Në bishtin e avionit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2847_avioni-divjake_3.jpg?itok=NCR-gPUQ)
81 vjet më parë, fl akët përpinë ndërtesën e parlamentit gjerman, Rajhshtagut. Policia gjeti gjysmë lakuriq në ndërtesën gjigande,një holandez të quajtur Marinus Van Der Lube. Personi në fjalë ishte thuajse i verbër për shkak të një aksidenti të pësuar në punë. Por ishte komunist dhe hebre. Çuditërisht përputhur në një, gjithçka Hitleri përpiqej t’u mbushte mendjen gjermanëve se e keqja e tyre ishin komunistët, hebrenjtë dhe të huajt. Menjëherë propaganda filloi punën për krijimin e histerisë kolektive. Si rezultat, Hitleri mori nga Hindenburgu dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme. Brenda natës u arrestuan deputetët e majtë dhe u izoluan forcat kundërshtare të nazistëve. Kombi më i kulturuar i Evropës ra në thonjtë e një sharlatani.
Por si kishte mundësi që fati u tregua kaq dorëlëshuar me Hitlerin? Në fakt, nuk ishte fat. Nga deponimet e gjyqit të Nurembergut, rezultoi se zjarrvënia ishte punë e një grupi nazistësh të futur në ndërtesë nga galeria që lidhte banesën e Gëringut, në atë kohë kryetar i parlamentit, me ndërtesën e Rajhshtagut. Ende është e vështirë të besohet që Gjermania qeverisej nga ordinerë, të aftë për vepra të tilla? Por ndodh. Kush është kurioz, mund të lexojë “Ngritja dhe rënia e Rrajhut të III-të”, të Uilliam Shirer, gazetar amerikan i CBS në Berlin në ato mote, përkthyer nga Pjetër Arbnori dhe botuar nga “Onufri”.
Nuk është çudi që historia përsëritet. Këtë radhë në teatrin shqiptar, por me skenar më banal, të papunë që nuk mendojnë të rregullojnë botën por veten, që nuk djegin Rajhshtagun, por rrezikojnë të thyejnë kokën ranishteve të Shqipërisë. Që Riformatoja dhe Sajmiri nga Fushë-Kruja janë njëri më i lehtë se tjetri, kjo nuk do shumë mund për t’u kuptuar. Ashtu siç nuk do shumë mund të kuptohet se pa Riformaton e ngecur në rërë, Berisha do të bëhej gazi i botës. I duhej një Van Der Lube. Pse jo, dy. Që të dy trupeshkët mund të jenë tërhequr në valle nga segmente të lidhur me ish-shefin e qeverisë. Kjo është një pistë që ashtu si çdo sipërmarrje okulte, është vështirë të vërtetohet, por nuk do shumë mund të realizohet. Berisha i ka të gjitha: lidhjet, njerëzit, paratë, për të finalizuar një skemë të tillë. Mjafton të mos kesh skrupuj. Dhe Berisha ka treguar se nuk ka. 23 vjet bashkëudhëtim më të, na kanë dhënë 2 Prillin, ‘97-ën, Gërdecin, 21 Janarin.
Vorbulla që nisi si shaka, po kthehet në thithëse. Ka një muaj që media (rast feste ky për sharlatanët dhe gjobëvënësit), shoqëria, politika serioze merret me teoritë e fluturimit që hedh çdo të enjte Berisha, që për ironi tonën nuk ka as patentë makine. Akuza për trafik me avionët Jet që uleshin në Gjadër është pasuruar dhe së fundmi kemi të renë kur thotë se radarët e NATO-s nuk shohin nën 3 mijë metra. Atëherë, ose ne jemi çmendur që merremi me një njeri të tillë, ose Aleanca e Atlantikut bën mirë të mbyllë dyert e të lirojë godinat, pasi shpenzon paratë kot; se MIG-ët e Vladimir Putinit mund të hyjnë e dalin në hapësirën evropiane, si në mall pa zot. Rrokullisja e kaçatorit të Riformatos në Divjakë, në vend se të ishte dëshmi që uljet e ngritjet e avionëve nuk mund të bëhen vend e pa vend; se nëse do të ishte kaq e kollajtë, atëherë nuk ka pse ekzistojnë pistat e avionëve apo aerodromet, kullat e kontrollit apo radarët; në të kundërt, shërbeu si benzinë në zjarrin e çakërdisur opozitar dhe tulatjen e njerëzve me mend në kokë.
