Arkiv-Lajme të përditësuara

I riu me drapër në dorë terrorizonte kalimtarët, policia e neutralizon

Postuar në 25 Nëntor, 2014 12:06

Njësia speciale e policisë së kryeqytetit ka neutralizuar mesditen e sotme një 38-vjeçar i cili cilësohej i rrezikshëm, pasi kishte dalë në rrugë me një drapër në dorë duke terrorizuar banorët e zonës.
 
Forcat e policisë së kryeqytetit “Shqiponja” menjëherë pasi kanë marrë njoftimin janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë konstatuar se përballë shkollë Harry Fultz ndodhej një person me drapër në dorë, i cili pas netraulizimit është identifikuar si Flori Sada, 38 vjeç.
 
Ende nuk janë të qarta shkaqet që e kanë shtyrë të 38-vjeçarin Sada që të ndërmarrë këtë veprim.

PD: Drejtori i OSHEE në Lushnje vjedh energjin, por Rama e ka mik

Postuar në 25 Nëntor, 2014 06:13

Partia Demokratike ka denoncuar sot rastin e Drejtorit të OSHEE-së në Lushnje Dine Aliaj me pretendimin se  nuk paguan energjinë që shpenzon me biznesin e tij në vlerën 1 milionë e 600 mijë lekë.

Kreu i grupit parlamentar i PD, Edi Paloka denoncoi rastin në fjalë duke u shprehur se ndaj drejtorit të OSHEE-së në Lushnje nuk është marrë asnjë masë për vjedhjen e energjisë.

Hapen 2 portale online për denoncim të korrupsionit dhe krimit kibernetik

Postuar në 25 Nëntor, 2014 06:12

Policia e Shtetit, ka vënë 2 portale online, të cilat gjenden në faqen zyrtare të policisë në internet dhe që shërbejnë për denoncimin e rasteve të aferave korruptive dhe krimeve kompjuterike.

Përmes një njoftimi zyrtar të policisë bëhet e ditur se tashmë qytetarët mund të denoncojnë vetë me anë të njoftimeve, raportimeve, apo informacioneve mbi fakte dhe rrethana, lidhur me veprat penale të korrupsionit dhe abuzimit në detyrë, si dhe të krimeve kompjuterike.

Shpërthimet e "Bankers" në Fier banorët: Po na prishen banesat!

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:35

Dhjetëra banorë të fshatit Zharrës në rrethin e Fierit kanë protestuar ditën e sotme për shprëthimet e vazhdueshme nga kompania e nxjerrjes së naftës “Banker Petrolium”, ku shpërthimi i fundit u shënua ditën e djeshme.

Të vendosur përpara Prefekturës së Fierit, banorët kanë shprehur në shenjë proteste shqetësimin e tyre lidhur me dëmet që shpërthimet e kompanisë “Bankers” u shkaktojnë shtëpive të tyre.

Lezhë, nxënësi me shkop kokës mësuesit të Kimisë, i tha dil jashtë!

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:33

Nxënësi me iniciale Gj.M 17-vjeç është konfliktuar gjatë orës së mësimit me mësuesin 55-vjeçar me inicialet N.G pasi kishte tentuar ta nxirrte jashtë klasës me argumentin se i ka prishur orën e mësimit. 

Kaq ka mjaftuar që debati të “ndizet” edhe më tej, kur nxënësi ka marrë një shkop dhe ka goditur mesuesin duke i shkaktuar fraktura në kokë. Mësuesi është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku pasi ka marrë ndihmën e parë ndodhet jashtë rreziku për jetën. 

Tiranë, procedohet penalisht polici, ngacmoi i dehur pastruesen

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:32

Një punonjës i policisë së Tiranës është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka ngacmuar një punonjëse të mirëmbajtjes së rrugëve të kryeqytetit.

Mësohet se procedimi në gjendje të lirë ka nisur ndaj efektivit të komisariatit nr.6 në kryeqytet Afrim F. Sipas policisë, efektivi blu, ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka ngacmuar punonjësen e mirëmbatjes.

Shkatërrohet linja trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 22 persona në pranga

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:31

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria për në Itali, ndërsa janë arrestuar 22 persona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, sasia e lëndëve narkotike vinte nga Shqipëria, me destinacion krahinën e Piemontes në veri.
 
Mësohet se të arrestuarit kryenin trafikun e të gjitha drogërave, si kokainë, heroinë, dhe kanabis sativa.
 

Arrestohen me heroinë, tre të rinjve iu zbulohet dhe vjedhja e energjisë

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:31

Policia e Korçës në bashkëpunim me Strukturat Kundër Krimit të Organizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin “Mitropolia”, duke bërë të mundur sekuestrimin  12.4 gr heroine si dhe arrestimin e 3 të rinjve, si dhe shpalljen në kërkim të një personi.

Në pranga kanë rënë Thimaq Mita, 22 vjeç, 2. Vasjan Guri Naum, 23 vjeç, Ergys Goskova, 19 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O.P.

Arrestohen me heroinë, tre të rinjve iu zbulohet dhe vjedhja e energjisë

Postuar në 25 Nëntor, 2014 04:30

Policia e Korçës në bashkëpunim me Strukturat Kundër Krimit të Organizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin “Mitropolia”, duke bërë të mundur sekuestrimin  12.4 gr heroine si dhe arrestimin e 3 të rinjve, si dhe shpalljen në kërkim të një personi.

Në pranga kanë rënë Thimaq Mita, 22 vjeç, 2. Vasjan Guri Naum, 23 vjeç, Ergys Goskova, 19 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O.P.

Korçë, përplaset nga automjeti. Ndërron jetë në spital 56-vjeçari.

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:06

Një 56-vjeçar nga Korça ka gjetur vdekjen pasditen e sotme teksa biçikleta me të cilën udhëtonte është përplasur me një mjet në aksin Korçë–Pogradec.
 
Viktima është, Mehmet Matraku, ndërsa ,mësohet se ai fillimisht ka mbetur i plagosur nga kjo përplasje, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
 
56-vjecari që udhëtonte me biçikletë u përplas nga automjeti tip Golf me targa, AA 692KJ që drejtohej nga shtetasi Geri Pengu.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara