Arkiv-Lajme të përditësuara
Esktradohet nga Italia 22 vjeçari i dënuar 3.4 vjet burg për trafik droge
Zyra Qëndrore Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Italia ditën e sotme të një 22 vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar në mungesë me 3.4 vjet burg për “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike“.
I ekstraduari është Robert Mulgeci 22 vjeç. Sipas policisë, Mulgeci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Apelit Tiranë , më 11.01.2013 e ka dënuar atë në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg , për kryerjen e veprës penale “Prodhim ,shitje të lëndëve narkotike.
Elbasan, vrau 27-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, pranga autorit
ELBASAN- Është arrestuar mëngjesin e së premtes autori i vrasjes së 27-vjeçarit Fatjon Ocka i njohur edhe me emrin Xhuliano mbrëmjen e të dielës në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit. Spartak Shabani është vënë në pranga nga policia pasi është identifikuar vendndodhja e tij pas hetimeve disaditore.
Greqi, policia zbulon grupin kriminal të shqiptarit Arbër Bako
Pas dëshmive të Arbër Bakos, autori i sulmit me armë në një lokal nate në Athinë disa më parë, policia greke ka arritur të zbulojë grupin kriminal që bashkëpunonte me të. Nga ngjarja e ndodhur në Greqi u plagosën 15 persona, dhe pas hetimeve policia greke ka arrestuar një shqiptar, ndërsa janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë. Pas dëshmive të shqiptarit Arbër Bako, në prangat e policisë greke është vënë Klodian L. me pseudonimin “Meçi”, i cili dyshohet se kryente vrasjet nën urdhrat e të burgosurve. Sipas policisë greke, Klodian L.
Arrestohet për shfrytëzim prostitucioni. U denoncua nga vëllai i 18-vjeçares.
Një 31- vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar pasditen e djeshme në kryeqytet për shfrytëzim prostitucioni të 18-vjeçares V.D. Gjithashtu është në pranga mësohet se ka rënë edhe një klient, i cili është shoqëruar në komisariat.
Policia është vënë në kërkim të 31-vjeçarit, Pashuk Fusha dhe 18-vjeçares V.D, prej 17 nëntorit ditë në të cilën vëllai i 18-vjeçares denoncoi në polici largimin e së motrës.
L.D kishte denoncuar largimin e së motrës nga banesa më 10 nëntor dhe mundësinë se ajo mund të trafikohej për qëllime prostitucioni.
Shkodër, protesta kundër prishjes së ndërtimeve te stadiumi “Loro Boriçi”
Pronarët e ndërtime përreth stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër kanë protestuar para Bashkisë së qytetit ditën e sotme, kundër prishjes së nderimeve në këtë zonë. Sipas banorëve, prishja e ndërtimeve të tyre pranë stadiumit i penalizon ata, pasi janë 30 familje që preken nga ky aksion. Banorët thonë se banesat e tyre po prishen për t’u kthyer në ambiente parkimi në funksion të stadiumit.
Duke kundërshtuar këtë aksion për prishjen e ndërtimeve të tyre, banorët thotë se do të vijojnë protestat në Shkodër, por edhe në Tiranë.
Vidhnin makinat në Tiranë dhe i shisnin për pjesë këmbimi, arrestohen 4 persona.
Efektivët e komisariatit Nr 3 në Kryeqytet kanë arrestuar një grup kriminal të përbërë nga 4 persona të cilët akuzohen për vjedhje makinash.
Emrat e 4 personave të arrestuar ende nuk dihen, por mësohet se ata i vidhnin makinat në Tiranë dhe më pas i çmontonin ato për t’i shitur si pjesë këmbimi në Fushë-Krujë.
Bëhet e ditur se policia është duke vijuar hetimet për zbardhur të gjitha vjedhjet e kryera nga ky grup.
Kreu i ERE, emërohet zv/President i Rregullatorëve të Mesdheut
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë në Shqipëri Petrit Ahmeti është emëruar zv/President i Rregullatorëve të Energjisë se Mesdheut (MEDREG).
Emërimi i tij u bë në takimin e 18-të të asamblesë së përgjithshme të Rregullatorëve të Energjisë së Mesdheut (MEDREG) i cili u mbajt më 27 Nëntor 2014 në Barcelonë, Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti u zgjodh zv/President i saj me një mandat 2 vjeçar. Rregullatorët e Energjisë së Mesdheut mbledh rreth vetes 21 shtete të Mesdheut dhe financohet nga Bashkimi Europian.
Maqedoni, në sheshin “Skënderbe” të Shkupit festime për 'Ditën e Flamurit'
SHKUP - Në kuadër të 28 nëntorit, festës të “Ditës së Flamurit”, në sheshin “Skënderbe” të Shkupit, u mbajt ekspozitë dhe performanca nga nxënësit e shkollave fillore dhe kopshteve në Çair.
Ky manifestim kulturor-artistik i organizuar nga Komuna e Çairit dhe kopshtit “Fidani” në Shkup, mbahet çdo vit për hir të festës së madhe “28 Nëntori”, me këngë, poezi, valle dhe recitale të ndryshme kombëtare, të cilat interpretohen nga nxënësit e kopshteve dhe shkollave fillore të Komunës së Çairit.
Lushnjë, shoqërohet në polici ish-kreu i OSHEE për vjedhje të energjisë
LUSHNJE- Ish-drejtori i Operatorit të Shperndarjes së Energjisë Elektrike në Lushnjë, Dine Aliaj, është shoqëruar në Komisariat mbrëmjen e sotme nën akuzën për vjedhje të energjisë elektrike. Disa ditë më parë Aliaj u denoncua nga Partia Demokratike si një person që mbante postin e kreut të OSHEE në Lushnjë në mënyrë, pasi sipas tyre ishte debitor i energjisë elektrike në shumën 1.8 milionë lekë.
Por sipas OSHEE, Dine Aliaj ishte shkarkuar disa ditë më parë se PD të bënte akuzat e saj, pasi akuzohej për shpërdorim detyre.
Vijon aksioni i energjisë, mbi 2100 kontrolle gjatë ditës së sotme
Edhe gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.
Bëhet me dije në të gjithë vendin kanë vepruar 107 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.