Berat, i gjendet në banesë 500 gr drogë e një automatik, arrestohet.
Një person është vënë në pranga nga policia e Beratit mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e Sajmir Jahaj, blutë e Beratit kanë gjetur dhe sekuestruar 500 gramë kanabis, si dhe një armë automatik me 24 fishekë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Cukalati”, policia e Beratit ka arrestuar të riun, i cili sipas policisë kishte bërë gati për shitje në shkolla një pjesë të kanabisit.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal, ndërsa mbi Jahajn rëndon akuza e “shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
Add new comment