Arkiv-Lajme të përditësuara
Babai i Demirajt: Policia nuk dha ndihmën e parë për djalin, Arbrin.
Skënder Demiraj, babai i Arbër Demiraj personit që sipas prokurorisë së Tiranës u vra nga Kostandin Xhuvani, i ka dërguar një “Memo”, Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, duke i kërkuar që ta sqarojnë plotësisht lidhur me mënyrën se si ka ndodhur vrasja e të birit.
Sipas tij, djali Arbër Demiraj nuk ka pasur pistoletë me vete, por arma e dytë mund të ketë qënë e Erald Sidës.
Lame risjell dokumentet e Dhjetorit '90, si mblidheshin të rinjtë.
Një nga ish-studentët e dhjetorit të vitit ’90 ka zgjedhur ta “festojë” ndryshe Ditën Kombëtare të Rinisë. Artan Lame, aktualisht kreu i ALUIZN-it ka sjellë në rrjetin social Facebook disa foto që flasin për mënyrën se si organizoheshin të rinjtë në vitet e fundit të sistemit komunist për të krijuar struktura e para politike.
Fryma e re e ndryshimit që duhet të përçohej tek të rinjtë që shpresonin në rrëzimin e atij regjimi, shpërndahej përmes lajmërimeve të shkruara me dorë, apo në rastet më të mira përmes një shtypshkronje.
Rama uron Mustafën: Vendet tona binom për perspektivat e Ballkanit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qënë i pari ai që uruar Isa Mustafën, si kryeministër i ri i Kosovës. Në një letër drejtuar, homologut të tij kosovar, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë gur themeli për të ardhem.
Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom për perspektivat e Ballkanit si dhe të dy vendet të jenë pjesë e BE në bazë të meritës.
Në letrën e tij, drejtuar homologut kosovar, Rama shpreh bindjen se dy vendet duhet të vazhdojnë platformën e nisur të Samitit të Ballkanit.
Akuzat e PD, OSHEE: Keqardhje po akuzon kush rrënoi kompaninë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike pasi sipas kësaj të fundit kryekomunari i Otllakut në Berat rezulton debitor prej 35 mijë lekësh por ligji nuk vepron mbi të.
Përmes një komunikate për shtyp, OSHEE shpreh keqardhje për opozitën, duke shtuar se ata që çuan drejt rrënimit këtë kompani vijojnë që të hedhin akuza të pabaza ndaj tyre në vend që të ipmenjohen në rimëkëmbjen e sistemit energjetik në vend.
Vidhte energjinë elektrike, në pranga Drejtori i Spitalit të Peqinit.
Drejtori i Spitalit të Peqinit është arrestuar në flagrancë ditën e sotme pasi akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. 56-vjeccari Dashamir Malkja me profesionin mjek, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe biznesin e tij në kuadër të operacionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit, u konstatua se kishte vjedhur energjinë elektrike nëpërmjet një lidhje të paligjshme.
Korçë, përplasen dy automjete plagoset i mituri, shoqërohet shoferi.
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri është shënuar pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit juglindor, ku automjeti me targa AA 215 GN me drejtues mjeti U.Jani është përplasur me automjetin me targa AA 356 HV në pronësi të A.Lulo. Për pasojë ka mbetur i plagosur i mituri A.Lulo.
Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë, Tahiri: Policia partnere me qytetarët, jo mekanizëm represiv.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë inaugurimit të ambienteve në Komisariatin 4 në kryeqytet, u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion partner me qytetarët dhe jo një mekanizëm represiv. “E për këtë arsye, kjo organizatë kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të luftuar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”, u shpreh ministri Tahiri.
Ambientet e inauguruara këtë të hënë kanë krijuar sportele të veçanta për qytetarët, ndërsa me futjen e procedurave të numrit unik, çdo kallëzim i ardhur nga qytetarët ndiqet në kohë reale.
Vlorë, skafi pëson avari në mes të detit, shpëtohet nga policia kufitare.
Një mjet lundrues tip skaf i gjatë rreth 5.6 metra dhe me flamur italian është gjetur i braktisur në zonën detare të Triportit në Vlorë.
Skafi është nxjerrë në breg nga policia kufitare,ndërsa nga vëzhgimi i mjetit ka rezultuar së ka pësuar një të çarë në pjesën e poshtme që ka sjellë edhe avarinë.
Ndërkohe gjatë ditës sotme është paraqitur në polcinë e Vlorës edhe drejtuesi i mjetit shtetasi italian me iniciale D.C 53 vjeç.
Ai pohoi para organeve të policisë së skafi ka pësuar avari, ndërsa paraqiti edhe dokumentet e pronësisë që rezultuan të rregullta.
Fier, në gjyq ish-drejtori i shkollës e 3 specialiste, jepnin diploma fiktive.
Prokuroria e Fierit çon për gjykim kërkesën për 4-ish zyrtarë të arsimit në qytetin e Fierit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Të akuzuarit janë , Faik Beqaj, ish-drejtor i gjimnazit “Adem Vrapi” në Fier si dhe tre punonjëset e drejtorisë arsimore në këtë qytet , Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj.
Mësohet se, Faik Beqaj në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.
Tiranë, INUK sot aksion te Komuna e Parisit, Shallvaret e NSHRAK-u.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon punën për prishjen e objekteve pa leje në Tiranë, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Ditën e sotme, aksioni i INUK është i përqëndruar në tre zona si "Komuna e Parisit", "Shallvaret" dhe NSHRAK-u. Sipas INUK gjatë javës do të ndërhyhet edhe tek zona e Drejtorisë së Policisë, në rrugën “Myslym Shyri” si dhe në zonat periferike të kryeqytetit.