Arkiv-Lajme të përditësuara

Kapshticë, kapen 5 klandestinë të fshehur në kamionin turk

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 13:00

5 klandestinë janë zbuluar të fshehur në një kamion që vinte nga Turqia, në pikën doganore të Kapshticës. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, rreth orës 16:30, në pikën kufitare të Kapshticës, doganierët së bashku me forcat e Policisë së Shtetit, pas dyshimeve të lindura nga kontrolli i një kamioni që vinte nga Turqia zbuluan brenda në mjet të fshehur 5 klandestinë.  Kamioni me targa 35 S 24 27 kishte hyrë në territorin doganor në Kapshticë ditën e sotme, i ngarkuar me elektroshtëpiake.

Korçë, 70 policë debitorë ndaj OSHEE me vlerë 30 milionë lekë.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 08:40

Rreth 70 efektivë policie të qarkut të Korçës rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së, gjatë aksionit dhe verifikimeve të ndërmarra nga operatori i shpërndarjes në këtë qark.

Mësohet se 70 efektivët blu, prej vitesh nuk kanë paguar energjinë elektrike. Burime zyrtare nga OSHEE konfirmojnë për A1 Report se vlera e debisë e 70 policëve kap shifrën e mbi 30 milionë lekëve të vjetra.

Po të njëjtat burime saktësojnë se 2 prej efektivëve kanë shuma të mëdha për të paguar. Sakaq, emrat e tyre nuk janë bërë publikë, ndërsa lista emërore i ka kaluar drejtorisë së qarkut.

Durrës, dyndje në zyrat e OSHEE-së Qytetarët ankohen për orët në radhë.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 08:38

Ndonëse OSHE në Durrës ka shtuar pika të reja për shërbimin ndaj klientit, përsëri radhët e gjata të debitorëve vazhdojnë me të njëjtin intensitet si në ditët e para.

Qytetarët ankohen se harxhojnë orë të tëra në radhë për të shlyer detyrimet që kanë ndaj korporatës elektroenergjitike.

OSHE ka hapur sportele të reja pranë zyrave qëndrore të ish Uzina e radiotelevizoreve por përsëri radhët nuk janë evituar, ashtu si edhe ankesat e qytetarëve për mbifaturime.

Vjedhja e BSH,Prokuroria kërkon 55 vite burg për 10 të pandehurit.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:23

Prokuroria ka kërkuar ditën e sotme 55 vite burg në total për 10 ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë të cilët kanë pranuar akuzën e Prokurorisë për shpërdorim detyre, duke kërkuar në seancën e 27 nëntorit edhe gjykim të shkurtuar.

Në seancën e kaluar Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë prej 10 nga 15 ish-punonjësit e BSh të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë ndihmuar Ardian Bitrajn të realizojë vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Vrasja e 4-fishtë, Xhuvani mungon në seancën e dytë: Jam i sëmurë!

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:20

Shtyhet seanca e dytë ndaj Kostandin Xhuvanit, i vënë nën akuzë nga prokuroria për vrasjen e katërfishtë në lokalin e natës “Ante Grand” në kryeqytet.

Përballja e dytë e Xhuvanit me akuzën për “vrasje ne rrethana te tjera cilësuese”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme më 11 dhjetor, por ajo është shtyrë për shkak të mungesës së vetë të akuzuarit dhe avokatit të tij Ardian Leka.

Sekretari i PD në kërkim për vjedhje energjie, do shpallej "Qytetar Nderi"

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:17

Pas pak ditësh do shpallej “Qytetar Nderi” i vendlindjes së tij Peqinit, por shpallet në kërkim nga policia për vjedhje të energjisë elektrike. Personazh i kësaj historie është ish-deputeti i Partisë Demokratike në Peqin, Ali Gripshi, aktualisht sekretar i kësaj force politike në këtë rreth.

Mësohet se Gripshi kishte ndërhyrë në sahat për të vjedhur energjinë elektrike, teksa kjo është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së.

Sot në Kuvend marrëveshja për rimëkëmbjen e sektorit energjetik.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:15

Seanca e sotme e Kuvendit parashikon diskutimin e disa projektligjeve dhe zhvillimin e një interpelance.

Rendi i ditës përfshin shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve, asaj me palën hungareze për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar dhe marrëveshjes me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

Ndërkombëtarët marrin opozitën prej dore për ta rikthyer në Kuvend.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:14

Ndërkombëtarët dhe qeveria thuajse kanë arritur një marrëveshje për të rikthyer opozitën në Kuvend. Ashtu siç kishin pretenduar edhe përfaqësuesit e opozitës, ndërkombëtarët dhe më konkretisht drejtuesit e Parlamentit Europian do të jenë në krye të negociatave për tu kthyer sërish pas 5 mujash në jetën parlamentare.

Një draft me 5 pika i është paraqitur vetë kryeministrit Edi Rama për miratim dhe duket se tashmë është gjetur gjuha e përbashkët dhe mbase në seancën e fundit për këtë vit në 18 dhjetor, opozita mund t’i rikthehet jetës parlamentare.

Makina përplaset me bordurën dhe përmbyset, 2 të plagosur.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 17:08

Një mjet tip "Benz" me targa bullgare CA 3212 TC është përplasur me bordurën e shatërvanit në rreth-rrotullimin e luleve në dalje të qytetit të Elbasanit për të përfunduar më pas i përmbysur.

Në aksident është përfshirë dhe një tjetër automjet aty pranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe të dëmtuar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Nishani dekoron personalitete britanike për kontributin për çështjet shqiptare.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 14:39

Kreu i Shtetit Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe ka zhvilluar një takim me personalitete të shquara britanike, të cilët i ka nderuar me dekorata për kontributin e veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Presidenti Nishani vlerësuar personalitetet britanike edhe për promovimin e vlerave historike e kulturore dhe të çështjes shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara