Arkiv-Lajme të përditësuara
Bashkia e Tiranës partnere e projektit “Build SEE” për ndërtimin e gjelbër.
Bashkia e Tiranës ka marrë pjesë në konferencën shkencore në Bukuresht e cila ishte pjesë përmbyllëse e projektit “Build SEE”, që përfshin 12 partnerë europianë, midis të edhe ky institucion.
Në fokus të kësaj konference ishin rastet e studimit dhe kërkimet shkencore që u paraqitën në këtë konferencë përbëjnë hapa të rëndësishëm për secilin vend apo qytet në lëmin e planifikimit "të gjelbër" dhe të ndërtimit "të gjelbër".
Sarandë, INUK së shpejti aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Së shpejti do të nisë aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Cipa ka konfirmuar këtë aksion, si dhe ka kërkuar ndihmën e INUK për realizimin e tij.
Por kryetari i Bashkisë nuk ka dhënë detaje se cilat objekte janë dokumentuar të paligjshme apo sa është numri i tyre.
Sipas tij do të vazhdohet zgjerimi i hapësirave turistike dhe aktualisht janë liruar 3 mijë metër katror sipërfaqe të gjelbërta publike.
Greqi, pranga 39-vjeçares shqiptare ...3.5 kg heroinë të pastër në trup!
Një 39-vjeçare shqiptare ka rënë në pranga të policisë greke, ndërsa akuzohet për trafikun e lëndëve narkotike.
Policia helene arrestoi 39-vjeçaren në flagrancë disa minuta pasi zbriti nga autobusi i linjes Stamboll-Selanik.
Asaj iu gjetën të fshehura në trup 3.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit, heroinë, e paketuar ne 5 pako hermetike, si dhe 1500 euro kesh, të perfituara prej trafikut të paligjshëm të lendës narkotike.
Mashtruan me TVSH-në, Gjykata e Kukësit dënon 20 persona.
36 vjet e 6 muaj burgim është kjo masa e dhënë nga Gjykata e Kukësit për 20 persona të akuzuar nga prokuroria për përfshirjen e një skeme mashtruese me rimbursimin e TVSH, me një dëm ekonomik rreth 2.5 milion euro.
Gjykata ka dënuar gjithashtu personat juridikë me gjobë në total 23.850.000 lekë të reja, për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve”, të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal.
Kodi Rrugor, ulen gjobat: 20-30 mijë lekë për shkelësit e semaforit.
Ministria e Brendshme është tërhequr nga shifra e lartë e gjobave që vendosen në rast se drejtuesi i mjetit ecën duke shkelur semaforin. Në këtë mënyrë, është pranuar propozimi që deputetët e mazhorancës bënë më herët në Komisionin parlamentar të Ligjeve për përgjysmimin e gjobave.
Kështu nëse një drejtues automjeti shkel semaforin apo urdhrin e policit për të ndaluar, atëherë do të ndëshkohet nga 20-30 mijë lekë të reja ndërsa Ministria e Brendshme parashikonte një masë administrative më të lartë, nga 40-50 mijë lëkë të reja.
Kukës, luanin me armën, plumb në gjoks pa dashje djalit të xhaxhait.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kukësin pasditen e djeshme, ndërsa një i ri vijon të luftojë me vdekjen në Spitalin e Ushtarak në Tiranë. Ai është plagosur nga kushëriri i tij, aksidentalisht në mal, ndërsa mësohet se derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia i plagosuri të ketë humbur shumë gjak.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aliaj të komunës Surroi, ndërsa fillimisht është dyshuar për një vetëplagosje apo edhe ndonjë tentativë vrasjeje. Por ka qenë pikërisht, autori i kësaj ngjarjeje që ka treguar gjithçka ka ndodhur në mal, ndërsa dy kushërinjtë kullosnin bagëtitë.
Korçë, sekuestrohen 12 kg kanabis arrestohen 5 persona posedues.
- Policia e Korçës në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Sporti 1”, ka bërë të mundur që të sekuestrojë 12 kg kanabis sativa, si dhe arrestimin e 5 personave posedues të saj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një shtetase.
Në prangat e policisë kanë rënë Tomor Pengu, 47 vjeç, Andrea Kapurani, 22 vjeç, Olgor Metolli, 21 vjeç, Gjergji Panolli, 25 vjeç, si dhe Mikel Kodra, 19 vjeç, që të gjithë banues në Korçë. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos kallzim krimi”, shtetësja L.K , banuese ne Vreshtas në Korçë.
Has, dy vetë në pranga, do kalonin drejt Kosovës 22 klandestinë sirianë.
Dy 40-vjeçarë janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të Hasit, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Kosovës me 22 klandestinë sirianë.
Policia vuri në pranga Gazmend Isufin dhe Babis Vatën, ndërsa udhëtonin me furgonin me targa AA 603 CE me klandestinët të cilët po i transportonin në drejtim të kufirit me Kosovën duke i ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.
Shqipëria është kthyer në vend tranzit për kalimin e klandestinë sirianë të cilët vijnë nga Greqia për të kaluar përmes kufirit tonë drejt vendeve të BE-së.
Denoncuan maternitetin se shkëmbeu foshnjën, ADN tregon të kundërtën.
Pas denoncimit në polici të një çifti me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç. se mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet i kanë ndërruar foshnjën e tyre me një tjetër foshnje, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucionit. Sipas drejtuesve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” sqarohet se për këtë çështje janë bërë edhe analizat e ADN-së, dhe ka rezultuar se foshnja e lindur e pajetë është e çiftit M.Ç. dhe SH.Ç.
Makina përplas të riun me motor në Lushnjë, humb jetën 23 vjeçari.
Një aksident rrugor i ndodhur pasditen e së hënës në qarkun e Lushnjës i ka marrë jetën një të riu.
23-vjeçari, Edison Dore që po udhëtonte me motor humbi jetën pasi u përplas nga një mjet tip “Benz” në fshatin në Gradisht. Ai ka humbur jetën menjëherë si pasojë e dëmeve fizike të marra nga forca e impaktit.
Nga mbikëqyrja paraprake e vendit të ngjarjes uniformat blu kanë konstatuar se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.
Ndërkohë dhe drejtuesi i automjetit, shetasi A.Dh, ka mbetur i plagosur nga aksidenti.