Mbrojtja e liqenit të Ohrit nga fosfati Bashkia e Pogradecit merr masa.

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 04:16

Derdhja e ujërave të ndotura në ujërat e liqenit të Ohrit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të bashkisë së Pogradecit duke marrë masa urgjente me trajtime kimike për të parandaluar helmimin e specieve që ndodhen në liqen.

Sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit liqenor, Dritan Hamzallari, mbrojtja e liqenit të Ohrit është një nga pikat kyçe ndaj për këtë nga ana e bashkisë së bashku me drejtorinë e Ujësjellës-kanalizimeve janë mara masa me trajtime kimike pasi aktualisht përqindja e fosfatit në liqen është e lartë dhe kjo si pasojë e derdhjes së ujërave me detergjentë nga lavazhet e ndryshme të qytetit.

Më tej Hamzallari thekson se trajtimi me preparate kimike është urgjent pasi në të kundërt do të kemi një dem kolosal të specieve të peshkut dhe kjo do të ishte e papranueshme.

Liqeni i Ohrit në qytetin e Pogradecit është një nga perlat më të rralla në vendin tonë por gjatë viteve të fundit ky liqen ka qenë i pushtuar nga gjuetarët e paligjshëm çka i kanë shkaktuar zhdukjen e disa specieve të peshkut ndërsa vijon të jetë nën pushtimin e tyre duke mos u mbrojtur nga askush.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.