larte?

Submitted by Astrit (not verified) on

Shpejt sa per te sqaruar disa gjera dhe fakte ne lidhje me artikullin e mesiperm. Une nuk e njoh gjendjen dhe nuk kam asnje opinion per Universitetin Europian (por kam nje paragjykim negativ si shume shqiptare ndaj "universiteteve private") apo mbi Reformen ne Arsimin e Larte ne Shqiperi. Por dua te ve ne dukje dy gjera:

1) nje koment me siper pyet se sa pune shkencore behet ne Universitetin Europian - pergjigja eshte PO, keto fakte jane te gjitha ne internet dhe ne database online dhe i bie qe autore te Universitetit Europian kne shkruar perafersisht 200 materiale. Pergjithesisht publikimet e cdo institucioni ne Shqiperi jane te ketij numri dhe rangu, pergjithesisht ne revista te parendesishme, gjysma me tema mbi Shqiperine dhe te cituara nga pak shkrime te tjera (dmth impakt i ulet). Por autoret e Shqiperise nuk duhen nenvleftesuar sepse me mungesen absolute te investimeve, ne kushtet ku studentet me te mire me nota dhe me gjendje ekonomike me stabel shkojne ne Perendim si dhe me vemendjen e pamjaftueshme qe kerkimet shkencore kane ne Shqiperi, as Einstein-i dora vete nuk mund te bente shume me teper.

2) Mua me duket shume per te ardhur keq qe nje njeri dhe publicist serioz si z. Bakalli bie ne kurthin e shprehjes se emocioneve me nje gjuhe negative. Kjo ul nivelin e diskutimit, ben te shihet ne drite te keqe tere komuniteti akademik shqiptar dhe eshte nje reklame e keqe per Universitetin Europian. Z. Bakalli eshte nje person qe une e respektoj dhe ky incident nuk eshte tipik per te, por ky fjalor eshte i papershtashem per nje akademik dhe edukator. Nuk ka asnje justifikim per kete.

Ne kushtet e Shqiperise institucionet e arsimit te larte mund te pretendohet te bejne nje mesimdhenie me shume ose me pak efektive. Per punime shkencore serioze as qe behet fjale. Mendimi im (i painformuar mbi realitetin) eshte qe qeveria do te bente mire te investonte ne krijimin e kapaciteteve per te ardhmen me qellimin e terheqjes dhe ruajtjes se stafit qe mund te rikthehet nga Perendimi per aresye te ndryshme. Fatkeqesisht, puna kerkimore do vazhdimesi dhe stafi aktual akademik rezident ne Shqiperi, ne shumicen e rasteve, ka humbur vazhdimesine dhe mundesine te jete kompetitiv ne pune kerkuese. Do te ishte mire qe kapacitetet te ndertoheshin gradualisht me qellim qe pas 3-4 vjetesh te mund te krijohej nje tradite modeste por dinjitoze.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.