Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në makinë kishte 100 kg marijuanë.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 06:50

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, ndërsa i është sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike në automjetin e tij.

Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet K. I., i cili udhëtonte drejt kryeqytetit italian.

Nga hetimet e para mendohet se Roma ishte destinacioni i drogës.

Policia ka kontrolluar makinën e shqiptarit, pasi ka vënë re në sedijen e pasme disa pako të dyshimta.

Pas kontrollit, rezultoi se në automjet ndodheshin 70 pako me marijuanë, të cilat përmbanin rreth 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

34-vjeçari shqiptar ishte me leje qëndrimi të rregullt dhe nuk ka asnjë të kaluar kriminale.

Lënda narkotike e bllokuar nëse hidhej në treg kap vlerën e gjysmë milion euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.