Duaje emërimin tënd

Postuar në 10 Qershor, 2014 09:06
Alqi Koçiko

Nja dy vjet më parë, një studenti të shkëlqyer shqiptar që studionte në një universitet të njohur britanik, ku përfitonte bursë dhe pjesën tjetër e plotësonte shteti ynë përmes fondit të ekselencës, pati një “vonesë” që i kushtoi shtrenjtë. Qeveria “harroi” t’i derdhte pagesën në kohën e duhur dhe atij i komunikuan se nuk mund ta vazhdonte më atë shkollë. Fondin ekselent e ka marrë lumi, djaloshi ka gjetur një universitet tjetër në SHBA, ku vazhdon studimet duke punuar dhe paralelisht duke u ndihmuar nga familja. Dikur qe i bindur se me të mbaruar studimet cilësore, do të gjente një punë të fisme në Shqipëri, në sektorin privat apo në shtet, por tani nuk do t’ja shohë bojën këtij vendi. Nuk e ka më iluzionin e atëhershëm, se fjala vjen, edhe administrata shtetërore do ishte e para e interesuar për të tërhequr një graduat me diplomë kaq prestigjioze.

Kjo histori më erdhi ndërmend tani që është rikthyer (për të disatën herë) debati i emërimeve në administratën publike dhe veçmas, përzgjedhja e njerëzve për disa poste jo dosido. Nuk është ndonjë skandal i pathënë se shumica e emërimeve të administratës janë bërë historikisht me motive politike, edhe pse mbetet sot e gjithë ditën skandal, fakti që po bëhet traditë që për një vend pune, rëndom të paguhen dy rroga: Një për punonjësin e ri, dhe një rrogë njëvjeçare për të larguarin që ka marrë të drejtën nga gjykata. Në këtë rrotacion militantësh, mbetet shumë pak vend për specialistët e mirëfilltë, për individët që bëjnë realisht punën, për të mos thënë se edhe tek kjo kategori është kërkuar kriteri i “korrektësisë politike”.

Nga shumëkush u besua se ky moment do kapërcehej nga qeveria aktuale e votuar në mënyrë plebishitare. Faktikisht, koalicionin e majtë nuk mund ta akuzosh për ndonjë shpëlarje masive të administratës dhe rimbushje me militantë; mjafton të shohësh rradhët e ankimtarëve të majtë në oborrin e selisë rozë. Më shumë se rimbushje, është vendosur për tkurrje të fuqisë punonjëse administrative, kjo edhe për shkak të krizës ekonomike. Aq më tepër po të kujtojmë lajmet e ditëve të fundit të PD-së në qeveri, ku ministrat në largim kanë firmuar me dhjetra punësime! Por kjo nuk e pengon opozitën të protestojë, çka është në të drejtën e saj, dhe madje të bëjë spektakël qesharak, çka është për të keqen e saj.

E dëshmoi këtë edhe greva 15 ditore e urisë së disa punonjësve të pushuar, që dolën nga greva edhe më të fuqishëm e vitalë nga ç’u futën. Ndoshta entuziazmi në dalje justifikohet me faktin se tashmë grevistët e kanë siguruar një vend në panteonin e qëndrestarëve të partisë dhe do të kenë ç’të kërkojnë nesër. Dhe kjo është një arritje monumentale në karrierë, për një “kryetare greve” që sa kohë ishte e punësuar, ka marrë një seri paralajmërimesh e vërejtjesh nga eprorët e vet, tre syresh në administratën e kaluar dhe dy pas 23 qershorit 2013. Të gjitha për “shkelje të etikës”, “mosrealizim detyrash”, “sjellje të parregullt”. Por ama ka një element në luftën politike të opozitës së djathtë, që unë besoj se është vlerësuar në masë të madhe nga qytetarët e zakonshëm: Ekspozimi i disa emërimeve të diskutueshme nga administrata aktuale, madje në poste drejtorësh dhe pozicione me impakt të drejtpëdrejtë mbi njerëzit. Dikush i dënuar, dikush tjetër i arrestuar “me presh në dorë” por pa u dënuar, një i tretë me kartelë të pastër në Tiranë po të ndotur në ndonjë kryeqytet tjetër. Është një rol denoncues për të cilin qytetarët, por edhe demokracia kanë nevojë, sepse është konkret dhe direkt. Por ka ndodhur edhe diçka tjetër: Në shumë raste, pala tjetër është tërhequr. Dikush është shqetësuar (shpresoj që vetë kryeministri), gjërat kanë lëvizur dhe personat janë dorëhequr. Rasti i fundit është ai i kreut të ri të qarkut Vlorë, i akuzuar nga PD se është përfshirë në një rrëmbim personi në Itali, me qëllim gjobëvënien. Mjafton klikimi i emrit të tij në google dhe të dalin kronikat e shtypit italian të 14 viteve më parë (gazeta prestigjioze) ku autori përmendet si i dyshuar, madje jepen edhe përgjimet telefonike. Vetë funksionari, vite më parë veprimtar për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës nga punimet e Petroliferës, tregoi dëshminë e pastër të penalitetit nga një gjykatë italiane dhe akuzoi për shpifje selinë blu. Por ai ndoshta duhet të sqarojë edhe nëse janë vërtet të tijat thëniet telefonike që kanë nxjerrë përgjimet e asokohshme: “Në raste të tilla, pengun më mirë vrite dhe zhduke trupin, për të mos patur asnjë problem”.

