Për një PD, e cila demokratike nuk duket të jetë më
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4425_mira_0.jpg?itok=XeQKfBvL)
Mira Qosja
Viti 2013, me humbjen e thellë të 23 Qershorit, shënoi dukshëm pikën e kthesës së Partisë Demokratike. Por, për këdo që i kishte qëndruar pranë fushatës dhe kishte “lexuar” fytyrat e njerëzve në takime apo mitingje apo kishte dëgjuar bisedat e tyre, kjo nuk ishte e papritur.
Më kujtohet si sot diskutimi mes nesh mbi ato që ishin cilësuar nga “këshilltarët amerikanë” shtyllat e fushatës elektorale, e për më tepër kohëzgjatja e një fushate … me rrugë, ferma, hidrocentrale apo celularë, por pa përfaqësuesit politikë lokalë, me emra të çuar kuturu andej- këtej, me dhjetëra emra të hequr; me emra Islamësh, Dogjanësh, Idrizësh a Medinjshbrenda, me aleanca për zona aty-këtu, e për të shkuar deri aty sa dhe çka thuhej nëpër takime e lexohej nëpër mitingje vinte nga zyrat te“Torre Drini”, dhe ishin qesharake për shqiptarët në 2013.
Fushatat e tjera kanë qenë më të thjeshta, por kishin përballë njerëzit me fjalët dhe zemrat e tyre, kishin veçoritë e qyteteve dhe fshatrave… ashtu siç janë, ishin fushata të njerëzve për njerëzit …ishin fushata të një Partie që lindi si fryt i lirisë dhe antikomunizmit dhe që “përpiqej” ndër vite të ishte demokratike …
Zgjedhjet e korrikut brenda PD, për mënyrën si u zhvilluan duke shkelur statusin e partisë, me një Sekretar të Përgjithshëm që as organizoi dhe as artikuloi qoftë dhe formalisht, me një kryesi inekzistente dhe me një fryme ndarjeje në mes të demokratëve, për të mos folur për abuzimin me listat dhe identifikimin e fletëve të votimit bënë që 22 korriku të kishte një fitimtar, por të shënohej në memorien e demokratëve si dita që shkelmoi demokracinë e brendshme, futi ndasinë mes demokratëve e për më tepër, që me ndonjë rast siç qe ai i Kamzës u përpoq të na nxirrte dhe mallin e Enverit.
Jo për faktin që kam besuar se Sokol Olldashi mund t’i shërbente më mirë së djathtës dhe demokratëve, por për atë çka ndodh sot publikisht dhe underground në PD nën drejtimin e Lulzim Bashës, pak shpresë ka që kjo parti të ketë ndonjë lidhje me 1990, aq më pak me të djathtën si filozofi dhe për më shumë të jetë Demokratike.
Partia dhe aq më pak kjo Demokratike, nuk mund të bëjë opozitë, kur kryesia prej muajsh nuk mblidhet. Për turpin e demokracisë së brendshme të saj në këto 9 muaj është mbledhur për të firmosur një dokument që s’është bërë kurrë publik, por që i jepte viston Lulzim Bashës të mbante fjalën në ditën e përcjelljes nga kjo botë të Sokol Olldashit.
Partia dhe aq më pak kjo Demokratike, mund t’i përkasë së djathtës dhe lirisë, kur për të reaguar për foton e Enver Hoxhës, i duhet tri ditë…dhe reagon vetëm kur është edhe Rama, se kur është Meta, as kryetari de jure nuk ka as zë, as figurë.
Partia dhe aq më pak kjo Demokratike, nuk mund të kërkojë të festojë 23-vjetorin me një falsitet e fjalime pa mesazh e pa zë, të festojë në qytete pa qytetarët e demokratët që bënë që kjo parti të jetë, e duke shkuar deri aty sa zyra për media e bashkisë – partisë të heqë foto dhe sekuenca të drejtuesve lokalë apo qendrorë që i kanë dhënë PD-së jetë në ato zona.
Partia, dhe aq më pak kjo Demokratike, nuk ka nevojë të thërrasë e të kërkojë të ribashkohet me figura të zbërdhylura nga pabesia, paburrëria e kurvërimi politik, me figura që nxitën 21 Janarin e që çdo ditë në 8 vjet punuan kundër PD–së, pushtetit të saj që kishte brenda edhe Lulzim Bashën.
Partia, dhe aq më pak kjo Demokratike, ka nevojë për këtë proces zgjedhjesh i cili nis pa u mbledhur kryesia, pa u diskutuar në Këshillin kombëtar apo grupin parlamentar, dhe për më tepër pa sqaruar kërkënd kush i propozon emrat e të deleguarve, pse janë këta, për të vazhduar që një pjesë e emrave, jo vetëm s’kanë lidhje me demokracinë, por janë figura publike nga më të përfolurat në publik për motive nga më të ndryshme dhe për të përfunduar në një udhëzim për procesin zgjedhor që lexohet para mediave.
Partia, dhe aq më pak kjo Demokratike, mund të bëjë opozitë duke nxjerrë në foltoret e saj ca njerëz që s’thonë asgjë, që nuk artikulojnë asgjë në deklarata bajate …dhe aq më pak të krijojë frymë duke shmangur tryezat dhe forumet e partisë dhe duke bërë konkurse në media për numrin 2 të saj.
Partia, dhe aq më pak kjo Demokratike, nuk i përket një personi, e aq më pak Lulzim Bashës, të cilit përveç finesës së kostumit holandez asgjë nuk i ka mbetur, as e kohës dhe aq më pak demokratike.
"Mapo"
Comments
Jane katandisur si mje bande
<p>Jane katandisur si mje bande mercenaresh </p>
Kete Miren do ta morrim
<p>Kete Miren do ta morrim partizone!</p>
Add new comment