Denoncuan maternitetin se shkëmbeu foshnjën, ADN tregon të kundërtën.
Pas denoncimit në polici të një çifti me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç. se mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet i kanë ndërruar foshnjën e tyre me një tjetër foshnje, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucionit. Sipas drejtuesve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” sqarohet se për këtë çështje janë bërë edhe analizat e ADN-së, dhe ka rezultuar se foshnja e lindur e pajetë është e çiftit M.Ç. dhe SH.Ç.
“Në përfundim të analizave të ADN të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezulton se foshnja e cila fatkeqësisht lindi e pajetë ishte e çiftit me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç. , duke bërë që pretendimet e tyre të rezultojnë të pavërteta.
Kështu pas denoncimit në Policinë e Tiranës nga çifti, ekspertë të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë Shkencore kanë kryer analizën e ADN e cila vërteton se foshnja është i çiftit me iniciale M.Ç. dhe SH.Ç. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe kujdeset si për nënën, ashtu edhe për foshnjat që vijnë në jetë”, thuhet në reagimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Add new comment