Mori 45 mijë lekë, Prokuroria: 5 vjet burg për ish-gjykatësin Pojanaku.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 12:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 5 vjet burg si dhe 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim të detyrës për ish-gjykatësin Dhimitër Pojanaku i cili akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv”.
 
Në pretencën e paraqitur, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 5 vjet burg për ish-gjykatësin Pojanaku, si dhe heqjen me 5 vjet të së drejtës për ushtrim të detyrës nga ana e tij, dënim ky që hyn në fuqi në përfundim të vuajtjes së dënimit me burg.
 
Pas kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë, tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda.
 
Gjyqtari Dhimitër Pojanaku u arrestua në kushtet e flagrancës  teksa ishte duke marrë një sasi prej 45 mijë lekësh nga një qytetare për mbylljen e një çështjeje.
 
Vetë Pojanaku ka mohuar akuzën, ndërsa ka deklaruar se paratë e marra nga qytetarja e cila e ka denoncuar i përkasin një qiraje dhe nuk janë ryshfet për ndihmë në proces gjyqësor. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.