"Incident" me eskortën e Ramës. Kosovari vë në alarm truprojat.
Një “incident” ka ndodhur me eskortën e kryeministrit Edi Rama. Në datën 5 dhjetor eskorta e kryeministrit teksa po lëvizte në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” një motor i ka qëndruar makinës së kryeministrit në një distancë të afërt për rreth 50 metra.
Ky veprim ka bërë që truprojat e Gardës së Republikës dhe punonjësit e policisë të vihen në alarm.
Disa minuta me pas policia rrugore ka bërë të mundur ndalimi i drejtuesit të motorit që është identifikuar si shtetasi Veton Agim Podujeva rreth 30 vjeç, nga Kosova.
Pas kontrollit të efektivëve rezultoi se ai nuk ishte pajisur me leje drejtimi për motor. 30-vjeçari tha për policinë se nuk ishte në djeni se ishte duke ecur paralel me eskortën e kryeministrit, Edi Rama. Pas marrjes në pyetje nga policia ai është lënë i lirë.
Add new comment