A duhet shkarkuar Presidenti?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5227_bujar-nishani_6.jpg?itok=e6sZdBdQ)
Pozita duket se nuk po i duron dot tundimit verbal, për të hedhur në publik një tezë, e cila deri tani është konsideruar si një tabu nga pikëpamja politike institucionale e shifrore. Kreu i komisionit të sigurisë Braho, por edhe deputetë socialistë, kanë filtruar idenë e inicimit të procedurave për largimin e Bujr Nishanit nga posti i kreut të shtetit.Për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dalluar nëse kemi të bëjmë me një “balonë prove” të lëshuar nga maxhoranca, për të testuar pulsin e palëve, apo për një tentativë konkrete për të larguar Nishanin nga presidenca. Gjasat janë që të jetë varianti i parë dhe jo i dyti. E kjo për më shumë se një arsye. Më së pari, ajo që e mbron sot Nishanin nga sulmet eventuale të Ramës dhe Metës, është e njëjta mburojë kushtetuese që mbrojti edhe Moisiun e Topin nga Berisha. Neni 90 i Kushtetutës sanksionon se duhen dy të tretat e deputetëve, për të rrëzuar kreun e shtetit, për shkelje flagrante të Kushtetutës apo kur kryen një krim. Shumica e sotme ka “vetëm” 85 vota, nga 140 që është totali i mandateve të Kuvendit të Shqipërisë. Prej muajsh përflitet për një afrim të votave çame drejt të majtës, por sërish kjo nuk do ta shtynte “baticën” deri në këmbët e kreut të shtetit. Së dyti, një silurim hipotetik i Nishanit do të krijonte një lëkundje të fortë sizmike në kokën e shtetit. Ky do të ishte një operacion, përballë të cilit u tërhoq edhe Berisha, megjithë tundimin e fortë që kishte. Natyrisht që ish-kryeministri ishte shumë i dobët numerikisht në Kuvend, por forca e maxhorancës së sotme nuk e bën më të lehtë operacionin në fjalë, i cili nuk është thjesht numerik apo mekanik, por ka komplikacione të konsiderueshme politike e institucionale.Bujar Nishani është një president i njëanshëm. Ai u zgjodh në krye të shtetit, teksa ishte ministër i brendshëm, e jo një figurë konsenusi, ashtu siç ka qenë kurdoherë e këshillueshme të ndodhë për një vend ende shumë të polarizuar si Shqipëria. Sjellja e tij pas 23 qershorit, është ajo e një presidenti që e konsideron veten të rrethuar nga armiq. Me këtë logjikë ka ngritur ai edhe stafin me të cilin punon, me këtë logjikë ka ndërtuar edhe marrëdhëniet me palët politike.E thënë kjo, Nishani është një figurë institucionale me të cilin shumica duket e shtrënguar të bashkëjetojë gjatë. Shqipëria nuk e ka luksin të durojë një përplasje politike, në emër të largimit të kryetarit të shtetit para fundit të mandatit. Kur për një avion, me plot kuptimin e fjalës “mushkonjë”, tensioni politik i ngrit në kupë të qiellit, mund të imagjinohet çfarë tendosjeje do të shkaktonte largimi i presidentit. nga revista Java
Comments
Une besoj qe kerkesa politike
Une besoj qe kerkesa politike e maxhorances, si dhe kerkesa e shoqerise (asaj te vertete) civile eshte mese legjitime. Ne nje sistem pa vlera te politikes shqiptare dhe nje kushtetute qe nga PD-ja dhe Nishani nuk konsiderohet as si leter higjenike, nuk besoj se per te mbrojtur nje handikapat politik, u dashka t´i referohemi kushtetutes. Mjafton t´i referohemi reastit te presidentit gjerman Wulf, i cili dha doreheqjen per shfrytezimin e postit te tij per te marre kredi bankare me kushte favorizuese. Natyrisht qe Albanistani, nuk mund te marre shembull nga Gjermania, pasi PD-ja dhe PS-ja e Nanos (kumarxhiut greko-austriak) nuk kane krijuar asnjehere ndonje kushtetute per Shqiperine. Bujar Nishani ka kohe qe duhet te kishte dhene doreheqjen, per shkelje me flagrante. Ne kete kontekst, i nderuar gazetar, analist, apo c´fare dreqin jeni ju, mos i jepni argumenta pa baze Nishanit dhe PD-isteve. Nishani eshte futur ne fekalet e PD-se deri ne fyt. Sa me pare te jape doreheqjen, aq me mire do te jete per nderin e femijeve te tij, pasi nderi i tij eshte menderosus
Nishani duhet te jete me
Nishani duhet te jete me neutral dhe gjitheperfshires e te pushoje partizmat e tij. Nga ana tjeter ai nuk mund te shkarkohet se i do nevoja Edi Rames. Ne kushtetute eshte shume e qarte se ai dihet te beje tradheti ose te te kete humbur aftesite mendore, etj, per tu zefendesuar.
Se pari nuk i duhet te jetoj

Se pari nuk i duhet te jetoj gjate me Nishanin e Bukur te Birishes - pasi atij i kane ngelur tashme 2vjet nga psti i tij.

