Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkodër, hyn në dyqan si blerës, vjedh argjendarinë dhe largohet
Një argjendari është vjedhur në Shkodër, ku një persona ka arritur të marrë një sasi të vogël floriri, dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fari Ramadani” ku një person ende i paidentifikuar, ka hyrë në argjendari si blerës, duke vjedhur sasinë e floririt dhe më pas duke u larguar.
Menjëherë pas kësaj ka qenë pronarja e argjendarisë e cila ka njoftuar policinë. Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e vjedhësit të argjendarisë.
Tiranë, aksion në lokalet e natës 2 në pranga, shoqërohen 10 balerina
Një aksioni i gjerë është zhvilluar mbrëmjen e së shtunë në kryeqytet për kontrollimin e lokaleve dhe pub-ve të natës të cilët shkaktojnë zhurmë akustike në zonat më të populluara të Tiranës.
Efektivë të policisë së komisariatit nr. 2 të mbështetur nga njësia “Shqiponja” dhe policia rrugore kanë arrestuar dy persona të cilët do të procedohen në gjendje të lirë për kundërshtim të urdhrit të policisë si edhe 10 të tjerë për verifikim në komisariatin nr.2.
Del nga shinat treni i mallrave në Durrës, s'ka të lënduar
Një tren mallrash ka dalë nga shinat në linjën Durrës-Elbasan, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
Aksidenti hekurudhor bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dajlanit.
Sipas ekspertëve nga hetimi paraprak rezulton se shkak për daljen nga shinat të trenit të ngarkuar me materiale për skrap është amortizimi i tepërt i hekurudhës, në këtë linjë.
Egjiptiani kërkon azil politik në Shqipëri, luftoi kundër Mursit.
Egjiptiani El Sayed Ali Ahmed El Ezabi i dënuar me 24 vjet burg në vendin e tij kërkon azil politik në Shqipëri. Ai është arrestuar 6 ditë më parë në Kapshticë dhe pretendon se ekstradimi në Egjipt i rrezikon jetën pasi është dënuar nga një proces i montuar politik.
Del nga shinat treni i mallrave në Durrës,fatmirësisht s'ka të lënduar.
- Një tren mallrash ka dalë nga shinat në linjën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar në njerëz.
Aksidenti hekurudhor bëhet e ditur se ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dajlanit.
Sipas ekspertëve nga hetimi paraprak rezulton se shkak për daljen nga shinat të trenit të ngarkuar me materiale për skrap është amortizimi i tepërt i hekurudhës, në këtë linjë.
Pas aksidentit, një grup pune i hekurudhës ka nisur riparimin e dëmit, për të rivënë në punë linjën Durrës –Tiranë, e cila është e vetmja linjë që funksionuar normalisht vitet e fundit.
U dogj në kamionin për në Angli vjen trupi i 22 vjeçarit, sot varrimi.
22 vjeçari Rexh Myzyraj, i cili pak kohë më parë ndërroi jetë pasi u dogj në një kamion bashkë më të fejuarën e kushëririt tij, Erinda Kaçorri, në përpjekje për të hyrë ilegalisht në Angli përcillet sot në banesën e fundit.
Arkivoli me trupin e të riut mbërriti në shqipëri mesditën e së shtunës, ndërsa kjo u mëndua falë ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të ambasadës shqiptare në Francë.
Ndërkohë varrimi do bëhet në varrezat e Hamallajve ku familja nga Hasi jetonte prej vitesh.
PD Shkodër: Prishja e banesave për “Loro Boriçin”, hakmarrje e Ramës.
Partia Demokratike, dega Shkodër ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Rama për banorët që do u prishen banesat pranë stadiumit “Loro Borici”.
Sipas kreut të PD- së Ramiz Çobaj përgjigja dhënë banorëve ishte ironike dhe ndërhyrja e INUK- ut për shembjen e banesave është tërësisht hakmarrje e Ramës ndaj qytetarëve shkodran.
Iu dha tokë personave që nuk iu takonte, burg për kryekomunarin.
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg kryetarin e komunës Gruemirë, Lirim Nehanaj si dhe dy zyrtarë të tjerë. Kjo gjykatë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e komunës, Lirim Nehanaj, ish-kryeregjistruesin e ZVRPP Asim Burgaj si dhe inspektorin në Drejtorinë e Administrimit të Tokave në Shkodër, Rruzhdi Handraj.
Trillimi i radhës, Kurir: Edi Rama në Serbi sërish me antiplumb.
Mediat serbe vazhdojnë të trillojnë histori nga më të ndryshmet në lidhje me kryeministrin Edi Rama. Gazeta beogradase “ Kurir” shkruan se kryeministri shqiptar kishte veshur një jelek antiplumb gjatë vizitës së tij në 10 nëntor në Beograd, pasi kishte frikë nga ndonjë atentat i mundshëm.
Kreu i Komunës Tropojë e Vjetër e 5 zyrtarë në gjyq, shpërdoruan detyrën.
Prokuroria Tropojës ka mbyllur hetimet për 8 persona, 6 nga ta zyrtarë, përfshirë edhe kryetarin e komunës Tropojë e Vjetër, si edhe 2 të tjerë që janë përfaqësues të një subjekti privat, të akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”.