Basti i Ramës me drogën: Shtatori 2014
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1498_edi-rama-ne-debat-plus-youtube_1.gif?itok=kLvexSs-)
Në shtatorin e 2013-ës, kur Edi Rama po merrte në dorëzim punët e qeverisjes nga Berisha, në Lazarat e fshatra të tjerë të Shqipërisë po korrej marihuana që ishte mbjellë në muajt e nxehtë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Policia atëherë, ende “e parilindur” mirë, tentoi të pengonte korrjen e drogës, por në dy raste – në Qafë-Shtamë dhe Shosh – hasi në zjarr armësh më të rënda se sa të sajat dhe u tërhoq pas disa orë shkëmbimi zjarri me njerzit që po mbronin korrjen e marihuanës në shtator 2013.
Sipas televizionit italian RAI-Uno, i cili i referohet vlersimeve të bëra me rekonicion ajror nga Guardia di Financa, vlera në treg e marihuanës së mbjellë para 23 qershorit 2013 arrinte në 4.5 miliard euro. E përkthyer në ton, bëhet fjalë për rreth 450 ton marihuanë të korrur.
Është ajo marihuanë që po kapet tani çdo ditë brenda e jashtë Shqipërisë – deri më sot është kapur rreth 8% e saj. Përqindja mesatare e kapjes së marihuanës kontrabandë nga policitë e ndryshme të botës, sipas OKB-së, është 10%. Me ritmet e kapjes së asaj shqiptare brenda e jashtë vendit, së shpejti kjo përqindje do të tejkalohet. Por në mos 90% e marihuanës shqiptare të korrur vjet, 85%, apo qoftë edhe 80% e saj, do të shkojë në destinacionin përfundimtar. Në mos me avionë të vegjël, me peshkarexha të mëdha, në mos me furgonë të vegjël, me kamionë të mëdhenj, në mos me mushka, me gomerë, njerzit që kanë në dorë një mall që vlen 4.5 miliard euro në treg do ta dërgojnë atë atje – qoftë Edi Rama kryeministër apo jo, qoftë Saimir Tahiri ministër i brendshëm apo jo.
Por Edi Rama dhe ministri i tij i brendshëm, i konsideruar si i shkëlqyer nga ai, do të jenë përgjegjësit kryesorë para opinionit publik të brendshëm e të jashtëm për marihuanën që do të korret në shtatorin e 2014-ës. Sepse do të jetë marihuanë e mbjellë, e vaditur, e prashitur dhe e korrur nën hundën e tyre. Dhe në qoftë se prodhimi i saj do të arrijë përsëri nivelin e 450 tonëve, policitë e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera europiane do të jenë po aq të mbingarkuara sa sot me ndjekjen dhe kapjen e marihuanës shqiptare.
Drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi para ca ditësh se është hartuar një strategji kombëtare për parandalimin e kultivimit të marihuanës dhe, në fakt, 1500 rrënjët e para të kësaj bime u shkatërruan sot nga policia në fshatrat e Vlorës (në shtator këto rrënjë do të prodhonin 1500 kg mariuhanë). Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse aksione të tilla do të vazhdojnë përditë e kudo. Sidomos në Lazarat, ku Edi Rama deklaroi se policia do të futet kur ta shohë ajo të arsyeshme.
Perditesim: Nje dite pas publikimit te ketij komenti, policia e Vlorës asgjësoi edhe 965 rrënjë marihuane
Comments
Lufta kunder droges ne
<p>Lufta kunder droges ne cdo shtet eshte nje perpjekje afatgjate qe nuk mund te matet me mandate qeverish apo kryeministrash. Por ja qe Shqiperia eshte nje vend i vogel. Qe te jep shansin e madh qe duke fituar vetem nje beteje te fitosh nje lufte. Kjo beteje ne Shqiperi eshte e kufizuar ne hapesire dhe ne kohe. E ka emrin Lazarat. Nuk matet me rrenjet e djegura nga Tahiri po me rivendosjen e ligjit dhe besimit tek shteti dhe policia. Derisa Rama t'u premtoje shqiptareve nje afat per Lazaratin, nuk ka asnje bast serioz me drogen. Ose e ka te humbur a priori.</p>
Po cfare na the o analist !
<p>Po cfare na the o analist ! Dmth. historia e hashashit lidhet vetem me vitin 2013 kur PD la pushtetin, apo me 2014 ku PS do vihet ne prove ne vitin e pare te pushtetit ... Po jo more analist, historia e hashashit ne Shqiperi , ka filluar te pakten qe ne vitin 1994 (ate kohe une dergoja te dhena per hashashin e mbjelle ...) ; prandaj do duhet kohe qe te mbyllet ; dhe kjo nuk zgjidhet me baste si ne lloto sport ...Per ta mbyllur , thote mire dikush ne nje blog ....hajt tyrqeta o analist !</p>
"Dhe në qoftë se prodhimi i
"Dhe në qoftë se prodhimi i saj do të arrijë përsëri nivelin e 450 tonëve, policitë e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera europiane do të jenë po aq të mbingarkuara sa sot me ndjekjen dhe kapjen e marihuanës shqiptare."
me fal kur thua i konsideruar
<p>me fal kur thua i konsideruar i shkelqyer prej atij mos ke harruar te marresh parasysh dhe ndonje sms routine qe rama i con ministrit te vet?</p>
Te gjithe sherbetoret e
Te gjithe sherbetoret e rames,dmth te PS I meshojne mendimit qe "droga eshte mbjelle ne kohen e PD, medemek qe dhe faji eshte I qeverise te Berishes". Te supozojme,qe eshte keshtu. Po puna e qeverise Rama dhe e policit Tahiri ku eshte mbas ndrimit te pushtetit? Si qarkullon kjo droge nga Lazarati dhe fshatrat e tjere duke aritur ne Durres, duke aritur ne Kakavije,duke aritur ne Vlore dhe duke aritur dhe ne Divjake? Ka polici neper rruget e Shqiperise apo jo? Si ariti Mitcubishi I ngarkuar me droge nga fsharat e Krujes deri ne Divjake? C'ben policija e "rilindur"? Dhe e dyta: si kaon neper dogana kjo sasi kolosale droge dhe kapet me lehtesi nga Italianet,greket dhe gjermanet? Pse per keta te fundit qenkerka e lehte te kapin tonelatat e droges dhe Spiropalja dhe doganat nuk e kapin por e lene te kaloje? Me vjen cudi dhe me keta budallenjte e PD qe nuk I thelohen problemit por behen pre e kurthit ku I fut rama dhe nuk I shtrojne ketij gallofit te PS pyetjt : pse qarkullon lirshem droga neper rruget e Shqiperise dhe si kalon kjo droge neper doganat jashte Shqiperise?
Add new comment