Një avion i lehtë mund t’i shpëtojë mbulimit të radarëve ushtarakë dhe civilë për një kohë të shkurtër. Me pak fat mund të ulet në pistë rastësore dhe rishtas me shumë fat mund të ngrihet. Por për këtë duhet të jetë një pilot i aftë, që njeh rrjetat e mbulimit ajror, pistat e mundshme të uljes dhe t’i gjejë me sy të lirë ato. Kush ka dy gramë kulturë historike di se nga gabimet që bëjnë rëndom pilotët, është mosgjetja e destinacionit. Zbarkimet në Afrikë, Sicili, Normandi të anglo-amerikanëve gjatë Luftës së Dytë botërore, e më tej Lufta e Kosovës dhe Irakut janë shoqëruar me gabime në arritjen e pikave të zbarkimit dhe goditjes. Dhe bëhet fjalë për pilotë ushtarakë të supertrajnuar, që orientohen nga satelitë dhe radarë në tokë dhe në bord. E megjithatë, një avion i çakërdisur mund t’ia dalë një herë, mbase dhe dy e tri. Por kjo nuk provon që ushtria dhe qeveria janë të mpleksur në afera të tilla.
Shqipëria prodhon dhe është rrugë kalimi e drogës. Por linjat e prodhimit dhe trafikimit duan vite të ndërtohen. Mungesa e besimit të policive fqinje me atë shqiptare, nuk është faji i drejtuesve të sotëm, por i atyre që ikën. Sasitë që trafikohen, njerëzit që përpiqen nga toka, deti, apo ajri; me mushka, makina, këmbë apo not, të transportojnë drogat janë dështimi i 23 vjetëve tranzicion. Shkatërrimi i arsimit, degjenerimi i stofit social, lufta e vakët kundër trafikut apo prodhimit ka sjellë rritjen e një brezi, të cilit e ke vështirë t’i shpjegosh pse nuk duhet të merret me këtë punë, ndërkohë që kush merret, gjezdis me fuoristrada, banon në vila dhe të gjitha këto, me mundim dhe rrezik minimal. Dhe për këtë gjendje është fajtori kryesor Sali Berisha. Jo vetëm se qeverisi 3/5 e tranzicionit, por se toleroi dhe mbrojti trafiqet, mbolli frymën e kulturës antishtetit.
Berisha është e shkuara. Këtë e kanë kuptuar të gjithë, përfshirë rishtarët tek SHQUP-i. Opozita mund të bërtasë nga mëngjesi e deri në darkë për implikimin e qeverisë në drogë, por kjo nuk ka pikë vlere. Pasi që kjo qeveri të bjerë, duhet krahas shqiptarëve, t’u mbushë mendjen dhe aleatëve. Dhe asnjëra palë nuk duket se i mjaftojnë sokëllimat e Berishës, por faktet. Një kaçator i ngulur në rërë, dy të vonuar mendërisht që nuk dinë nga erdhën e ku do shkonin, ca megafonë partie që përsërisin logoretë e Berishës me zalinë e gjinkallës në vapën e korrikut, nuk janë fakte. Bastin maxhoranca e ka me të ardhmen, duke filluar sulmi frontal ndaj prodhimit dhe trafikut të drogës.
Njëzet vjet përpara, Indro Montanelli, babai i gazetarisë moderne italiane, shkruante për Berluskonin, binjaku i rafinuar apenin i ballkanikut rozo Berisha. Tregonte njeriun e paskrupullt, gënjeshtar, intrigant e vanitoz, nga i cili Italia lëngoi çerek shekulli. Ne dhjetëvjetorin e vdekjes së tij, u botua “Ja u pata thënë”, përmbledhja postmortum e artikujve pikant të Montanellit, si pendesë e shoqërisë italiane që nuk e kishte dëgjuar. “Por, ajme, tashmë gjithçka mund të ndodhte, ka ndodhur”, shkruan në parathënien e tij Massimo Fini. Po ne do të vazhdojmë të mos kemi respekt për veten dhe vazhdojmë e merremi me Berishën, duke lënë peng në debate me një njeri të së shkuarës, të ardhmen tonë?
"Gazeta Shqiptare"
Comments
Lum qeveria per kete

