Votuesit urbanë të 23 qershorit sot: 54% majtas; 36% djathtas; 10% në mes

Postuar në 16 Maj, 2014 18:31
Eduard Zaloshnja

Po mbushen 11 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Dhe si do të votonin sot ata shqiptarë që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 11 muajsh (58% e të anketuarve votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së).

Dhe ja si janë përgjigjur të anketuarit: 54% e votuesve urbanë të 23 qershorit do të votonin sot për koalicionin e majtë (nga 58% në qershor), 36% do të votonin për koalicionin e djathtë (nga 40% në qershor), ndërsa 10% nuk do të votonin për asnjërin prej tyre (1.5% për FRD-në, 5% s’do të votonin fare dhe 3.5% të pavendosur).  Po të ekstrapolohen këto përqindje në nivel kombëtar, rezulton që secili koalicion ka humbur përkrahjen e rreth 65 mijë votuesve të vet të 23 qershorit.

Ndërkohë, votatat për 3 partitë kryesore sot do të ishin si vijon: 38% për PS-në (nga 43% në qershor), 30% për PD-në (nga 31% në qershor) dhe 13.5% për LSI-në (nga 10% në qershor).

Ç’opinion ka aktualisht elektorati aktiv urban për tre politikanët kryesorë? Për Ramën kanë opinion pozitiv 56% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 36% (1/8 shumë negativ); për Metën kanë opinion pozitiv 53% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/6 shumë negativ); dhe për Bashën kanë opinion pozitiv 41% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/5 shumë negativ).

U bënë 8 muaj që ministrat e përzgjedhur nga kryeministri Rama kanë filluar punën. Por ç’mendon elektorati urban për punën e tyre në sektorët kryesorë? Ja si janë përgjigjur 1200 votuesit aktivë urbanë të anketuar në BAROMETËR+: 47% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë, ndërsa 36% mendojnë se ka punuar keq. Në fushën e rendit, 49% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 39% keq;  në fushën e arsimit, 44% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 31% keq; në fushën e shëndetsisë, 48% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 35% keq; dhe në fushën e energjitikës, 55% mendojnë se ka punuar mirë, ndërsa 29% keq.

Rezultatet e detajuara vazhdojnë më poshtë:

 

1-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Koalicionet)

        Qershor          SotKoal. i Majtë58%54%Koal. I Djathtë40%36%Asnjërin             -  10%

 

2-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Partitë kryesore)

        Qershor          SotPS43%38%PD31%30%LSI10%13.5%

3-Opinioni për tre politikanët kryesorë

 

Poz

Neg

S'e di

Rama

56%

36%

8%

Meta

53%

40%

7%

Basha

41%

40%

19%

 

 

4-Si ka punuar qeveria aktuale në këto fusha?

 

Mirë

Keq

S'e di

Ekonomia

47%

36%

17%

Rendi

49%

39%

12%

Arsimi

44%

31%

25%

Shëndetsia

48%

35%

17%

Energjitika

55%

29%

16%

 

 

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Mire ben qe i nxjerr keto sondazhet, por mos harro se jashte Tiranes nuk duan ti&#39;a dine fare as per sondazhe e as per kete vend..........Eshte nje vend vetem per pastrim parash ....asgje me teper.....Autori Kryesor Sali Berisha. Zgjidhja te flasesh hapur Shqiptaret jane budallenj se vriten me njeri tjetrin per nje llaf goje....dhe ate qe eshte Stermullari Kryesor qe nga 90&nbsp; e deir tani nuk kane Guxim ti fusin nje plumb.............</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.