Tiranë, fyeu dhe dhunoi policin rrugor. Pranga biznesmenit 34 vjeçar Gjuta

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 08:51

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një biznesmen 34 vjeçar, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka ka dhe goditur për motive të dobëta punonjësin e policisë rrugore.
 
Në prangat e policisë ka rënë Vladimir Gjuta, banues në Tiranë, me arsim 8-klasë, dhe i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale

Sipas policisë, arrestimi i 34 vjecarit është bërë, sepse ditën e shtunë, në rrugën “Dervish Hima” në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë fyer, kërcënuar dhe goditur për motive të dobëta dhe për shkak të detyrës punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor shtetasin A.V.

Ditën e djeshme, policia ka ushtruar kontrolle në bizneset e tij,  për aktivitet të paligjshëm. Gjithçka ka nisur  pasi Gjuta ka kundërshtuar urdhrin e policit rrugor për kontroll të dokumentacionit të automjetit pas vendosjes së një gjobe për parkim të parkuar përballë kazinosë.
 
Ndërkaq, materialet në ngarkim të Gjutës i kanë kaluar organit të akuzës për verpime të mëtejshme proceduriale. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.