Lum qeveria per kete "gazetar"!

Tani, per aq kohe sa Dritan

Tani, per aq kohe sa Dritan Hila ishte thjesht nje opinionist i lejohej te qenurit debil ne jeten e tij private.

Kur Dritan Hila eshte zv. Minister i Mbrojtes, te qenurit debil eshte problem per te tere ne. Debili ne fjale nuk flet me ne emer te tij, flet ne emer te shtetit. Dhe shteti nuk mund te dale e te thote qe Rifomarton e ka sjelle Berisha pa patur asnje prove. Sepse po ta bente kete shteti do dukej edhe me debil se c'u duk kur deklaronte se kishte mushkonja po jo aeroplana.

Me pak fjale Respublica, vetem se nje debil ka akses ne kompjuter me Microsoft Word te instaluar nuk do te thote se debilosjet e tij duhet te behen publike.

Analize sakte ! Ndonse dikujt

Analize sakte ! Ndonse dikujt nuk i pelqen, e verteta eshte e thjeshte, kemi nje klan Berishe qe eshte pergjgjes per katauren e krijuar me drogen, dhe po i njejti klan tani na del si "luftetar i droges", kryevepra e tyre lazarati. Askujt nuk i mbush mendjen klani Berisha-Basha me idiotesite e tyre, me perjashtim te miltanteve te PD te cilet jane ata qe si zakonisht jane punesuar si "grevista" me parata e pista te droges apo ne bashki. Jam kurioz te di ne se paguhen nga bashkia nepunesit e Bashes qe dalin ne "proteste"

Kam pershtypjen qe dhe ti

Kam pershtypjen qe dhe ti paguhesh nga pushteti i ri per te shkruajtur ketu dhe ne vende te tjera.

Si duket i mat gjerat me

Si duket i mat gjerat me kutin vetjak, meqe pagush vete perte mbrojtur nje kaste te kalbur hajdutesh, kujton se edhe opinionet reale te te tjereve shprehen kundrejt pageses. Ben sikur nuk e di qe gjithe ata greviste paguhen per te ardhur aty! Kjo eshte shprehur shume here nga shtypi, nuk eshte dicka qe e xjerr une.

Une e kam shume te kollajshme

Une e kam shume te kollajshme te them qe nje diktator hajdut ishte Berisha, dhe nje i tille u be dhe Rama pa e mbush vitin.

Z. Ish analist i pavarur, se

Z. Ish analist i pavarur, se paku keshtu prezantoheshe deri dje..........

Mund te na thuash se ku mbeti show i madh ne Gjader dhe perbetimi qe ne nje piste me fare paku guralece, por sidoqofte piste ama, me ne krahun ushtarakun e larte, apo te cfaredo grade qe ishte, se avionet duan kushte speciale.

Hiqni dore nga unifikimi me ushtaraket, keta profesioniste te nderuar, ne te shumten e rasteve, qe i perdorni si t'ju doje qejfi, dhe lerini menjane poshtersirave qe bejne strukturat politike te MM.

E keni zakon, te mbetur nga koha e merhumit me duket, qe jeni njesh me popullin per ndraje pergjegjesish........por jo per privilegjet dhe fitimet, pavaresisht nga burimi.

Nga nderzimi artificial tek
Nga nderzimi artificial tek amerikanet ne Vietnam. Keshtu me ngjan ky shkrim. Vras mendjen, cfare pune eshte te jesh zv/minister i mbrojtjes ne Shqiperi???
Hajde analogji,hajde! A i

Hajde analogji,hajde!

A i analizon dikush keto lloj nivelesh?

Dhe ta besosh se ka qene diplomat dhe tashme zv/minister!

Eshte per te ardhur keq,por djali vuan nga mania e te dukurit dhe fatkeqesia e paaftesise.

Argumentet per ti lidhe se

Argumentet per ti lidhe se bashku duket se jane marre nga ndonje faqe konsiperative edhe vetem zoteria di t'ua beje lidhje.

Tani qe avioni u rrezua ne mes te diellit te gjithe e pane cfare ndodhi, na dalka qe na e paskan sjelle opozita, sepse keta e paksan ditur me perpara qe policia do ti kapte edhe keshtu shteti do te binte hajde teori hajde. Ka kohe qe thuhen nga njerezit qe jane ne pushtet keto gjera, por ai beson kush? Ky eshte edhe pb, mjaft me keto budalliqe edhe me perralla me mbret, kemi njemilion pb te tjera ku te kapemi e te flasim per to.

Qeveria le te beje punen e vet, e nese PD-ja do te dale ne proteste le te dale, po vet keto protesta do ti kthehen ne bumerang, njerezit jane lodhe me fjale ne hava. Me mire do te ishte qe zoteria qe mllefin qe ka ndaj parardheseve ta ruante per vete, sepse tashme perfaqeson shtetin shqiptar.

