Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkodër, plagosje me armë zjarri policia në kërkim të autorit.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 14:37

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Rus”. I plagosuri është Ylli Çele 32 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhet në spitalin e Shkodrës, ndërsa është plagosur me tre plumba në këmbë.

32-vjeçari dhe autori i plagosjes njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa pasi kanë debatuar Çele është qëlluar.

Sipas policisë, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga errësira. Policia ka mundur të identifikojë autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Hetimet për vrasjen e Santos Çipa e Fusha takim në Prokurori.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 14:36

Hetimet vazhdojnë për të gjetur autorët e vrasjes së biznesmenit Artan Santo. Kjo mund të këtë qenë edhe pika e diskutimit në ambientet e Prokurorisë së kryeqytetit, ku u takuan krerët më të lartë të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Çipa takoi prokurorin e rrethit Petrit Fusha në një diskutim të përmuajshëm që zgjati për mbi dy orë.

Pas takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, nuk dha detaje për mediat por konfirmoi faktin se hetimet vazhdojnë për vrasjen e bankierit.

Mori 45 mijë lekë, Prokuroria: 5 vjet burg për ish-gjykatësin Pojanaku.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 12:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 5 vjet burg si dhe 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim të detyrës për ish-gjykatësin Dhimitër Pojanaku i cili akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv”.
 
Në pretencën e paraqitur, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 5 vjet burg për ish-gjykatësin Pojanaku, si dhe heqjen me 5 vjet të së drejtës për ushtrim të detyrës nga ana e tij, dënim ky që hyn në fuqi në përfundim të vuajtjes së dënimit me burg.
 
Pas kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë, tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda.
 

Itali, shkatërrohet banda e trafikut të narkotikëve shqiptaro-tuniziane.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 11:59

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-tuniziane të trafikut të lëndëve narkotike ndërsa janë vënë në pranga 12 persona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, banda e trafikut operonte në qytetin e Venecias dhe më konkretisht në provincën e Mestre.

Megjithatë mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrat e të arrestuarve si dhe numrin e personave shqiptarë të vënë në pranga, si të implikuar në bandën e trafikut.

Lushnje, arrestohet 30 vjeçari në kërkim nga Interpol për trafik droge.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 07:58

Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 30 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

Në prangat e policisë ka rënë Adjol Koço , nga fshati Shakuj në komunën Kolonjë. Sipas policisë arrestimi i tij është kryer pasi ai ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 9.6 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Tashmë 30 vjeçari do të duhet të vuajë dënimin e tij me 9.6 vjet burg.
 

Divjakë, arrestohen dy të rinj seks në pyll me një 13-vjeçare.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 07:56

Dy të rinj janë arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur 13-vjeçare me inicialet V.M në pyllin e Divjakës. Policia vuri në pranga 22-vjeçarin Alfons Spaho dhe 27-vjeçarin Mario Kokoneshi të dy nga Divjaka.

D të rinjtë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur”.

Tahiri:Çdo efektiv policie me kamera në trup për të luftuar korrupsionin.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 06:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se qeveria shqiptare në kuadër të luftës ndaj korrupsionit është e gatshme të pajisë çdo punonjës policie me kamera në uniformë, me qëllim garantimin e transparencës ndaj qytetarit.

Raporti: Shqipëri ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve!

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 06:34

Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet 54 shtetet me të cilat CIA ka bashkëpunuar për aktivitete e tortura të jashtëligjshme. Në raportin e detajuar prej 6700 faqesh, lexohet se një nga vendet qe lehtësuan punën e CIA-s ishte edhe Shqipëria,. Në raport nuk tregohet se ku konsistonte saktësisht “puna” e secilit vend.

Mësohet se janë 21 shtetet evropiane, mes të cilave 17 anëtare të Bashkimit Evropian që janë angazhuar në këto aktivitete të CIA-s.

Mbytja e foshnjes në Librazhd ...Asnjë tullumbace në çerdhe!

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 03:49

Vdekja e foshnjës 11-muajshe në çerdhen shtetërore në Librazhdit është përcaktuar aksidentale, teksa vogëlushja ka gëlltitur një copë tullumbace, çka i ka shkaktuar asaj askifksim.

Lezhë, maskat godasin sërish i grabisin 2 mln lekë një familjeje.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 03:47

Ende pa kaluar mirë dy javë nga grabitja dhe terrori që i bënë një familje në Kallmet të Lezhës, maskat kanë grabitur sërish një familje në Lezhë.

Kësaj herë pre e tyre ka rënë një familje në fshatin Lalm i Ri të Komunës Kolsh. Ka qenë ora 04:00 e mëngjesit të së mërkurës kur tre persona të maskuar, por të pa armatosur kanë hyrë në një vilë dy katëshe në pronësi të Gjin Tomës 47-vjeç, duke terrorizuar katër anëtarët e kësaj familje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara