Arkiv-Lajme të përditësuara

Vijon në qytetin e Vlorës “Java e SME-ve shqiptare”

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 04:19

Ka qenë pikërisht qyteti i Vlorës vendtakimi i rradhës i cili ka ulur në një tryezë të rrumbullakët bizneset e këtij qarku, me iniciativë dhe në kujdesin e veçantë të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Takimi ka pasur për qëllim rritjen e sensibilizimit dhe shpërndarjes së informacionit me interes për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencisë dhe sipërmarrjeve partnere.

Mbrojtja e liqenit të Ohrit nga fosfati Bashkia e Pogradecit merr masa.

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 04:16

Derdhja e ujërave të ndotura në ujërat e liqenit të Ohrit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të bashkisë së Pogradecit duke marrë masa urgjente me trajtime kimike për të parandaluar helmimin e specieve që ndodhen në liqen.

Dosjet, Doda: Atdheu ka nevojë për të flakur botën e spiunëve.

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 04:10

Deputetja e Partisë Demokratike ka uruar përmes rrjetit social “Facebook” ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin, kur 24 vjet më parë u mor nisma për ndryshimin e sistemit.

Duke iu referuar edhe nismës për hapjen e dosjeve, Doda shkruan se Atdheu ka nevojë për praninë e kurajos dhe idealizmit tuaj për të flakur botën e spiunëve, komunistëve, të korruptuarve, të padrejtësive dhe varfërisë.

Ristani: Kohë të këqija po kalojmë Rama i vendosur ta bëjë më keq.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 16:54

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Mzez, ku një i ri humbi jetën dhe babai i tij u plagos pasi ranë në kontakt me korrentin, ka reaguar deputeti i PD, Arben Ristani. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thotë se 26-vjeçari po rilidhte energjinë e ndërprerë, për të çuar energji elektrike në banesën e tij. Ristani akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë se “janë te vendosur ta bëjnë edhe më keq” situatën në vend.

Bojkoti, Brace: Le t’i lënë mandatet por të tregojnë se me çfarë jetojnë.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 16:52

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar për bojkotin e opozitës dhe rrezikun e djegies së mandateve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkuar se nëse duan, deputetët demokratë le t’i lënë mandatet, por “të tregojnë me çfarë jetojnë!! Me cilat para?”. Deputeti socialist thekson se legjitimitetin Kuvendit ja dha populli ne 23 Qershor; “dhe vetëm ai ja heq prapë”.

Sarandë, kremtohet në Xarrë ‘Festa e Mandarinës’, i bashkohet e Panariti.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 13:11

Prodhimi dhe kultivimi i mandarinës prej vitesh është mjeti kryesor i jetesës për banorët e Xarrës në Sarandë. Ndaj për këtë arsye është vendosur që në datën 7 dhjetor të kremtohet “Festa e Mandarinës”, duke u kthyer në këtë mënyrë në një traditë që synon më së shumti reklamimin e këtij fruti.

I pranishëm në këtë festë që përkon edhe me kulmin e sezonit te vjeljes ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili ndër të tjera nuk nguroi t’i përvishej punës dhe të vilte mandarina.

Tiranë, i zë korrenti babë e bir në Mzez, humbet jetën djali 26 vjeç.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 13:09

Babë e bir kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tyre, e si pasojë ka humbur jetën i riu 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Mzez në Tiranë. Sokol Kaca dhe babai i tij, Sami Kaca, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkaq, Sami Kaca ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes.

Përplasen dy automjete në Vorë 1 person humb jetën, 1 i plagosur.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 10:52

- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Vorë, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, shkaqet e të cilit dihen ende. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre, ka humbur jetën rrugës për në
Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident, si dhe shkaqeve të tij. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Territorialja, qyteti i Rubikut nis mbledhjen firmave për referendum.

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 10:49

Pas pranimit të kërkesës dhe miratimit nga ana Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për referendum lokal kundër ndarjes së re territoriale, në qytetin e Rubikut ka nisur puna për mbledhjen e firmave.

Që prej tre ditësh iniciatorët e kësaj nisme kanë dalë në terren duke takuar qytetar të shumtë për t’i bindur ata që të firmosin kundër kësaj ndarje territoriale që është bërë nga ana e qeverisë.

Tiranë, fyeu dhe dhunoi policin rrugor. Pranga biznesmenit 34 vjeçar Gjuta

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 08:51

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një biznesmen 34 vjeçar, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka ka dhe goditur për motive të dobëta punonjësin e policisë rrugore.
 
Në prangat e policisë ka rënë Vladimir Gjuta, banues në Tiranë, me arsim 8-klasë, dhe i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara