Arkiv-Lajme të përditësuara

Ekstradohet nga Italia 50 vjeçari i dënuar me 18 vjet burg për vrasje

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:24

Një 50 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim” dhe të dënuar me 18 vjet heqje lirie është ekstraduar sot nga Roma në Tiranë.

I ekstraduari është Fiqiret Seferi, 50 vjeç, banues në Kavajë ndërsa ekstradimi i tij është bërë i mundur nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Prokuroria: Në Gjyq ish-drejtoreshën e Arsimit në Fier, s’deklaroi pasurinë

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:22

Prokuroria e Fierit ka marrë si të pandehur dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj ish-drejtoreshës së Arsimit të këtij qyteti, Miranda Bullati.
 
Sipas prokurorisë Bullati akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim të interesave private (pasurisë)….”, pas largimit nga funksioni, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të mbërritur në Korrik 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).

Aksidenti në Mirditë, shkon në 3 numri i viktimave

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:19

Rritet numri i viktimave të aksidentit që ka ndodhur pasditen e 3 dhjetorit në aksin Rrëshen-Kalimash, afër fshatit Reps të Mirëditës.
 
Personi i tretë që ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident, është Pashk Gjoka, bashkëshorti i Gjyste Tushës, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme në aksidentin fatal.
 

Lezhë, vidhet transformatori. 80 familje prej 4 ditësh pa energji

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:16

Prej katër ditësh tashmë që rreth 80 familje në Zejmen të Lezhës jetojnë në errësirë, për shkak të mungesë së energjisë elektrike. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur transformatorin në nënstacionin elektrik të fshatit Zejmen e për pasojë banorët vuajnë mungesën e energjisë.
 
Banorët bëjnë apel që instancat përkatëse të marrin masa për normalizimin e situatës, por deri tani asnjë nga përfaqësuesit e OSHEE-së nuk është paraqitur pranë tyre, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Ndërkohë që policia po punon për gjetjen e autorëve të grabitjes së gjeneratorit. 

Tiranë, “frynin” faturat e energjisë gjykata 5 vite burg dy faturistëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:15

Në kulmin e aksionit shtetëror për të ndëshkuar vjedhësit e energjisë elektrike, gjykata e Tiranës tre ditë më parë ka vendosur të dënojë dy faturistë të ish-kompanisë “Cez”. Shkëlqim Basha dhe Arben Koleci, me profesion faturistë gjatë procesit të gjykimit kanë pranuar akuzën e prokurorisë “Falsifikim kompjuterik” dhe për pasojë kanë përfituar uljen e dënimit në masën 1/3.  

Mbahet forumi i FRESSH, Peleshi: Nga këtu lindin politikanët e rinj.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 15:54

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me të rinjtë socialiste në qytetin e Korçës, ku është mbajtur konferenca kombëtarë e FRESSH. Ndërsa u shpreh se majta tashmë është në një proces reformimi dhe reflektimi, numri 2 i qeverisë tha se në këto forume mund të lindin politikanët e rinj. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Peleshi tha se “fushata e vitit të kaluar ishte fushata e parë ku e majta e djathta u ndanë qartazi sa i takon doktrinës ideologjike të tyre”.

Aksioni i OSHEE, 4 në pranga e 5 në kërkim për vjedhje të energjisë.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 15:53

Katër persona janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policisë së Shtetit kudnër vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 935 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë si dhe janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE dhe janë kryer kontrolle në 1.902 raste.

Forumi urban në Korçë, Peleshi: 125 mln dollarë për zhvillimin e qyteteve.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 12:52

Diskutimet për Forumin Urban me qëllim zhvillimin e territoreve u zhvendosën pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Zv.Kryeministri Niko Peleshi duke iu referuar investimeve që janë bërë deri në tani, u shpreh se vendin ynë ka ende nevoja bazike, duke investuar në ato projekte që sjellin vlera të bashkëjetesës. Numri 2 i qeverisë, tha se për zhvillimin e qyteteve janë akorduar 125 milionë dollarë, ndërsa u shpreh se nuk ndryshon vetëm fondi për investimeve, por edhe filozofia. Peleshi theksoi se zhvillimi urban nuk duhet të neglizhojë trashëgiminë.

Fluks për shlyerjen e faturave të energjisë, Hoda: Paguan 42 mln lekë.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 12:49

Konsumatorët familjarë kanë “pushtuar” zyrat e OSHEE në Kukës, për të paguar faturat e prapambetura të energjisë. Aktmarrëveshja për pagesat e lehtësuara të energjisë elektrike për të likuiduar detyrimet e prapambetura, ka sjellë në mënyrë të papritur radhët e gjata në zyrat e OSHEE-së, si asnjëherë më parë gjatë viteve të fundit.

Jepnin dokumente false si punonjës të Antiterrorit, procedim penal autorëve.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 10:42

Krimi Ekonomik e Financiar në kryeqytet ka nisur procedim penal ndaj dy personave, pas dyshimeve se shpërndanin dokumente të falsifikuara si punonjës të antiterrorit. Rrjeti u zbulua pas ndalimit të një shtetasi nga Lezha, i cili prezantohej si polic i antiterrorist. Të gjendur përballë këtij fakti, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 58-vjeçarin Maksim Ferra dhe 43-vjeçarin Ylli Toska.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara