Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkarkimi i 131 gardianëve, Naço: Kishin futur dorën në xhepin e shtetit.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 06:52

Gjatë konferencës të organizuar paraditen e sotme për 15 vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, ministri i Drejtësisë u ndal edhe për shkarkimin e 131 punonjësve të burgjeve të cilët rezultonin debitorë ndaj OSHEE, duke thënë se ata kanë futur dorën në xhepin e shtetit.

Gjatë konferencës, Nasip Naco i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në parlament duke hartuar ligje dhe, nga ana tjetër e siguroi opozitën se, raste të pakëndshme nuk kanë për të ndodhur si me deputetin Stazimiri.

Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në makinë kishte 100 kg marijuanë.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 06:50

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, ndërsa i është sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike në automjetin e tij.

Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet K. I., i cili udhëtonte drejt kryeqytetit italian.

Nga hetimet e para mendohet se Roma ishte destinacioni i drogës.

Policia ka kontrolluar makinën e shqiptarit, pasi ka vënë re në sedijen e pasme disa pako të dyshimta.

Pas kontrollit, rezultoi se në automjet ndodheshin 70 pako me marijuanë, të cilat përmbanin rreth 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Pëson atak kardiak, vdes në timon 46-vjeçari në Lushnjë.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 06:48

Një 46-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier në vendin e quajur ‘Rotondoja e Plukut”. Fiqeret Gurguri ka pësuar një atak kardiak në momentin që ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Citroen” me targa AA708 DY dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Ai ka qënë duke udhëtuar me dy shtetas të tjerë në drejtim të qytetit të Fierit dhe mësohet se ishte invalid.

Integrimi në BE, Bregu: Mungesa e konsensusit na ka bllokuar.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:31

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu është ulur sot në një tyrezë me përfaqësues të qeverisë për të folur mbi integrimin e Shqipërisë. Në Qendrën e Informimit të BE-së është mbajtur takimi mbi procesin e integrimit evropian dhe hapat e Shqipërisë në këtë drejtim.

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka vënë në dukje se përgjatë këtij procesi vendi ynë ka çaluar gjithmonë në përmbushjen e kriterit politik.

Tahiri në Beograd, në forumin për rajonin në luftën ndaj krimit.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:29

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Beograd për forumin “BE-Ballkani Perëndimor”, për të diskutuar për punën e mëtejshme dhe progres në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Shqipërinë e përfaqësojnë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një intervistë për Tanjug, ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha se konkluzionet e këtij forumi do të jenë udhërrëfyes për punën e mëtejshme dhe progres në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Fushë-Krujë, digjet automjeti pas aksidentit, ndërron jetë drejtuesi.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:28

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Lac ku një automjet u përfshi nga flakët në afërsi të një karburanti.

Automjeti tip “Audi” është përplasur më një furgon, më pas më një bordurë teksa më vonë është përfshirë nga zjarri.

Për pasojë mbeten plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 22-vjecari nga Borizani, Edmond Xaka, dhe shoku i tij Luan Hysi.

Mbush 15 vjet Avokatura e Shtetit Naço: Reforma për standarte të BE.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:26

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka vlerësuar avokatëve të shtetit, duke theksuar se kanë treguar integritet dhe profesionalizëm. Në ceremoninë e organizuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, Naço theksoi vendosmërinë për reformimin edhe të këtij institucioni, në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE-së.

Dokumentari i 24 vjetorit të PD-së, dominon epoka e Bashës

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 15:39

Siç është bërë traditë, të paktën këto dy vitet e fundit, Partia Demokratike e nis festën e ditës së lindjes, krijimit të kësaj forcë politike me një dokumentar. Sot PD festoi 24-vjetorit të themelimit, e pikërisht për këtë ditë, ishte krijuar një dokumentar. Por në këtë dokumentar kishte pak vend, për protestat e Dhjetorit, apo dhe aktorë të tjerë të kësaj force politike. Gjithçka ishte fokusuar tek opozita “Basha”, për protestat e PD-së dhe fushatën e kryetarit për zgjedhjet në parti.

Kamzë, arrestohet punonjësi i bashkisë pasi goditi efektivin e policisë.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 13:07

Arrestohet nga Komisariati nr. 5 në kryeqytet një punonjës i Bashkisë së Kamzës, pasi ka goditur një efektiv në detyrë të po këtij komisariati. Shefqet Baja i cili kishte ndryshuar emrin në dhe e kishte bërë Lorik, njihet si një person problematik në komunitetin e Kamzës.
 
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 3/11/2014 në qendër të Kamzës dhe nga ajo ditë Baja qëndronte i fshehur. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë, “Arrest me Burg” për 45-vjeçarin.  

"Incident" me eskortën e Ramës. Kosovari vë në alarm truprojat.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 13:05

Një “incident” ka ndodhur me eskortën e kryeministrit Edi Rama. Në datën 5 dhjetor eskorta e kryeministrit teksa po lëvizte në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” një motor i ka qëndruar makinës së kryeministrit në një distancë të afërt për rreth 50 metra.
 
Ky veprim ka bërë që truprojat e Gardës së Republikës dhe punonjësit e policisë të vihen në alarm.
 
Disa minuta me pas policia rrugore ka bërë të mundur ndalimi i drejtuesit të motorit që është identifikuar si shtetasi Veton Agim Podujeva rreth 30 vjeç, nga Kosova.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara