Arkiv-Lajme të përditësuara

Fier, vrasja e 2012, Gjykata vendos "73 vite burg për babain e 2 djemtë"

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 09:05

Gjykata e Fierit ka dhënë verdiktin e saj final duke dënuar me 73 vjet burg për Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo, të akuzuar për vrasjen e Neim Sulit, ngjarje e ndodhur më 2012.
 
Në seancën e fundit gjyqësore, togat e zeza, dolën në përfundimin se babai dhe dy djemtë e tij janë autorë të vrasjes së Sulit, dhe për pasojë i ka dënuar me 73 vite burg të gjithë së bashku, për akuzën e “Vrasje me parandemin”.
 
Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, Gëzim Sulo u dënua me 26 vjet burg, Endri Sulo me 22 vjet ndërsa Ervis Sulo me 25 vjet burg. 

Pranga policit në Kapshticë, kalonte njerëz jashtë sistemit TIMS me 300 €

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 08:58

Një punonjës i policisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është vënë në pranga nga policia e qytetit jug-lindor. Fatjon Kodra është arrestuar në flagrancë nga SHKB, pasi akuzohet për falsifikim kompjuterik.
 
Nga hetimet e prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, doli se Kodra, kryente veprime fiktive në sistemin kompjuterik TIMS për persona të ndryshëm kundrejt pagesës nga 150-300 euro.

Ndryshimi në Kodin e Familjes Shehu: Atentat ndaj shoqërisë!

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 05:53

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu e ka cilësuar draftin e qeverisë për “Kodin e Familjes” ku parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks, si një atentat ndaj vlerave të familjes e shoqërisë.  
 
Sipas tij Minisria e Cështjeve Sociale dhe ajo e Drejtësisë do të kërkoje të godasë Kodin e Familjes. Shehu thotë se ky draft i hap rrugën martesave Gay në Shqiperi dhe adaptimit të fëmijëve nga çiftet Gay.

Ura e Cernalevës rrezik për shembje Nela: Rreth 3500 banorë të bllokuar.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 05:51

Ura e Cernalevës në rrethin e Kukësit është në gjendje të shkatërruar, gjë e cila rrezikon jetën e banorëve që kalojnë mbi të por edhe izolimin gjatë dimrit.  Ajo lidh gjashtë fshatra të komunave Shishtavec dhe Zapod dhe në të kalojnë më shumë se 3500 banorë.  Në këtë periudhë ndihet shumë problemi me urën për shkak të reshjeve dhe ngricave të cilat shkaktojnë edhe rrëshqitjen e automjeteve. 

Gjirokastër,ndalohen 61 klandestinë sirianë, në mes tyre gra dhe fëmijë.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 02:55

Policia e Gjirokastrës, ka bërë të mundur ndalimin e 61 klandestinëve nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në territorin shqiptar. Sipas policisë ndalimi i tyre është bërë rreth orës 04.00, të mëngjesit të sotëm nga njësia e Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, në bashkëpunim me Forcat Delta , poshtë fshatit Glinë në Gjirokastër.

Ndalimi i tyre është bërë pasi klandestinët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes , me destinacion Malin e Zi.

Tiranë, INUK vijon ndërhyrjet, sot aksioni deri tek Komuna e Parisit.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 02:54

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinisur mëngjesin e sotëm aksionin në Tiranë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
 
Aksioni i INUK, ditën e sotme do të përqëndrohet në njësinë nr.5 në zonën e Tiranës së Re, përkatësisht nga Vasil Shanto dhe deri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.
 
Nga ana e saj INUK shpreh vullnetin për të vijuar aksionin, ndërsa kërkon bashkëpunimin edhe të qytetarëve dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Aksioni i nisur që në orët e mëngjesit, pritet të vijojë përgjatë gjithë ditës.
 

TI: Shqipëria dhe Kosova nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon!

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 02:52

Organizata ndërkombëtare Transparency International ka publikuar sot “Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014” në të cilin pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përmirësime të lehta, ndodhen sërish në vendin e fundit të Evropës Juglindore .

Vjedhja e energjisë, 9 në pranga 5 persona shpallen në kërkim.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 18:06

Nëntë persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. 102 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, kanë zhvilluar edhe sot kontrolle në terren në mbarë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
 

“Hakmarrja” e Bashës gjobit autobusët e “Bunk’Art”

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 18:04

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të gjobisë autobusët që çojnë njerëzit për të vizituar bunkerin antibërthamor të hapur pak ditë më parë nga ana e qeverisë. Sipas bashkisë, këta autobusë nuk kanë marrë leje, edhe pse tashmë funksionojnë si një linjë e rregullt transporti.

Këta autobusë bëjnë linjën drejt Shish-Tufinës me orare fikse 09:00, 10:00, 11:00 dhe deri në 13:00, ndërsa nisja e fundit nga bunkeri për në stacionin në Tiranë pranë Muzeut Kombëtar bëhet në orën 16:00.

Megjithatë, pavarësisht gjobave, këta autobusë kanë vazhduar veprimtarinë e tyre.

Itali, Panariti firmos marrëveshjen "FAO do të hapë zyrë në Tiranë"

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 12:01

Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar marrëveshje me Organizatën për Bujqësi dhe Ushqim (FAO), çka bën të mundur hapjen e zyrës së përfaqësisë së kësaj organizate në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua në Romë nga Ministri Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, Jose Graziano Da Silva, gjatë vizitës që Panariti, zhvilloi në selinë qendore të Organizatës për Bujqësi dhe Ushqim (FAO)

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara