Pëson atak kardiak, vdes në timon 46-vjeçari në Lushnjë.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 06:48

Një 46-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier në vendin e quajur ‘Rotondoja e Plukut”. Fiqeret Gurguri ka pësuar një atak kardiak në momentin që ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Citroen” me targa AA708 DY dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Ai ka qënë duke udhëtuar me dy shtetas të tjerë në drejtim të qytetit të Fierit dhe mësohet se ishte invalid.

Sipas uniformave blu dhe sipas dy pasagjerëve Gurguri ka pësuar infart kardiak dhe ka humbur drejtimin e mjetit. Vetë dy bashkëudhëtarët e tjerë nuk kanë pësur asnjë dëm nga dalja e makinës nga rruga.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.