Se dyti eshte e kuptueshme per nje maxhorance me vote plebishitare qe te perpiqet ta anashkaloje nje president "partizan" e pengues duke i kufizuar atij mundesite per te penguar e vene shkopa ne rrote - pa ndonje aresye te fort ekonstitucionale apo llogjike por thjesht per shkak te te luajturit te rrolit te LOLOs dhe marionetes se Bishes. Mos te harrojme qe ishte Nishani qe na dha shembuj te qarte nenshtrimi te plote institucional ndaj Bishes dhe po na jep shembuj te qarte obstruksionizmi dhe partizanshipi ne mbrojtje te plote te klanit e kllikes qe e ka zgjedhur.

Padyshim qe kufizimi i funksioneve te nje presidenti eshte dicka jo e pelqyeshme - por nga ana tjeter kur presidenti katandiset ne nje LOLO te peshtire pa dinjitet e pa integritet une mendoj se edhe ato funksione qe i ngelen i ka te teperta. Funskioni primar i tij si figure unifikuese dhe bashkep[unuese me maxhorancen eshte tashme e marre fund.

Se fundi ka shembuj te jashtezakonshem neper bote presidentesh me shume me pak funksione e te drejta qe kane kryer rrolin e tyre si Kreu i vendit me dinjitet dhe seriozitet te larte (edhe tek ne shembulli i Moisiut eshte nje shembull pozitiv) - gje qe s'mund ta thuash kurre per kete Bufon. Pra nuk jane vetem funksionet ato qe e bejne nje president por me teper eshte pergjegjesia historike dhe koshienca/vetedija e tyre per ate rrol si dhe personalitetit dhe karizma e tyre njerezore. Nishani i Bishes nuk mund ti kete asnje nga keto veti dhe eshte i denuar te mbahet mend si nje shembull i keq Presidencial. Nuk duhet te shqetesohemi fort per kete - mos te harrojme qe Bush i Riu ishte edhe ai nje president idiot dhe i paafte. Te tille personash te mjere harrohen lehte e shpejt nga historia - edhe 2-3 vjet me Nishanin e felliqur dhe me shprese qe Presidenti iardhshem te nxjerre mesimet nga palo presidentet tane (p.sh. ....sipas meje -

1. Bisha i Pare = kriminel oriental, diktator komunist (me shprehje antikomuniste), antishqiptar e psikopat antishoqeror. Asgje nuk ka ndryshuar me kete figure te urryer...

2. Mejdani = mbahet mend si i mefshte, pa identitet, i paafte dhe pa karizem - i vene aty thjesht per koincidence historike por njesoj sikur te mos kishte qene fare ne ate post pasi askush nuk e di se cfare ka bere ne ato 4 vite????.

3. Moisiu - i vetmi qe kujtohet me respekt dhe qe u perpoq ti jepte atij posti nje sens normal e historik.

4. Topi i Bishes - qe u zgjodh pak a shume si puna e Nishanit ne kundershtm me frymen e kushtetutes per konsensus (me votat e nanos dhe 4 kodosheve te tij ne PS) - filloi te ndihet si presdent vetem kur Bisha e turperoi si HOR bulevardi.

5. Nishani qe u zgjodh ne menyre te turpshme nga Padroni i tij - pasi spiuni Hoxha u diskretitua si i tille.

Kjo eshte historia jone me President - me thoni nese ja vlen vertet tu japesh funskione te larta ketij kontigjenti te shpifur....

O Minxhozo, po te marre
O Minxhozo, po te marre mendet e tua Edi Rama nuk do te levize asgje, nga frika se mos cohet pluhur. Ju opinionistet e leshit beni mire te heshtni, meqe nuk keni qullosur gje ne keto vite, pervec kv me leter te ngjyer dhe parave te fondacioneve dhe ambasadave te huaja. Sot Rama duhet te beje nje revolucion e jo me te preke nje sakat institucional.
Rama spo hy dot ne nje fshat

Rama spo hy dot ne nje fshat gjys bosh, ti thu qe do boje revolucion. Komplet pa lidhje.Pse i kerkon dikujt dicka qe se bo dot?Skan pun mediat,problemi esht ai qe ka pushtet e nuk e ushtron

Llogje kavaje themi ne nga

Llogje kavaje themi ne nga Peqini.

Kjo mazhorance plebishqipetare me vota te blera 500 lekeshe e me thas me miell, ben mire te bejne punen qe u takon, te mos merren kot me nje president qe nuk ka asgje ne dore. Mazhoranca ka shtetin ne dore , qeverri parlment bashki prefektura etj... Cfare u duhet me qe te nisin nga puna? Perse vetem qahen e ankohen. Nje vit po shkon per lesh, asgje nuk kan ndryshuar, me keq nga cfare ishte po shkon. Merren me Nishanin dhe Berishen.

Pse jo o Skender nuk u hiqka

Pse jo o Skender nuk u hiqka ky presidentuc i njeanshem? Ti e di shume mire qe me nje ndryshim te kushtetutes si ne 24 oreshin e 2009 mund te behet qe Presidenti te zgjidhet drejtperdrejt nga populli , nje propozim dhe ndryshim i vetem nje neni ne kushtetute ne te cilin nuke mendoj se nuke i intereson dhe partise se pederasteve sepse po kundershtuan i bije qe nuke duan qe populli te marre pjese te drjteperdrejte ne vendim marrje keshtu qe do humbasin pike dhe do vazhdojne te rine ne opozite edhe per nja 20 vjet te tjera.

Add new comment