Dikush mund të thotë se këto denoncime humbasin vlerë sepse i bën deputeti Ristani, i dënuar me burg dikur me urdhër të presidentit Berisha, dhurues i bashkisë së Tiranës PD-së po me urdhër të Berishës dhe tani ndjekës i Berishës. Apo se vetë Berisha është fajtor për mijëra jetë të humbura si pasojë e keqqeverisjes së tij. Kjo është histori tjetër. Po nëse opozita duhet inkurajuar për diçka, ajo është pikërisht ekspozimi i këtyre çështjeve dhe rasteve. Ndoshta e bën për motive të ngushta, por “pa e kuptuar” bën një shërbim të mirë.

revista Klan

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Nje nga to shkrime te inatosura ku fatkeqesisht autori nuk jep as fakte e as i shton ndonje gje diskutimit. Anekdoda e "studnetit te shkelqyer shqiptar qe studionte ne nje universitet te njohur britanik" eshte fatkeqesisht pa koke dhe kembe. Administrata shteterore apo edhe lexuesi cinik mund te bejne pyetje pa fund: sa i shkelqyer ishte studenti, mos nuk ju pagua bursa se beri ndonje gje te keqe ne Britani, etj etj. Ne konceptin tim si lexues, gazetaria nuk duhet te merret me tregime barcaletash por nese eshte duke investiguar, le te jape fakte, emra dhe shifra. Keto gjera, me emer, mbiemer dhe dem te shkaktuar jane denoncime qe vene para pergjegjesise njerez te tjere, me emer dhe mbiemer.

Perndryshe, rastet hipotetike te tregimeve tona gazetareske do te bejne publikun edhe me cinik dhe do te shtojne numrin e rasteve te studeneve te shkelqyer qe do ta hane pa u dale emri kurre ne gazeta.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Astrit, ke shume te drejte. Edhe mua ky Kocikoja keshtu me duket vazhdimisht i inatosur, por se me cfare eshte kaq i inatosur nuk kuptohet mire. Gjithashtu ke shume te drejte kur thua qe gazetaret shqiptare e kane kethyer profesionin e tyre ne profesion te barcaleta-treguesit. Duhen fakte, dmth kjo histori nese eshte e vertete, ne menyre qe te sherbeje si ilustrim i idese duhet pa tjeter te permbaje fakte, emra, data etj. elemente te verifikueshme, perndryshe e gjithe kjo histori i shtohet librit te prrallave te Kocikos.

Submitted by Anonim (not verified) on

Normale qe ne nje vend ku nuk ekziston konkurrenca keto do te ndodhin. Mjafton te njohesh ose te kesh mik njeriun e duhur dhe behesh titullar direkt pa kaluar neper shkallet normale te karrieres. Te heqesh dike nga puna nuk eshte dicka e thjeshte. Mbart me vete kosto sociale etj, etj. Megjithate jo te gjitha shkarkimet jane te pajustifikueshme. Gjate gjithe ketyre viteve njerez nga me te paaftet jane emeruar ne administrate apo neper sh.a. te kontrolluara nga shteti. Njerez me diploma falso, te blera ne kioskat private etj, etj. Keta patjeter duhet te shoshiten. Ato hienat qe kane bashkepunuar ne kete baterdi tani dalin me flamurin e drejtesise dhe thone se nuk eshte e drejte. Po pse cfare na qenka e drejte te mbahet nje idiot ne nje vend pune duke mos e merituar dhe nje person qe ka investuar per arsimimin dhe rritjen e tij profesionale te punoje shites me 15000 leke ne muaj se ne na duhet te mos shkelim "parimet". Po kjo eshte padrejtesi e dyfishte. Administrata duhet te pastrohet nga militantet dhe kjo behet vetem nepermjet verifikimit te cdo punonjesi te saj dhe skarcimi i atyre qe qendrojne ne nje post te pamerituar dhe ceshte me e rendesishmja futjes se konkurences. Ne momentin qe kjo nuk aplikohet baterdia vazhdon.

Submitted by Elsa (not verified) on

Problemet nuk mungojne, por eshte e veshtire qe ato t'i kuptosh kur je vete intelektualisht i pasinqerte dhe medioker.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.