Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, përndjek 1 vit pedagogun dënohet ish-studentja e Mjekësisë.
Pas 6 muajsh përndjekje ndaj pedagogut të saj në Fakultetin e Mjekësisë, Gjykata e Tiranës dënon një 27 vjeçare e cila nga hetimet ka rezultuar fajtore.
Studentja e dënuar është I.Zanati, e cila sipas gjykatës është dënuar me 4 muaj burgim por dënimi është konvertuar me anë të shërbimit të provës me 18 muaj kusht për të mos kryer asnjë vepër penale.
Historia e studentes e cila përndiqte pedagogun ka nisur rreth 1 vit më parë ku pas një kallëzimi në Policinë e Tiranës e reja është arrestuar më 23 shkurt të këtij viti.
Gentian Këri emërohet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.
Gentian Këri është emëruar kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa Leonard Gremshi është emëruar anëtar i këtij Komisioni. Pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm Denar Biba, dhe dy anëtare Muharrem Çakaj dhe Hektor Muçaj, Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e tyre nga detyra.
Vendimi i Qeverisë
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NGA/ NË DETYRË TË KRYETARIT DHE DISA ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
Berat, i gjendet në banesë 500 gr drogë e një automatik, arrestohet.
Një person është vënë në pranga nga policia e Beratit mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e Sajmir Jahaj, blutë e Beratit kanë gjetur dhe sekuestruar 500 gramë kanabis, si dhe një armë automatik me 24 fishekë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Cukalati”, policia e Beratit ka arrestuar të riun, i cili sipas policisë kishte bërë gati për shitje në shkolla një pjesë të kanabisit.
GoEuro: Tirana, qyteti me çmimet më të lira në botë për akomodimin.
Si pjesë e indeksit për çmimet e udhëtimit dhe turizmit, GoEuro.com ka publikuar listën e qyteteve sipas çmimeve të akomodimit, ku Tirana është renditur e para me çmime më të lira ndërsa Bostoni në SHBA si qyteti më i shtrenjtë.
Nis shlyerja e këstit të tretë për të përndjekurit, 655 përfituesit e parë.
655 ish-të dënuar apo të përndjekur politikë do të përfitojnë këstin e 3 të dëmshpërblimet për vuajtjen që kanë pësuar nën regjimin komunist, bën të ditur Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e cila a publikuar edhe listën e përfituesve.
Këto 655 dosje janë të parat që përfitojnë edhe këstin e tretë për dëmshpërblimet, që pas rrëzimit të diktaturës.
Shqiptari humb jetën në Angli, miqtë mbledhin para për ta kthyer në Atdhe.
Një shqiptar ka humbur jetën në Angli nga një atak kardiak në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal natë në qytetin e Mançesterit. Edmir Plori, 35 vjeç, i njohur ndryshe si “Ed Shqiptari”, ishte frekuentues i rregullt i lokaleve dhe pub të Mançesterit.
Miqtë e shtetasit shqiptar që jetonte në Mançester, kanë nisur të mbledhin paratë për të sjellë trupin e tij në Shqipëri para Krishtlindjeve, duke i bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithë bashkatdhetarëve që të kontribuojnë në para.
PD: Rama gënjen! Çmimi i naftës ka rënë në botë 2 herë më shumë.
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë, me pretendimin se çmimi i naftës në Shqipëri nuk ka reflektuar uljen e tij në tregun botëror. Deputeti i PD, Florion Mima, në një dalje për mediat, tha se kryeministri Edi Rama gënjeu publikisht, pasi të dhënat tregojnë se çmimi i naftës ka rënë dy herë më shumë nga sa deklaron kryeministri.
Duke iu referuar raportit të “Global Petrol Prices”, sipas PD, të dhënat e tij hedhin poshtë kryeministrin, ndërsa shton se çmimi i naftës sipas raportit ka rënë 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri.
Aventura e 14-vjeçares shqiptare e cila "arratiset" me të dashurin italian
Dy familje, një shqiptare dhe një italiane janë në ankth pasi fëmijët e tyre adoleshentë janë larguar prej 3 ditësh nga shtëpitë e tyre dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë. Shqiptarja Laura Gjinesha, 14 vjeç dhe italiani Alex Brighenti, 16 vjeç.
Prindërit e 14-vjeçares shqiptare kanë kryer denoncimin dhe policia italiane ka nisur operacionin për gjetjen e dy adoleshentëve. Gjithashtu dhe në rrjetet sociale ka nisur edhe një fushatë për të mbledhur sa më shumë informacion, por sipas asaj mediave italiane mes dy të rinjvë ka një romancë dashurie.
I riu kërcënohet me zarf e tritol: Je i vdekur, na spiunove në polici
“Je i vdekur pasi ke spiunuar për punën tonë”. Mesazhi tronditës nëpërmjet një zarfi i ka ardhur një 29-vjeçari me iniciale N. H nga fshati Miras i Korçës, i cili punon si transportues drush.
Sakaq bashkangjitur me mesazhin kërcënues i riu ka gjetur në ambientet e garazhit edhe një sasi tritoli me fitil dhe donator.
Ndër të tjera në zarf shkruhej. “Ti je një spiun i policisë dhe raporton për aktivitetin tonë. Ti dhe familja jote do të vriteni. Ky është vetëm paralajmërimi i parë, e nëse nuk heq dorë nga spiunimi do ju shuajmë si familje”.
Përgjimet, pedagogu 1000 € për të marrë gjashtë në diplomë
Një studenti i është dashur të paguajë 1 mijë euro për të marrë notën 6 në diplomë. Kjo shumë parash i është dhënë dy sekserëve të cilët kanë mbajtur 200 mijë lekë të vjetra, ndërkohë pedagogu ka marrë pjesën tjetër të lekëve. Të gjitha këto veprime janë përgjuar nga policia.