Fushë-Krujë, digjet automjeti pas aksidentit, ndërron jetë drejtuesi.
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Lac ku një automjet u përfshi nga flakët në afërsi të një karburanti.
Automjeti tip “Audi” është përplasur më një furgon, më pas më një bordurë teksa më vonë është përfshirë nga zjarri.
Për pasojë mbeten plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 22-vjecari nga Borizani, Edmond Xaka, dhe shoku i tij Luan Hysi.
Të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, por drejtuesi i mjetit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, teksa ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Sakaq ndërhyrja në kohë e punonjësve të karburantit, por edhe zjarrfikëseve ka shmangur një ngjarje të rëndë, pasi edhe karburanti dhe mjeti tjetër rrezikonin të përfshiheshin nga flakët.
Add new comment