Hetimet për vrasjen e Santos Çipa e Fusha takim në Prokurori.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 14:36

Hetimet vazhdojnë për të gjetur autorët e vrasjes së biznesmenit Artan Santo. Kjo mund të këtë qenë edhe pika e diskutimit në ambientet e Prokurorisë së kryeqytetit, ku u takuan krerët më të lartë të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës. Çipa takoi prokurorin e rrethit Petrit Fusha në një diskutim të përmuajshëm që zgjati për mbi dy orë.

Pas takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, nuk dha detaje për mediat por konfirmoi faktin se hetimet vazhdojnë për vrasjen e bankierit.

“Është takim periodik i cili kryhet çdo muaj. Për vrasjen e Santos hetimet vazhdojnë me intensitet”, u shpreh Çipa.

Artan Santo, është vrarë më 26 qershor të këtij viti në një atentat mafioz në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, teksa kishte lënë automjetin e tij për t’iu drejtuar të cilën e drejtonte prej vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.