Gjithesesi kjo cudia ajerore po zgjat pak si shume, por edhe kjo do te vije dita qe marre fund ashtu si edhe cdo cudi tjeter, pa shume buje.

Analize me idiote nga nje

Analize me idiote nga nje zv.minister nuk kam pare!!!
Ja mo ta zeme se je korrekt ne ato qe thua, lind pyetja: Rrezohet qeveria nga nje avion i rene? Mitingjet jane per te afirmuar Lulin ne PD o burri Xhunges! Rama me idiotet qe ka rreth vetes do e lere shume shpejt qeverine por jo per shkak te Berishes
U sulmua trafiku ajror, u sulmua aeroporti, u sulmua ministri i brendshem. Para 23 Qershorit Top-Channel ishte ne lufte me Berishen por si papritur na del i hutuar? Si ka mundesi ???

Nasi dhe Albi, Anonimi dhe

Nasi dhe Albi, Anonimi dhe Andonimi, Toma dhe Qukapiku me Gjonin, kushdo kush rri pas tyre dhe kedo qe perfaqsojne, ne mos qofshin thjesht te ripunesuar si shkarrashkrues komentesh, nga klanet e droges, kondrabandes dhe trafiqeve te kryeagjentit te Beogradit Sali Berisha, jane tipikisht syleshe te indoktrinuar qe, pasi jane flakur jashte administrates se politizuar e te korruptuar te ketij Berishe nga qeveria Rama, enderrojne te kthehen ne parajsen e tyre te vogel, duke bere kauze te tyre akuzat e droges nga opozita e sotme, qeveria e djeshme e droges dhe kontabandes.

Nese keta shkarrashkrues te paguar komentesh, do ti kishim me emra konkrete dhe fytyra te dukshme ne foto apo ekrane, keta "protestues" interneti kundra droges, do te kishin emrin dhe fytyren e Dash Alikos, antarit te Keshillit Kombetar te PD-se, mik dhe aleat i SaliBerishes, kryepushtetarit te Laxaratit, bastionit elektoral te PD-se dhe njekohesisht, zones se njohur boterisht per kultivimin dhe kontrabanden hashashit, pra do kishin fytyren dhe, sigurisht, edhe moralin, e po atij Dash Alikos, qe na erdhi para Parlamentit Shqiptar per te protestuar kunder "qeverise se droges" sepse, sic tha edhe vete ky Dashi shqiptar me kembore i droges dhe kontrabandes, kete ma ka kerkuar partia ime.

Dash Aliko eshte vertet fytyra konkrete, jo vetem e ketyre krimbave te mesiperm te internetit, qe pergojosin Dritan Hilen e ketij artikulli, madje jo vetem per ceshtjen e prodhimit dhe kontrabandes se droges.

Dash Aliko dhe morali i tij, eshte simboli i fytyres se vertete te portreteve dhe moralit te lidereve te opozites se sotme, qe pasi e kane zvarritur Shqiperine per vite me rradhe ne gjirizin e droges, kontrabandes, prostitucionit moral e politik, grabitjeve te pasurive dhe resurseve kombetare nepermjet tenderave dhe privatizimeve korruptive deri ne shitje te interesave kombetare dhe integritetit teritorial te vendit, tani dalin ne protesta dhe bllokojne parlamentin me akuza per droge, administrate politike e te tjera e te tjera.

Njeherazi, Dritan Hila duhet te pranoje dhe te reflektoje, qofte edhe publikisht se:

Problemi i aktual dhe i vertete i maxhorances se sotme nuk eshte ti provoje publikut dhe botes se qeveria aktuale nuk eshte e implikuar me trafikun ajror te droges. Problemi real i maxhorances se sotme eshte impotenca e saj per te udhehequr problematiken e debatit dhe aksionit politik dhe administrativ te vendit, duke ja lene inisitiven opozites dhe Berishes. Eshte Berisha qe prodhon lajm se qeveria eshte qeveri e droges ndersa duhet te jete qeveria qe te prodhoje lajm nepermjet aksionit konkret te saj per te sjelle ne bangen e akuzes se drejtesise krimet shteterore te Berishes dhe oborrit te tij. Dhe maxhoranca duhet ta beje kete me cdo cmim, qofte edhe me neutralizimin dhe rinovimine e cfardo institucioni qe pengon kete aksion imperativ.

E para punes kam thene qe kjo

E para punes kam thene qe kjo qeveri eshte e pa afte per tu mbrojtur nga LSI-ja!
E dyta punes Laxarat nuk ka ne Shqiperi, por ka Lazarat. E pafalshme eshte sikur te jesh vete Dritan Hila dhe ben gabime ne Shqipe te shkruar ne te kundert je ne rregull se po shohim shume idiote e idiotlliqe qe akoma mbahen te 1000000-shi

Nuk ka problem se na quan

Nuk ka problem se na quan "protestues" interrneti, pasi dhe kryeministri ne interrnet i poston arritjet apo deshtimet. A duhet ti besoj ndonje llaf ketij Hiles dhe matufepsje qe mbjellin perdite???
1) zv.Drejtori i policise pas nje kafeje (pa paraljmerim) nuk kishte pare kanabis. (ne nje vend normal duhet te ishte arrestuar per fshehje provash jo si qytetar i thjeshte por per postin qe ka. Kafen nuk e piu se ka tezen atje por per show te paster.) Shiko dhe artikullin e Shqiptares per vazot ne ballonet ku pihet kafe ne Lazarat dhe akuzohet Dasho dhe Bizhge bashke
2) Sokol Balla pyeste ministrin Tahiri per ndonje mosfunksionim te "albkontrollit" dhe ky i tha "Ne asnje menyre" (mos po priste Balla qe te akuzohej gruaja e tij drejtoreshe te "albkontrollit" apo kemi te bejme me pyetje qe ministri duhet ti mesoje dy dite perpara???)
Prite zot kur te na e ftoje Rudina Xhunga te shoqin Dritan Hilen dhe ti beje pyetje te sikletshme... :D

Besoj se edhe je nje burre qe se ke frike identitetin, e tani e ke te pamundur te na thuash emrin e vertete me kto "futja atij ne grusht" qe thua!
Sa per mua kam 10 vjet qe marr rrogen e nje inxhinieri, pa nderprerje 4 vjecare! Sipas ligjeve kam te drejte vote edhe pse nuk kam punuar e as nuk do punoj ne shtet

Marvixhan, Ndoshta e ke te

Marvixhan,

Ndoshta e ke te veshtire te kuptosh se ne bote nuk ekzsiston vetem ti, dhe opinioni yt eshte relativ e jo absolut. Thene troc je nje ze ne milione e jo doemos ato qe shkruan jane gjera te mencura. "Logjika" jote eshte ajo e militantit ekstremist qe ka nje problem konfliktual me gjykimin kritik. Jo me kot ke rreshtuar te gjithe komentuesit qe kane stigmatizuar budallalleqet e shkruara nga Hila.

Ti je kaq i bindur qe te gjithe duhet ta mendojne si ti ose duhet ti bejne fresk qeverise sa qe cdo ze kritik per ty, eshte i paguar nga armiku (Berisha ne kete rast). Persa me perket as jam anetar i ndonje partie e as nuk me paguan kush, e komentoj sa here me duket e arsyeshme ose kur lexoj brockulla si keto te Hiles o ndonje tjetri.

Te akuzosh kot se koti dhe te fyesh nuk do te thote se ke te drejte perkundrazi te rreshton ne anen e shpifesve me ose pa pagese.

Nuk ke tager per te kerkuar identifikimin kur vete shkruan si anonim. Une te pakten kam vene emrin tim si nofke.

Marvixhan, Edhe ti mund te

Marvixhan,

Edhe ti mund te shkrush opinionin tend,si Marvixhan.

Kjo s`me ben mua te mendoj se prapa atij emri qendron vet Hila,apo e shoqja,apo servile te tij.

Cdo njeri ka gjykimin e tij.

Ti si me i zoti arrin te "e verteta" dhe kjo te ben te vecante.

Ky Marvixhani paska shku per

Ky Marvixhani paska shku per l...

Sa servil qe eshte!

I ka premtuar mesa duket dicka Hila,sepse per nga cilesia e shkrimit eshte bosh dhe iniciative per ta perligjur eshte me teper per show.

Sec ka nje lidhje midis

Sec ka nje lidhje midis Marvixhanit dhe Babes se dikurshem

"Tradhtaret e marksizem –leninizmit,agjentet e imperializmit dhe intrigantet si Tito e Co,provuan dhe provojne me njemije menyra,duke krijuar skema diabolike si ajo e botes se trete te keqdrejtojne popujt e botes dhe popujt e shteteve te reja (Ne Africe dhe Azi),duke I ndare ata nga aleatet e tyre natyral dhe duke I bere sherbetore te imperializmit amerikane.Ne duhet te perdorim te gjitha energjite tona ti shkaterojme keto skema te ketyre lakejve te imperializmit.(Vikiquote-E.Hoxha)"

Add new comment